Close
Faqja 25 prej 127 FillimFillim ... 1523242526273575125 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 250 prej 1268
  1. #241
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    As OEK-u nuk e përkrahë aksionin e 14 janarin


    Prishtinë, (Kosovapress) 12 Janar 2012 13:19

    Udhëheqësit e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) shprehet kundër aksionit të 14 janarit për bllokimin e dy pikave kufitare me Serbinë dhe thonë se adresa ku duhet të zgjidhen këto probleme është Prishtina dhe institucionet e saj. Të njëjtin mendim e ndanë edhe ambasada e Kroacisë në Kosovë, ku ambasadori i saj edhe pse tha se nuk donë të përzihet në punët e brendshme të Kosovës, tha se në parim e mbështet qëndrimin e OEK-ut.

    Shefi i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, pas një takimi që pati me ambasadorin e Kroacisë në Kosovë, të enjten deklaroi se ai nuk e përkrahë aksionin e Lëvizjes Vetëvendosje të 14 janarit për bllokimin e pikave kufitare dhe shtoi se mënyra më e mirë për zgjidhjen e këtyre problemeve është Prishtina zyrtare dhe jo kufijtë.

    “Duhet të kuptohet njëherë e përgjithmonë se problemet aktuale nuk zgjidhen në kufi në Merdare, ato zgjidhen në Prishtinë. Prandaj adresa ku duhet të zgjidhen këto probleme duhet të jetë Prishtina dhe jo kufiri. Nuk duhet gjithmonë të mësojmë nga të këqijat dhe të këqijtë, është koha kur duhet të promovohen vlera, është koha kur duhet të promovojmë kulturë të dialogimit dhe dialogimi të jetë çelës i suksesit në zgjidhjen e këtyre problemeve”, ka thënë ai.

    Ndërsa, ambasadori i Kroacisë në Kosovë, Zoran Vodopija, edhe pse tha se si përfaqësues i jashtëm i shtetit të tij nuk duhet të përzihet në punët e brendshme të Kosovës, megjithatë ai tha se në parim pajtohet me mendimin e Gërxhaliut.

    “Unë si përfaqësues i jashtëm i shtetit nuk do të duhej të merrem me punët e brendshme, por në parim pajtohem mendoj se pajtohem me zotëri Gërxhaliun se dialogu është gjithnjë më i mirë se sa bllokadat dhe protestat”, ka thënë ai.

    Ndërkaq, në takimin që patën kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu dhe ambasadori i Kroacisë në Kosovë, u bisedua për bashkëpunimin e të dyja vendeve në qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave.

    Gërxhaliu tha se takimi ishte për avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe për gjetjen e lehtësirave për lëvizje të lirë të njerëzve, e sidomos të diasporës kosovare, e cila kohëve të fundit ka pasur shumë probleme për qarkullim në kufijtë me Serbinë.

    Kurse ambasadori i Kroacisë tha se, edhe pse Kroacia që një vit e ka qeverinë e re, ajo do të vazhdojë ta mbështes Kosovën edhe në të ardhmen, por me impulse dhe ide të reja./Kosovapress/

  2. #242
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga Nete Lexo Postimin
    Per disa,qe e quajne serb Albinin!Qfare kuptoni pra me ket video?....kurioze!

    http://www.youtube.com/watch?v=fzeaU0fmVmc
    Me kete video kuptojme qe ky person (Albin Kurti )eshte Shqiptare e bir Shqiptari , ku ne mes te burgut Serb nuk i trembet syri , aty eshte ne Burg akoma .
    Por keta te PDK-se ,e bene gjdo Hero tradhetare , dhe gjdo intelektual tjeter njejte .
    Keta (PDK) as nuk din te flasin as qajne , as te kendojne e as te qeshin , vetem te vrajne Burra (sidomos mas luftes , linku poshte ) ne tardheti e te korruptuar sa s'behet me .
    Mjafton ta shiqosh personin poshte qe poston dhe bindesh se ne cfare niveli jane , ISH-LLAPIN.
    http://www.botasot.info/def.php?id=1...commentspage=2
    Ndryshuar për herë të fundit nga Genti.. : 12-01-2012 më 10:52

  3. #243
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Kreret e politikes shqiptare duhet ta kuptojne ndryshueshmerine e spektrit kombetar, nuk duhet te nguten me kualifikimin qe japin ne publik as per nje shqiptar te vetem dhe lene me per nje rryme apo nje levizje kombetare.Duhet te zgjedhin fjalorin edhe kur te jene plotesisht kunder tyre...Klasa politike shqiptare nuk duhet te reagoje nga frika per humbjen e pushtetit te tyre, te sillet me maturi!

    Personalisht mendoj se nuk kane asnje efekt pozitiv -tubimet,barrikadat dhe demonstratat ne kohen dhe realitetin qe jeton sot Kosova .

    Heqje paralele kualifikimi per metoden e veprimit ,me ate te metodes serbe , nga ana e klases politike shqiptare ,eshte ekstremizem kualifikimi. Pakenaqsine e shqiptareve eshte legjitime dhe si prodhim me rrethanat aktuale dhe me politiken impotente shqiptare ne Ballkan.Por kjo kuptohet , si do te kualifikoje ai qe me shume brengoset per pushtetin se sa per lirine e plote kombetare dhe bashkimin?
    Rryma te ndryshme ne Ballkan(serbo-malazezo-maqedone) edhe sot kerkojne zhdukjen e shqiptareve dhe politika oficiale e vendeve-kombeve te tyre as nuk prononcohet dhe as i gjykon...Levizjet tona kombetare as kerkojne zhdukje dhe as vrasje per asnje qenje njerezore ne bote,kerkojne ate qe na takon,ate qe se pari mohohet dhe ndalohet nga klasa politike shqiptare e paintegritet .
    Sulmi ,kualifikimi negativ dhe mostoleranca per ata qe mendojne dhe veprojne ndryshe nga politika oficiale tregon amatorllekun e rrast te politikaneve shqiptar...Ata qe e kuptojne politiken, ata qe kane interesin e tyre kombetar,te atyre qe i kane zgjedhur pra, duhet te jene me tolerante dhe te zbusin situaten mbrendakombetare,rrymat ndryshe ti shikojne si aleate dhe jo si armiq.
    Si armiq i shikojne vetem ata qe duan te rrine perjetesisht ne pushtet, vetem ata qe ne vetvete nuk e kane hequr mentalitetin komunist ne mendim ,ne shprehje dhe ne veprim!
    Berisha dhe Thaci duhet ta kuptojne se nuk flitet per cifligje personale, dhe as per mall trashigimie nga baballaret e tyre,flitet per nje ceshtje me gjitheperfshirese dhe per nje ceshtje ku te gjithe kane hise ne mendim ,ne veprim dhe ne pronesim.
    Per politiken e dini definicionin, disa futen se jane vete definicioni dhe te tjere futen nga motive te tjera dhe shendrrohen ne vete definicionin banal....Ishte vete Thaci qe i tha Amerikes : " Ju lutem hiqmani qafe Berishen, se Berisha sillet sikur Kosova eshte Krahina e Shqiperise ,dhe nuk e kupton faktin se Kosova eshte tani me shtet me vehte..."
    Politika shterpe e Thacit me kompani ,dhe opozita dibiduse jane duke e sjellur Kosoven ne piken zero... Gjate periudhes Thacit per cudine me te madhe u be talibanizimi me i madh i Kosoves se kurre ne histori, ky talibanizim kerrcnues qe ve ne dyshim miqesine me Perendimin dhe Ameriken...Amerika vec sa kerkon menyra per tu larguar nga Kosova,kerkon ta beje me me pak dhimbje dhe pahetueshem,pa be shume zhurme...( dhe kjo do te ndodhe,nuk dihet se cila administrate do vi se shpejti,nuk dihet as cili lob do kete me shume influence ne administraten e ardhshme!) .Amerika e sheh se kasabaja qe i ngjan lindjes nuk meriton ndihmen e Amerikes...Nuk meriton ndihmen ai qe gjuan clirimtarin ketu ne Amerike, dhe pergatit atentate dhe terrorizem per vrasje ushtaresh amerikan ne vendin ku u shkarkuan me mijera shqiptare te Kosoves, nuk meriton ndihmen ai qe i kendon Bin Ladinit me cifteli!!!

    Kane shume per te bere qeverite "shqiptare" perpara se te shajne rrymat ndryshe te kombit vet, kane ku t'ia nisin nese kane prapanice!

    Nje paraqitje publike nga ana e klases politike shqiptare per Aleancen Kuq e Zi dhe per Levizjen Vetvendosja do ishte kaq e thjeshte dhe politikisht korrekte si per ne ashtu edhe per te huajt: "Ka rryma kombetare shqiptare qe shprehin pakenaqesi me punen tone, me ngadalsine e procesit rrumbullaksimit pavarsise Kosoves dhe ka qe deshirojne bashkim kombetar. Kjo eshte e kuptueshme per sistemin shumemendesh demokratik,per nje komb te ndare me dhune mizorisht dhe padrejtsisht padrejtsisht .... edhe ne duhet te bejme cmos bashke me bashkesine nderkombtare te pershpejtojme procesin qe mos te kethehemi ne konflikte te reja..."( kush nuk e ndal bashkimin, shqiptaret i krijojne vete tabute, mbase duan te jene peshq te medhenje ne pus te vogel)

    Nje proteste qe vjen nga cilidoqoft segment i shoqerise qe ti perfaqson, kerkon vemendje, kerkon kuptim dhe kerkon zgjidhje, nuk kerkon paragjykim -poshterim-kualifikim nencmues!
    Po keta agallaret e mesjetes a kane keshilltare? a mendojne ndonjehere perpara se te folin, a i mendojne pasojat qe sjellin paraqitjet e tyre publike si ne popull ashtu nderkombtarisht?

    Kur nuk din, nuk meson , nuk pyet dhe nuk ndegjon, do te dalin rryma te tjera perdite, dhe situata do te dali nga kontrolli.Miqesia dhe perkrahja do shterrohet dhe ne fund do shohim se cili "faqezi" do te "vetfundoset"!

    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 12-01-2012 më 11:28
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  4. #244
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    Mjaft e keni devalvu imazhin e vendit me vjedhjet industriale te votave qe keni bere per te cillat kan raportuar gazetet me prestigjioze boterore.

    Protesta e se shtunes ehste ne mbrojtje te nje mocioni i cilli eshte votuar besa edhe nga disa deputet te pozites ne mbrojtje te sovranit. Asgje me shume.

    Ne qoft se e doni vetem pak vendin e juaj, delni edhe ju perkrasit e PDK etj, sepse ehste edhe vendi juaj.

  5. #245
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    dhe lerrni ngjyrat partiake ne shtepi te shtunen, dhe dilni si qytetar te kosoves

  6. #246
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin
    Me kete video kuptojme qe ky person (Albin Kurti )eshte Shqiptare e bir Shqiptari , ku ne mes te burgut Serb nuk i trembet syri , aty eshte ne Burg akoma .
    Por keta te PDK-se ,e bene gjdo Hero tradhetare , dhe gjdo intelektual tjeter njejte .
    Keta (PDK) as nuk din te flasin as qajne , as te kendojne e as te qeshin , vetem te vrajne Burra (sidomos mas luftes , linku poshte ) ne tardheti e te korruptuar sa s'behet me .
    Mjafton ta shiqosh personin poshte qe poston dhe bindesh se ne cfare niveli jane , ISH-LLAPIN.
    http://www.botasot.info/def.php?id=1...commentspage=2
    http://www.youtube.com/watch?v=fzeaU0fmVmc
    pikerisht eshte kjo video qe i solli shum te miera milloshit ne takime me nderkombetaret
    tuj e reklamue ket video qe vet sherbimet e milloshit e kan organizue ket takim me gazetar te huaj e te vendit

    dhe tuj u lavdrue milloshi se kinse shifni si flasin lirshem te burgosurit shqiptar

    plus milloshi shkoi edhe ma lart tuj u mudue ta paraqes albinin si perfaqsues te UÇK-se
    a ky ne te vertet ska pas as lidhje me UÇK
    dhe e pat refuzue uniformen e UÇK-se
    per ket besoi se jan bind edhe fmija qe sigurimi i milloshit e ka organizue ket takim me gazetar
    e aktori kryesor ishte albini
    artisti i milloshit
    Ndryshuar për herë të fundit nga Pika-Kufi.1-31 : 12-01-2012 më 11:12

  7. #247
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    Mendëboshët të sojit të H.Th. s'mund t'i ndalojmë që të shprehen ashtu siç po shprehen,veç diçka kisha me ua përkujtuar, që vetë i pari i tyre ka thënë para qinda bujqëve në Restoran"Jaha"në shtator të 2olo vit:
    -Ju veç punoni vreshtat, se i tërë prodhimi i juaj do të shitet gjer në kokrrën e fundit.Do të hapen dyert anëekënd rajonit"!Ndoshta jeni informuar më parë,se nga ato fjalë asgjë nuk është realizuar.Bujqit ishin të diskriminuar me vendimet e çuditshme të Qeverisë së Thaçit sa i përket eksportit të mallrave:ka hapur kufijt për prodhime të huaja;Sërbe,Maqedone,Shqiptare... me lehtësira sipas marrëveshjes,ndërsa prodhimet tona s'kishin drejt apo nuk mundnin të dilnin jashtë kufirit,t'i gëzonin ato lehtësira që duhej t'i kishin,përshkak të pengesave të llojllojta,e që qeveria nuk i eliminoi sot e kësaj dite.Rrushi me tonelata ka mbetur i pashitur por edhe i pavjelur në vreshta nga fermerët ,sepse u mashtruan keq nga QEVERIA- gjegjësisht Kryeministri çka u premtoi,asgjë nuk zgjidhi.
    Pasi Parlamenti ka aprovuar atë vendim për Reciprocitet,rendi do t'ishte edhe të mbrohet nga organet Qeveritare,e jo rrezikimi i protestuesve siç po krekoset Ministri i PM Bajram Rexhepi për protestën e paralajmëruar më 14 janar.Ato paralajmrime bëjnë veç njerëzit me karakter debil,jo të urtë,frikacakët.Po të kishim shtet në kuptim siç proklamohet nga goja e tyre, duhet të ndodhej kjo tjetrarganet e Kosovës duhet t'i eliminonin nga skena,akterët mashtruesit,vjedhësit,të korruptuarit,dhe gjithë ata që nuk po punojnë për interes të popullit të vet.Bujqit do të dalin në protestë,sepse janë të zhgënjyer tejmase me indifirencën dhe lajthitjen e turpshme të qeverisë dhe Kryeministrit.Janë të detyruar të mbrojmë diç që është ekzistencë për ta dhe fëmijtë e tyre.
    Qeveritarët janë në pushtet,mund të përdorin forcën,por më e urtë do të ishte sikur ato masa t'i drejtonin sëpari kundra vetes dhe mendëboshëve të sojit të tyre,për mos punë,pasi paguhen me paga të majme.Kur të bëhet ajo,nuk do të paraqitej nevoja të dalim në protesta e të kërkojmë zbatim të vendimit për Reciprocitet,që kanë pruar të zgjedhurit tanë -deputetët e Parlamentit të Kosovës.
    Me fjalimet e veta drejtuar kundra lëvizjes Vetëvendosjes për largpamësinë strategjike,Kryeboshi ynë H.TH.vehten po e fundos përgjithmonë, sepse po punon kundra interesave të qytetarëve të tij.

  8. #248
    Kurti: Do të jem në Merdare12-01-2012 16:09 CET
    Vetëvendosja shton përgatitjet për të shtunën. Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti përgatiti terrenin të enjten edhe në Podujevë, dhe tha se do të jetë vetë në Mërdarë.

    Udhëheqësi i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha në Podujevë se më 14 janar do të jenë në mbrojte të kufirit të Kosovës dhe vendimit të Kuvendit të Kosovës. Ai tha se nuk do të jenë të dhunshëm të shtunën.

    Kurti tha se me 14 janar ai do të jetë i pari në pikën kufitare në Merdarë.

    ”Në Merdare do ta bllokojmë rrugën e mallrave serbe për në Kosovë dhe jo lëvizjen e qytetarëve. Do të qëndrojmë deri sa ta realizojmë qëllimin tonë dhe do të gjejmë forma që të jemi 24 orë në pikat kufitare. Ne do të angazhohemi që në Kosovë të fillojë një epokë e re, një fazë dhe një periudhë e re, ku qëllimi ynë është që t’ia marrim pushtetin Serbisë në Kosovë, e ky pushtet është politik e sidomos ekonomik e tregtar”, tha Kurti, raporton RTK.

    Gjatë një debati me qytetarë, Kurti iu përgjigj edhe deklaratave të ministrit Rexhepi, duke i bërë thirrje atij që ta urrejë më shumë Serbinë se sa Vetëvendosjen. Kurti ftoi Policinë e Kosovës të mos i nënshtrohen urdhrave të verbra të Rexhepit.

    Sipas zyrtarëve të Vetëvendosjes këto nisma janë për marrjen e pushtetit nga Serbia në mënyrë që të forcohet shteti i Kosovës. Sipas tyre Qeveria e Kosovës nuk po dëshiron ta forcojë shtetin e Kosovës duke mbajtur pushtetin e dobët.

    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/4...em-ne-merdare/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #249
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    http://www.youtube.com/watch?v=fzeaU0fmVmc
    pikerisht eshte kjo video qe i solli shum te miera milloshit ne takime me nderkombetaret
    tuj e reklamue ket video qe vet sherbimet e milloshit e kan organizue ket takim me gazetar te huaj e te vendit

    dhe tuj u lavdrue milloshi se kinse shifni si flasin lirshem te burgosurit shqiptar

    plus milloshi shkoi edhe ma lart tuj u mudue ta paraqes albinin si perfaqsues te UÇK-se
    a ky ne te vertet ska pas as lidhje me UÇK
    dhe e pat refuzue uniformen e UÇK-se
    per ket besoi se jan bind edhe fmija qe sigurimi i milloshit e ka organizue ket takim me gazetar
    e aktori kryesor ishte albini
    artisti i milloshit
    Keto fjale nuk te shiten aq lehte,nuk e flet drejtesin!Ju mundeni veq vetveten ta bindni keshtu,ndoshta edhe nuk ka bere aq Albini por edhe me rrenat e mashtrimet e Thaqit jane ngopur me populli,kur te krahasojshe fjalet e ketij me ato te Thaqit vetem me qene njeri i verber e i shurdhet perndryshe logjikon ka e drejta

  10. #250
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    lol
    a me hani m.une ti stas me shokun jani..

    nejse haeni me vone..po lexoni ketu nje here..



    me i bindur se je ti qe i kini vrare ju nuku jam u.. o lexuesi im i rregullt stas..

    ti e di mire or labi 120 e ca perqind.. se nuku ju mungojne ustallaret vrases..

    kini ne parti me mijra te tille..

    i kini qe nga dizet e dishi..

    eja o sadik.. bashke me cakerrin.. e palin etj.. se kemi nje mbledhje ne filan fshat..
    keshtu thosh pusulla qe shoku hysni.. idoli juaj.. qe korrieri e coj tek fshati ku strehonej sadiku fraksionisti..
    u nisen.. ata se nuku e dinin se hysniu nuk qe usta i mbaruar..
    dhe ne nje ferrë.. pran nje burimi.. kishin zen pusi.. ca horra me malihere..
    e kur keta zoterinjte e thirrur per mbledhje than ..eja ti freskojme pak duar e kembe e ta pim nje gurmaz uje.. kerciti pushka e pabese..

    keshtu i thane nxensit e sigurimit hysni kapoist.. dhe nxensave te rinj te lpk-se qe benin kurse ne tiran te klosit..
    thirrini per ndonje pune.. ata qe doni ti vrisni..e u zini pusi..
    dhe ashtu ja ben heroines vajzes luftare sabahetes..
    eja se te kerkojne ne pun i than.. e u nis e mjera se nuku kish lexuar forum.. e ne pusi e vran me gjith kolegun e saje..

    brari or ti stasi i shikut te klosit te petro kocit te rucit.. nja 6-7 muaj perpara 21 janarit.. e nxuarr ketu pllanin tuaj..
    u thash njerzve ketu.. u thuani kushove tuaj ne shqiperi qe kur ti therrase ed rucua ne revolucion.. mo i shkoni se do ju vrasin.. dhe qarte e thash..se do ju vrasin palltosunet e edvin klos ruc.. ardian klosit..
    ti stas u talle ahere me muan..

    mirpo dolli sic thash une..
    u vran 4 zgjebarake..
    mirpo juve nuku ju interesonte shume kualiteti i zgjebarakve..
    boll te mos ishin tahira e velira.. ki ishte kushti per snajperet tuaj..
    dhe vertet ashtu duall..
    nuku u vra asnje tahir apo tau ball apo learto mjaft apo mime kordhele apo shegushe gabele..
    mjaftonte ca zivere e hekurana.. sorrollop.. zadrim mutsihana..

    kusurin e ujdiste kokodhimua.. me topo qanallat e kuptonet me ina ramat..
    pra o stacion.. 4 breza kanibal.. mo kujto se kini gjetur berishen budalla e te tjeret nuku kuptojne gje..

    ju kuptojme mire..

    ..

    dhe tani ju them prap miletit..mo shkoni ku je therrret djalli edvin..

    se nuku kam cbej me..

    edvinua eshte usta.. te vret e te vjen per ngushollim..
    bashke me mamane e me sorroisten linda miljoneren..
    edhe veseli i klosve te kosoves..ashtu beri..
    vrau komandant drinin dhe ja lexoj ne varrim fjalimin..

    te njejtat metoda.. te njejtet karaktere..

    tmerr..

    stas kto ti thash qe ti lexojne mileti se ti i di mire keto muhabete se ke qen ne zir te korabit kur jan ndare detirat.. dhe parate per te blere zagaret e per ti hipur ne otopuza..

    po jam kurioz te tregoc se si i pergatitet psikoqikirisht..

    mo ju ka ndihmuar ki cuni i ylviut mo.. se shum duket neper celulat tuaja..

    hmm..
    jini te zot.. cke ci thua..

    beni qejf oree..


    qe thua ti.. kto dite edvinua i ka kopsitur mire punet me inen..

    me 16 eshte ilir meta ne gjiq..

    pra do kete nje arsye tjater plus edvinua te nderseje miletin..

    ..



    e vura dhe ketu kte shkrim.. qe ko.qevaret ti thrrasin kaplloqes..
    nga ndrishon edvinua nga albinua..

    njeri vrau 4 tjatri 2..

    albini vetem 2 djem vrau.. ne prishtine.. por ishin djem te mire por te trullav-uar..nga albini..
    kurse edvini vrau 4 ne 21 janar.. megjithse ata ishin zagaRE..

    KUR ERDH EDVINUA NE PRISHTIN TE SHES LIBRIN E TIJ ME MASHTRIME.. u tha koqovareve.. albinua eshte thesar..

    a doni 21 janara ne kosove..?
    ne se doni beni si thot albinua i edvinit..

    ne se doni kosov te qet e te pavarur beni si ju thot doris paku..

    pra jini te pragu.. te zgidhni.. mutsihanin albin apo.. stabilitetin e qetesine e perkrahjen e botes..

    kini kujdes..

    albini te vret e nuk i ha palla hic..

    shikoni ketu ne forum se si shefi i shikut te kosoves nuk flet fare..

    do te thote se atyre ju leverdis aventura albiniste..

    kini kujdes..

    mo shkoni ku ju con albin erion veli edvin-maskalconi..

    ..

    kosova ka shtet..ka qeveri polici ministri kuvend..

    kta vendosin..

    ..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •