Muja: Vetëvendosja nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës

Deputeti i PDK-së, Shaip Muja
Tërhequr më 19 Janar 2012
Deputeti i PDK-së, Shaip Muja, në një intervistë për “Tribunën Shqiptare”, edhe pse ia ka njohur “Vetëvendosjes” të drejtën e protestimit paqësor, ka folur shumë ashpër për subjektin politik të drejtuar nga Albin Kurti.
“Lëvizja Vetëvendosje ka pasur të drejtë të bëjë protesta, por duke e respektuar ligjin”, ka vlerësuar anëtari i kryesisë së PDK-së, Shaip Muja, për “Tribunën Shqiptare”, siç transmeton KosovaTimes.
Muja ka deklaruar se ky subjekt politik nuk është shumë i interesuar që të respektojë ligjshmërinë në vend, sepse dihet botërisht që “Vetëvendosja” nuk e njeh Kushtetutën dhe rrjedhimisht as Pavarësinë e Kosovës.
Sipas Mujës, partitë e tjera opozitare në vend janë duke ia bërë njëfarë kurthi Vetëvendosjes, duke e lënë të vetme që të bëjë “politikën e rrugës”.
Shaip Muja dhe lideri i “Vetëvendosjes” Albin Kurti përballen e përplasen vazhdimisht gjatë kryerjes së punës brenda Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, ku bëjnë pjesë të dy. /KosovaTimes/
Krijoni Kontakt