Ni thanie m'pelqej tej mase sot n'proteste:
"O Hashim o mutt
Dil jashte e mos u tut"
Ni thanie m'pelqej tej mase sot n'proteste:
"O Hashim o mutt
Dil jashte e mos u tut"
Kombi mbi të gjitha
Rrëfimi i Fahredin Muratit se si ishte rrahur me të dal me 73 vjeçarin nga xhamia
Në ditën kur aktivistët e Vetëvendosjes ia kishin mësyer kufirit në Merdare dhuna e cila pëlsiti gjatë kësaj proteste përveç personave që ishin në turmë dhuna nga policia nuk i ka kursyer as qytetarët e rëndomtë. Njëri ndër ta ishte edhe Fahredin Murati të cilin e kishte pritur dajaku me të dalë nga dyert e xhamis me një person të moshuar.
Policia më 14 janar nuk e kanë kursyer as fen e as kombin.
Duhet bërë një seleksionim në polici mes policëve të Policisë së Kosovës dhe Policëve të Hashimit. Unë qëllova në policët e Hashimit të cilët mmë kanë rrahur sapo dola nga dyert e xhamis. Isha me një plak duke dal nga xhamia. Polici me numër 7755 më rrahu pa prit e pa kujtu pa marrë unë hiq pjesë në protest. Derisa po dilnim me plakun nga xhamija ai kërkoi me leje ta kalon kordonin e policis. Polici me numër 7755 i tha ec shpejt. Plaku i tha 73 vjet i kam s’muj me kalu shpejt por po rri ketu. Unë ndërhyra I thash pse bre burrë po e maltrertoni plakun më tha kush je ti. I thash a s’po më njeh ? Se unë jam i lindur e i rritur në Podujevë. Isha anëtarë i çetës së llapit me 1993.
Polici më tha largohu andej dhe në një mënyrë arrogante ma ngjiti Kleqken e mandej më ka rrahur vetë i pesti. Më pas më kanë dërguar në stacion policorë. Me ju thënë të drejtën deri në ora 12 të natës as frym s’kam mujt me u ngop si pasoj e rrahjes që më kanë bërë” thotë Fahredin Murati për kosovalbaner.com.
Kombi mbi të gjitha
Protestat (apo aksionet) paqesore, edhe bllokimi i rrugeve, nuk jane as te jashtligjshme, as antikushtetuese dhe kurrsesi antidemokratike.
Rruget bllokohen vazhdimisht edhe ne Gjermani dhe ne shume vende tjera demokratike. Policia dhe organet pergjegjese te shtetit e kane pastaj per obligim ti zhbllokojne ato me durimin me te madh duke i larguar protestuesit nje nga nje, dhe jo duke perdorur ne radhe te pare mjetet e fundit te dhunes...
Pra, "te denueshme ligjerisht dhe moralisht" jane reagimet antikushtetuese dhe antidemokratike te shtetit resp. te pushtetit aktual, apo instrumentalizimi i policise per qellime politike dhe personale..
E pakuptueshme?Protesta qe kane per qellim "bllokimin e pikave kufitare" nuk jane protesta kunder pales serbe apo bizneseve serbe, jane protesta kunder shtetit demokratik te Kosoves.
Cfare eshte "rrugaceria politike" konkretisht?Keto protesta jane te ngjashme me dhunen qe pame ne 21 janar 2011 nga protestat e opozites shqiptare ne Tirane. Kjo ka vetem nje emer: rrugaceri politike!
Dhe, protestat ne Kosove nuk kane te bejn fare me ato ne Shqiperi. Ne Kosove protestohet per mbrojtjen e shtetit dhe kombit, jo per vjedhjen e votave apo mospranimin e rezultateve te votes. Reagimet e te gjitha partive dhe grupeve te interesit ne Kosove, sa i perket votes, ishin absolutisht korrekte, pavaresisht parregullsive dhe vjedhjeve qe shoqeruan ato. Prandaj, eshte e papranueshme qe lufta e hapur e PS resp. Edi Rama per pushtet te krahasohet me protesten kunder nje shteti armiqesor te Kosoves, i cili njekohesisht me politiken dhe veprimet e tij te nohura kunder Kosoves, edhe po perfiton ekonmokisht nga Kosova.
E pakuptueshme.Nuk ka ngelur as fati i Kosoves dhe as ceshtja jone kombetare ne duart e Albin Kurtit.
Ne nje shtet po, por jo ne vende si Kosova.Populli shqiptar i zgjedh me voten e tij te lire ata qe duhet te drejtojne qeverine e vendit, dhe te flasin ne emrin e gjithe interesave te popullit te Kosoves.
Kosova nuk eshte shtet (normal) dhe si i tille nuk mund te krahasohet me shtete normale demokratike ne rrethana normale apo optimale.
Kosova ndodhet ne lufte e brendshme dhe e jashtme per formimin e shtetit, per mbrojtjen e territorit dhe arritjen e pavaresise dhe lirise si vendet dhe popujt tjere te krahasueshem. Ne kete stadium te zhvillimit eshte absolutisht absurde qe Qeveria te vendose ne emer te popullit per fatin dhe te ardhmen e shtetit dhe te kombit. Ne keto rrethana Qeveria do te duhej te ishte vetem teknike dhe pa kompetenca te nje Qeverie normale te nje shteti normal demokratik. Per cdo ceshtje qe ka te bej me shtetformimin, integritetin territorial, sovranitetin dhe ceshtje tjera qe nderlidhen direkt apo indirekt me to, do te nevojitej se paku miratimi i Kuvendit. Me miratim nuk nenkuptohet miratimi formal per bisedime apo dialog te papercaktuar, pavaresisht qe aty permenden vijat e kuqe etj., por miratim te te gjitha pikave te marreveshjeve dhe pajtimeve te arritura. Ne te kunderten, Qeveria do te kishte mundesi cfardo marreveshje apo pajtimi ta interpretonte sic i pershtatet dhe ta shpallte ne perputhshmeri me vullnetin e Kuvendit dhe te popullit...
E pakuptueshme?Vetem qeveria e Kosoves, Kuvendi i Kosoves, presidenca e Kosoves kane te drejte te dalin e flasin ne emer te popullit te Kosoves e te mbrojne interesat e tij.
Konkretisht...?Nuk kane ngelur interesat tona te perfaqesohen nga njerez sharlatane si Albin Kurti, qe jo vetem qe nuk po e ndihmon situaten ne Kosove, por po minon gjithcka qe shteti i Kosoves ka arritur ne keto 2 dekadat e fundit ne Kosove.
Populli apo qytetaret kane te drejte te plote te demostrojne, protestojne dhe organizojne aksione kunder vendimeve dhe veprimevete caktura te Qeverise, te institucioneve tjera shteterore dhe private, te personave dhe grupeve te caktuara etj... Kjo eshte e drejte themelore demokratike.Nese populli i Kosoves eshte i pakenaqur me qeverisjen e vendit, opozita nuk behet ne rruge, behet ne Kuvendin e Kosoves.
Edhe partite parlamentare dhe deputetet gezojne te njejtat te drejta.
Ceshtje, te cilat per shkak te natyres se tyre dhe rrethanave mbreteruese ne Parlament dhe ne vend nuk mund te zgjidhen ne Kuvend, madje as te diskutohen aty sic e meritojne, patjeter mund te barten ne rruge, ne forme te protestes apo aksionit protestues. Keshtu ndodhe ne te gjithe boten demokratike.
Fakti qe ne Kosove temat apo konfliktet, per te cilat protestohet dhe organizohen aksione te tilla, jane pakrahasueshmerisht me te rendeshishme dhe me politike se ne shumicen e vendeve normale demokratike, gje qe automatikisht shkakton reagime me te ashpera te te gjitha paleve, eshte vetem vertetim per mosfunksionimin e imitimit absurd te shtetit nga ata te cilet flasin, veprojne dhe vendosin ne emrin e tij dhe nga ata, te cilet per interesa te vendeve te tyre e perkrahin nje absurditet te tille...
Qeveria patjeter rrezohet edhe ne rruge...Qeverite nuk rrezohen ne rruge, rrezohen ose ne Kuvend me mocion mosbesimi, ose ne zgjedhjet e ardhshme.
Me rendesi eshte vetem qe pushteti te vendoset me voten e qytetareve. Se si vjen deri te votimi nuk ka rendei te madhe. Qeveria qe nuk eshte ne gjendje ti perballoje kritikat dhe protestat, duke ju permbajtur njekohesisht ne masen me te madhe te mundshme rregullave demokratike dhe kushtetuese, nuk e meriton te mbete ne pushtet. E njejta vlene edhe per Qeverine, e cila perdore dhune te tepruar, vetem per ta mbrojtur pushtetin. Mandati i asnje Qeverie nuk eshte i garantuar...
Botes nuk i intereson Kosova.Ashtu si populli i Kosoves nuk reflekton vlera kur imiton ekstremistet serbe me akte te tilla vandaliste. Me akte te tilla, nuk i tregojme botes qe jemi nje popull i qyteteruar, por qe jemi nje popull po aq i prapambetur sa edhe pala serbe qe ben akte te tilla.
Po te vlente kjo qe thua ti, atehere serbet, por edhe greket, rumunet etj. qe po protestojne aktualisht, do te trajtoheshin nga "bota" (edhe historikisht) shume me keq sieshqipetaret apo kosovaret. Ne shume raste ndodhe e kunderta. Prandaj, ai argument nuk qendron...
Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 17-01-2012 më 00:48
AI kritikon policinë e Kosovës për “forcë të tepruar”
Organizata Amnesty International ka kritikuar atë që e cilëson si forcë e tepruar e përdorur nga policia e Kosovës kundër protestuesve në dy demonstratat e 14 janarit.
Në një deklaratë për shtyp, organizata thekson se policia kishte përdorur gaz lotsjellës, shkopinj gome, dhe pompat e ujit në kushte të temperaturave nën zero.
Organizata nënvizon karakterin paqësor të protestës. Amnesty International përshkruan në deklaratë rrethanat e precipitimit të situatës.
Policia u kishte dhënë urdhër protestuesve të largoheshin dhe më pas kishte ndërhyrë për t’i shpërndarë, duke rezultuar në plagosjen e dhjetëra vetëve dy prej të cilëve anëtarë të Vetëvendosjes të cilët sipas njoftimeve ishin rrahur nga forcat e rendit, pas arrestimit.
Amnesty International ndalet edhe tek incidentet në protestën pranë pikëkalimit Dheu i Bardhë, ku demonstruesit kishin raportuar se ishin qëlluar me këmbë dhe ishin shkelur nga policia.
Në analizën e saj, organizata thekson se sipas raporteve të medias, incidentet filluan pasi policia kishte ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit.
Amnesty International vazhdon më tej se standardet ndërkombëtare kërkojnë që niveli i forcës së ushtruar të jetë proporcional dhe në përputhje me ligjet e vendit dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të cilat theksojnë se “në shpërndarjen e grumbullimeve të paligjshme, por paqësore, policia duhet të shmangë përdorimin e dhunës, ose kur e sheh të pazbatueshme, të përdorë forcë në minimumin e nevojshëm”. /VoA/
http://www.zeri.info/artikulli/1/1/4...ce-te-tepruar/
Vallah po quditna me disa disa qe po thon vvv-ja mire e ka. Per deri sa eshte opozite ka drejte veq me fol bla blan bla bla bla bla me akuzu e jo me u mundu me lujt rrolin e Pozites qe ajo me u qu me i blloku kufijt. Se kjo te jep me kuptu qe ketu ska shtet as ska pus.
Qeveria ka lujt vepru ne menyre superProfesionale ka deshmu qe ka shtet dhe eshte e gatshme te siguroj qdo levizje te qdo qytetari dhe tash me 19 do te filloj dialogu per levizje te lire per ne Kosovaret.
VVV-ja po te mos ishte parti tash parlamentare edhe te dilte neper rruge te bllokonte rrugicat po te ishte thjesht organizat si ata ne veri te mitrovices askush nuk do te ja shifte per te madhe.
Ne cilen qeveri te thacit jane vrar 456 persona dhe kushe jane te vraret?
qeveria e perkoheshme eshte shperber ne fillim,janar 2000,ne ate kohe pushtetin e ka pase unmiku e jo thaci,rugova e bukoshi.Pse na qenka pergjegjes thaci nese nje shqiptar ka vra shkie e magjup?pse na qenka thaci pergjegjes kur vriten babditet ne dukagjin?
Shumica e ketyre vrasjeve kan ndodhe ne rajonin e dukagjinit,hakmarrje ndaj serbve dhe magjupeve,dhe perleshje te bandave te ldk e aak per pushtet ne dukagjin.
bllaca e bandit te tjer kan me u pergjegj per krimet e kryera,por keta kriminel nuk mund ta kriminalizoin tjetrin,partin,shtetin ,eshte e kot kjo propaganda juaj eshte pjes e fushates mediale te ojq,e filluat me dik mart surrovin e ku me dit ku doni me dal,ma mire plasni se kot e keni.
kete propagand e ke qe 12 vite ne gazetat fashiste serbe gllas javnosti dhe kurir.
halla mine po i perzieni dushk e gogla,te gjithe e dim se shkiet me te gjitha mjetet mundohen ta shkaterroin shtetin e kosoves,me struktura paralele,me bllokada ku te munden na bejn pengesa me mujt edhe ajrin na e ndaloin.
Tash a duhet edhe ne shqiptaret te veproim njejt si shkiet se sot nuk po na pelqen hashimi,neser mustafa,haradinaj e kurti?
Kosova jo vetem qe nuk ka kapcitete te vendos rend e ligj ne veri,por kosova nuk ka kapcitete ta ruaj as kete pjesen tjeter,per kete aresye ketu eshte KFOR,e pasi jemi te dobet jemi te detyruar e per gjdo veprim ne veri te konsultohemi me SHBA-BE&KFOR,ne nuk mund ta urdheroim KFORin qe te intervenoi ne veri.
Pse pra masi eshte kaq armik po lejoni mu mvar prej tyre.. prej shkijeve. Pse po i nimoni me 500 milion euro ekonomis serbe. A keni tru ne kry? Cili popull do ta bente kete? Cila qeveri e nershme do ta lejonte kete nenshtrim? Veq ata qe perfitojne prej kesaj gjendje.. politika primis.. tregtaret mafijoz, krimi.halla mine po i perzieni dushk e gogla,te gjithe e dim se shkiet me te gjitha mjetet mundohen ta shkaterroin shtetin e kosoves,me struktura paralele,me bllokada ku te munden na bejn pengesa me mujt edhe ajrin na e ndaloin.
Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!
O drenic,
"eshte e drejt e secilit te blej cilin mall don", e ka kuptimin qe Kosova po blen mall prej Serbis.
Serbia, shiptarve ia ka perdhunuar motrat dhe detyruar te abortojn bastard çetnik, torturuar vllaznit, mbytur nena e baba, sterminuar bagetine, djegur shtepi, vjellur gjera t'vlefshme, etj.
Tash, mbas lufte, shqiptar jan te detyruar te blejn mall nga Serbia.
Serbia, ka nje kapacitet produktiv ekskluziv per tregun e Kosoves.
Serbia, qe disa shekuj, perpiqet te na anuloj si qenje njerzore nga rruzulli i tokes me argumente shencore.
Per shembull, dhe, ti e din mir, ka X raste ku motrat medicinale serbe kan demtuar gjymtyret e foshnjave shiptare ne reparte te maternitet neper spitalet e udhehequr nga serbet, ne Kosove. Ky eshte VETEM nje shembull...
Tash, paramendo ti, nese ekziston nje treg i "veqante" per kosovar. Ti a mundesh me paramendu se cka futin ne gjera ushqimore serbet, ushqime te dedikuar posaqerisht per shqiptaret?! A e din cka ka mbrenda ne keto produkte?!
Po hajt, le te themi qe keto qe i pohova jan vetem fantazira te mia personale.
Por, simbolikisht, ne shqitparet, deri dje ushqeheshim me thik e me plumba te serbeve, kurse tani, sot, ushqehemi me embelira te tyre siç jan pllazmakeksat. Nuk te duket pak si nje paradoks i gjall?!?
Si mundesh te shprehesh ne kete shesh mbarshqiptar, te rrahesh gjoks qe e raprezenton Drenicen e shenjte luftarake, dhe paralelisht te pohosh qe "eshte e drejte e secilit te blej secilin mall don", si mundesh, ku e gjen kete kurajo?
Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.
Krijoni Kontakt