Close
Faqja 117 prej 127 FillimFillim ... 1767107115116117118119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,161 deri 1,170 prej 1268
  1. #1161
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    prishtina2010

    Citim Postuar më parë nga prishtina2010 Lexo Postimin
    http://www.koha.net/repository/image...01122129_4.jpg


    Sipas informacionev te fundit nga dheu i abrdhe aktivistet e vetfundosjes kallin edhe ket autobus me te cilin jane ardhur deri ketu po shkak i kesaj ka ardhur deri te perleshjet e tyre mes veti,,dhe jo autobusi i jon jo i jon dhe ka ardhur deri te djegja dhe ja keta do te mbajen shtet ...jo kurr se keta jane argat te daqiait se bashku me krytarin etyre albbin kurti
    ahha paska qen dit vere pse po merreni me diqka qe sesht parimore merendesi esht qe protesta e 22 janarit ishte krejt sisht paqsore me gjith faktin se ne ket protest kishte te infiltruar element dhe mbeturina te shi-kut me qellim destabiliimizn e protestes por fal kujdesit te kujdestarve jo evitua ne sisa raste

  2. #1162
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    prishtina2010

    Citim Postuar më parë nga prishtina2010 Lexo Postimin
    http://www.koha.net/repository/image...01122129_4.jpg


    Sipas informacionev te fundit nga dheu i abrdhe aktivistet e vetfundosjes kallin edhe ket autobus me te cilin jane ardhur deri ketu po shkak i kesaj ka ardhur deri te perleshjet e tyre mes veti,,dhe jo autobusi i jon jo i jon dhe ka ardhur deri te djegja dhe ja keta do te mbajen shtet ...jo kurr se keta jane argat te daqiait se bashku me krytarin etyre albbin kurti
    ahhah paska qen stina e veres

  3. #1163
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Hard

    Citim Postuar më parë nga Hard Lexo Postimin
    ....pse a i njohin keta gjyaktat edhe kushtetuten e Kosoves a?
    po aj albin laperi qka mujke piskatke ma heret se njohmi kushtetuten se ju jep shum drejta pakicav ne Kosove....tash po shkojn...
    interesant me keta .,.. a di ka njerz qe qka ta pshtyjn e lepijn amo me keta eshte shum interesant ,se ajo ato qe qka ta pshtyjn e lepijn po se po qato e bojn po edhe pshtymat tjera qe i bojn njerzit keta i lepijn, edhe qka ka kejt per rrug keta po e lepijshin me ka kejt me b@gla me kkokerdhij@ , me ka kejt keta vlla pe mledhshin si fshisa t'rrymes , tphu po pisa ishin ...
    kujdes ne gjdo maune nga serbia mund te ket rrezik per shqiptaret
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga beni33 : 25-01-2012 më 22:19 Arsyeja: HASHIM POLARI TAKIM FSHEHURAZI ME QETNIKUN NGA BEOGRADI TADIC

  4. #1164
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    hard

    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    hashim polari me shok
    hashimi po flitet se ish ta ku me kriminelin tadic per me nda kosoven

  5. #1165
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    hard

    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    hashimi po flitet se ish ta ku me kriminelin tadic per me nda kosoven
    ndal shaka
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  6. #1166
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    prishtina2010;

    Citim Postuar më parë nga prishtina2010 Lexo Postimin
    Glauk Konjufca dhe Visar imeri ishin shkaktaret e rrahjes se aktivisev te vv,arsya ishte mos shkoni ne shtepi po qendroni ketu..

    Me sherrin e tyre dy aktivistet e vetvendosjes therren me thika ne at proteste ,dhe ne at perleshje e cila ka vazhduar deri sa kan nderhyre policia dhe i ka shoqruar disa nga ta ne stacionin e policis ne kamenic,,turpi i turpi VV... shikoni se sa te drejt jan lete therren njerzit mes veti,,dhe kjo eshte ajo qak ka deklaruar Kryministri Thaqi Se keta Deshirojen gjak derdhje ,,dhe ja ku doli edhe pa polici mes tyre turpi i turpi si kan fetyre keta njer te dalin dhe te thon diqka per qytetaret dhe ket popull kur jane agjen te sherbimev serb
    ahahah ja shiko si jeni qmendur pas nje rrahje e cila skishte as pak lidhje me protseten kur kihet parasysh ju te pdk-s ne dhdo koh kur ka zgjedhje jeni rreh deri me vrasje nder veti por kjo tregon se me qka merreni ju merruni me kryeministrin tuaj icili me voten e juaj kishte takuar nje president te nje shteti k riminel kjo duhet tju shqetsoj e jo protyesta paqsore e vv.s o te mjer qe nuk jeni kah e dini se ju ka hy uji ner kemb

  7. #1167
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Pa_doreza2 Lexo Postimin

    Po me ket pako te atisarit,ne arritem qe te behem shtete ...
    "Pako e Ahtisaarit" nuk prejudikon statusin e Kosoves.
    Ne baze te atyre parimeve te Ahtisaarit, Kosova pa asnje dyshim do te mund te trajtohej me teper si nje territor autionom i nje shteti ekzistues me status te vecante (ne rastine Kosoves, pjese e Serbise) sesa si shtet i pavarur dhe sovarn.

    Ne baze te "Pakos se Ahtisaarit", Serbia ka te drejta dhe kompetenca ekskluzive brenda Kosoves resp. ne regjione me shumice serbe, aty ku jetojne serbe dhe ne lidhje me objektet dhe pronat e kishes serbe, te cilat qartazi jane ne kundershtim me parimet me te rendesishme te shtetit, si p.sh. ushtrimin e pushtetit, integritetin territorial dhe sovranitetin. Pavaresisht faktit qe parashikohen rregulla dhe mekanzma ad hoc ose te perhershme te bashkepunimit ne mes te Serbise dhe Kosoves, te cilat ne njefar mase perkufizojne kompetencat apo te drejtat e Serbise ne Kosove.
    Ata qe kane punuar "Pakon e Ahtisaarit" dhe ata qe e kane pranuar apo refuzuar ate kane qene, ishin dhe jane ne dijeni te plote per paperputhshmerine e saj me parime te domosdoshme te nje shteti ekzistues dhe nje shteti te ri apo ne krijim. Gjithashtu, te gjitha palet kane qene dhe jane ne dijeni te plote per mardhenjet politike dhe nderetnike praktikisht per shume dekada (ndoshta edhe shekuj) te pariparueshme dhe jofunksionale ne mes te Serbise dhe Kosoves dhe serbeve dhe shqipetareve.
    Prandaj, edhe pala serbe edhe pala shqipetare (kosovare) kane vepruar perafersisht ashtu sic ishte e nevojshme te veprohet ndaj "ofertes perfundimtare" te Bashkesise Nderkombetare ose te 4 apo 5 shteteve kryesore te botes. Ne fakt, refuzimi i Serbise ka qene, qe nga fillimi i bisedimeve dhe ideve te para per nje oferte te tille, i parashikueshem dhe eshte kalkuluar. Serbia para fillimit te bisedimeve e ka pase plotesisht te qarte se nuk do te kete oferte te pranueshme per shtetin e Serbise. Prandaj, Serbia pjesemarrjen ne "bisedime" e ka shfryetezuar kryesisht per te ndikuar direkt ne formulimin e kushteve sa me te volitshme per Serbine dhe sa me te pavolitshme per Kosoven, ne oferten per statusin e ardhshem te Kosoves, e cila njihet edhe si "Pako e Ahtisaarit".
    D.m.th. Serbise i eshte lejuar ndikimi ne modifikimin e nje dokumenti shume te rendesishem apo ne rregullat per statusin e ardhshem te Kosoves, te cilat aktualisht mund te perkthehen si Kushtetuta e Kosoves.
    Sepse e ashtuquajtura Kushtetute e Republikes se Kosoves vlene vetem ne ate mase sa eshte ne pajtueshmeri me rregullat e "Pakos se Ahtisaarit" apo "Propozimin Gjitheperfshires per Zgjidhjen e Statusit te Kosoves" sipas nenit 143 te Kushtetutes se Republikes se Kosoves, ku nder tjerash thuhet:

    ...
    2. Dispozitat e Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të datës 26 mars 2007 kanë epërsi ndaj të gjitha dispozitave të tjera ligjore në Kosovë.


    3. Kushtetuta, ligjet dhe aktet tjera ligjore të Republikës së Kosovës interpretohen në pajtueshmëri me Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të datës 26 mars 2007. Në rast se ka papajtueshmëri midis dispozitave të kësaj Kushtetute, ligjeve dhe akteve të tjera ligjore të Republikës së Kosovës dhe dispozitave të marrëveshjes, kjo e fundit do të mbizotërojë.
    Ne baze te kesaj dispozite kushtetuese mund te perfundohet se Kosova nuk eshte shtet (normal).
    E drejta per tu veteshpallur dhe vetequajtur shtet eshte dicka tjeter. Asnje rregull e Ahtissarit dhe asnje rregull nderkombetare nuk mund te ndaloje nje popull resp. perfaqesuesit e nje populli apo grupi etnik ta shpallin shtetin e tyre. E drejta nderkombetare nuk ka ligje te shkruara, te cilat duhet te plotesohen, per shpalljen legale te shtetit apo pavaresise.
    Ekziston vetem pajtueshmeri e pergjithshme shkencore, politike dhe shoqerore per kushtet e domosdoshme te ekzistences se nje shteti: Territori, Populli dhe Pushteti. Nese mungon nje nga keto elemente "te domosdoshme" konstituse, atehere ose nuk kemi te bejme me nje shtet, kemi te bejme me nje shtet/pushtet ilegal, territor/shtet te pushtuar apo nen sundim, sundim te perkohshem, koloni dhe forma tjera...
    Te gjitha shtetet, organizatat nderkombetare dhe institucionet nderkombetare kane te drejte qe Kosoven ta trajtojne si shtet (ne baze te Rez. 1244) apo edhe si territor, pjese e Serbise etj. qe ndodhet nen mbikqyrje nderkombetare (sipas Rez. 1244 te OKB-se). Shetet dhe organizatat qe e kane njohur dhe njohin Kosoven si shtet, e bejne kete ne mbeshtetje te plote ne Rez. 1244 te OKB-se, te drejten e pegjithshme nderkombetare dhe rregullat e veta per mardhenjet bilaterale me shtete dhe organizata tjera. Njohja e Kosoves si shtet, pa u bazuar ne Rez. 1244 do te mund te trajtohej si shkelje e te drejtes nderkombetare. Dhe, nje shtet i tille do te mund te akuzohej nga Serbia dhe te denohej nga GJND. Nese Keshilli i Sigurimit te OKB-se nje dite do ta ndryshonte Rez. 1244 te OKB-se ne dem te Kosoves, atehere cdo shtet dhe organizate do te obligohej apo do te lejohej ta terhiqte njohjen e shtetit te Kosoves. Kjo mundesi per momentin eshte vetem teorike, por perderisa ekziston nje rezolute e e tille, apo perderisa Kosova nuk eshte aneatre e plote e OKB-se, njohja e Kosoves si shtet bazohet kryesisht ne nje interpretim te mundshem te Rez. 1244 te OKB-se, i cili ka gjetur mbeshtetje e pjeseshme edhe nga nje vendim i GJND-se.

    Ne baze te Kushtetutes se Republikes se Kosoves, Kosova eshte e obliguar te veproje sipas "Pakos se Ahtisaarit", qe ne realitet eshte "Kushtetuta e Vertete e Kosoves". Ndersa Kushtetuta e Republikes se Kosoves, e cila mund te quhet edhe "Kushtetuta Dekorative e Kosoves" per permbushjen e qellimeve te caktuara politike dhe manipulimin e masave, parimisht nuk sanksionon asnje veprim qe eshte ne pajtueshmeri apo nuk tejkalon "Propozimin Gjitheperfshires për Zgjidhjen e Statusit te Kosoves". Ne kete kontekst, pothuajse asnje veprim i Qeverise se Kosoves kunder sovranitetit, parimeve, dispozitave dhe ligjeve perkatese te nje republike apo shteti nuk eshte i sanksionueshem. Eshte dicka tjeter, nese ne raste konkrete institucionet e autorizuara nderkombetare dhe kombetare, p.sh. Gjykata Kushtetuese, do te vendosnin ne baze te instruksioneve te caktuara politike. Atehere mund te rrejedhin edhe vendime te papritshme dhe (juridikisht) te padrejta.

    Problematika kryesore, per ta shkurtuar diskusionin, eshte manipulimi shume i demshem, per qellime politike dhe perfituese, i masave apo i popullit nga pothuajse te gjitha institucionet relavante kombetare dhe nderkombetare, per gjendjen dhe pritshmerite reale lidhur me statusin aktual dhe te ardhshem te Kosoves...




    Shtrohet pyetja a e pranon LVV Kushtetuten ?!! Ku kjo parti thirret per ti respektuar ligjet dhe kushtetuten!!!!
    Patjeter.
    Nje nder forcat e paketa politike, te cilat e respektojne Kushtetuten e Republikes se Kosoves si duhet. Me perjashtim te papjtueshmerise se kerkeses se VV me Kushtetuten, kur eshte ne pyetje bashkimi kombetar dhe aksionet perkatese simbolike. Por edhe ne kete rast VV mund te thirret ne te drejten nderkombetare per vetevendosje resp. ne nenin 22, pika 3 te Kushtetutes se Republikes se Kosoves dhe dispoziat perkatese lidhur me referendum.

    Respektimi i Kushtetutes nuk vertetohet permes deklarimeve te perditshme per kinse veprime kushtetuese, sic veprojne Thaci&Co, duke keqperdorur mediat nacionale dhe poziten e tyre, per ti arsyetuar edhe veprimet dhe vendimet e tyre antiligjore dhe antikombetare.
    Secili qe nuk vepron ne kundershtim me Kushtetuten dhe ligjet perkates, i cili nuk eshte i denuar per veprime te tilla, parimisht e respekton Kushtetuten dhe ligjin.
    Natyrisht, per Kosoven keso parimesh vlejne vetem kushtimisht. Sepse institucionet perkatese te shtetit nuk funksionojne dhe nuk kane kompetenca si ne shtetet normale demokratike.


    Zoteri, mos i ngatrro simbilet shteterore me ato Kombetare .
    Ne cilin shtet te pavarur dallojne simbolte shteterore (vecanarisht flamuri) nga ato kombetare?

    Fjala nuk eshte per diktatura klasike ish-komuniste, te cilat me dhune sundonin mbi shtete dhe kombe te bashkuara ne konfederata dhe federata te modeleve te ndryshme. Ne keso rastes dallim me simboleve zyrtare te shtetit dhe te kombeve eshte i domosdoshem. Ne te kunderten, do te behej fjale per sundim apo kolonizem klasik te nje shteti dhe kombi ndaj te gjithe tjerve.

    Ne rastin e shteteve multietnike, ku dy apo me shume etni jane numerikisht pothuajse te barabarta dhe krijojne vullnetarisht nje shtet te perbashket, gjithashtu eshte e mundshme te vendosen simbole "neutrale" apo te ndryshme nga ato kombetare te etnive perkatese.
    Por, ne shtete, ku grupi kryesor etnik perben afer 90% dhe grupet tjera vetem 10% nuk eshte as zakon, as e drejte qe simbolet e kombit te mos jene edhe simbolet e shtetit. Per dallim formal nuk ka asgje te keqe qe nje shtet i dyte i te njejtit kombt te kete simbole te ndryshme shteterore. Por, kjo ne asnje forme nuk eshte arsye per te mos vendosur simbolet kombetare krahas simboleve te shtetit, per te mos perdorur vetem simbolet kombetare, kur nuk eshte ne pyetje perfaqesimi zyrtar i shtetit etj.
    Shumica absolute e kosovareve flamurin e Kosoves nuk e konsiderojne dhe nuk e respektojne si flamur kombetar. Prandaj, mungesa e flamurit kombetar krahas flamurit te shtetit, parimisht eshte diskriminim kombetar. Edhe pse "ideatoret e shtetit" te Kosoves mendojne se shteti i tyre do te ishte me i justifikueshem dhe i pranueshem nderkombetarisht, nese kosovaret paraqiten si komb i vecante etj. Ne fakt, per tiu permbajtur te gjitha obligimeve do te ishte nevojitur vetem modifikimi dhe pershtatja perkatese e simboleve kombetare. Bazuar ne rethanat mbreteruese edhe situata aktuale do te ishte e pranueshme, nese rezultatet e shteteformimit do te ishin se paku te kenaqshme. Por, kur kemi parasyesh faktin qe as heqja dore nga simbolet kombetare dhe nga shume simbole dhe parime te domosdoshme per fuknsionimin si shtet nuk na ka sjelle as per se afermi nje shtet te vertete dhe te drejta te krahasueshme me qytetaret e shteteve tjera, atehere edhe kjo tentative mbetet e dyshimte...

    Pakoja e atisarit nuk eshte e pa prekshme,
    Eshte " e paprekshme".
    Perderisa te respektohet. Nese nuk repektohet, ateher natyrisht se eshte e prekshme...

    ...nuk ka ligje nderkomtar qe mundet me ndalue Referendumin dhe vrediktin e nje popeulli...
    Mjafton, nese referendumi i tille nuk njihet dhe respektohet nga faktori relevant vendimmarres. Referendumi ka rendesi vetem atehere, kur pjeserisht apo plotesisht te jete i zbatueshem dhe efektiv...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 26-01-2012 më 05:40

  8. #1168
    Citim Postuar më parë nga prishtina2010 Lexo Postimin
    Ishte edhe debati sante ne tv rtk,,ku njeri i afert me vv,ku me 13.01.2012 dy lider te vv kan depertuar mallara serbe nga serbija per ne kosove ...

    dhe tha shume mire se at ,dhe faktet i ka dhen gazetes zeri nje dite me vone po per qafre arsye nuk e ka botuar ata e din me mire ..

    albini ,rexhepi ,galuku visari jane kunder kosoves shtet sot per sot,,dhe at veq se vetet nuk ajn ne pushtet ...keta po i bejen levizjet paralel me tadiqin en serbi dhe kushtunicen ...

    Rexhep selimi ishte kuder ne lufte ishte pas lufte eshte edhe atni..sikur kurvat edhe ato shume te kqijat bilem,,albin kurti po te ksihte deshire te jep kontribut per ksoven ka pasur kur me than dhe nuk e ka be nje gje te till ,,po iku shkoj ne serbi per ta siguruar milloshi nga lufta se i kishte peremtuar ati se kosoven nuk do ta le rahat edhe kur te pavaresohet sikur qe po ndodhe sot..

    keta patriota shikoni jan me te forte se gjithe miqet e ksoves duke perfeshir edhe amerikanet ketu,,keta vertet jame shume i bindure se eshte ka i financon bogradi dhe rusi ...


    keta nuk e deshiroejn ksoven ne evrop po ne serbi dhe thirren ne emer te qytetarev ,,dhe jane humbes e dine kete keta pisa..

    keta e dojen ksoven sikur shqiperija si ishte e mbyllur per 50 vite keta jane te forte jo bashkpunimin me evropen demokratike turpi i ksoves jane keta dhe ata si i perkrahin keta
    po a bu e kum pa at far djali. Ish kan milic aj. I kish pasun syt e fryt si me kan i biri i Milloradit. Qehren e shkaut e kish pasun.

  9. #1169
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    !!Po sikur nesër policët shqiptarë të bëhen me protestuesit e të ndahen nga milicët!

    ....thuhet se njeriu gjat jetes dy here behet bebë....
    - nje here kur lind eshte bebë taman bebë ...dhe
    - tjetren here kur plaket po ashtu bën gjera dhe fol sikur te ishte femij apo bebë...
    ...ky mr projketi ma kujtoi kete....

  10. #1170
    Perjashtuar Maska e Kosovar.Pr
    Anëtarësuar
    11-01-2012
    Postime
    512
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Lexoje edhe këtë shkrim

    Islam Morina: A po komandohet P(olicia) e K(osovës) -ja nga "ish" UDB-ashët?

    --------------------------------------------------------------------------------
    Disa gazetarë mbetën në shtëpi, e disa u blenë nga politikanë pozitarë e opozitarë, në mënyrë që publiku të informohej si të dojë politika e kalbur në korrupsion, të cilën e dinë të gjithë, por nuk e denoncon thuajse askush.

    Nga, Islam Morina

    Të gjithë e dimë së Shefi Operacional i Policisë së Kosovës (PK) Shpend Maxhuni u bë Drejtor i saj. A ka pyetur ndonjëherë ndonjë gazetar kush është ai?

    Jo. Sepse gazetaria sot është protokollare dhe lajm për ne ishte se ai u bë Drejtor i PK-së. Drejtor Shpendi është i biri i Enver Maxhunit, ish punëtorit të sigurimit serb, i cili ka rrahur shqiptarë në vitet e 80-ta vetëm se ishin veshur kuq e zi apo bartnin plisin e bardhë. Edhe Enveri nuk ka dalë në pension, se dikush mund të mendojë se për të nuk ka vend në institucionet tona, jo, jo edhe ai bart uniformën e PK-së, madje shërben në stacioin numër 4 siç e njohim ne dhe nuk do të çuditesha sikur edhe ai të ketë post të lartë në hierarki ( unë nuk e di çfarë posti mbanë).

    Dikush edhe mund të thotë se Shpendi nuk ka faj për atë çka ka bërë i ati. Në rregull. Edhe unë jam që të mos kryqëzohet Shpendi për fajin e të atit, Enverit, por a është distancuar ndonjëherë ai nga veprimet e të jatit. Unë nuk e kam dëgjuar ndonjëherë ta bëjë një gjë të tillë. Fundja “dardha pik ndër dardhë”. Pyesni bashkëfshatarët e këtyre dy personave a i njohin? Atyre nuk u flet askush nga ta, sepse i njohin dhe e dinë se çka bërë Enver Maxhuni.

    Tjetër rast, kur punonjës të sigurimit serb futen në struktura të sigurisë është edhe Fadil Suloviqi i famshëm që ka rrahur shqiptarë me shkop të Serbisë deri kur NATO-ja ka filluar bombardimet mbi trupat serbe.

    Ju mendoni se ai njeri është në Serbi e po jeton keq, sikundër kam dëgjuar për Ramadan Balën, i njohur edhe si “Dan Lepri i Gllarevës”. Jo, jo, jo! Fadili është në PK dhe madje në një sektor që është shumë i rëndësishëm për sigurinë e vendit tonë, siç është njësia e antiterrorit! Unë po kam frikë të mendoj se çka tjetër mund të ketë në strukturat tona të sigurisë. Ai që deri në sulmet e NATO-s terrorizonte shqiptarët e shkretë në tregun e gjelbër të Prishtinës, të cilët mundoheshin të mbeteshnin gjallë duke shitur pemë dhe perime, tash na mbroka nga terrori!! Se kush është Fadili më së miri e dinë tregëtarët e tregut të gjelbërt të Prishtinës dhe e dinë se si vepronte Fadil Suloviqi, që tash e ka ndërruar mbiemrin. Jo, më nuk e ka Suloviqi, tash e ka Syla, bile i ka lëshuar edhe mustaqet.

    I lumtë Qeverisë se i ka gjetur njerëzit e duhur që kanë me mbrojtë këtë popull nga e keqja, nga terrori e nga dhuna.

    Këta janë tre personat që ua di bëmat e tyre, andaj po flas për ta, dhe për të gjithë kam për të shkruar në momentin që të marr informata se kush janë dhe kush ishin.

    E pra, për këtë arsye nuk çuditem edhe për dhunën që u ushtrua në Podujevë ndaj protestuesve të Vetëvendosjes. Çka mund të presim tjetër nga një polici që komandohet nga ish punëtorët e sigurimit serb të dikurshëm?



    Më dhimbsen ata policë, djem e vajza që kanë dhënë gjithçka nga vetja e tyre dhe janë në gjendje që edhe sot të sakrifikojnë edhe jetën për këtë vend, por dikush ua bëri komandanë - UDB-ashët e dikurshëm ( që ndoshta janë edhe sot !!) dhe pasojat po i vuajnë populli bashkë me policët që po u duhet t’i zbatojnë urdhërat e tyre.

    Një polic që ishte në Merdare me 14 janar, ish ushtarë i UÇK-së më tha: “ Aiii burrë bre, m’u ka dokë vetja si tradhtarë, si shpiun, po a u bihet njerëzve tu bre, a rrehet poplli yt pse po proteston. Pasha një zot që më ka falë po më caktuan në protestë kam me desh uniformen e nuk shkoj ma. Unë jam kanë edhe jashtë e di qysh vepron policia ndaj qytetarëve të vet në kësi rastesh. Ska pasë nevojë me i rreh e me i arrsetu hiq, po si të kish ra nata asnjë s’e kishe pa aty, se s’kishin mujt me njet prej të ftohtit”, rrëfen polici i shkretë që ishte në siklet se si të veproj po u caktua në protestën e 22 janarit të paralajmëruar nga Vetvendosja.

    Kjo tergon se pse vidhet dhoma e dëshmive e nuk zihet hajni kurr dhe pse rrahen protestuesit, tregon edhe sa në pozitë të vështirë janë edhe disa nga policët që caktohen në protesta të tilla, ku qytetarët tanë hanë dajak, por ka edhe nga ata qe mezi presin të caktohen në protestë.
    __________________

    Me e keqja esht kur krye shpihuni i quan te tjeret shpihuna ky fare Morina i kryeshpihunit Rrahmon Morina.


    Tjetër rast, kur punonjës të sigurimit serb futen në struktura të sigurisë është edhe Fadil Suloviqi i famshëm që ka rrahur shqiptarë me shkop të Serbisë deri kur NATO-ja ka filluar bombardimet mbi trupat serbe.
    A?e dine ti Projekti se kushe esht Fadil Syleviqi Syla njeher .

    Ja ta them une Fdile Syla ka qen dhe esht Shqiptari me i Kualifikuar dhe me i Specializuar ne lemin e Kriminalistikes jo ne Kosove por ne ishe-Jugosllavi e verteta esht se ky Fadili ka studiuar ne Beograde e gjetiu Kriminalistiken po ashtu e vertet esht dhe ket e dine Prishtinalit se kur ka sherbyer Fadil Syla ky ju ka kajte nanen Hajnave te Prishtines e vertet esht se me ardhjen e Fadilit ne detyre si shef i Kriminalistikes per Prishtine ky e ka qrrenjose Krimin e Organizuar dhe Hajnat i ka qite ne dy gujte duke e ulur ne Minimum kriminalitetin dhe duke krijuar Siguri per te gjithe Qytetaret e Prishtines dhe ket e dine te gjithe ata te cilet jetojne ne Prishtine Fadil Syla esht marre vetem me Hajnat dhe krimin e organizuar ne rajonin e Prishtines dhe sa di une ky kurre nuk ka maltretuar Shqiptare tjer perveq hajnave qi ju ka kajte nanen .

    Po ashtu Koha tregoje se ky Fadile Syla kishte qen njeri i Qeveris se athershme te Kosoves dhe celulave te UCK,se brenga sturukturave pushtuse te Serbise me qka e ka ndihmuar shume Kosoven dhe UCK.ne dhe ket e dine me se miri Komandat Remi i Llapit te cilve me Vone edhe ju bashkangjitet Fadil Syla ku ka dhen kontribut shume te madhe vete dezerimi dhe bashkangjitja e Fadilit me UCK:ne esht percjell me ikjen e Fadili me nje Kamione perplote Aramatime po ashtu si starteg qe ishte Fadil Syla shum her i ka futur edhe vete Serbet ne konflikte duke i ber qe te Luftojne nderveti me manipulimet qe ju ka ber permes Radiolidhjeve .


    Normale se sote Fadil Syla ka nje pozite shum te larte ne Policin e Kosoves sps pa Fadili Sylen Prishtine do te jete nje Gjungulle ne dore te Arushave Hajnave dhe kriminelve te Prishtines e sikur te terhiqej sote Fadil Syla nga Pozita une ju garantoje se Krimi dhe hajnia ne Prishtine do te shtohen per 100%.

    Tjera her ti Projekt mesoje senet mire para se ta citoshe nje Sharlatane te Rrrahmane Morines
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kosovar.Pr : 27-01-2012 më 13:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •