Kete poezi ma kane derguar para ca kohesh nga Tirana.
Nuk e di se kush eshte autori...Mbase eshte ndonje nga ju poetet ketu.
Jam nje kuzhinier i specializuar,
ti je gjella ime e preferuar.
Per ty kam nje uri te tepruar,
e kurre s'do te lodhem duke te shijuar,
te servivur me kujdes,
me garniture e pak majoneze,
e shijshme mbi nje pjatance.
Ose brenda ne nje ambulance,
ndersa ti me ben frymemarrje artificiale.
Do te ishte teper origjinale,
maje nje peme me portokalle,
ne nje ndermarrje bujqesore,
une brigadier, ti punetore,
tejkalojme planin ne menyre shembullore.
...
Prit se ende nuk kam mbaruar,
kam akoma per te treguar,
per ēka mund te bejme une edhe ti,
brenda nje supermarketi te ri,
hipur mbi nje karroce dore.
E paligjshme,gjate nje seance gjyqesore,
ti avokate me pamje engjellore,
une i akuzuari me surrat terrroristi.
Duke pritur tek dentisti,
ne nje klinike dentare.
Ose ne nje seance parlamentare,
ku marrim votbesimin nga shumica.
Ne fshat, brenda tek plevica,
rehat permbi kashte,
pasi nxjerrim lopen jashte.
Shpirt, me beso kur te them,
asgje tjeter nuk me pelqen,
asgje tjeter perveē teje,
dhe ēka mund te kurdisnim brenda nje kioske pa leje,
ose permbi nje rruge te sapoasfaltuar,
brenda nje ndertese te paperfunduar,
ne ashensor,tek hotel "Tirana",
duke zbritur te holli veshur me pizhama.
Gjithe siklet,brenda ne bagazh,
ndersa makina futet ne autolavazh.
Romantike,mbi ne varke nga liqeni,
te fshehur brenda vagonit te mallrave te nje treni,
Drejtperdrejt, tek e "Diela Debat",
embelsisht,ne nje vaske me vanilje e ēokollate,
me shpejtesi sketerre,
si cben shumakeri cdohere.
O Zot, sa shume te dua,
mekatare, ne kishe, nen driten e qirinjve,
ose poshte ures se lanes, ne shoqerine e arixhinjve.
Veshur me kominoshe,ne nje ofiēine,
duke rregulluar nje kamionēine,
paksa fantastike,
ne nje anije kozmike,
duke sfiduar forcen e gravitetit.
Te zhytur ne ujin e kripur te detit,
ndersa peshqit na shohin me ēudi.
Perrallore,brenda slites se Plakut te Vitit te Ri,
siper malit me dhurata.
Permbi nje grumbulli me gjethe te thata,
ne oret e vona te nates,
perpara gjykates,
ndersa fshesaxhinjte bejne tifozllik.
Zemer,mos ki frike,
se me ty nuk velem kurre.
Me ty dua te jetoj ēdo aventure:
p:sh: ti sekretare te Vodafoni,
une bossi,mik shpie i Berluskonit:
"Kalo pak te zyra ime,
te firmosim nja dy shkrime..."
"Shef, o shef ,
na bone telef!
Po nuk me ngrite..,ne detyre,
nuk te vij me ne zyre!"
E pamundur te ndaloj imagjinaten,
per ty mendoj diten e naten,
te dy clandestine ne nje anije peshkimi,
ose duke drejtuar trafikun ne mes te nje kryqezimi.
Ne nje stan, nen zhurmen e dybekut,
te lyer me miell mbi petet e byrekut.
Brenda syrit te nje cikloni,
mbi rimorkion e nje kamioni,
te ngarkuar me zhavor.
Ne Ferr, ne Parajse apo Purgator.
Te sheshi "Skenderbej", gjate nje mitingu,
ne nje ndeshje boksi, mrena te ringu,
ti me hedh me nokaut permbi tapet.
Rrezuar brenda ne nje pusete,
siper ne tarrace duke ndrequr antenen e televizorit.
Ne nje aeroplanmbajtese, ne ujrat e Paqesorit,
marrezisht, ne mes te nje kampi te minuar,
duke kercyer kengen tone te preferuar.
Siper nje kaloriferi,
brenda nje bunkeri,
etj, e te tjera...
************************************************** **
E dashur, fjalet i merr era,
dhe mbetemi vetem une e ti.
Te lutem me jep nje mundesi
qe keto endrra ti kthej ne realitet
se veē per ty mendoj ēdo moment.
Dhe kur dielli te perendoje,
kur lodhja te me pushtoje,
do prehem afer teje, do te puth ne sy,
e i lumtur do te vdes aty...
Fund
U lodhet besoj
Kete poezi ma kane derguar para ca kohesh nga Tirana.
Krijoni Kontakt