Close
Faqja 53 prej 127 FillimFillim ... 343515253545563103 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 521 deri 530 prej 1268
  1. #521
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipëri Etnike
    Postime
    516


    LDK: Nuk guxon të rrahet Nënkryetari i Kuvendit

    Nënkryetarja e LDK-së, Tetuta Sahatqija ka reaguar ndaj rrahjes së deputetëve të Kuvendit të Kosvoës. Në rrjetin e saj në Facebook, Sahatqija ka thënë se" Policia e askush tjetër nuk guxon ta rrahë deputetin, nenkryetarin e Kuvendit! Deputeti është zgjedhur me vota popullore, ështe rrahur institucioni i Parlamentit, përfaqesuesi i popullit." /BotaSot/
    Kombi mbi të gjitha

  2. #522
    LVV Nuk qenka VET ne kete Proteste sic pretenduan militante e argate te Thqit ne kete forum.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #523
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipëri Etnike
    Postime
    516


    Buzhala kërcënon: Mund t’ju paraburgos

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Berat Buzhala (PDK) ka qenë shumë i angazhuar ditët e fundit për të komentuar protestën e Vetëvendosjes. E ka kundërshtuar fort me kolumnet e tij të rregullta. Dhe, është aktivizuar në Facebook. Para protestës ka shkuar deri në banalitet përplasja e tij virtuale në Facebook me Fisnik Ismailin e Vetëvendosjes.

    Komentet e shumta për këtë nuk e kanë bërë të ndjehet komod Buzhalën. Pas mesnate, duke treguar se është kërcënuar me vdekje në FB, ai ka kërcënuar të njëtit se mund t’i paraburgos duke qenë deputet.

    “Gjate gjithe dites sot prej djemeve e çikave te reja ne FB per shkak te qendrimeve te mija politike kam marre "kercenime" me vdekje. Marre duhet me ju ardh. Nese kisha desht - per shkak te pozicionit tim - te gjithe juve qe me keni kercenu se paku ka disa ore paraburgim ju kishin taku. Nuk e bej kete se e di qe jeni joserioz edhe nuk keni pergjegjesi per fjalen e juaj. Cka dua te them eshte se per fjalen e lire, jo vetem te deputeteve, me vdekje denohen njerezit vetem ne Kore Veriore, Iran dhe Kine - ndoshta edhe ne ndonje vend diktatoriale tjeter qe per momentin nuk me kujtohen. Perndryshe, njerezit arrestohen prej policise kur e thejne ligjin edhe ne Angli - kujtojini trazirat ne Londer, edhe ne France - kujtojini trazirat ne Paris. Por jo me vdekje. Naten e mire”, ka shkruar Buzhala në Facebook pas mesnate. /indeksonline/

    Kombi mbi të gjitha

  4. #524
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipëri Etnike
    Postime
    516


    BBC: Në Kosovë, u arrestuan 5 deputetë

    Ngjarjet e ditës së shtunë në Kosovë janë përshkruar edhe në mediat ndërkombëtare. Pothuajse të gjitha mediat e fuqishme kanë raportuar për protestën dhe përleshjen ndërmjet policisë dhe Vetëvendosjes në dy pikat kufitare.

    Madje BBC i kushton një pjesë të rëndësishme lajmit të arrestimit të pesë deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, në mesin e të cilëve edhe Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.

    Edhë agjencitë e tjera me rreth 70 artikuj, sikurse Reuters e AP e media tjera kanë raportuar gjatë tërë ditës për ngjarjen. /indeksonline/
    Kombi mbi të gjitha

  5. #525
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipëri Etnike
    Postime
    516


    Braçe i PS: Zoti Thaçi, mos vrit njerëz si më 21 janar!

    Pak orë pasi Hashim Thaci sulmoi opozitën shqiptare duke thënë se nuk do të lejonte 21 janarin e Tiranës në Kosovë , opozita atje përkrah Vetë vendosjen dhe kritikon policinë e Thacit.

    Deputeti Erion Brace ia ka përmendur datën kryeministrit të Kosovës, duke e lutur në fakt që të mos e bëjë të njëjtën në Kosovë .

    “Zoti Thaci! Mos vrit si në 21 Janar! Protestat janë e drejtë themelore!Përdorimi i armëve ndaj protestuesve s'është e drejtë shtetërore!”, ka shkruar në Twitter Brace.

    Edhe deputetë të tjerë të opozitës si Taulant Balla e Ditmir Bushati kanë ngritur paralele me 21 janarin e Tiranës duke e dënuar dhunën e policisë. /indeksonline/
    Kombi mbi të gjitha

  6. #526
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipëri Etnike
    Postime
    516


    Ramadani: Fajtor nuk është Vetëvendosja, por Serbia

    Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani ka thënë se problemi nuk është tek Vetëvendosja, por tek strukturat paralele të Serbisë.

    Ai i ka gjykuar edhe zhivvilimet e sotme tek dy pikat kufitare dhe nuk është pajtuar me mënyrën e reagimit të Policisë. "Personalisht mendoj se ne Kosovë nuk është problemi Vetevendosja!, por strukturat ilegale të Serbisë. Nuk bën të rrihen brutalisht njerëzit kështu, pavarësisht a kanë zgjedh mënyrën e duhur për të protestuar. Sepse, mënyrën më të keqe e kanë zgjedhur serbët në veri...besoj këtë e dinë të gjithë", ka thënë Ramadani për Indeksonline. /Indeksonline/
    Kombi mbi të gjitha

  7. #527
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipëri Etnike
    Postime
    516


    Konjufca: Më goditën çizmet e Policisë , për t’ia liruar rrugën Serbisë

    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është në mesin e personave të shumtë që të shtunën kanë pësuar nga dhuna e Policisë së Kosovës. Konjufca ka përshkruar për portalin Indeksonline momentet e arrestimit të tij dhe dhunën e Policisë .

    “Kam qenë në krye të turmës tek Dheu i Bardhë , dhe Policia ka ndërhyrë dhunshëm. Më kanë kapur dhe më kanë tërhequr zvarrë disa metra. Pastaj, më kanë goditur, fillimisht në bark. Për të ma vështirësuar frymëmarrjen. Kanë pasuar disa goditje në kokë . Kam përshtypjen dhe nga shenjat e di që më kanë goditur me cizme në kokë . Më pas më kanë dërguar në një objekt të Policisë , ku më kanë trajtuar mirë . Në stacionin policor nuk më kanë keqtrajtuar. Në orë n 22:00 më kanë liruar, pas diku 4 orë mbajtje”, ka thënë Konjufca.

    Numri dy i Kuvendit të Kosovës ka thënë se qeveria e ka treguar të shtunën se pë r t’ia liruar rrugën Serbisë , është e gatshme të shkelë mbi trupat e qytetarëve të Kosovës. Konjufca ka konfirmuar për portalin Indeksonline gjithashtu se janë liruar të gjithë deputetët e Lëvizjes si dhe Shpend Ahmeti dhe Fisnik Ismaili. /indeksonline/
    Kombi mbi të gjitha

  8. #528
    Po ç`ju desht ky reagim i turpshëm dhe antinjerëzor??

    Autor: Ardian Ramadani
    Besoj se secili që i thotë vetes shqiptar u shokua nga reagimi tendencioz, i paduhur, i dëmshëm dhe i zymtë i policisë së Kosovës ndaj vëllezërve shqiptarë të një gjaku. Normal,u shokova edhe unë. Mu kthyen imazhet e mëparshme tmerruese të kohës kur Kosova ishte e kolonizuar nga Serbia dhe regjimi i Sllobodan Millosheviqit. Mu kthyen imazhet e demonstratave të popullatës shqiptare ndaj fallangës serbe, edhe pse kam qenë në atë kohë i vogël fare, fëmijë pra. Mu kthye imazhi i protestave studentore të vitit 1997, atëherë kur isha në klasën e shtatë të fillores. Seç më ngjante skena e dites së sotme (14 janar 2012), me skenën e athershme. E besoj se secili shqiptarë ka përjetuar të njëjtën ndjenjë mu sikurse edhe unë, por jo edhe oligarkia, autokracia dhe autarkia qeverisëse dhe pushtetare e Kosovës. Dhuna e ushtruar ndaj qytetarëve shqiptarë prej policëve shqiptarë, dëshmoi se armiku më i madh i shqiptarëve janë vet shqiptarët. Kësisoj, i`u dëshmua Serbisë por edhe opinionit më të gjerë, se policia e Kosovës, nuk reagon kur territori i Kosovës shkilet nga Tadiqi dhe suitat e tij, nga kriminelët serb dhe trafikantët e ndryshëm, nga ata që nuk e njohin sovranitetin e Kosovës, ata që e llogarisin Kosovën si tokë serbe dhe si kondominium. Policia e Kosovës nuk reagon edhe atëherë kur vritet pjesëtari i njësisë speciale të saj, as kur plagosen pjesëtarët e saj, as kur maltretohen qytetarët shqiptarë nga bandat kriminale serbe. Kjo polici, reagon ndaj shqiptarëve të pafajshëm, ndaj atyre që duan ta delegjitimojnë praninë serbe në Kosovë, ndaj atyre që janë kundër bisedave të dëmshme me Serbinë dhe marrëveshjeme me të, marrëveshje këto që herëdo kurdo do të bëhen REBUS SIC SCANTIBUS (e pavlefshme kur ndryshojnë rrethanat e nënshkrimit të saj), e rrethanat do të ndryshojnë kur do të bjerë qeveria aktuale.
    Ende nuk arrita ta kuptoj se me ç`farë guximi kryeministri Thaçi dhe ministri i punëve të brendshme Rexhepi, morën vendimin që të reagojnë me policinë e tyre aq brutalisht, e nuk bëzanë kur u dogjën pikat kufitare të Kosovës nga bandat kriminale serbe. Po kjo maskaradë e këtij Krye(ministri) dëshmoi se qeveria e tij është qeveri autarkike që qeveris në shpërputhje me vullnetin e popullit, se është qeveri e klaneve, e gatshme tu nxjerrë sytë shqiptarëve nëse guxojnë të thonë JO, nëse nuk pajtohen me realitetin e hidhur. Ky guxim i çmendur i kësaj kaste politike që (keq)qeveris Kosvën, dëshmon se kritika e tyre ndaj ish kryetarit të Kosovës , Ibrahim Rugova, në kohën kur ky i fundit ishte në vlugun e pushtetit pa shtet, kishin qenë farsë dhe asgjë tjetër. Kësisoj kjo klasë që qeveris me autokraci Kosovën, dëshmoi se është servile dhe misionare, në shërbim të demonëve dhe atyre që janë kundër humanizmit dhe mirësisë, kundër kombit dhe demokracisë. Në vende demokratike, ku është demokratike të bllokosh udhë dhe të kërkosh zbatimin e ligjeve parlamentare, mu ashtu si ishte edhe reciprociteti i Kuvendit të Kosovës, do të ishte utopike reagimi në atë mënyrë i policisë. Po jo edhe në Kosovën tonë, ku qytetari është larg shijimit dhe përjetimit të konceptit DEMOKRACI, po shijon dajakun e demonëve autokratë që me shpirtligësinë e tyre nuk çajnë kokën aspak për ata që protestojnë paqësisht dhe që kërkojnë respektimin e sovranitetit të Kosovës, si dhe ndalimin e bashkëpunimit me Serbinë armike. Por edhe pse kjo protestë u shkërmoq brutalisht, ajo rrezatoi dhe i bëri me dije botës, se vegjëlia shqiptare, djalëria e mirëfilltë dhe elani kombëtar nuk është peng i afeksioneve servile për pushtet, as nuk është në letargji. Ajo është shëndosh dhe rritet çdo ditë e më shumë, mu ashtu siç rritet foshnja. Ajo lëshon kumtin se do të vijë ditë më e mirë, ku e drejta, e moralshmja dhe njerëzorja do të qeverisë me shqiptarët e Kosovës. Nga protesta e Lëvizjes Vetëvendosja, pamë se u thye definitivisht miti i pathyeshmërisë së Serbisë në Kosovë, por ama edhe miti i pathyeshmërisë së qeverisë antipopullore, me kryeministrin e saj dhe kryenegociatoren e bisedimeve shterpe.
    Edhe një gjë më brengosi pa masë një natë para kësaj proteste. Ajo ishte dhënia hapsirë mediale disa analistëve poltronë, puthadorë dhe shpikës të kombit në inkubator kosovar dhe të destruksioneve të kombeve dhe nacionalizmave (lexo: kombit dhe nacionalizmit shqiptar), ithtarëve të Renanit dhe Andersonit,nga ana e televizionit publik të Kosovës . Kësisoj ky televizion, i cili ka humbur që moti primatin e duhur dhe funksionin esencial, duke ftuar kësi lloj analistësh dhe thartinash (HCL formulë kimike) të tipit Ilir Dedës, të cilit për së pari herë dhe për së fundi herë i përmendi emrin, ngase nuk dua të ndyej higjienën time, dëshmoi se analistët e mirëfilltë të depolitizuar, me vlera dhe të duhur, nuk kanë qasjen e duhur dhe të domosdoshme nëpër media. Kësisoj shqiptarit në Kosovë, mu ashtu sikurse ke ne në Maqedoni, i ofrohet pseudoanalisti poltron dhe antiintelektual, i cili në vend të kritikës konstruktive, përçon destruktivitet dhe rrezaton errësirë, në vend të analizave të mirëfillta ofron paloanaliza, duke u shndërruar në palaçoanalist ose në analistë nekrofil, që dashurojnë të keqen dhe që priviligjojnë atë, ndërsa të mirën e urrejnë. Por, në gjithë atë të keqe në atë emision, kishte një të mirë, ngase nuk mbyllen dyert në të katër anët. Aty ishte simboli i djalërisë shqiptare, i drejtësisë, i antikorrupsionit, i demokracisë dhe njeriu kombëtar, i pandyrë nga pashallëku i pushtetit dhe thyerësi kryesor i kuietizmit, omertës dhe servilizmit, përfaqësuesi i shpresave të të rinjve, Albin Kurti. Kësisoj ky njeri, me veprimet e tij dhe moton e tij të pathënë, të forcohemi përbrenda si shtet, e mandej të bëhemi paqësor përjashtë (ide e Bismarkut për Gjermaninë), e jo të ligështohemi përbrenda kur na cenohet sovraniteti dhe integriteti territorial dhe të zhvillojmë bisedime me një shtet i cili ende nuk është denacifikuar, ende nuk e ka bërë katarsën e domosdoshme, ende nuk na ka kërkuar falje, ende të trajton si pjesë përbërëse të tij, dëshmon se shpresat jo vetëm që janë gjallë, po ata rriten dita ditës dhe paraqiten si diell pranveror.
    Mendësia qeverisëse pretoriane diletantiste e pushtetarëve të Kosovës, e ndikuar nga thënia e Leninit “Sa më keq aq më mirë” nuk do të zgjas në pafundësi. Ky “shkëlqim” i zbehtë i tyre, do të ketë patjetër një rënie, ku nuk do t`i kryejë punë as mortifikimi (procesi i heqjes së mbeturinave të vetes) e as purifikimi, ngase janë ndyrë aq shumë me këtë aksion të turpshëm, mbi të gjitha antihuman, saqë kanë vënë një njollë të pashlyeshme.
    Alienimi (tjetërsimi) i atyre që gjatë luftës çlirimtare në Kosovë, u shfaqën si rreze drite për shqiptarët i takon të kaluarës së lavdishme. Por nuk të pyesin se si ishe, po si je. Krejt kjo ngase ai imazh nuk ekziston më. Ai imazh u gris me ditën e sotme, copa copa.

    http://www.albtime.com/?p=14454
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #529
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    panorama

    -

    Rikthehet tensioni, arrestohet N/kryetari i VV
    Lajmi i Fundite Shtunë, Janar 14th, 2012

    UPDATE- Policia e Kosovës ka rinuar një tjetër aksion në Merdarë për të shpërndarë protestuesit. Lëvizja Vetëvendosje bën me dije se është arrestuar, nënkryetari i saj, Shpend Ahmeti. Ndërkaq, të arrestuar nga policia e Kosovës janë edhe aktivisti/gazetar nga Tirana, Arbër Zaimi, si dhe Frashër Krasniqi dhe Naim Bunjaku.

    ***

    Pas ndërhyrjes në pikën e Merdarës, sipas njoftimeve të Vetëvendosjes policia e Kosovës pritet të ndërhyjë ndaj protestuesve edhe në pikën tjetër, atë të Dheut të Bardhë.

    “Te Dheu i Bardhë Policia e Kosovës iu ka dhënë ultimatum protestuesve që të largohen, përndryshe do të intervenojnë.”- thuhet në njoftim të fundit të VV-së.

    Në një komunikim për agjencinë Kosovapress, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti ka deklaruar se nuk do të zmbrapsen deri në aktivistin e fundit.

    Ndërkaq, policia e Kosovës në një komunikatë të saj, tha sa ka arrestuar 42 persona te cilët janë shoqëruar në stacionin policore për procedure te mëtutjeshme hetimore, ndërsa 13 policë kanë pësuar lëndime trupore, të cilët kanë kërkuar ndihmën mjekësore.

    “Gjatë ditës kanë hyrë automjete të ndryshme udhëtaresh dhe disa kamion me mallra të cilat kanë kaluar duke iu nënshtruar procedurave kufitare dhe doganore sipas procedurës ligjore për kalimin e kufirit. Policia e Kosovës është e përkushtuar që të kryej të gjitha detyrat e saj konform autorizimeve të saj ligjore”.

    ***

    Pas policisë së Kosovës, edhe Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar arrestimin e liderit, Albin Kurti. Sipas VV ka patur një konfuzion, pasi Albin Kurti është dërguar në një ambulancë për të marrë ndihmë, pas disa plagëve të lehta që kishte marrë. Momentalisht Albin Kurti po qendron ne mes te protestuesve ne Besiane.

    Ndërkaq, protestuesit po qëndorjnë në Besianë, te Qendra Tregtare “Albi Center”, ku sipas VV, qindra protestues po sulmohen brutalisht nga Policia e Kosovës.

    ***

    Policia e Kosovës nëpërmjet zëdhënësit të saj Brahim Sadriu ka konfirmuar për te perditshmen kosovare Express, se Albin Kurti nuk është arrestuar.

    “Jo! Albin Kurti nuk është i arrestuar”, ka thënë Sadriu. Raportohet se Albin Kurti ka marre lendime gjate perplasjes me policine, ndersa eshte duke marre ndihmen e pare.

    Express njofton se Policia është duke vazhduar aksionin e saj për shpërndarje të protestuesve, ku njoftohet se ka edhe të lënduar, në mesin e tyre është edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

    ***

    Vetëvendosja ka identifikuar disa nga të arrestuarit e pak minutave më parë në pikën e kalimit kufitar të Merdarës.

    “Albin Kurti, Naser Shatri, Fisnik Ismajli, Gani Krasniqi, Salih Zyba, Blerim Manqastena, Hysen Durmishi dhe disa aktivistë të tjerë, emrat e të cilëve ende nuk i kemi”- thuhet në njoftimin e fundit të Vetevendosjes. Pavarësisht se Albin Kurti eshte deputet i Kuvendit te Kosoves, dhe gezon imunitet, arrestimin e tij e ka konfirmuar vete Levizja qe ai perfaqeson.

    ***

    Informacionet e fundit nga zyra e shtypi e Vetevendosjes, raportojne per arrestimin e kreut te Levizjes, Albin Kurti.

    “Arrestohen Albin Kurti dhe Salih Zyba”- njofton Vetevendosje.

    Situata ne piken tjeter, ate te Dheut te Bardhe paraqitet e normalizuar.

    Tensionohet situata ne piken e kalimit kufitar te Merdares. Sipas Vetevendosjes, Policia e Kosovës ka filuuar ndërhyrjen me gaz lotsjellës, rrahje dhe arrestime në Merdarë. Mesohet se në momentin e ndërhyrjes së policisë aktivistët dhe qytetarët kanë qenë të ulur në tokë.

    Nga njoftimet e njepasnjeshme te Vetevendosjes, sipas saj, deri më tani jane konfirmuar dy te arrestuar, Hysen Durmishi dhe Fisnik Ismajli.

    ***

    Sipas Vetevendosjes jane afërsisht 3000 aktivistë dhe qytetarë, te cilet janë të mbledhur në afërsi të pikës kufitare Dheu i Bardhë.

    Ata kanë arritur të bllokojnë në mënyrë paqësore njërën korsi të rrugës për të zbatuar reciprocitetin. Perfaqesuesit e Levizjes Vetevendosja bejne thirrje here pas here ne drejtim te forcave te policise qe te mos provokojne protestuesit e mbledhur ne dy pikat e kalimit kufitar.

    ***

    Albin Kurti tashmë është në krye të protestës. Vetëvendosje po raporton live gjithçka çfare po ndodh në pikat e kalimit kufitar Merdare dhe Dheu i Bardhe nëpërmjet rrejtit social Facebook.

    “Të gjitha makinat që nuk janë me targa të Serbisë, e të cilat policia i lejon të kalojnë as ne nuk i ndalim. Ne kemi problem vetëm me Serbinë.”- iu drejtua Albin Kurti mijëra protestuesve të mbledhur ne pikën e kalimit në Merdarë.

    Më tej njoftohet se “Protestuesit janë duke e zbatuar vendimin e Kuvendit për reciprocitet dhe kanë lejuar të kalojnë 4 vetura me tabela të Republikës së Kosovës dhe një kamion me prodhime vendore të firmës “Vipa chips”.

    ***

    Sekretariati për Media dhe Komunikim i Lëvizjes Vetevendosje ka konfirmuar mberritjen e aktivisteve dhe qytetareve te pare ne piken e kalimit kufitar te Dheut te Bardhe.

    “Përkundër ndalesave të shumta të policisë, aktivistët dhe qytetarët e parë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! kanë arritur në afërsi të pikës kufitare Dheu i Bardhë.”- thuhet ne nje komunikim te shkurter te VV.

    ***

    Ndersa duhen edhe me pak se 30 minuta qe aksioni i Levizjes Vetevendosje te nise zyrtarisht, Express raporton se, rreth 500 protestues janë mbledhur ne piken kufitare Dheu i Bardhë, ndersa Njësia Speciale e Policisë së Kosovës i ka bllokuara ata rreth 300 metra larg piks kufitare.

    Në rrugë kontrollimin janë duke e bërë Policia e Trafikut, kurse pas tyre janë barrikaduar Njësia Speciale.

    Situata është e qetë dhe nuk është shënuar ndonjë incident.

    ***

    Policia e Kosovës ka dërguar një numër të madh të pjesëtarëve të njësive elitë në dy pikat kufitare, Merdare dhe Dheu i Bardh, njofton reporteri i gazetës Express i vendosur tashmë në pikën e kalimit kufitarë të Merdarës.

    Raportohet se rruga deri në kufij është pothuajse e zbrazët, ndërsa në pikën kufitare vërehen forca të mëdha policore. Sipas tij, njësitë elite janë të pajisura edhe me makineri të rëndë.

    Aktualisht qytetarë dhe mallra po hyjnë dhe po dalin normalisht, sikurse në çdo ditë të zakonshme pune.

    Vetëvendosja sot bllokon dy pikat kufitare

    Lëvizja Vetëvendosje sot në ora 13:00, pritet të dalë në dy pikat kufitare, në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë, për t’i bllokuar mallrat serbe që hyjnë në Kosovë. Kjo, sipas udhëheqësve të Vetëvendosjes, do të bëhet për ta zbatuar vendimin e Kuvendit të Kosovës të 7 dhjetorit për reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë, të cilin, Qeveria e Kosovës nuk po e përfill.

    Udhëheqësit e Vetëvendosjes kanë njoftuar se aksioni do të jetë paqësore dhe se do të ndalohen vetëm kamionët që vinë me mallra serbe.

    Thirrja e Vetëvendosjes për të dale në dy pikat kufitare, është kundërshtuar nga presidentja Jahjaga, kryeparlamentari Krasniqi, kabineti qeveritar, partitë politike dhe vendet e Kuintit.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për aksionin e paralajmëruar dhe ka hartuar urdhrin operativ të quajtur “Lëvizja dhe qarkullimi i lirë”.(kosovapress)

  10. #530
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    hashim thaci krahasohet me enver hoxhen ne cdo pikpamje !


    brari amerikanet nuk e don hashimin,e perdorin hashimin !

    amerikanet edhe millosheviqit i thonin ky eshte 'njeri i paqes'!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •