Close
Faqja 123 prej 127 FillimFillim ... 2373113121122123124125 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,221 deri 1,230 prej 1268
  1. #1221
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    O tash o Kurr !!!
    a ju ka kall bishti a hahahaha

    mos kini dert se krejt katuni i Binxhes
    po ardhke i kishin organizue donqiqet

    po ju te vetfundosjes kini me u ba hor
    kini meu sakatue ne mes veti si heren e fundit te dheu i bardh
    qe e skuqt tuj u pre me thika

  2. #1222
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    a ju ka kall bishti a hahahaha

    mos kini dert se krejt katuni i Binxhes
    po ardhke i kishin organizue donqiqet

    po ju te vetfundosjes kini me u ba hor
    kini meu sakatue ne mes veti si heren e fundit te dheu i bardh
    qe e skuqt tuj u pre me thika
    Hahahahah, te dheu i bardhe i lypshin policine kur ja nisen me i ther ne mes veti. Huligana bre.

    Une mendoj qe me mire ka qene me ja dhen organizimin e demonstrates Donciceve, ne kete menyre behet proteste e perbashket ne mes BIA-se dhe Vetevendosjes.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  3. #1223
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin

    Berisha: Serbia e pranoi pavarësinë e Kosovës

    E premte 24 Shkurt 2012, 19:39
    Kryeministri Sali Berisha vlerësoi marrëveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke e cilësuar si një akt të një rëndësie të veçantë, që bën të mundur përfaqësimin e Kosovës në procesin e integrimit rajonal dhe Europian si shtet dhe vend i pavarur. “Vërtet marrëveshja parashikon përdorimin e një fusnote si një kompromis ndërmjet palëve, por pranimi i saj nga pala serbe është pranimi de facto dhe de jure i Kosovës si shtet dhe vend i pavarur”. “E vërteta e pakundërshtueshme është se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe njohjes së Kosovës si shtet i pavarur nga SHBA, Franca, Britania, Gjermania, Italia, Japonia dhe mbi 90 % e vendeve të lira të botës dhe pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, Rezoluta 1244 e OKB-së është thjesht një replikë në arkivin e një kohe që nuk kthehet kurrë më, një letër e vdekur që nuk i besojnë as ata që e citojnë”.

    Thaçi e harroi Deklaratën


    Premtimet e kryeministrit të Kosovës edhe një herë nuk u realizuan. Ka disa ditë që Hashim Thaçi thotë se pala kosovare në dialogun që është mbajtur për tri ditë në Bruksel do ta pranojë marrëveshjen vetëm nëse në fusnotën e Kosovës shkruan edhe Deklarata e Pavarësisë.

    Megjithatë, lajmi nga Brukseli tregoi diçka krejt tjetër, Kosova tash e tutje do të prezantohet në rajon përmes një fusnote në të cilën Deklarata e Pavarësisë nuk është si element i veçantë.

    “Ky përcaktim është pa paragjykim për pozicionet rreth statusit, dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 dhe opinionin e GJND-së mbi Deklaratën e Pavarësisë të Kosovës” do të shkruajë në fusnotën me të cilën Kosova do të prezantohet në nismat rajonale.

    Kjo është konfirmuar përmes një komunikate të Këshillit të BE-së, ku tregohet se është arritur pajtimi edhe për protokollin teknik për marrëveshjen e IBM (Menaxhimi i Integruar i Pikave të Kalimit), pasi përfundoi takimi mes Edita Tahirit dhe Borko Stefanoviqit, takim ky i ndërmjetësuar nga përfaqësuesi i këtij Këshilli, Robert Cooper.

    Ky i fundit , përmes një videoxhirimi të postuar në faqen e internetit të Këshillit të BE-së, ka thënë se të dy marrëveshjet në forma të ndryshme kanë rëndësi shumë të madhe.

    “Për Bashkimin Evropian marrëveshja e ‘Bashkëpunimit rajonal’ është shumë e rëndësishme pasi vetë organizata (BE) mbështetet në bashkëpunime rajonale në tërë Evropën. BE mbështetet në idenë që sa më shumë qeveri të komunikojnë me njëra-tjetrën aq më mirë do të jetë për mirëqenien dhe sigurinë e të gjithëve. Këtë ne duam që ta aplikojmë edhe në Ballkan, që sa më shumë njerëz flasin me njëri-tjetrin, aq më mirë do t’i trajtojnë çështjet e tyre, në veçanti në një rajon më të vogël”, ka thënë Cooper.

    “Lehtësuesi” i dialogut Prishtinë – Beograd ka folur edhe për rëndësinë e marrëveshjes në aspektin e sigurisë, duke kujtuar problemet që ka pasur më parë Ballkani.

    “Sa më shumë që njerëzit atje njihen dhe takohen me njëri-tjetrin gjërat shumë më pak mund të shkojnë keq”, ka vlerësuar Cooper.

    Ndërkaq, në komunikatën e Këshillit të BE-së, sqarohet se me këtë marrëveshje të arritur Kosova tash e tutje do ta përfaqësojë veten me të drejtë nënshkrimi.

    “Marrëveshja do t’i lejojë Kosovës të marrë pjesë dhe të nënshkruajë marrëveshje të reja në emër të vetin dhe të flasë për veten e saj në të gjitha takimet rajonale”, shkruan në komunikatën evropiane, duke e sqaruar se deri tash këtë gjë e ka bërë UNMIK-u në emër të vendit tonë.

    Arritjen e marrëveshjes e ka përshëndetur edhe përfaqësuesja për Politikë të Jashtme e BE-së, Catherine Ashton, e cila përmes një deklarate të përbashkët me komisionarin për zgjerim, Stefan Fyle, thotë:

    “Dua t’i përshëndes të dyja palët për këto dy marrëveshje substanciale. Njëra e funksionalizon marrëveshjen për menaxhimin e integruar të pikave të kalimit. Tjetra e konsolidon bashkëpunimin rajonal dhe e siguron që të gjithë përfaqësohen në mënyrën e duhur. Të dy këto marrëveshje janë hapa para në rrugën evropiane”, ka vlerësuar Ashton.

    Ashton s’ia konfirmon “pakon” Thaçit

    Mirëpo, kur është në pyetje ato që do të përfitojë Serbia dhe Kosova nga këto marrëveshje, vlerësimi i kryediplomates evropiane dallon me atë që e thotë qeveria e Kosovës.

    Pasi u bë publik lajmi për arritjen e këtyre marrëveshjeve, kryeministri i Kosovës edhe një herë e ka arsyetuar pranimin e fusnotës me formulën tashmë të njohur me një pako stimuluese që do ta përfitojë Kosova. Gjatë konferencës që u mbajt në ndërtesën e qeverisë së Kosovës, Thaçi tha se ky kompromis i ka siguruar Kosovës mundësinë e nënshkrimit të kontratave me BE-në.

    Sidoqoftë, pak më ndryshe e vlerëson Catherine Ashton, e cila ka sqaruar se për Kosovën kjo marrëveshje vetëm “krijon mundësi për progres të mëtutjeshëm në lidhje me marrëdhëniet kontraktuale me BE-në”. Komunikata me citatet e Ashtonit në asnjë fjalë nuk e thotë që kjo temë është e sigurt për Kosovën.

    Më tej deklarata e përbashkët e Ashtonit dhe Fyles thotë se në këndvështrimin e perspektivës evropiane për Kosovën, “Komisioni do të propozojë që të lansojë një studim fizibiliteti për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit mes Kosovës dhe BE-së”.

    Thaçi: Kurrë s’marr vendime në dëm të vendit

    Kryeministri i Kosovës e ka pranuar që kompromisi i arritur me Serbinë për mënyrën se si do prezantohet Kosova në nisma rajonale nuk është diçka që gëzon banorët e Kosovës. Sidoqoftë ai e ka arsyetuar vendimin me bindjen e tij se kosovarët e kanë parasysh që Hashim Thaçi nuk do të marrë asnjëherë masa që e dëmtojnë vendin. Ai e ka kujtuar se kur je në pozitën e kryeministrit ka jo rrallë herë raste kur duhet marrë vendime të rënda që shkojnë përtej programeve të partive dhe politikave ditore.

    “Unë jam i vetëdijshëm që veprimi i qeverisë nuk është shumë populist”, ka thënë kryeministri për të vazhduar më pas, “Me këtë marrëveshje e larguam përgjithmonë UNMIK-un nga tavolina e përfaqësimit të Kosovës. Kjo marrëveshje, në asnjë rrethane nuk e zbeh shtetësinë e vendit tonë. Përkundrazi, e forcën atë, duke i dhënë Kosovës vendin e saj të merituar në të gjithë mekanizmat ku do të përfaqësohet”.

    Kryeministri Thaçi nuk iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse është detyrim ligjor që ky kompromis të kalojë përmes Kuvendit të Kosovës dhe as nuk ka pranuar të komentojë nëse është menduar për dorëheqje gjatë këtyre ditëve kur është përballur me presion.

    Edhe presidentja e vendit, Atifete Jahjaga e ka vlerësuar si pozitive marrëveshjen e arritur në Bruksel.

    E para e vendit përmes një deklarate të lëshuar për medie ka thënë se dialogu që po zhvillohet në Bruksel ndërmjet dy shteteve sovrane dhe të pavarura, dy vende fqinje e të barabarta, ndihmon në normalizimin dhe shtendosjen e marrëdhënieve, në lehtësimin e jetës e të punës së qytetarëve dhe qarkullimin e lirë të njerëzve dhe të mallrave.

    “Konkretizimi i rrugës evropiane për Republikën e Kosovës, me vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale me BE-në dhe me fillimin e studimit të fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, do të përshpejtojë integrimin e Kosovës në BE dhe do të mundësojë thellimin dhe zbatimin e reformave në vend”, ka vlerësuar ajo.

    Jahjaga u ka bërë thirrje “të gjitha institucioneve, partive dhe subjekteve politike dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që t’i japin mbështetje konkrete kësaj marrëveshjeje, të gjithë procesit të dialogut dhe rrugës së Republikës së Kosovës shtet sovran dhe i pavarur në proceset e integrimeve euroatlantike”.

    Vetëvendosje thërret në protestë

    I vetmi subjekt opozitar në Kosovë që ka folur hapur kundër marrëveshjes Prishtinë Beograd për “nismat rajonale” është Lëvizja Vetëvendosje. Përmes një konference me gazetarë, kreu i subjektit të tretë politik të vendit, Albin Kurti ka vlerësuar se me këtë marrëveshje “Republika e Kosovës është privatizuar”. Kurti ka thënë se vendimi për këtë gjë është personal i Thaçit dhe se ndaj tij nuk obligohen institucionet e shtetit e as shoqëria e populli ynë.

    Deklarimin para medieve, Albin Kurti e ka përfunduar me vlerësimin se “dialogu i Brukselit është realizim i kërkesave të Serbisë”, shtet ky që sipas udhëheqësit të VV tash po realizon qëllimet e saj përmes kryeministrit të Kosovës.

    Serbia fitoi

    Sipas njohësve të procesit të integrimit evropian, në këto përpjekje për të fituar sa më shumë nga BE, fituese e qartë ka dalë Serbia. Shenoll Muharremi vlerëson se “Fitues kryesor me këtë marrëveshje është Serbia. Ajo ishte në presion të përmbushë kriterin e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal dhe me suksese arriti ta shndërrojë situatën asisoj që ajo të avancojë dhe ta fitojë statusin e kandidatit – ende pa i eliminuar strukturat paralele në veri të vendit dhe duke vendosur 1244-shin në fusnotë”.

    Megjithëse për ekspertin Muharremi avancimet që i përmenden Kosovës dhe perspektivës evropiane të saj, kërkojnë plotësimin e një sërë kushtesh.

    “Për të jetësuar perspektiven evropiane, vendi ynë prapëseprapë duhet t’i zbatojë reformat dhe të përmbushë kriteret – element ky jo mirë i kuptueshëm nga lidershipi. Ky njoftim është konfuz, kur dihet se BE-ja edhe shumë herë më parë është deklaruar rreth perspektives evropiane të Kosovës - pasiqë të përmbushen kushtet”.

    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/4...oi-deklaraten/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #1224
    Hoxhaj: Kosova sërish si UNMIK në OKB


    Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, nuk e sheh si kompromis faktin që do të mbajë para vetes një fusnotë që i referohet Rezolutës 1244 dhe Opinionit të GJND-së sa herë që do të marrë pjesë në takime kur prezent mund të jetë edhe ndonjë shtet që nuk e ka njohur Kosovën.

    Ministri e pranon se në OKB do të vazhdojë të prezantohet edhe me UNMIK-un, por strategjia e Republikës së Kosovës, sipas tij, do të ndryshojë kur të arrihen 100 njohje, shkruan “Koha Ditor”.

    “Në KS të OKB-së, mjerisht ashtu siç nuk e bën asnjë ministër i rajonit, ish-ministri Hyseni e ka bërë mbi 20 herë. Unë mjerisht e kam bërë shtatë-tetë herë, duhet të raportojmë kështu, derisa dy anëtarë të përhershëm, Rusia dhe Kina, mendojnë se duhet raportuar për Kosovën”, ka thënë ministri Hoxhaj

    Në një intervistë për këtë të përditshme, ministri ka thënë se pret qasje më pozitive ndaj Kosovës të pesë vendeve anëtare të BE-së dhe pret lëvizje të tyre drejt njohjes. Sipas Hoxhajt, tek tash ka nisur ora evropiane e Kosovës me të drejtën për të pasur studim të fizibilitetit.


    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/4...-unmik-ne-okb/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #1225
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Zgjohu shqiptarë se po të rrezikohet atdheut nga tradhtarët e kombit !

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!

    hashimi me hijenat e tijë antishqiptare do të mbajë këtë rexhim diktatorial me ndihmen e serbisë , por ai e di mirë që populli shqiptarë, nëse asgjë tjetër nuk ka bërë , ka luftuar diktaturen gjatë gjith historis , dhe këto do ta bëje edhe tani.

    hashimi e ktheu ushtrin e policin e shkaut në Kosovë , për ti ndihmuar!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  6. #1226
    E ore Pika Kufi 1.31 Alias Llapi, dhe Gogi, edhe ministri i Jashtem i Ish Republikes se Kosoves tani Kosovo 1244 UNMIK Made In Serbia, qartazi tregon se Kosova ne OKB do paraqitet si ne vitet 1999 - 2007 me ane te UNMIKU-t.

    Hasim Taci permes bisedimeve me Serbine, dhe ju te dyte dhe ca (kamisha) tjere ketu, goxha keni kryer punet mire qe keni pase nga Delli dhe nga Tadici, besoj qe tani ky mund i madh do ju shperblehet, me te vertete keni bere aq pune te madhe per Serbine.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #1227
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    po a ka ma veshtir per juve se askush su pyet
    ju muni me vajtue ter diten e naten
    e su pyet kush
    vota e popullit o jarana po vendos tash
    e ne e kembesimin e keti populli
    e ju ke perfaqsoni ju
    as familjet e juaja jam i bindur
    gjynaha o gjynaha

  8. #1228
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Ambasadori DELL !

    Eshte Kryeminister i Kosoves

    Kryetar i Parlamentit

    Kryetar i Gjykates Kushtetuse

    Kryetar i Kosoves

    Minister i Jashtem

    Dell
    I kercnone partite opozitare !

    Delli per interasa te gjostrategjike e fundosi Republiken e Kosoves per Interesa te srebis sepse serbia e kercnoj EU se ajo dote shkone ne drejtim te Rusise!! EU meniher ndermori nje strategji, sebashku me usa, per te aferuar shkinin ne EU, ne kurrizin te shqiptarve te Kosoves !!!!!

    Ne ase nje vend te Botes nuk ka ambasador, te nderhy ne rregullimin e nji shteti sovran ai ose ajo nuk mundem me qendrue ne ate shtete ku kercnohet interasat e nje shteti dhe fyhet opozite !!!
    Nese Delli i thote se edhe kjo eshte demokeraci, une dote thoja se Fidel Kastro dhe shteti i tij, paska ma shume demokeraci se ne shqiptaret ne Kosove.
    Diktatura e Dellit dhe ajo e Fidel nuk kane dallim njera me tjetren !!!
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  9. #1229
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    LAMBSDORF: KURTI NACIONALIST ME QEVERI TË VET, POR JO MË SERBË

    Nga Express 25 Shkurt 2012 14:54



    Vlerësimet gjermane për dialogun, hapjen e perspektives evropiane dhe Albin Kurtin.

    Interesimi gjerman për shtyrjen e procesit të Kosovës drejt zgjidhjes se plote duket qartë se nuk ka shënuar aspak rënje. Ky preokupim që është artikuluar më qëndrimet e njohura të kancelars Angela Merkel, në një mënyrë vazhdon edhe përmes intensitetit më të ri të diplomacisë gjermane.

    Vizita e ministrit të Punëve të jashtme gjermane, Guido Westerwlle,ne Beograd,vetëm se e konfirmoi. Ai shkoi për të shtyrë në çastin e fundit gjetjen e një zgjidhje që është në interes të Kosovës, para se gjithash që përmes instalimit të bashkëpunimit të drejtpërdrejt në mes Kosovës dhe Serbisë, të mbyllet edhe vrima e e fundit e preteksteve që pesë shtetet e BE-së nuk po e njohin Kosovën.

    Sekretari i Shtetit në MPJ-në gjermane Nik Lambsdorf, tha mbrëmë se është çështje orësh apo ditësh kur në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të arrihet një marrëveshje. Përndryshe, Serbia nuk mund të fitojë kandidaturën për BE.

    Sa i përket çështjes së veriut të Kosovës, diplomati gjerman tha se pas mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi edhe ky problem do të zgjidhet. Natyrisht, jo menjëherë dhe në mënyrë të plotë, por një gjë do të jetë e qartë se kufijtë e Kosovës janë të pacenueshëm. Kjo është çështje e kryer dhe e panegociueshme.

    Pranimi i fusnotës nga ana e palës kosovare, në të vërtetë ka bërë që pesë shtetet e BE-së, të mos kenë më arsyetim të hezitojnë në njohjen e Kosovës. Nëse Beogradi pranon bashkëpunimin dhe marrëveshje më Prishtinën, çka kanë më arsye të presin të pesë vendet e BE-së që nuk e njohin Kosoven? Pyeti Lambsdorf! Dhe shtoi se këto vende nuk mund të jenë më serbe se Serbia.

    Nga gjithë kjo që ky diplomat mbrëmë tha në lokalet e MPJ-së gjermane, gjatë promovimit të librit për Kosovën „Grand Hotel Kosova“ të autorit Dr. Andrea Wittkowsky, rezultonte vendosmëria për të afruar sa më shpejt Kosovën në strukturat e BE-së, duke hequr barrierat e fundit që janë krijuar nga pese shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën. Parakushti elementar për të ushtruar presion mbi këto pesë shtete është arritja e marrëveshjes në mes Prishtinës dhe Beogradit. më shkurt, efekti i gjithë marrëveshjes është krijimi i kushteve për politike unike në BE rreth Kosovës.

    Z.Lambasdorf e tha qarte se Kosova nuk mund më të bllokohet në marrëdhëniet kontraktuale më Brukselin. Pra, në përgjithësi ideja që përcillte frymën e diplomatit gjerman, ishte hapja e portave të mëdha për Kosovën në Bruksel, sepse koha nuk pret.

    Një çështje tjetër e diskutimitmit ishte edhe qëndrimi i Lëvizjes „Vetëvendosja“, përkatësisht Albin Kurtit. Duke komentuar vlerësimet e një diskutuesi se Albi Kurti është një nacionalist dhe paraqet rrezik për paqen në Kosovë dhe Ballkan, Nik Lambsdorf tha se para pak kohësh është takuar në Berlin më Kurtin, dhe vlerësimi tij është ky: Kurti është shume ma tepër nacionalist kundër Qeverisë së tij sa sa kundër serbëve.

    Kurti nuk paraqet problem të madh, sepse asnjë parti në Kosove nuk dëshiron as sot e as nesër të krijoje qeveri të përbashkët më Vetëvendosjen. Nacionalizmi tek shqiptaret e Kosovës duhet shikuar më rrethanat e atjeshme. Shqiptaret e Kosovës kanë përjetuar aparteid dhe luftën më serbet. Për tu tejkaluar kjo duhet më shume kohë. Këtë na mëson edhe historia e pas luftës në Gjermani,tha Lamsdorf.

  10. #1230
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    http://www.facebook.com/notes/l%C3%A...50589546245888


    Te nderuar kush jani te interesuar te Nenshkruani kete peticion Klickoni linkun

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •