Close
Faqja 7 prej 127 FillimFillim ... 567891757107 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 1268
  1. #61
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    ketyne "trimave" te vetvendosjes
    ja u ka prish qerdhen ne mitrovicen veriore
    Thaçi me Bajram Rexhepin me njisin speciale ROSU
    e tash su ka mbet tjeter veq rrugve te kosoves me plaqkit e me ba faqe te zeza
    hahaha gjynahit

  2. #62
    VV s’i frikësohet Rexhepit
    07-01-2012 20:46 CET

    Lëvizja Vetëvendosje është e vendosur t’i bllokojë pikat kufitare në Merdare dhe te Dheu i Bardhë, më 14 janar. Së paku kështu deklarohen ende zyrtarë të kësaj lëvizjeje.

    Vetëvendosje thotë se nuk frikësohet nga plani operativ që ka përgatitur Ministria e Brendshme për parandalimin e bllokimit të këtyre pikave, raporton KTV.

    Madje për Vetëvendosjen, siç raporton KTV, ministri Bajram Rexhepi ka lidhje me krimin e organizuar në veri.

    Lëvizja Vetëvendosje kishte ngritur mocionin për reciprocitet me shtetin e Serbisë, mocion i cili ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës me shumicë votash. Mirëpo, sipas kësaj lëvizjeje, Qeveria nuk po e ndien veten të obliguar ndaj këtij mocioni dhe reciprociteti nuk po zbatohet në terren.

    Andaj, Vetëvendosje ka paralajmëruar se me 14 janar do të dalin në pikat kufitare, Merdarë dhe te Dheu i Bardhë për të bllokuar mallin serb që hyn në Kosovë. /Zëri/

    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/4...ohet-rexhepit/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #63
    Gurë edhe për Bogdanoviqin
    07-01-2012 15:01 CET

    Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë gjuajtur të shtunën me gurë automjetin në të cilin gjendej ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq.

    Sipas agjencisë serbe FoNet, Bogdanoviq ishte duke u kthyer nga manastiri i Deçanit, kur automjeti i tij është goditur nga disa gurë. Të lënduar, me këtë rast, nuk ka pasur.

    Aktivistë të Vetëvendosjes, ditën e premte, hodhën gurë edhe ndaj eskortës së presidentit serb, Boris Tadiq, i cili erdhi në Kosovë për të marrë pjesë në kremtimet e festës së Krishtlindjes Ortodokse. /Zëri/

    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/4...-bogdanoviqin/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    Une do te thoja si andej si kendej kemi QEVERI KOTI.. e jo popull koti.
    Siç thote Marksi "baza meteriale percakton nivelin e vetedijes"(me te cilen thenie te gjithe jane dakord, edhe djathtistet me te medhenj).. prandaj prej popullit me te varfer te evropes mos kerko largepamesi strategu. Kete mund ta kerkosh prej qeverive antipopullore e antishqiptare qe jane instaluar ne te dy anet e kufirit.. me sponzor fuqite e medha "mike".
    Halla mine,lere Marksin se e permblodha me "llafe kot-i",por populli eshte ai qe e hengri ne b.y.t.h.e,si ata pertej dhe ketej kufirit imagjinar.
    Po te ishte bere nje gje e tille ne Shqiperi nga Greku,te jesh i sigurte qe do te kishte plasur lufta e trete boterore.....dhe nuk do pirdhinin shume qeverite.
    Pse vetem faj qeveria ka per Mitrovicen???????????????????????????????????????? ????????????
    shko ore q.i motren Serbit hidhe andej nga ka ardhur,po kush do te bej te vdekmit.

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Alti Elezi Lexo Postimin
    Halla mine,lere Marksin se e permblodha me "llafe kot-i",por populli eshte ai qe e hengri ne b.y.t.h.e,si ata pertej dhe ketej kufirit imagjinar.
    Po te ishte bere nje gje e tille ne Shqiperi nga Greku,te jesh i sigurte qe do te kishte plasur lufta e trete boterore.....dhe nuk do pirdhinin shume qeverite.
    Pse vetem faj qeveria ka per Mitrovicen???????????????????????????????????????? ????????????
    shko ore q.i motren Serbit hidhe andej nga ka ardhur,po kush do te bej te vdekmit.
    Ne kete rast, do te duhej luftonin kunder KFOR-it...

    As Qeveria (e ashtuquajtur) e Kosoves, as shqiptaret faktikisht nuk jane ne gjendja ta fitojne asnje pellembe toke ne veriun e Kosoves. Ajo pjese e territorit eshte e humbur per shtetin e Kosoves apo shqipetaret ne pergjithesi. Kosova dhe shqipetaret do te duhej te koncentroheshin ne mbrojtjen dhe pavaresimin e trojeve qe i kane dhe mund ti kontrollojne.

  6. #66
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga Alti Elezi Lexo Postimin
    Halla mine,lere Marksin se e permblodha me "llafe kot-i",por populli eshte ai qe e hengri ne b.y.t.h.e,si ata pertej dhe ketej kufirit imagjinar.
    Po te ishte bere nje gje e tille ne Shqiperi nga Greku,te jesh i sigurte qe do te kishte plasur lufta e trete boterore.....dhe nuk do pirdhinin shume qeverite.
    Pse vetem faj qeveria ka per Mitrovicen?????????????????????????????????????????????????? ??
    shko ore q.i motren Serbit hidhe andej nga ka ardhur,po kush do te bej te vdekmit.
    Nuk desha te them se vetem qeveria ka faj(ndoshta nuk kam qene i qarte).. por vetem nga qeveria mund te kerkosh llogari. Populli ka "dek".. i eshte teholluar gjaku aq shume sa nuk eshte ne gjendje as syte t'i mbaje hapur. Ka humb aftesite te kuptoje e gjykoje("intendere e volere") ku po e perplasin. Nese qeveria(sepse intelektual s'kemi) nuk ben punen per te cilen eshte thirrur, interesin e qytetareve shqiptar, kemi mbaruar.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    Nuk desha te them se vetem qeveria ka faj(ndoshta nuk kam qene i qarte).. por vetem nga qeveria mund te kerkosh llogari. Populli ka "dek".. i eshte teholluar gjaku aq shume sa nuk eshte ne gjendje as syte t'i mbaje hapur. Ka humb aftesite te kuptoje e gjykoje("intendere e volere") ku po e perplasin. Nese qeveria(sepse intelektual s'kemi) nuk ben punen per te cilen eshte thirrur, interesin e qytetareve shqiptar, kemi mbaruar.
    Jo po te mbeshtet Albin Kurti,sepse presioni do te ishte aq i madh sa do te dorezohej serbi e jo i ZOTI i SHTEPISE,por ne jemi nje KOMB pa memorie!
    Pa Mitrovice,Kosova eshte e mbaruar!

  8. #68
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Flm PLAKU.. desha edhe une ta fus kete artikullin e fundit (mbi Ahmet Shalen ).. ma prite i pari!
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  9. #69
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516

    PDK e Kosovës Lindore kundër Vetëvendosjes

    Nga Express 07 Janar 2012 21:14

    Partia Demokratike Kombëtare (PDK), paralajmërimin e Vetëvendosjes, se më 14 janar do ta bllokojë vendkalimin kufitar Dheu i bardhë - Konçul, e vlerëson të ngutshëm dhe me prapavi politike.

    Në një komunikatë të lëshuar nga Partia Demokratike Kombëtare, thuhet se pak ditë, para se të ndërroheshin motmotet, Babadimri qeveritar i Prishtinës dhe ai i Beogradit, në vend të dhuratave, i befasoi jo-këndshëm, qytetarët e Kosovës Lindore, me tarifa policore kufitare, këto surpriza sa vijnë e shtohen, tashti edhe me barrikada!

    “Kjo Lëvizje vetëvendosëse, duhet ta ketë të qartë se shqiptarët e Kosovës Lindore, një barrikadë financiare e përjetuan në prag të motmotit, e tashti do ta përjetojnë edhe një tjetër, jo me para, por me goma, gurë, dru e cunga.

    Kjo barrikadë e dyfishtë edhe më shumë do t’ua vështirësojë lëvizjen qytetarëve të Kosovës Lindore me Kosovën. Ata në vend se të kalojnë rrugës legale, duhet për shkak barrikadës së 14 janarit, t’i kalojnë rrugët që shteti i Serbisë i quan ilegale, nga Dobrosini e Breznica, duke e vënë veten edhe më shumë në rrezik, sa nga pasiguria rrugore, sa nga forcat e shtuara të xhandarmërisë serbe përgjatë vijës kufitare me Kosovën.

    Këto vështirësi të padurueshme të jetës së shqiptarëve të Kosovës Lindore, askush nuk i merr parasysh, as Prishtina e as Beogradi.

    Të dy këto qendra të vendosjes, duke ia treguar dhëmbët njëra-tjetrës, po lëndojnë shpirtërisht, fizikisht dhe materialisht, qytetarët e pambrojtur në të dy anët e kufirit Kosovë-Serbi.

    Sot, kolona të gjata të makinave presin në radhë për të kaluar kufijtë shtetërorë. Lëre që presin me orë të tëra për t’u pajisur me dokumente shtesë nga ato që posedojnë, por edhe me fletëpagesa, çmimin e të cilave po e paguajnë më së shumti shqiptarët e Kosovës Lindore.

    E Vetëvendosja nuk kënaqet me kaq. Në vend se ajo të bëjë zhurmë në Parlamentin e Kosovës, për t’i hequr tarifat policore kufitare, mënjanimin e tabelave me targa të vjetra, mandati i të cilave është shtyrë për kohë të pacaktuar, ajo kërkon barrikada të reja për vëllezërit e tyre të krahut lindor.

    Pse kjo Vetëvendosje, nuk harxhon energji për t’i hequr barrikadat e serbëve në Veri të Kosovës, por vrapon për ta bllokuar rrugën kryesore për në Bujanoc, rrugë e cila asnjëherë gjatë historisë së këtij vendi nuk është mbyllur. Kur themi kështu, kemi parasysh edhe luftën e Kosovës edhe atë të UÇPMB-së. Kjo rrugë gjithmonë ka qenë e gjallë dhe funksionale. Po nëse këta të Vetëvendosjes kanë vendosur ta bllokojnë vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, më mirë le të vijnë në Konçul, ashtu si serbët e Beogradit në Mitrovicë.

    Ne edhe ashtu kemi thënë shpesh, duke u thirr te reciprociteti, do të kërkojmë atë që e kërkojnë serbët e Kosovës, pra jo vetëm të kërkojmë, por edhe të veprojmë si ata. Ndryshe është me fol e ndryshe me vepruar. Prandaj, para se me marr një hap si ata të Vetëvendosjes, mirë është me menduar, se çka fitojnë e çka humbin shqiptarët e Kosovës Lindore, me veprime të tilla barrikadeske?!

    PDK, çmon lartë çdo veprim të faktorit relevant shqiptar, brenda dhe jashtë vendit, kur është në pyetje interesi jetik i shqiptarëve të Kosovës Lindore, pa u hamendur për as një rast e për asnjë çmim.

    Shqiptarët e Kosovës Lindore, asnjëherë nuk i kanë këputur lidhjet me vëllezërit e tyre në Kosovë, pavarësisht nga këto barrikada politike, shpirtërore e financiare”, thuhet mes tjerash në reagimin e PDK-së, të nënshkruar nga kryetari saj, Nexhmedin Saqipi.

  10. #70
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin

    Zoteri te PDK-se se Kosoves Lindore. Natyrisht se bllokimi i kufijve me Serbine eshte Politike. Eshte Politike sepse rrugedalje tjeter me Serbine pervec se ne kete menyre nuk ka. Kjo deklarate e juaja eshte me prapavije politike dhe aspak nuk eshte Politike. Veprimet e LVV jane gjithnje Politike dhe asnjeherash nuk jane me prapavije politike. Te besh Politiken te Shtetit te Pavaruar aspak nuk eshte e barabarte me prapavijen politike. E kjo deklarate qe ju tani beni kryekput eshte deklarate me prapavije politike. Sepse me kete deklarate ju i ndihmoni vetem Shtetit Serb dhe Pushtetareve Servil e te korruptuar ne Prishtine. LVV kete bllokim nuk e ben kunder Lugines se Presheves dhe Shqiptareve atje. Por LVV kete bllokade e bene kunder Shtetit Serb qe ne fakt po na imponon kete bllokade.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ARIANI_TB : 07-01-2012 më 19:41
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Faqja 7 prej 127 FillimFillim ... 567891757107 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •