
Postuar mė parė nga
Albo
Komisioni hetimor i Kuvendit pėrgatit raportin: Hetim penal Spahiut.
U ka dėrguar letra pėrfaqėsuesve tė Kosovės, Serbisė e Greqisė
Komisioni hetimor pėr shkarkimin e nėnkryetarit tė KLD-sė, Kreshnik Spahiu, ka miratuar raportin pėrfundimtar qė do ti kalojė pėr votim Kuvendit. Kryetari i Komisionit hetimor, Enkelejd Alibeaj, deklaroi se janė faktuar akuzat pėr shpėrdorim detyre dhe abuzim me fondet publike pėr qėllime tė paligjshme politike. Pėr kėtė arsye, raporti i hetimeve do ti dėrgohet Prokurorisė dhe KLSH-sė, pėr njė hetim penal pėr shpėrdorim detyre nga zyrtari Kreshnik Spahiu. Kreshnik Spahiu, me dashje ka devijuar nga funksioni kushtetues i zv.kryetarit tė KLD-sė, njėherazi anėtar i saj dhe e ka zėvendėsuar atė me veprimtari politike. Zoti Spahiu ka abuzuar nė mėnyrė flagrante dhe ka shpėrdoruar kompetencat e menaxhimit administrativ dhe financiar tė institucionit. Zoti Spahiu ėshtė larguar me misione afatgjata dhe nė mėnyrė tė pėrsėritur nė funksion tė axhendės politike, pa njoftim tė organeve kushtetuese me tė cilat lidhet ushtrimi i detyrės sė tij kushtetuese, theksoi Alibeaj. Letrat e dėrguara nga Kreshnik Spahiu nė adresė tė krerėve tė shteteve fqinje janė cilėsuar si njė abuzim flagrant me detyrėn nga anėtarėt e Komisionit hetimor. Funksionari kushtetues, Kreshnik Spahiu, duke iu referuar statusit tė anėtarit zv.kryetar tė KLD-sė, u ka dėrguar letra tė karakterit diplomatik pėrfaqėsuesve tė lartė shtetėrore tė shtetit tė Kosovės, ministrit tė Brendshėm, madje edhe gjithė popullit kosovar, pėrfaqėsuesve tė lartė tė shtetit tė Serbisė dhe pėrfaqėsuesve tė lartė tė shtetit tė Greqisė. Duke abuzuar me asociacionin iluziv tė paralelizmit midis zyrtarėve tė lartė tė huaj, letėrmarrės, pretendohet tė ndėrtohet artificialisht edhe madhėshtia zyrtare dhe publike e figurės sė letėrdėrguesit, theksoi Alibeaj.
Financat
Sipas hetimeve tė Kuvendit, rezulton se gjatė vitit 2011 Kreshnik Spahiu ka kryer gjithsej 15 udhėtime jashtė shtetit, nga tė cilat ka qėndruar rreth 26 ditė kalendarike, pa pėrdorur lejen e zakonshme. Nga kėto udhėtimeve, sipas Alibeajt, Presidenti Topi ėshtė vėnė nė dijeni vetėm nė dy raste pėr kėto udhėtime. Nė funksion tė kėtyre udhėtimeve, nga buxheti i shtetit janė shpenzuar nė kundėrshtim me ligjin 65 % tė shpenzimeve vjetore pėr udhėtim e dieta, theksoi Enkelejd Alibeaj. Sipas hetimit, rezultojnė se kėto lėvizje cilėsohen si udhėtime individuale tė Kreshnik Spahiut, tė zhvilluara nė funksion tė axhendės sė tij personale.
Rekomandimet e hetimit
1. Ti propozojė Kuvendit tė miratojė raportin pėrfundimtar tė Komisionit hetimor Parlamentar dhe konkluzionet.
2. Ti propozojė Kuvendit tė konstatojė si tė pėrmbushura kushtet e dėmtimit tė pozitės dhe figurės sė anėtarit, njėherazi zėvendėskryetar i KLD-sė.
3. Ti propozojė Kuvendit tė vendosė ndėrprerjen e menjėhershme tė qėndrimit nė detyrė tė anėtarit tė KLD-sė, tė zgjedhur nga Kuvendi, z. Kreshnik Spahiu.
4. Ti propozojė Kuvendit tė Shqipėrisė tė nisė procedurat ligjore pėr zgjedhjen e anėtarit tė ri tė KLD-sė, nė cilėsinė e pėrfaqėsuesit tė Kuvendit.
5. Ti propozojė Kuvendit tė Shqipėrisė tė vendosė dėrgimin e kėtij raporti pėrfundimtar prokurorit tė Pėrgjithshėm, me qėllim qė tė vlerėsojė gjetjet e kėtij raporti pėr ushtrimin e ndjekjes penale.
6. Ti propozojė Kuvendit tė vendosė dėrgimin e kėtij raporti pėrfundimtar KLSH-sė, me qėllim qė tė vlerėsojė gjetjet e kėtij raporti pėr tė mundėsuar kthimin e shumave financiare tė pėrvetėsuara pa tė drejtė nga z. Kreshnik Spahiu.
7. Ti propozojė Kuvendi tė vendosė dėrgimin e kėtij raporti pėrfundimtar pranė KLD-sė, me qėllim ekzekutimin e ndėrprerjes sė menjėhershme tė qėndrimit nė detyrė si anėtar i KLD-sė tė z. Kreshnik Spahiu.
Panorama
Krijoni Kontakt