Close
Faqja 52 prej 127 FillimFillim ... 242505152535462102 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 511 deri 520 prej 1268
  1. #511
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    -si do te detyrohej serbia ta pranoi kosoven?
    Relativisht e thjeshte...
    Permes nderprerjes se te gjitha mardhenjeve tregtare, politike, kulturore etj... me Serbine.

    Asnje shtet i Evropes dhe i botes nuk bashkepunon me nje armik te perbetuar, sic eshte Serbia ne rastin e Kosoves. Veprimet e Kosoves resp. te Qeverise se Kosoves jane absolutisht absurde dhe nuk sjellin asnje favor per Kosoven, as sa i perket forcimit te sovranitetit dhe integritetit territorial, as zhvillimit ekonomik.
    Nuk eshte me kohe lufte, ku Kosoves apo shqipetareve ju eshte kerkuar pajtimi formal per veprimet e perendimit, per ta sulmuar Serbine, rrezuar regjimin e eger dhe antiperendimor te Millosheviqit dhe per ti hapur dhe siguruar rrugen zgjerimit te BE-se, tregjeve etj...

    ju nuk doni ta kuptoni se ne ende jemi te mvarur nga rrjeti energjetik i cili kalon neper serbi,
    Kosova nuk ka nevoje as per rryme , as per rrjet te Serbise.
    Ne vend te Autostrades do te duhej te ndertoheshin kapacitete te mjaftueshme elektroenergjitike, rrjete etj. Cfare i duhet autostrada nje shteti, ne te cilin nuk ka rryme te mjaftueshme, por vetem sikur ne shtete te pazhvilluara afrikane.
    Autostrada natyrisht qe eshte shume me fitimpruese per fituesit e kontrates, ata qe do ta marrin me vone me koncesion per pak para, dhe sidomos (simbolikisht) per Qeverine e Kosoves qe keqperdore ne kete forme dhe per keto interese parane e popullit...


    cka do te ndodhte nese serbia ndalon kalimin tranzit te energjise neper rrjetin e saje?
    Rrjeti elektroenergjitik i Kosoves (ne Kosove) nuk eshte i Serbise.
    Nese ka ekzistuar apo ekziston nje mundesi e tille teknike, atehere Kosova do te ishte dashur te bente investimet e nevojshme per ta pamundesuar nje gje te tille.
    Perndryshe, lidhje te rrjeteve ka edhe me Shqiperine, Malin e Zi dhe Maqedonine.
    Rryma qe vjen nga Shqiperia, Maqedonia apo Mali i Zi nuk kalon neper Serbi...

    ngadale pritni pak derisa te ndertohet linja 400 kw me Shqiperine e cila do te ket efekt si autostrada,sot per energji jemi te varur nga serbia.
    Si konkretisht jemi te varur nga Serbia?
    Na trego detajisht...

    statistikat qe i keni paraqit ju tregoin se shkembimet tregtare nuk kan te bejn me politiken por me nivelin e zhvillimit ekonomik te vendeve perkatese,serbia ka bilanc pozitiv me ato shtete qe jane me te pa zhvilluara,e bilanc negativ me shtetet me te zhvilluara.
    Sipas teorise tende Bosnia qenka me e zhvilluar se Serbia, Mali i Zi me i pazhvilluar, Maqedonia dhe Moldavia me te zhvilluara...
    Sipas te ardhurave nacionale brutto per koke te banorit del e kunderta: Mali i Zi eshte para Serbise, Bosnja pas.
    Mund ta marrim edhe Italine apo ndonje shtet tjeter te zhvilluar me te cilin Serbia ka bilanc tregtar pothuajse te barabarte apo pozitiv.
    Kina, Rusia dhe disa shtete qe eksportojne nafte dhe resurse tjera natyrore kane gjithashtu bilance pozitive tregtare me pothuajse te gjitha shtete e zhvilluara. Megjithate, ato nuk jane me te zhvilluara se shumica e shtetetve...

    si nuk ka rendesi cmimi i produkteve per statistikat,cmimi eshte vendimtar
    a e bleni ju nje produkt prodhim kroat,slloven,italian qe eshte 15% me i shtrejt se produktet serbe?
    Nuk ka rendesi per kontekstin e diskusiont qe po e bejme ne...

    ju po mendoni qe kosovaret i blejn produktet serbe nga dashuria?
    Jo nga dashuria, por sepse shume produkte per ta jane te njohure ( mund te thuhet edhe te dashura) dhe ju ofrohen nga tregtaret perkates...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 14-01-2012 më 22:09

  2. #512
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    po grushtshteti deshtoi
    sepse vetfundosja tentoi te bej grushtet por e hanger vet
    po normal qe eshte dasht ta dini ju se i ter kombi te gjitha partit si ne kosove e si ne shqiperi e maqedoni e preshev e malsi kan qen kunder
    kesaj qfar albin hora bani
    dhe aashtu siq eshte prit edhe peerfundoi

    jemi knaq tu i shique policin tu siell ne juve si ne qen te coft
    oh sa jami knaq sot
    kur i pajshum kah i ngrehin si qet e rrugve kur po i vrasin
    haha dilni dilni apet e provone si shpesh keshtu


    Mentaliteti tipik (has katunar, pa kulture, moral dhe dinjitet) i perkrahesve te Qeverise Kuislinge dhe baskevepruesve te saj antishqiptar dhe serb.

    Nuk kane faj shumica e kosovareve te mbetur ne Kosove qe deshirojne te ikin nga vendi, posa te liberalizohen vizat (nese liberalizohen?!) Sepse, per te gjithe qe kane vetem nje pike dinjitet njerzor, kulture dhe shije eshte torture te jetohet ne ambientin e njejte me mentalitete te tilla primitive, ne kuptimin me te keq te fjales.

  3. #513
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin


    Mentaliteti tipik (has katunar, pa kulture, moral dhe dinjitet) i perkrahesve te Qeverise Kuislinge dhe baskevepruesve te saj antishqiptar dhe serb.

    Nuk kane faj shumica e kosovareve te mbetur ne Kosove qe deshirojne te ikin nga vendi, posa te liberalizohen vizat (nese liberalizohen?!) Sepse, per te gjithe qe kane vetem nje pike dinjitet njerzor, kulture dhe shije eshte torture te jetohet ne ambientin e njejte me mentalitete te tilla primitive, ne kuptimin me te keq te fjales.
    Lere mos e humb kohen tende te mirresh me kete lloj rasoj. Nuk ja vlene te humbasish kohe me militante te Hashimit. Sepse jane qarte si bossi i tyre. Nuk e din se si te vperojne tani nga paniku qe po e humbasin pushtetin.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #514
    Citim Postuar më parë nga Illyrian_King Lexo Postimin
    Te Lumte Illyrian. Le ta shofin te gjithe dallimin ne mes plolicise se Millosheviqit dhe asaj te Thaqit ndaj Popullit Shqiptar.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #515
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipëri Etnike
    Postime
    516
    Kombi mbi të gjitha

  6. #516
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipëri Etnike
    Postime
    516
    Kombi mbi të gjitha

  7. #517
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipëri Etnike
    Postime
    516
    Disa opinione të anëtarëve, aktivistëve dhe simpatizantëve të VV-së në facebook:

    "Pas gjithe kesaj cfare ngjau sot, nese ne si popull do te heshtim edhe me tej: ne Prishtine, Prizren, Gjakove, Peje, Mitrovice, Gjilan....atehere vertet e paskemi meritue kete diktature te Hashim Thacit...." (Adnan Abrashi)

    "1998 - I shikoi shoket tek luftojne nga dhoma e ngrohte e hotelit ne Tirane.
    2012 - I shikoi qytetaret tek rriheshin brutalisht me urdherin e tij nga zyra e ngrohte ne Prishtine.
    Ujku kimen e nderron, por zanatin nuk e nderron."
    (Puhie Demaku)

    "ALBINI ME LEVIZJEN VETEVEDOSJA ! BEN PERPJEKJE TE MBROJ VENDIN DHE INTERESAT E VENDIT ... NDERSA HAJNAT QE PO E VJEDHIN PASURINE E VENDIT E TE POPULLIT USHTRON DHUNE TE PAPARE ... TURP !!!" (Nedime Belegu)

    "Perderisa Hashim Thaci realizoi dhunshem grushtshtet kushtetues, Ambasadori Amerikan Christopher Dell shfrytezon rastin te dehet gjate nje ekspozite ne nje kafene ne Prishtine.
    Ambasadori eshte i qete, sepse diktatura e Thacit paraqet stabilitet dhe miliona euro per vete z.Dell dhe per shoket e tij."
    (Senton S. Kaçaniku)

    "Qdo veprim brutal i qeverise veqse e mobilizon popullin kunder kesaj qeveria e cila mbron mallra serbe dhe shkel parlamentin!!!" (Adil Islami)

    "Ne vend se Policia te jet ne sherbim te Popullit, Populli behet viktim i urdhrit qeveritar qe zbatohet nga Policia.
    Qeveria kerkon zbatim te ligjit ne njeren ane. Kurse ne anen tjeter burgosja e deputetve esht jo ligjore! Paradoksi i Hashim Thaqit."
    (Vlora Boletini)

    "Nuk muj me kuptu, si ka mundësi Policia e Kosovës (e dirigjuar nga qeveria) të jetë aq e kujdesshme për lirinë e lëvizjes dhe t'a perdorë forcën kur vije në shprehje ndaj shqiptarëve, ndërkohë tregohet shumë tolerante ndaj kriminelve serbë në Veri ani pse ata janë të armatosur, për dallim nga shqiptarët të cilët përkundër faktit se dhunohen fizikisht dhe psiqikisht (nga Policia) ekonomikisht nga Serbia dhe politikisht nga PDK-ja. Diktatura e kolonelit kosovar Hashim Gaddafit me veprimet e saja na len të kuptojmë qartë se kemi të bëjmë me një parti dhe me një klas politike pro-serbe dhe antishqiptare.
    Partisë në pushtet po i rreshqet pushteti dhe për me qendru domosdoshmerisht në pushtet ajo po perdor dhunën ndaj protestave të ndryshme që bëjnë shqiptarët e paarmatosur, por jo edhe nga protestat që bëjnë serbët e armatosur. Me direktivat e Bajram Rexhepit (shitësit të Mitrovicës) dhuna e policisë u përdorë ndaj punëtorëve të PTK-së që protestuan para disa muajsh kundër shitjes së PTK-së, u përdorë dhuna ndaj Lëvizjes Bashkohu e cila protestoi kundër ndalimit të shkollimit të vajzave me përkushtim fetar dhe kulminacioni mbërriti sot kur u përdorë dhuna e cila buron nga paniku i rrezikimit të pushtetit Gaddafi (alias Thaçi) nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje e cila nuk bëri asgjë më tepër se sa mbrojti një vendim të parlamentit, nëse vendimet që nxirren nga parlamenti nuk janë obligime për qeverinë atëherë as qeveria nuk është legjitime sepse parlamenti e ka zgjedhur, mirëpo fakti se parlamenti e krijon qeverinë tregon se vendimet e parlamentit janë obligative për qeverinë.
    Nuk habitem pse Hashim Thaçi përdori dhunën, ky "njeri" kur tradhëtoi betimin e UÇK-së mund të presim gjithëçka nga ky dhe mos u çuditni pse e gjithë kjo nostalgji e tij për lirinë e lëvizjes së mauneve serbe, sepse vëllau i tij është personi kyç i cili bën urën lidhëse të tregtisë Serbi-Kosovë dhe sikur të zbatohet reciprociteti, Thaçit & Co i ndalet "taxhia" nga Serbia.
    Thaçi është i vetmi kryeministër në historinë e Kosovës i cili ndalon dhe bllokon piken kufitare në Vermicë për t'i ndaluar shqiptarët nga Shqipëria, ndërkohë me ngulm kërkon lirimin dhe lëvizjen e lirë të serbëve në pikat kufitare në Merdarë dhe të Dheu i Bardhë."
    (Agim Rrahmani)

    "Të nderuar Bashkatdhetarë, Vëllezër e Motra Shqiptare, Ju po e shihni qarte se Qeveria e Hashim Thaçit është bërë sikurse Qeveria e Serbisë !
    Policia nuk e mbajti fjalën për mos me i provokua Pjesëmarrësit. Nuk e dijë se me cilin urdhër Policia me brutalitet të paparë ka reaguar duke i rreh të madh e të vogël që u janë bashkangjitur Aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje!
    Qeveria e Hashim Thaçit me aktin turpërues ndaj Qytetarëve të organizuar po e fundos VETVETEN sepse po i anashkalo dhe po i shkel LIGJET NE FUQI TE REPUBLIKËS SE KOSOVËS!
    JU Pushtetarë të Qelbosur nëpër kolltukët e juaja e fundoset vetveten sepse Populli nuk toleron ti rrehen Djemtë dhe Vajzat e tyre duke kërkua Drejtësi! Ky Akt i juaji tradhtarë mos u përsërit kurrë më Historinë tonë!
    Të nderuar Bashkatdhetarë, Motra e Vëllezër Shqiptarë, sot Nipat e Mbesat e Mustafë Hoxhës, përkundër dhunës shtazarake që po e bënë Policia e Kosovës kundër Protestuesve në Podujevë, nuk po i lejojnë Kamionët e Serbisë të hyjnë në Kosovë."
    (Avni Rama)

    "Qdo veprim brutal i qeverise veqse e mobilizon popullin kunder kesaj qeveria e cila mbron mallra serbe dhe shkel parlamentin!!!
    Sic rapotojn disa media, biznezi mes Thacit dhe Tadicit ka rifilluar ne merdare!
    Por protestat prej diten e sodit nuk kan me perfunduar deri ne prishje te keti biznezi!
    Qeveria na thet qe nuk do te lejoj pengesen e levizjes se lire, por ne fakt e bllokoj krejt kosoven me polic! Qeveria eshte ne Panik!!!
    Ku ishte "Quinti" kur serbia i kalli pikat kufitare te kosoves dhe e bllokoj veriun? Ku ishte "Quinti" kur serbia e vrajti policin enver zymberi dhe i plagosi disa police tjere? Ku ishte "Quinti" kur qeveria "Thaci" vendosi ta injuroj vendimin e organit me te larte legjislativ, per reciprocitet te plote me serbine?
    Prej diten e sodit duhet te vjen ne dyshim kredibiliteti i "Quintit"!"
    (Faton Rama)

    "TURP POLICISE SE KOSOVES!
    TURP HASHIM THACIT!
    TURP BAJRAM REXHEPIT!

    SERBIA NUK KALON!!!"
    (Endrit Myrtaj)

    "KUR BURGOSEN PARLAMENTARET ATY KA TEKNOKRACIZEM FASHISTÈ!
    Ne nje ane hapet kufiri per sebet per te hy ne Kosovè,kurse ne anen tjeter mbyllet kufiri per shqiptaret e Shqiperise per te hy ne Kosovè!!!"
    (Temsi Salihu)

    "Edhe 1 ditë më shumë për Serbinë, e një ditë më pak për Kosovën..
    Thenkju Hashimosllav Thaçoviç..."
    (Kushtrim Gashi)
    Kombi mbi të gjitha

  8. #518
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Cdo proteste kunder shtetit fqinje Serbise (si shtet agresor per 100 vjet dhe ende deshiron te kethehet ne menyra perfide per te nenshtruar shqiptaret e Kosoves) duhet te pranohet si pakenaqesi e logjikshme dhe shume legjitime,si nga nderkombtaret ashtu edhe nga qeveria Thaci.Eshte nje fatkeqsi se si shtypen forcat kombetare gjate historise tone ,nga ata qe kane interes pushtetin dhe mireqenjen e tyre personale...Arrestimet dhe intervenimet e organeve te sigurimit Kosoves ndaj protestave te organizuara kundra fqinjit fashist dhe per mbrojtjen te integritetit teritorial te Kosoves vec sa tregojne fytyren e vertete te qeverise se pakurriz,qeverise pa integritet dhe qeverise me epitetin shume legjitim - si qeveri privato-klanore dhe jo qeveri e Kosoves!
    Reagimi nga frika per humbjen e pushtetit e qeveritareve aktual,tregon papjekurine e tyre,pandjeshmerine e tyre njerezore dhe lakuriqsimin e tyre nga cdo interes kombetar.Ishte Thaci ai i cili i tha Amerikes "ma hiqni qafe Berishen ,se Berisha sillet sikur Kosova eshte krahine e Shqiperise dhe nuk e kupton se Kosova eshte shtet",qesharake kjo po e kujt eshte Kosova? e atyre qe duan ta vjedhin,ta mjelin nencmojne dhe cnderojne per dite njesoj sikur Serbia 100 vjet? Jo mor zotri Kosova eshte e Shqiperise dhe nuk mund te mbijetoje kurre si shtet me vehte as nje jave te vetme...dhe jo me qeveri si kjo qeverija juaj qe e ka shendrruar ne nje ciflig privat, ne nje kasaba talibano-mesjetare qe i humb aleatet perdite..Amerika se shpejti do ta le Kosoven per faktin e vetem te vetvjedhjes dhe vetshkatrrimit tuaj...Etiketimi i dy levizjeve kombetare ,Vetvendosjes dhe Aleances Kuq e Zi nga qeveritaret e Kosoves si "Vetfundosje"dhe "Aleanca Faqezi", tregon arrogancen e tyre dhe paturpesine e tyre,por tregon edhe nje gje ,tregon se se shpejti do te vetfundosen faqezinjte e vertete!..Popull i Kozoves zgjohu dhe tregohu vendin e vertete hajduteve te pabreke dhe sot multimilionera me euro ,multimilionerat e popullit me te varfer ne Europe,multimilionerat e popullit qe duron per buken e gojes...buka e Kosoves i vraft qeveritaret e pashpirt!
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 14-01-2012 më 23:40
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  9. #519
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipëri Etnike
    Postime
    516


    LPK: Policia është shfrytëzuar për të shkaktuar dhunë

    Lëvizja Popullore e Kosovës, reagon ashpër ndaj krerëve të pushtetit që urdhëruan Policinë e Kosovës për të shuar me dhunë protestën e ligjshme të organizuar nga Lëvizja “Vetëvendosje”, e në të cilën kanë marrë pjesë edhe shumë anëtarë të LPK-së- thuhet në një reagim të Kryesisë së LPK-së.

    “Protesta e organizuar me moton ‘Serbia nuk Kalon’, në pikat kufitare në Merdare dhe te Dheu i Bardhë, kishte për qëllim respektimin e vendimit të Kuvendit të Kosovës për reciprocitet të plotë ekonomik e politik ndaj Serbisë. Qeveria ka shfrytëzuar policinë për të shkaktuar dhunë ndaj protestuesve paqësorë, duke e bërë Kosovën shtet policor. Skena të tilla të përdorimit të dhunës, gazit lotsjellës, topave të ujit si dhe sharjeve e fyerjeve të rënda, për fat të keq, na rikujtojnë të kaluarën e hidhur dhe përpjekjen e popullit tonë kundër pushtuesit shekullor serb. Nuk mund ta besojmë se kjo dhunë u urdhërua e u ushtrua nga të ashtuquajturit ish-udhëheqës dhe ish-pjesëtarë të UÇK-së, të cilëve u janë verbuar sytë nga pushteti”, thuhet në reagim.

    LPK është e indinjuar për pengimin që Policia e Kosovës ua bëri qytetarëve nga shteti amë Shqipëria dhe trojet tjera shqiptare për t’iu bashkëngjitur protestës. LPK u ka bërë thirrje pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, “që mos të manipulohen edhe më tutje nga klika e pushtetarëve, të cilët në emër të ‘mbrojtjes së lirisë së lëvizjes’, kanë për qëllim mbrojtjen e interesave te ngushta klanore të tyre”. /Telegrafi/
    Kombi mbi të gjitha

  10. #520
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipëri Etnike
    Postime
    516


    QKRMT: Intervenimi i policisë ka qenë i pa provokuar

    Intervenimi i Policisë së Kosovës ka qenë i pa provokuar nga masa e protestueseve, protestuesit kanë qenë të qetë dhe organizatorët vazhdimisht kanë apeluar për protestë paqësore, duke u mundur që të mbajnë rend dhe qetësi në mesin e protestuesve- thuhet në një komunikatë për media të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, ekipet monitoruese të të cilës e kanë monitoruar protestën e Lëvizjes “Vetëvendosje” afër pikave kufitare në Merdare dhe Dheu i Bardhë.


    “Shpërndarja e protestës në pikën kufitare në Merdare ka filluar në orët e para të protestës, ku pas ndërhyrjes së policisë edhe protestuesit kanë filluar të kundërpërgjigjen me hedhjen e gjësendeve të ndryshme në drejtim të policisë, ku edhe ka filluar përshkallëzimi i situatës ku pati edhe policë të lënduar. Gjatë intervenimit të policisë për shpërndarjen e protestuesve në Merdare u përdor gazi lotsjellës, uji, spreji si dhe plumbat gome. Ndërsa në pikën kufitare te Dheu i Bardhë rrjedha e protestës nga fillimi i saj e deri në ora 17:45 ka qenë normale dhe pa ndonjë reagim reciprok. Mirëpo në orët e mbrëmjes pas kërkesave të disahershme të policisë për përfundimin e protestës, protestuesit të gjithë janë ulur dhe kanë qëndruar në mënyrë paqësore, por policia kanë ndërhyrë në shpërndarjen e masës duke filluar edhe arrestimin e tyre. Gjatë arrestimit nuk u kursyen as deputetet e Kuvendit të Kosovës, ku në mesin e tyre ishte edhe Glauk Konjufca, i cili mori lëndime gjatë arrestimit në pjesët frontale të fytyrës, si dhe u shqelmua në bark”, thuhet në komunikatën e QKRMT-së.

    Kjo qendër shpreh shqetësim e përdorimit të forcës ndaj protestuesve në pikën kufitare në Merdare dhe Dheu i Bardhë, sidomos përdorimin i mjeteve, si gaz lotsjellës, ujë, sprej, si dhe plumba gome, duke lënë të lënduar dhjetëra protestues. /Telegrafi/
    Kombi mbi të gjitha

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •