Close
Faqja 3 prej 127 FillimFillim 123451353103 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 1268
  1. #21
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Eshte dallim total, a kundeshton "levizjen e lire" apo marreveshjen ose kushtet e "levizjes se lire!"

    Prandaj, eshte e pasinqerte te akuzosh dike apo nje parti si "joshqiptar", kur ato kritikojne apo kundershtojne (me fakte dhe argumente te mjaftueshme) marrevshejen e arritur dhe konditat e marrevshjes.

    Fakti qe Serbine disa edhe sot e quajne te pamposhtshme ne ballafaqim me Kosoven, kosovaret apo te gjithe shqipetaret, pavaresisht qe jane kryesisht mendime subjektive dhe pa baze te mjaftueshme, nuk ka qene, nuk ishte dhe nuk eshte arsye per shqipetaret te dorezohen, ose te pranojne cfardo kushtesh ne mardhenjet e domosdoshme te Kosoves apo shqipetareve me shtetin e Serbise.
    As fakti qe kondicionet absolutisht te pavolitshme, qe po i imponohen Kosoves ne mardhenjet e saj me Serbine dhe ne sferen nderkombetare, te cilat direkt dhe indirekt ndikojne negativisht ne perditshmerine e shumices absolute te qytetareve te Kosoves dhe te ardhmes se tyre, po perkrahen, pershendeten etj... nga te ashtuquajturit "miqe" nuk mund ti arsyetojne ato kondicione te pavolitshme dhe absolutisht te panevojshme.
    Nuk jane "miqet" e Kosoves dhe vendet e tyre ato, te cilet do ti vuajne ato kondicione te pavolitshme. Jane ekskluzivisht qytetaret aktual dhe pasardhesit e tyre ne Kosove.
    Ne kete kontekst, as fakti qe Vetevedosje apo kushdo nga kritiket dhe kundershtaret e politikes aktuale te Kosoves karshi Serbise nuk kane forcen apo mundesi tjera ndikimi per ta bindur ose detyruar te ashtuquajturin "faktorin nderkombetar", Serbine dhe te gjithe te interesuarit tjere ne kete konflikt per nje casje me te volitshme, me te drejte dhe me te barabarte, nuk eshte arsyetim per pranimin e cfardo kondicioni apo kondicioneve aktuale per ceshtjet ne fjale. Kjo do te duhej te ishte, varesisht nga rendesi, arsye e mjaftueshme per kundershtime, protesta dhe kryengritje. Sepse dihet se konflikti apo konfliktet nuk jane te zgjidhura, perderisa njera pale iu nenshtrohet kushteve plotesisht te padrejta, te paqendrueshme dhe jofunksionale per nje te ardhme me te gjate. Nese kjo gjenerate heziton ti kryej keto obligime te domosdoshme ashtu sic duhet, atehere gjeneratat e ardhshme patjeter do te ballafaqohen me kete problematike. Shpresa se ata do ta kene me lehte, duke u bazuar ne pritshmeri nga me te ndryshmet per zhvillimet ne te ardhmen, nuk eshte keshilltare e mire...
    Une e vleresoj qendrimin tend, mirepo besoj se e ke te qarte se marredheniet shqiptaro-serbe jane shume te nderlikuara dhe shume te ngarkuara me emocione nga te dy palet.

    Nese ne do te vazhdojme te mbesim te lidhur pas ketyre emocioneve, atehere ne rrezikojme te mbesim ne vend dhe te vertitemi rreth e qark.

    Ne duhet te shkojme perpara hap pas hapi, se eshte e pamundur qe çeshtje me ngarkesa te tilla emocionale te zgjidhen sa hap e mbyll syte.

    Personalisht e pershendes çdo hap qe behet per çtensionimin e marredhenieve nderfqinjesore, sepse Kosova sot me shume se kurre ka nevoje per liri levizje.

    Une shpresoj se menjehere ne janar do te nisin bisedimet me BE per heqjen e vizave dhe besoj se brenda vitit 2012 do te arrihet marreveshja.

    VV ka se me çfare te merret, sepse Kosova ka 1001 probleme, duke nisur prej paaftesise qeverisese, korrupsionit, privatizimeve etj.

  2. #22
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Sinqerisht vv-ja eshte pa ndonje plan konkret i vetmi plan i vv-se eshte akuza akuza akuza akuza, vvv-ja nuk ka plan per zgjidhje ska sinqerisht ska se kam degju qe ka ofru ndonje plan te thot kshtu duhet te bahet e jo keshtu edhe ato qe i ka ofru kan qen bllokada asgja me teper. jam i bindur se vetem 6 muaj po ta kishte pushtetin maximumi do ta qonte vendin ne kolaps.

    VV-ja thot perkrahe tanden duaje tanen... ok thash nje dite me vete hajt po e du temen shkova mora produkt vendor duke filluar;

    Nga lengjet, mora edhe do domestos vendor.

    ndenji 1 jave langjja vendore kishte afat 1 vit pasi e hapa ngjyra i kishte ra posht e vetem uji i kishte mbet lart... ku hamami me dasht tanen ne kete rast.

    mandej mora domestosin me than qe e kishe ba fetin ( namin ) e kan prit prit 30 minuta simbas udhezimeve me shume uje se sa zberthyes pastrimi u dasht me shku me ble tjeter to made in serbia me emer. Me vjen keq por te keqen qoft e jemja qoft e huja se du e keqja e keqe mbetet..

    e bardha eshte e bardh e zeza eshte e zeze o burra.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lexuesi_ : 28-12-2011 më 15:01

  3. #23
    Ne cofte se per levizje te lire duhet te heqim dore nga Shtetesia jone?

    Ne cofte se per levizje te lire duhet qe te heqim dore nga targat me shenje te Republikes se Kosoves?

    Ne cofte se per levizje te lire na duhet qe targat e Rupublikes se Kosoves te zavendesohen me ato te Serbise sic jane: PROBA PK (Pokrahina Kosova) SRB (Republika e Serbise)?

    Ne cofte se per levizje te lire na duhet qe te nxjerim dokumente perkatese tek strukturat ilegale okupuese te Shtetit te Serbise te cilat jane te vendosura ilegalisht ne Veriun dhe Enklavat tjera ne Kosove?

    Ne cofte se neve na duhet te pranojme te gjitha keto per ate levizje te lire! Ateherash pse na duhet kjo levizje aq e lire????

    Dhe tani ca anetar te forumit ketu - cdo dite, cdo herash bejne propaganda e me te ndryshmet kunder LVV qe jane kunder Kosoves se Pakos se Ahtisarit dhe mundohen ta bejne Kosoven Shqiptare per Bashkim Kombetar. Ndersa me fuqi te madhe perkrahin keto marveshje te Qeverise se Kosoves ku me punen e veprat e saj eshte duke e shkel kete Pako te Ahtisarit ku edhe vet e pranuan dhe cdo dite e kthejne Kosoven me kushtetuten e Serbise.

    Me kete qeveri te tanishme nje dite shume te afert edhe policine e serbise do e kemi ne Kosove. Sepse keshtu sic po vazhdohet edhe kjo nuk eshte large mendesh !!!!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Une e vleresoj qendrimin tend, mirepo besoj se e ke te qarte se marredheniet shqiptaro-serbe jane shume te nderlikuara dhe shume te ngarkuara me emocione nga te dy palet.

    Nese ne do te vazhdojme te mbesim te lidhur pas ketyre emocioneve, atehere ne rrezikojme te mbesim ne vend dhe te vertitemi rreth e qark.

    Ne duhet te shkojme perpara hap pas hapi, se eshte e pamundur qe çeshtje me ngarkesa te tilla emocionale te zgjidhen sa hap e mbyll syte.

    Personalisht e pershendes çdo hap qe behet per çtensionimin e marredhenieve nderfqinjesore, sepse Kosova sot me shume se kurre ka nevoje per liri levizje.

    Une shpresoj se menjehere ne janar do te nisin bisedimet me BE per heqjen e vizave dhe besoj se brenda vitit 2012 do te arrihet marreveshja.

    VV ka se me çfare te merret, sepse Kosova ka 1001 probleme, duke nisur prej paaftesise qeverisese, korrupsionit, privatizimeve etj.
    Kosoven ne shumcen e rasteve nuk e pyet askush. Prandaj, politika me e mire do te ishta ajo e mospranimit te marreveshjeve apo kushteve, te cilat dihet qe ne fillim se nuk i avancojne as shtetin e Kosoves as qytetaret e saj.
    Kosova eshte aq e vogel dhe e parendesishme, nga nje perspektive e caktuar, sa qe ajo vetvetiu, megjithe rrezikun per ndarjen e veriut qe perseri nuk varet shume nga politika e Kosoves, do te integrohej ne kohen dhe kushtet me te volitshme, se ato te cilat jane krijuar per shkak te politikes se Kosoves. Cdo zhvillim tjeter nuk do te ishte ne interesin e atyre, te cilet sigurojne dhe garantojne edhe ashtu paqen dhe rendin qe mbreteron aktualisht ne ate pjese te Ballkanit. Me fjale tjera: Shumica e veprimeve te politikes se Kosoves, nga paslufta deri sot jane me gjase shume te madhe me te demshme se mosveprimet e tyre. Edhe pse realisht veprimet e tyre kan qene te pashmangshme, dhe eshte dashur tiu sherbejne "nderkombetareve" per legjitimim te veprimeve dhe vendimeve te veta. Prandaj, une nuk e them se shqiptaret kane pasur mundesi reale ti pengojne zhvillimet e deritanishme, sepse "nderkombetaret" kane qene dhe jane aq te fuqishem (ne cdo aspekt) ne raport me vendasit (kosovaret) sa qe do te ishte iluzore te pritej ndonje zhvillim shume me i volitshem i Kosoves.
    Megjithate, ajo qe ju mbetet vendasve jane kritika, kundershtimi dhe protesta kunder zhvillimeve te padrejta. Ne menyre qe se paku te ngritet vetedija e sa me shume kosovareve per gjendjen e vertete ne te cilen ndodhen, dhe te mos behen viktima te propagandes dhe manipulimeve te qellimshme te pushtetit dhe grupeve tjera te interesit.
    Nese shumica absolute e nje populli apo opinion te informuar mjaft, drejte, objektivisht, me fakte... pajtohet me zhvillimet e 13 viteve te kaluara dhe me zhvillimet reale te planifikuara per te ardhmen, atehere nje vendim ose qendrim i tille duhet patjeter te respektohet.
    Por, perderisa nje shkalle e tille, vecanarisht ne kushtet e Kosoves, nuk eshte arritur dhe nuk do te arrihet as ne disa vite te ardhshme, te gjithe ata qe deshirojne dhe duan te shpresojne ne nje te ardhme vertete te mire dhe te sigurte per Kosoven dhe shqiptaret, kane obligim moral te kritikojne dhe kundershtojne cdo gje qe qartazi nuk shkon ne kete drejtim resp. ne drejtimin cfare atyre ju propagohet nga pushteti.
    Fakti qe politika sot thote se qytetaret e Kosoves brenda 15 muajsh do te udhetojne pa viza ne BE dhe pas disa muajsh deklaron se ishte fjale per nisjen e dialogut per heqjen e vizave, eshte vetem nje shembull tipik per mashtrime dhe manipulime qe ka mundesi ti bej politika edhe ne te ardhmen dhe per shume ceshtje me rendesi vitale.
    Ngjashem ndodhe dhe do te ndodhe edhe me "marreveshjen" per liberalizimin e vizave apo anetaresimin eventual te Kosoves ne BE, ne 20 vitet e ardhshme. Populli dhe opinioni vendas do te dezinformohen me propaganden e zakonshme per "marreveshje" mes Republikes se Kosoves (apo shtetit) dhe BE-se etj., perderisa ne fakt do te kete vetem "marrevshje teknike" mes Institucioneve Veteqeverisese te Kosoves, sic parashihen me Rez. 1244 te OKB-se qe nga viti 1999. Opinioni per keso faktesh duhet te jete i informuar saktesisht. Sepse vetem atehere mund te njohim qendrimin e vertete te shumices se popullit ne kete ceshtje...
    Ai, i cili pranon dhe pajtohet me zhvillime te tilla dhe politika te tille, sigurisht qe nuk ka arsye te jete ne anen e kritikeve apo kundershtareve. Sepse ai eshte pajtuar me te gjitha padrejtesite, pabarazite, keqtrajtimet, vuajtjet, rreziqet etj. qe sjellin dhe do te sjellin keto zhvillime dhe kjo politike. Te tille ka pasur edhe ne kohen e Millosheviqit, te cilet ne njefar mase ishin te pajtuar me cfare kishte arritur LDK apo Rugova. Pavaresisht se vendi ndodhej dhe mbetej nen pushtimin e eger dhe antinjerzor te Serbise. Arsyetimet edhe ne ate kohe ishin nga me te ndryshmet. Por, ne pergjithesi ju perngjanin shume atyre te perkrahesve te zhvillimeve dhe politikave aktuale: "Hap pas hapi, nuk kemi mundesi tjera, skemi force mu shty me Serbine," etj... Ne fund, disa nga predikuesit me radikal te politikes paqesore "hap pas hapi" u detyruan ta njollosin edhe luften e UCK-se per ti mbrojtur qendrimet e tyre para luftes. E fajsonin UCK-ne, se gjoja ju kishte prishur para kohe planet per debimin e Serbise nga Kosova ne menyre paqesore. Kjo ishte vetem sa per ilustrim dhe krahasim, pa dashur ta mohoj rendesine e personalitetit te I. Rugoves dhe disa veprimeve te tij gjate asaj kohe.
    E ardhmja shume gjera do ti sqaroje. Por, une jam shume skeptik sa i perket sinqeritetit te perkrahesve "te zellshem" te politikes aktuale, kur do te jete ne pyetje interpretimi objektiv i fakteve dhe gjendjes ne cfardo faze te zhvillimit te Kosoves ne realcion me ceshtjet qe po diskutohen, dhe me shume. Sepse shumica e tyre do te reagojne ngjashem si perkrahesit radikal te politikes se Rugoves: Ose do ti fajsojne te tjeret, ose nuk do ti pranojne apo do ti keqinterpretojne faktet...



    Me fjale tjera:

    Merrma zhgënjimin!

    Behxhet Haliti

    Një qytetar, i pyetur në sheshin “Nëna Tereze” të Prishtinës, nga gazetari i njërit prej televizioneve tona nacionale, se çfarë ishte viti që po lëmë pas dhe pse nuk ndodhi liberalizimi i vizave për kosovarët gjatë këtij viti, u përgjigj përafërsisht kështu: “A po e shihni këtë shesh, këtë rrugë të gjerë, këtë shëtitore të madhe? Atë ditë kur të ndodhë liberalizimi i vizave për kosovarët, nëpër këtë shesh nuk do të shihni njeri! Jo, jo! Do të ikin!”...

    “Nëpër këtë shesh nuk do të shihni njeri”!

    Pak si e rëndë, bre!...

    Njeriu nuk është optimist!

    Është pesimist!

    Dhe, e dini atë tregimin për optimistin dhe pesimistin: optimisti e sheh gotën gjysmë të mbushur, e pesimisti po atë gotë e sheh gjysmë të zbrazur!

    Njeriu është, në këtë rast, më tepër se pesimist!

    Gotën nuk e sheh as gjysmë të mbushur, e as gjysmë të zbrazur.

    E sheh fare të zbrazët!

    E sheh bosh!...

    Njeriu është i zhgënjyer!

    Qe çka thotë Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe për zhgënjimin dhe për të zhgënjyerin: Zhgënjim është “ndjenja që përjetojmë, kur dikush a diçka nuk na del ashtu siç e pritnim ose siç e mendonim, por na del keq, humbja e besimit a e shpresës që kishim te dikush a te diçka; pakënaqësia që lind kur zhgënjehemi”.

    Dhe, ka zhgënjime të hidhura (të thella)...

    Zhgënjim më të thellë, se ky i qytetarit të përmendur, a mund të ketë?

    Ta paramendosh sheshin kryesor të Prishtinës pa asnjë njeri!

    Kjo është për “haj ku-ku” e për “haj medet”!

    Mendoni se qytetari nuk i do ata njerëz që përditë mbushin sheshin “Nëna Tereze” të Prishtinës?

    Se nuk dëshiron t’i shohë e t’i takojë aty?

    Jo, jo!

    Ai nuk e ka me ta!

    Ai e ka zhgënjimin diku tjetër! Me dikë e me diçka tjetër! Sikur edhe të gjithë ne që nuk pamë gjë të mirë në këtë Kosovë gjatë vitit 2011. Edhe para vitit 2011! 2010, 2009... Edhe pak më përtej!

    Dhe, askush në këtë botë nuk ka të drejtë t’ia zërë për të madhe atij për dozën e zhgënjimit!

    As mua!

    Ndoshta, as juve!

    Doza: te dikush më pak, te dikush më shumë, te dikush shumë më shumë se shumë!...

    A ka nevojë të përmenden këtu arsyet e zhgënjimit qytetar?

    Nuk i zë kjo hapësirë, jo!

    Na janë sjellë nëpër kokë vetëm të zeza: skandale, afera, korrupsion, krim i organizuar, bastisje, procese gjyqësore, papunësi, varfëri ekstreme...

    A thua, vetëm nëpër kokë?

    Prandaj, në emër të qytetarit që pashë në televizor, i lutem vitit 2012: Merrja zhgënjimin!

    I lutem edhe për vete: Merrma zhgënjimin!

    Menjëherë!

    (Nëse doni i lutem edhe në emrin tuaj! Nëse doni!)
    http://www.zeri.info/artikulli/3/19/...ma-zhgenjimin/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 28-12-2011 më 16:59

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    ...
    Me vjen keq por te keqen qoft e jemja qoft e huja se du e keqja e keqe mbetet..

    e bardha eshte e bardh e zeza eshte e zeze o burra.
    E mira apo e keqja nuk jane te barazueshme me te bardhen dhe te zezen!

  6. #26
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    "Vetevendosje", pavaresisht qe po i thote disa te verteta, te cilat i njohin mjaft mire shumica e qytetareve te informuar, po tenton, ngjashem me partite tjera, ta manipuloje opinionin permes interpretimeve te pasakta ose te pershtatshme te ligjeve dhe rregullave institucionale ne Kosove.

    Mocioni per interpelance i Vetevendosje nuk eshte obligues per asnje organ ekzekutiv te Kosoves. Ai eshte forma me e dobet e mundshme e luftes opozitare ne parlament, pervec diskutimeve dhe pyetjeve normale qe behen gjate debateve te zakonshme parlamentare. Natyrisht, edhe ai lloji mocioni e ka rendesine e vet ne shtete normale demokratike. Por, ne Kosove, e cila nuk eshte shtet normal demokratik, nuk ka rendesi te madhe shprehja e vullnetit te shumices se deputeteve prezent (kryesisht opozitar) per ceshtje te cilat nuk jane obliguese. Sepse zgjedhjet ne Kosove thjeshte nuk fitohen apo humben ne baze te arritjeve, deshtimeve apo programeve partiake per ceshtje te caktuara, por kryesisht ne baze te proagandes, manipulimeve, mashtrimeve, keqperdorimit te papergjegjshem te buxhetit te shtetit(popullit) per dhurata elektorale, mobilizimi rajonal i zgjedhesve dhe mbeshteja e nderkombetareve. Pra, perderisa Qeveria dhe organet tjera kane mjaft fusha te rendesishme, ku mund te fitojne poena te mjaftueshme duke e mashtruar, manipuluar dhe tradhetuar popullin dhe vendin e tyre, dhe duke e pasur parasyesh edhe ate qe u tha per zgjedhjet, ato mund tia lejojne vetes luksin, ta humbasin edhe ndonje votim te rendesishem sa i perket tematikes, por jo te obligueshem. Shumica e deputeteve me siguri nuk e dine fare se ne shtete normale nje votim i tille, per ceshtje kaq te rendesishme kombetare, do te ishte i barabarte me deshtimin e Qeverise. Pavaresisht se behet fjale per nje mocion, i cili nuk eshte obligues.

    Sido qe te jete, Vetevendosje ne rrethanat e Kosoves duhet patjeter ta fitoje nje mocion te mosbesimit ndaj Kryeministrit ose te propozoje dhe te fitoje votimin per ligje apo amandamente obliguese ne ceshtjet e tilla. Sepse, ai votimi ne te cilin thirret Vetevendosje nuk i paraqet qendrimet dhe qellimet e verteta ose te sinqerta te shumices se atyre qe kane votuar pro, sidomos te LDK-se dhe nje pjese te partive tjera opozitare. Ne te kunderten, LDK dhe AAK nuk do te votonin as propozimin per mosbesim ndaj Kryeministrit, nese Vetevendosje do propozonte nje gje te tille. Ne radhe te pare, sepse nje numer i madh i deputeteve nuk deshirojne ta rrezikojne karrigen e tyre. Por, edhe per shkak te presioneve brendapartiake dhe nga jashte (njerez te caktuar, ambasdor te ndryshem etj...).
    Vetevendosje para se gjithash duhet ti ndaloje tentimet per manipulimin e publikut permes keqinterpretimit, interpretimit te gabuar apo te qellimshem te mocionit te votuar.
    Per bllokimin e kufijve, une mendoj se policia e shtetit te Thacit apo e shtetit te kuislingo-kolonialisteve me perkrahje te antishqiptareve ne mbare boten, edhe paralajmirimin per "bllokimin e vendkalimeve" do ta festoje. Sepse, aty e shohin shansin dhe mundesine me te volitshme dhe optimale per ta treguar forcen dhe dhunen kunder qytetareve shqipetare. As vrasja e ndonjerit prej tyre nuk do ti pengonte ata per ti perdorur te gjitha mjetet e dhunes policore. Perdorimi i forces dhe dhunes do te pershendetej si zakonisht nga Kryeministri, Presidentja, KFOR-i, EULEX-i, NATO, SHBA, GJermania, BE...
    Une nuk besoj se do te lejohet Vetevendosje ti bllokoje vendkalimet kufitare. Regjimi i Thacit dhe perkrahesit e tij nderkombetare me gjase te madhe do te ishin ne gjendje te pushkatonin edhe qindra demostrues shqipetare, nese do tiu vertete rrezikoheshin interesat e tyre. Bllokimi "afatgjate" i vendkalimeve ne fjale, eshte rrezikim i qarte i interesave te tyre...
    Per çfare interpelance e ke fjalen( ne theksimin e pare)..?
    dhe..
    Per cilin mocion te votuar, VV po ben kete manipulim(ne theksimin e dyte)..?

    Se po me duket e ke pshtjelle pak.. behu me i qarte.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  7. #27
    Keto shkrime te dis alexuseve vertet tani po me vjen mire se e kan kuptuar punen e vv dhe politikes se saj,,,kur i kam shpreh para ca vitev po ne kete forum lidhur me albin kurtin dhe politiken e ti kunderjet kosoves dhe ne pergjethsi kunder edhe miqeve te kosves ne kete raste amerikanve...

    Po te ishte albin kurti aq patriot kete e kame then me mija here po ne kete forum ky e kishte treguar veten ne lufte se sa eshte per ksoven dhe per bashkimin e trojev shqiptare ,,po trimi ne thojza shkoj ne prishtin dhe tha po luftoj kunder pushtetit te serbis,,dhe e quan ne burgun e nishit edhe e mbajten sikur pllumin se shkiet e kan diture se pas lufte i duhen njerzit e till ne kosove dhe kjo po deshmohet dita dites....po mos te ishet albin kurti vegel etyre at do ta kishin likujduar ne lufte at,,e jo ta lan para medjave dhe te flete kunde rmilloshit dhe te tjerev ,se gjoja edhe serbija dmokrata para te tjerev edhe ja keta nuk i ngux kerkush edhe qe flasin at qka ata mendojen ,po jo raliteti eshte tjeter ,kur albin kurti eshte zen ne vitin 2004 me dy koleget eti serb ne osojan tu shku e me festu kishlindjet ortodokse njerzit nuk e kan besuar kete po eshte ralitet....

    Dhe sot politka e albin kurtit dhe kolegev te ti tregon kete sot ata qka e lajmruan ne medja ,,se vv do ti bllokoj kufirin me serbin edhe at vetem 6 dite para fillimit ,hapjes se bisedimev te kosoves per libralizimin e vizeave per Qytetaret e Kosoves ,,,dhe ketu qka ndodhe atehere evropa kuder si gjithe here ,se kete nuk e ka be me deshire te evropes po me presionin e mikut ton te madhe Amerikes per fillimin e dialogut me Kosoven,,e tani evropa mezi nuk pret qe per kosven ta ndale kete hap edhe at se dihet botrishte se sa kundeshtit i ka kosova ne bashkimin evropjan,,,dhe kosves te ja shtyn deri ne pafundesi libralizimin e vizav per kosoven
    .

    Tani keta vv dalin dhe thojen se qeveritaret i kan fajet se nuk ja kane ndalur serbis kufirin ...........


    Une ju kisha then ketyre trimav te vv ooo te mjer dileni edhe rrini se mire jeni se keta nuk e meritojen as buken ekosoves mos me ngren e le ma tjeter me be keta....

  8. #28
    Sot eshte koha qe ne ne pergjethsi te vedisohem se serbija e ka pranuar nje menyre ose nje tjeter kapitullimin ,,kete sot ne Bograd e ka then kete edhe stefanofiqi,,po tv tona sot nuk e trasmetuan dekleratene ti,,vetem e kan trasmetuar at ne ora 14 tv radio 21 e ka ber publike e ketev jo...
    Kur setfanoviqi tha mire para qevritarve ne bograd dhe deputetve tjer se serbija eshte duke ndjekur politk te gabuar ,dhe humbes qe nga viti 99 e kendej dhe ksova eshte e humbur pe rgjithemon,,dhe aj tha mire se gjdo vendim i Kryministrit te Kosve seshte ka perkrahet ne qareqet evropjan e poseqerishte ne SHBA dhe qdo vendim te ti ne kemi me zbatu sot o neser dhe tani per tani thaqi eshte me i forte ne ralicion me ne dhe politken ton te serbis ka then stefanoviq,,se e ka perkrahjen eshtetv me te fuqishme te botes Demokratike SHBA-ve dhe Anglis keshtu sot ka then stefanoviqi...

    E Albin kurti sot po mundohet ta ndal trendin e ecjes para ne raporte me shtetet tjera dhe te ja ndal libralizimin evizave qytetarev te KOSVES kjo eshte e vertet o njerzi....

  9. #29
    O trimat e vv letrat e vendosura se nuk jan ato bin rruges oooo te pa diture,,po sot jane qytetaret e kosves qe kan udhtuar ne serbi per shtetet tjera me letrnjoftim te RKS dhe qka tjeter ne Letrnjoftim shkruan Republika e Kosoves e jo e serbis siq ju peretendoni oooo te mejr.......

  10. #30
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •