Close
Faqja 22 prej 127 FillimFillim ... 1220212223243272122 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 1268
  1. #211
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    pse bra.. veq kalbsina mbron ti..
    qka eshte kjo puna jote.. a ke mbeshtet njeri t nershem nojher
    a din maspari qka dmth nershem
    mu pum doket pa ju ni era kalbt deri n'han ti nuk e kthe kryt me pa kermen
    ishall nuk ndodh e nuk arrij me pa me syte t'mij qe kjo hata m'i ndodhe Binit
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  2. #212
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    nje parti politike parlamentare a duhet ta respektoi rendin kushtetues apo duhet te perdor metoda talebane per te ardh ne pushtet?
    Jo duhet me bo vjedhje industriale per me ardh ne pushtet

  3. #213
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    baca Adem..
    Rugova diq(eufemizem).. e sa ke gjall s'pat ven per kerkan..
    tash kemi rugoven 2.. version drenice
    Bini s'do te jete 3-shi, absolutisht.. ka stof tjeter.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  4. #214
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Bini o asht i meqem shume o asht teper budalle njanen prej qetyne dyjave i ka. E nese si ka asnjanen prej qe tyne asht shpijun i dikujt garant.



    Çka pas bllokimit te kufijve ?

  5. #215
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030
    14 janarin e ketij viti, nje subjekt shfaq pakenaqesine per marreveshjet qyqare, te nenshkruari nga nje grup i institucionalizuar injorantesh e qe thirren ne legjitimitetin e ekzekutivit!

    Sa funksionale ishin ato marrveshje e provuan mijera qytetare te Kosoves edhe ate ne nje periudhe te shkurter !

    Ne deklaraten e djeshme, personalisht nuk pash tjeter, pos nje Hashimi qe vetefundosej sikur qe e pashmangshme fundosja e tij do te jete. Fliste me nje fjalore, qe as vete nuk e dinte se çfare thoshte dhe shihej edhe nga pamja qe eshte i fundosur. Pamvaresisht fjalorit te tij dhe surratit tjeter me fytyre miu, ministrit te puneve te mbrendshme qe do mbajne rendin, ta kene shume te qarte, se me 14 shkurt, pos deshtimit te turpshem, ata do vendosin, nese nuk do e ngarkojne veten edhe me ndonje veper penale per keqeperdorim te institucioneve dhe ushtrim te dhunes, pos nese e kane planifikuar te ikin per Rumani ta kene shume te qarte, se shume para ketyre jane thirrur ne legjitimitet edhe kushtetushmeri edhe atehere kur kryenin krime, por perfundimi per ata, tani me eshte i njohur boterishte!

    deshtimin e tyre te turpshem te 25 korrikut, ku deshtuan edhe si institucione e edhe si shtet, sepse si individe ka me shume se nje dekade qe te deshtuar jane, nuk mundet dhe nuk guxojne ne asnje menyre ta revanshojne me perdorim dhune ndaj qytetareve te tyre !
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  6. #216
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-06-2008
    Postime
    5

    Thaqi Vetevendosjes Vetefundosje ....

    Kur e ndegjova kete deklarate te Hashim Thaqit kryeminster i Kosoves,mbeta pa koment,nga se nje "kryeminister" te quan nje Levizje Popullore "Faqezi" per mendimin tim eshte kulmi i TURPIT te TURPIT.Cdo njeri normal nuk do te hamendej ma teper dhe une e them me plotekuptim se kjo deklarate e Hashim Thaqit eshte FILLIMI i RENJES se Dinastise Hashim Thaqi.Njerzit ne poste te larta udheheqese duhet te jene te vemendshem me sjelljen e tyre me popull.Populli nuk ia fale as Hashim Thaqit sikurse nuk ia pat fale as Ali Shukriut e klanit te tij.Kjo deklarate e rendite hASHIM tHAQIN NE RADHEN E ALI SHUKRISE E KLANIT TE TIJ ! OPULL JU VENDOSNI POR UNE NUK KAM MA CKA TE PRES!!!!!!

  7. #217
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Grupi me i rrezikshem anti Kosove momentalisht eshte e ashtuquajtura Qeveri e Kosoves ne krye me Thacin.
    Ato grupet tjera, pavaresisht si jane dhe si do ti quanim, nuk perbejne as per se afermi potencialin anti Kosove qe ka dhe qe e realizon Qeveria akuale dhe institucionet tjera te saj...

    Ata duhet të sillen ndryshe dhe jo siç sillen serbët në veriun e Kosovës.
    ...ja une kete e thash ....e kisha fjalen per vv dhe serbet e veirut ....
    e di qe je Proserb...

  8. #218
    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    baca Adem..
    Rugova diq(eufemizem).. e sa ke gjall s'pat ven per kerkan..
    tash kemi rugoven 2.. version drenice
    Bini s'do te jete 3-shi, absolutisht.. ka stof tjeter.
    përshëndetje halla mine
    ishte pra vetëm një paragjykim imi ky. dhe paragjykimet kështu e kanë: a thua është kjo a ajo. hamendje.

    respekt,
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 12-01-2012 më 07:19
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  9. #219
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga Milkway Lexo Postimin
    Jo duhet me bo vjedhje industriale per me ardh ne pushtet
    as me zhurme "industriale" te organizatave jashteqitese nuk fitohen zgjedhjet,do ta shihni ne zgjedhjet e ardheshme si do te kaloi vetfundosja,do ti bashkohet sahat partise!

  10. #220
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516



    Thaçi: “Vetëfundosje”, s’fitohet pushteti me dhunë
    12-01-2012 11:58 CET

    Nuk do të lejojmë përsëritjen e janarit të vitit të kaluar të Tiranës edhe në Prishtinë, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Këto zotime, Thaçi i ka bërë si kundërpërgjigje ndaj paralajmërimeve të Vetëvendosjes për bllokimin e pikave doganore të Kosovës për mallrat që vijnë nga Serbia.

    Thaçi thotë se veprime të tilla janë anti-ligjore dhe anti-kushtetuese dhe nuk do të lejohen.

    “Viti 2012 është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Republikën e Kosovës. Ne me datën 19 janar do të kemi vizitën e komisionerës Malstrom për dorëzimin e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave në Republikën e Kosovës, ndërsa me 24 janar do të dilet me qëndrimin e qartë se viti 2012 do të jetë viti përmbyllës i pavarësisë së mbikëqyrur në Kosovë”, ka thënë Thaçi në intervistën dhënë REL-it.

    Ai tha se për Qeverinë e tij është jashtëzakonisht me rëndësi që të punojmë me standarde, vlerat, dhe vizionin evropian, “dhe në asnjë rrethanë të merremi me veprime që e kthejnë Kosovën prapa, që prezantojnë Kosovën me një pamje që nuk përkon realitetin demokratik, me një pamje që rrezikon të ardhmen evropiane dhe me një pamje që definitivisht rrezikon edhe progresin për përmbyllje të pavarësisë së mbikëqyrur”.

    Paralajmërimet e krerëve të Lëvizjes Vetëvendosje për zhvillimet apo reagimet e dhunshme për të marrë në kontroll, në mënyrë formale kontrollin e kufijve të Kosovës, sipas kryeministrit Thaçi, janë mesazhet më të këqija të mundshme që mund të mund t’i ndodhnin Kosovës në këtë kohë.

    “Kjo tejkalon çdo autoritet kushtetues, legal dhe moral, janë paralajmërimet e tyre të dhunshme, diçka që më së paku i duhej Kosovës në këtë kohë. Nuk është në rolin opozitar por joformal, pa ndonjë objektivë në kuptimin e reformave, por plotësisht kundër kushtetues, ligjor, antireformator”, ka theksuar kryeministri i vendit, Hashim Thaçi.

    Ai porosit aktivistët e Vetëvendosjes se duhet ta kuptojnë që “me veprime të dhunshme nuk fitohet pushteti” dhe në asnjë rrethanë “nuk do të lejojmë që zhvillime të tilla të pretenduara të dhunshme nga krerët e kësaj partie të jenë pamja e Republikës së Kosovës në përmbyllje të vitit të katërt të pavarësisë”.

    Ai, edhe në këtë intervistë, sikurse në mbledhjen e Qeverisë, të mbajtur ditën e mërkurë, lëvizjen Vetëvendosje e ka quajtur “Vetëfundosje”, që sipas tij, “ata do të vetëfundosen, por nuk do të lejojmë që Kosovën ta fundosin në asnjë rrethanë”.

    “...Nuk do të lejojmë gjithashtu qëllimin e këtyre krerëve të kësaj partie që janarin e vitit të kaluar të Tiranës ta sjellin këtë janar në Prishtinë”.

    “Shteti i Kosovës do të funksionojë në mekanizmin e vet kushtetues dhe ligjor, dhe këta krerë morën përgjegjësi personale për inicimin e këtyre veprimeve të paralajmëruara të dhunshme ndaj institucioneve dhe shtetit të Kosovës”, ka thënë për fund, Kryeministri Hashim Thaçi. /Zëri/

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •