Thaçi, VV-së: “Marre duhet me iu ardhë”
20-01-2012 18:00 CET
Pas akuzave të bëra nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ndaj kryeministrit Hashim Thaçi, ky i fundit ka replikuar me deputetët e Vetëvendosjes.
Në fjalimin e tij përmbyllës për mocionin, atyre që e kanë kritikuar, u ka thënë se nuk janë pronarë të patriotizmit, dhe u ka thënë se “ka kaluar koha e Stalinit, e Leninit dhe besa edhe e Musolinit”.
Duke kujtuar protestën e 14 shkurtit të vitit 2007, Kryeministri Thaçi, duke iu drejtuar pjesës ku ishin të ulur deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se edhe në atë kohë ka pasur kërkesë për t’iu bashkëngjitur protestës, mirëpo e ka refuzuar një kërkesë të tillë, pasi që, sipas tij, rruga nuk është zgjidhje, ku sërish i bëri thirrje Vetëvendosjes se duhet t’i kthehet debatit në Kuvend për zgjidhje, e t’i lënë rrugët.
Ai akuzoi direkt Lëvizjen Vetëvendosje për vdekjen e dy protestuesve të protestës së 10 shkurtit, 2007, Mon Balaj dhe Arben Xheladinit. Thaçi madje iu drejtua deputetëve të VV-së me fjalën “marre duhet me iu ardhë”. /Zëri/
Krijoni Kontakt