Eurodeputetja gjermane Doris Pack ka deklaruar se aksioni i Vetëvendosjes “Serbia nuk kalon”, është çmenduri dhe se Albin Kurti me lëvizjen e tij duhet të sillen ndryshe e jo t’i emitojnë serbët e veriut.
Sipas eurodeputetes, kjo formë e veprimit nuk i ndihmon në asnjë mënyrë zgjidhjes së problemeve në Kosovë.
“Unë mendoj që kjo është një çmenduri, është çmenduri dhe duhet parandaluar.
Ata duhet të sillen ndryshe dhe jo siç sillen serbët në veriun e Kosovës.
Për mua është e pa pranueshme ,e gjitha kjo nuk i ndihmon në asnjë mënyrë zgjidhjes së problemeve në Kosovë.
Ky aksion e kthen prapa Kosovën”, ka thënë Pack për Radio Dukagjinin.
Ajo ka shtuar se aksioni “Serbia nuk kalon“, dëshmon mos respektimin për ligjeve dhe Kushtetutën e Kosovës.
“Ndihem e turpëruar si deputete, kur deputetët në Kosovë marrin nisma të tilla.
Nuk mund ta pranojë që Albin Kurti bënë gjëra të tilla.
Kjo dëshmon mos respektimin e Kushtetutës dhe të ardhmes së Kosovës”, ka përfunduar Pack.
Krijoni Kontakt