Të nderuara dhe të respektuara Doris Pak dhe Lunaçek,
E kuptoj plotësisht dëshirën, dashurinë dhe simpatinë e juaj ndaj qytetarëve dhe shtetit të Kosovës,për qetësi dhe zhvillim të mbarë.Por puna e dobët e qeverisë aktuale, qytetarëve u ka ardh në maje të hundës përdhëheqje të gabuar,diskriminim,hajni,korrupcion,mos seriozitet në implementim e vendimeve parlamentare etj.Këto çështje që i numrova,janë thelb i mllefit të qytetarëve që do të protestojnë më 14 janar.Njëherit edhe kritikat e Juaja drejtuar Qeverisë kohëve të fundit,për mos kujdesin ndaj këtyre dukurive(Korrupcioni,vjedhjes,hajnisë,varfërisë,ne potizmit..)gati se përputhen me kërkesat tona.Ju e dini mjaft mirë,kush është fajtori kryesor ,ai është lakuriç dhe qartë shifet,por mungon veprimi i atyre që duhet të veprojnë.Andaj pyesi: kush kujt këtu i gjuan pluhur në sy?!Ne që kërkojmë zbatimin e një vendimi të përfaqsuesve tanë në parlament apo Qeveritarët që pritojnë apo s'duan të punojnë ligjërisht dhe sipas Kushtetutës së shtetit tonë?!Thirrja e juaj për anulim të protestës gjithsesi ka tone paqësore,por ç'të bësh,fatkeqësisht bie ndeshë me raportet e shumta të BE,QUINTIT... drejtuar punës së gabuar të Qeverisë aktuale.Përshëndetje
Krijoni Kontakt