Lexues, lexoje ti me keta drenicasit tuaj shifrore, qe po silleni ketej, ama mire lexoje:
RTV21 ka publikuar të dielën pasuritë e ministrave të sapozgjedhur, ku kryeministrit Hashim Thaçi ka deklaruar 17 318 euro pagë vjetore si kryeministër, rreth 180 mijë euro kursime bankare në NLB Prishtina, 150 mijë euro – tokë për ndërtimin e shtëpisë, 203 mijë euro – shtëpi në ndërtim e sipër, 180 mijë euro tokë të trashëguar nga familja, 80 mijë euro shtëpi nga familja dhe 100 mijë euro kredi bankare në NLB.
Analizë: Këto janë të dhënat të cilat Thaqi veht ka publikuar, në mënyrë që ai të tregon duart e pastërta të tij. Natyrisht që një systemi i tillë do të funksiononte sikur të ishte dikund në Evropën Perëndimore, por kurrsesi në realitetin dhe tokën e Kosovës.
Si pikë e parë: Familja e Zotëri Thaqit nuk ka pasur kurrë para të gatshme por ka jetuar nga bujqësia mu ashtu sikur të gjith të tjerët. Mungesa e standartit jetësor kishte shtyer atë që në vitet e 90ta të largohet nga Kosova dhe të emigroj në Zvicërr. Famlija e tij kishte një shpresë të madhe se ai një ditë do të fitoj “Letrat” dhe të marr vizën Zvicërrane, gjë që do ta përmirësonte sadopak standardin e famlijes së tij në Kosovë.
Por ja se si atij i erdhi “Vera kah Dera” dhe ju shtua mundësia, jo vetëm që të përmirësoj standardin e tij por edhe atë të vëllezërve dhe rrethit të afërm. Familja e tij sot ka arritur një zhvillim të paparë ndonjëherë, nga skamëria në një standard të lartë jetësor.
Sikur që Thaqi të ishte në Qeveri 10 vite me radhë dhe sikur ai të tëra vitet të ketë marrë të ardhura nga Shteti, shuma do të arrinte në 170.000 Euro. Kjo nuk ka ndodhur, ndërsa Thaqi ka pasurinë e tij të padundëshme, aq sa edhe bën publike.
Traditën Kosovare e dimë që të gjith: Kinëse Familja e tij paska dhënë atij180.000 Euro tokë për të ndërtuar shtëpi si dhe 80.000 Euro nga Familja…si para të gatshme. Sikur një gjë e tillë të jetë e vërtetë atëher Familja e Thaqit paska qenë një ndër familjet më të pasura në të tërë ish-Jugosllavinë. Quditem se si atëkohë nuk shkruanin Gazetat, apo nuk fliste dikush nga Kosova mbi një Kosovar të Pasur i cili tejkalon qdonjë kufi Evropian, dhe bankat Botërore lusin atë për të deponuar paratë me një saldo të lartë!!!!!
Sikur që kjo familje të ketë ndarë “Hisen” djemëve, atëher Ganiu, vëllau i Hashimit, edhe ai do të ketë marrë po të njëjtën pjesë, por që Ganiu posedon pasurinë poaq edhe sa vet Hashimi (supozohet edhe më shum se Hashimi), qka spjegon që pasuria e patundëshme e kësaj familjeje kishte një vlerë prej Miliona Euro edhe para Luftës.
Sikur që kjo familje të kishte aq shum tokë, me siguri që nuk do të mjaftonte Buroja, por do të merrte edhe Turiqevcin me rrethinë. Mos të flasim mbi 200 Familjet tjera në burojë të cilat poashtu kan dhe kishin trojet e tyre, disa në vet fshatin, ndërsa tjerat në rrethinë. Po të marrim parasysh familjet tjera në Burojë, familja e Hashim Thaqit nuk ishte ndonjë Familje e pasur, por në të kundërtën, një familje Bujare dhe patriotike mu sikur familjet tjera në Brojë dhe rrethinë, por nga pasuria “Familja e Thaqit ishte mesatare apo e varfër dhe kurrsesi e Pasur!!!!”
Tani Hashimi i cili rrjedh nga kjo Familje është bërë I pasur dhe ka rregulluar dhe plotësuar dëshirat materiale të të rë Familjes së tij si dhe rrethit të ngsuhtë dhe të gjerë. Për atë ai duhet të thotë me kokë ulur: “Kosovë ta kam pi gjakun deri në pikë, dhe do mundohem edhe më tutje ta pi”. Ndoshta kjo edhe do vazhdon, por kurdoherë kjo gjë do të del para popullit i cili ka dhënë gjakun dhe djersën për këtë tokë, popull i cili do kërkon “Fakturën e falsifikuar” nga ai.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------
E nderkohe ju le te pershendetur ne vazhdim me dy linqet me poshte
http://www.youtube.com/watch?v=rm8-ips3xvI
http://www.youtube.com/watch?v=x0iPp0fQLY8
Krijoni Kontakt