
Postuar më parë nga
DYDRINAS
Kam qene dhe mbetem kundershtar i te gjitha veprimeve qe ndermerr nje levizje populiste qe quhet VV.
Me moshen qe ata kane, ata do te duhej te tregonin nje fytyre krejt tjeter, nje mendim krejt tjeter dhe nje veprim krejt tjeter, qe do ti paraqiste ata me te vertete si e ardhmja politike e Kosoves.
Mirepo kur veshtron prapa te gjithe rrugen e tyre, çdokush qe ka qene i vemendshem, bindet se nuk kemi te bejme me asgje te re, por me levizje te vjetra te maskuara ne fytyra me te reja.
Ndjehesh vertete keq, kur sheh qindra djem e vajza, qe nuk kane ide me te mira per te ardhmen e Kosoves, qe nuk kane aftesi te ngrihen mbi te djeshmen e mbi te sotmen, por imitojne te djeshmen dhe rrokullisen ne te sotmen si ato pulat pa krye, pa ditur se ku shkojne.
Mjafton te bejme zhurme! Mjafton te ndihet se ne ketu jemi! Mjafton te luajme me turmat si luhej dikur, ne emer te popullit!
Ne jemi populli! Ne jemi zedhenesat e tij! Ne na beson populli!
Nje gjuhe e vjeter e shqiptuar po aq vjetersisht!
Kosova po paraqitet si nje vend turmash, si nje imitim coperash ballkanike, si nje pasqyre e thyer ne mijera copa ku askush nuk merr mundimin ta gjeje nje cope te saj per ta kqyre njehere fytyren e per ti thirre mendjes!
Ku po shkojme?
Mirepo partizanlleku na eshte bere pjese gjenetike dhe tashme ate e mbartim brez pas brezi, si deshmi e nje kohe te poshter, qe shkaterroi dhe ADN shqiptare!
Dikur do te qetesohen krenat, por do te duhet te kalojne shume vite deri atehere dhe do te kujtohen per vonesat qe ja shkaktuan popullit te vet, ne rrugen e zhvillimit, te perparimit e te integrimit!
Armiku, kushdo qofte ai, nuk mundet e as sfidohet duke u mbyllur ne vetvete, siç beri Enver Hoxha dikur, por ai mundet dhe sfidohet kur Kosova nderton shtetin ligjor, kur Kosova krijon kushtet sa me liberale per ekonomine e tregut, kur rinia e saj lufton dhe konkuron me dije e me programe me fqinjet e me te tjeret!
Nuk na e ka fajin askush, perveç vetes! Kur i kemi kufinjte e mbyllur ankohemi se pse nuk na i hapin, kur na i hapin, kerkojme vete qe ti mbyllim!
Krijoni Kontakt