Close
Faqja 45 prej 127 FillimFillim ... 3543444546475595 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 441 deri 450 prej 1268
  1. #441
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #442
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    ore nje gje s'marr vesh une, si ka mundesi qe keta te tanet e kane kaq te lehte per te vene dore te qytetaret e vet, po para serbeve rrine si te permjere? ah i shkreti shqiptar, mbeti nje jete te tere duke vuajt nga kompleksi inferioritetit, dhe duke ngrene kopace vences.
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  3. #443
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    na sillni video filmime..

    te shohim si ka shku muhabeti..

    pastaj fajesojme fajtoret..

    megjithate dihet se.. albini po i hap probleme kosoves..

    e kjo eshte budallaki..ose maskarallyk..
    Brari video filmime ke ne portalin KOSOVAPRESS

    www.kosovapress.com/?cid=1,47,30164

  4. #444
    Citim Postuar më parë nga Endless Lexo Postimin
    ore nje gje s'marr vesh une, si ka mundesi qe keta te tanet e kane kaq te lehte per te vene dore te qytetaret e vet, po para serbeve rrine si te permjere? ah i shkreti shqiptar, mbeti nje jete te tere duke vuajt nga kompleksi inferioritetit, dhe duke ngrene kopace vences.
    Ja tani do tua spjegoj une kete gje.

    Kjo Kosove e tanishme me kete Pako te Ahtisarit eshte e ndare ne dysh: Ne Kosoven Serbe (Veriu i Kosoves, si dhe enklavat tjera ne jug te Kosoves ku jane shumice minoriteti serb) ku ndikim ka Shteti i Serbise.

    Dhe Kosove, pjesen tjeter te Kosoves, ku shumice jane Shqiptaret, por ndikim ne kete pjese kane nderkombetaret dhe kuislinget e tyre Qeveritar e Pushtetar ne Prishtine.

    Me daten 24 Korrik 2011 Policia e Kosoves, por edhe ajo e UELEXIT, ben vetem nje manevrim, ben vetem nje marketing, kinse ja tani do e vendosim rendin e ligjin, si dhe do e sigurojme levizjen e lire te qytetareve. Por pas 25 Korrikut 2011 e gjer me sod 14 Janar 2012. Pjesa Veriore e Kosoves eshte e berikaduar e bllokuar nga strukturat kriminele okupuese te Shtetit Serb. Dhe pas 25 Korrikut asnje intervenim tjeter atje nuk eshte be. Pra edhe sod e asaj dite rruget jane te barikaduara e bllokuara nga strukturat kriminele e okupuese te Shtetit SERB. Dhe pertej saj pikat kufitare 1 dhe 31 jane djegur, jo njeherash por dy. Heren e pare dy dite pas pavarsise se Kosoves, dhe heren e dyte po te njejten dite kur eshte ndermar edhe ai aksion i policise se Kosoves. E videot jane ato qe flasin me se miri.

    Por tani me 14 Janar 2012 ne pikat kufitare Merdare qe eshte ne Podujeve, dhe Dheu i Bardh ne Gjilan eshte krejtesisht tjeter situate. Reagim i ketij lloji te policise se Kosoves eshte me urdher te Bajram Rexhepit klyshit te Hahsim Thaqit. Sepse me bllokimin e mallrave e mahuneve te Serbise do ishte nje humbje bugjetore e Kosoves ne fakt e PDK-se se Hahsim Thaqit. Sepse me keto mallra serbe biznismen e biznese qe miren ne Kosove e mbajne ne jete politike Hashim Thaqin.

    Ketu fare nuk ka te beje me vendosjen te rendit e ligjin e as per levizjen e lire te qytetareve. Sepse po keta qeveritare qe thiren per levizje te lire te qytetareve nuk lejuan qe dy autobus me mbeshtes te LVV dhe ketij aksioni te kalonin ne Kosove nga Shqiperia.

    Pra e gjithe kjo eshte bere, e gjithe kjo nderhyrje e policise se Kosoves eshte bere qe Thaqit & CO po i rerzikohet karriga e pushtetit.

    Pushteti nuk i rerzikohet nga bandat kriminele e okupuese te Shtetit Serb qe jane ne Veri e per kete arsye edhe nuk rreagon atje.

    Pushteti po i rezikohet nga vetedisimi i Popullit qe LVV eshte duke e bere e per kete arsye edhe Thaqi reagon ne kete menyre siq ka reaguar sod me 14 Janar 2012.

    E Kjart Tani.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #445
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Ultimatum te Dheu i Bardhë, Policia vazhdon intervenimin në Merdarë

    E plotësuar - Policia e Kosovës iu ka dhënë ultimatum protestuesve që të largohen nga Dheu i Bardhë.


    Sipas komunikatës së Lëvizjes Vetëvendosje, Policia e Kosovës ka paralajmëruar aktivistët e Vetëvendosjes se nëse nuk largohen, do të pasojë intervenimi i tyre.



    Ndryshe, KosovaPress raporton se policia ka rifilluar intervenimin me gaz lotsjellës dhe topa uji ndaj protestuesve në magjistralen që shpie për në Merdarë.

    Polica është duke tentuar të shpërndajë edhe protestuesit që gjenden në brendësi të Besianës. /Telegrafi/



    E plotësuar - Përkundër ndalesave të shumta nga Policia e Kosovës, mijëra protestues kanë arritur në afërsi të pikave kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë. Policia e Kosovës ka vendosur shumë pika kontrolli me qëllim që të vështirësojë dhe të vonojë protestuesit që t’i bashkohen protestës paqësore, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje.

    “Gjithashtu, autoritetet kufitare kanë provuar të ndalojnë ardhjen e mbështetësve të protestës nga Tirana, por ata kanë qëndruar në zonën neutrale për disa orë. Vendosmëria e tyre ka bërë që autoritetet kufitare t’iu lejojnë hyrjen në Kosovë, dhe ata, tani, janë duke udhëtuar për t’iu bashkangjitur protestës”.

    Derisa një grup i mbështetësve të protestës nga Maqedonia janë kthyer në pikën kufitare në Glloboqicë, pjesa tjetër e tyre kanë kaluar pikën kufitare në Han të Elezit dhe i janë bashkangjitur protestës te Dheu i Bardhë.

    Rreth orës 14:00, sipas Vetëvendosjes, afërsisht 3000 protestues janë mbledhur në afërsi të pikës kufitare Dheu i Bardhë. Ata kanë arritur të bllokojnë njërën korsi të rrugës, për të zbatuar reciprocitetin.

    “Rreth orës 12:00 Policia e Kosovës ka filluar intervenimin e dhunshëm ndaj protestuesve në Besianë, të cilët ishin të ulur në tokë. Policia ka sulmuar protestuesit paqësor duke përdorur sprej, gaz lotsjellës dhe topa uji. Gjithashtu, policia ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj protestuesve, duke përdorur shufrat e gomës. Është konfirmuar që katër protestues janë në QKUK. Ata janë: Hysen Kaqiku (1958), Besfort Morina (1988), Alban Jupolli (1991) dhe Burim Hoqa (1983)”.

    Deri më tani, thuhet në komunikatë, janë arrestuar rreth 50 protestues, por Vetëvendosje disponon vetëm me këta tetë emra: Hysen Durmishi, Salih Zyba, Gani Krasniqi, Naser Shatri, Fisnik Ismajli, Blerim Manqastena, Durim Jasharaj dhe Skender Merturi.

    “Në këto momente, protestuesit në Besianë janë riorganizuar dhe po vazhdojnë protestën paqësore. Lëvizja Vetëvendosje iu bënë thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i bashkohen protestës që t’ia marrim Serbisë pushtetin në Kosovë. Gjithashtu, i bëjmë i thirrje Policisë së Kosovës që të mos zbatojnë urdhrat e padrejta të Qeverisë së Thaçit, por vendimin e drejtë të Kuvendit”. /Telegrafi/


    E plotësuar - Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se VV nuk do të zmbrapset - “deri në aktivistin e fundit”.

    “Turmat e protestuesve janë duke u shtuar. Janë duke ardhur edhe dy autobusë nga Tirana dhe tre autobusë tjerë nga Prishtina. Ne nuk jemi duke e penguar lëvizjen e lirë, jemi duke i penguar vetëm maunat me mallra serbe. Deri më tani nuk ka mundur me kalua asnjë maunë me mallra serbe”, tha Ahmeti për KosovaPress, sipas së cilës Albin Kurti është duke qëndruar me turmën e qytetarëve brenda Besianës. /Telegrafi/



    E plotësuar - Gjate intervenimit, Policia ka hasur në rezistencë aktive nga ana e protestuesve, thuhet në komunikatën për shtyp të Policisë së Kosovës.

    “Në bazë të informacioneve të pranuara nga qendra mjekësore, deri në këto momente katër (4) persona kane kërkuar ndihmë mjekësore. Gjatë intervenimit policor janë ndaluar deri në këto momente dyzet e dy (42) persona te cilët janë shoqëruar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme hetimore”, thuhet në komunikatën për shtyp të PK-së, sipas së cilës numri i policëve të lënduar arrin në 13.

    “Gjatë ditës kanë hyrë automjete të ndryshme udhëtarësh dhe disa kamionë me mallra të cilat kanë kaluar duke iu nënshtruar procedurave kufitare dhe doganore”, thuhet në komunikatë.

    “Policia e Kosovës është e përkushtuar që të kryej të gjitha detyrat e saj konform autorizimeve të saj ligjore”. /Telegrafi/



    E plotësuar - Protestuesit e Lëvizjes Vetëvendosje po rigrupohen në Besianë, ndërsa Policia përgatitet për intervenim të radhës

    Në këto momente është qetësuar situata në rrugën kryesore që shpie për në Merdarë, raporton KosovaPress.

    Policia po furnizohet me topa uji dhe gaz lotsjellës për të bërë intervenimin e radhës ndaj protestuesve, të cilët po arrijnë të rigrupohen.

    KosovaPress raporton se një grup i të rinjve janë grumbulluar edhe brenda qytetit të Besianës, ndaj të cilëve policia është duke përdor topa ujë dhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.

    Protestuesit në vazhdimësi brohorasin “Serbia nuk kalon”.

    Ndryshe, gjendja në pikën kufitare Dheu i Bardhë duket më e qetë.

    Aktivistët e Vetëvendosjes kanë deklaruar se protesta e tyre do të vazhdojë deri në realizimin e vendimit të Kuvendit të Kosovës për kthimin e reciprocitetit të plotë ndaj Serbisë. /Telegrafi/



    E plotësuar - 30 protestues mbahen në stacionin policor në Besianë, thuhet në kumtesën e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Ndërkaq, dy protestues, Alban Jupolli (1991) dhe Burim Hoqa (1983), janë të lënduar në kokë. Ata gjinden në QKUK, në Emergjencë. /Telegrafi/



    E plotësuar - Aksioni i policisë së Kosovës, është mbështetur për së afërmi nga ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.

    Siç mëson Zëri, gjatë ditës së djeshme ai për disa orë ka qëndruar në stacionin policor në Besianë dhe në pikën kufitare në Merdarë.

    Pas qetësimit - pak a shumë të situatës në rrugën nga Podujeva deri në Merdar, përkatësisht tërheqjes së protestuesve të Vetëvendosjes - ka rifilluar hyrja e kamionëve me mallra serbe në pikën doganore të kufirit Kosovë-Serbi, në Merdar.

    Sipas burimeve jozyrtare të Koha.net, në orët e pasdites janë futur në Kosovë dy kamionë me mallra serbe. /Telegrafi/



    E plotësuar - Policia është duke vazhduar aksionin kundër protestuesve të Lëvizjes Vetëvendosje në Besianë.

    Pos përdorimit të topave me ujë dhe gazit lotsjellës, policia po vazhdon me arrestimet e aktivistëve të Vetëvendosjes, raporton KosovaPress.

    Aksioni i policisë është i përqendruar kryesisht në magjistralen Prishtinë-Merdarë. /Telegrafi/



    E plotësuar - Hysen Kaqiku (1958) dhe Besfort Morina (1988) janë lënduar rënd.

    Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, ata momentalisht gjenden për trajtim në QKUK. /Telegrafi/



    E plotësuar - Gani Krasniqi, Blerim Maqestena, Salih ZYba, Hysen Durmishi, Naser Shatri dhe 13 të tjerë, kanë nevojë për mjekim nga spreji. Ata gjenden në stacionin policor të Besianë, thonë nga Vetëvendosje.

    Albin Kurti nuk është arrestuar, por është dërguar në një autoambulancë për mjekim dhe pastaj i është bashkuar protestuesve.

    “Në Besianë, te Qendra Tregtare “Albi Center”, qindra protestues po sulmohen brutalisht nga Policia e Kosovës. Mbështetësit nga Tirana janë lejuar të kalojnë kufirin dhe janë duke ardhur për t’iu bashkuar protestuesve”, thuhet në kumtesën e Vetëvendosjes.

    Policia është duke përdorur topa me ujë, ndërsa protestuesit po tentojnë të rigrupohen, raporton KosovaPress. Prapa policisë janë edhe automjetet e zjarrfikësve, të cilët po e furnizojnë policinë me ujë. /Telegrafi/



    E plotësuar - Policia e Kosovës nuk ka ofruar ndihmë për të plagosurit dhe të lënduarit e Vetëvendosjes. Përkundrazi, i kanë tërhequr zvarrë dhe arrestuar, thotë Behxhet Shala nga KMDLNJ.

    Aktivistët e Vetëvendosjes, të arrestuar deri tani në Besianë, janë: Hysen Durmishi, Salih Zyba, Gani Krasniqi, Naser Shatri, Fisnik Ismajli, Blerim Manqastena, Durim Jasharaj, Skender Merturi. Vetëvendosje bën të ditur se janë arrestuar edhe aktivistë tjerë.

    Sipas komunikatës së Vetëvendosjes, në momentin e ndërhyrjes së policisë, aktivistët dhe qytetarët kanë qenë të ulur në tokë.

    Sipas Vetëvendosjes, në ora 14: 36 janë arrestuar Albin Kurti dhe Salih Zyba.

    Behxhet Shala, drejtor i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, e ka cilësuar të panevojshme ndërhyrjen e policisë ndaj protestuesve të Lëvizjes Vetëvendosje. Ai tha se aktivistët e Vetëvendosjes nuk kanë përdorur dhunë, por se i janë përgjigjur dhunës atëherë kur këtë e kanë bërë policët e Kosovës, raporton Telegrafi.

    Po ashtu, Shala tha se Policia e Kosovës nuk ka ofruar ndihmë për të plagosurit dhe të lënduarit e Vetëvendosjes, por se të njëjtit - në atë gjendje - i kanë tërhequr zvarrë dhe arrestuar.

    Vetëvendosje lajmëron se një grup i mbështetësve të protestës nga Maqedonia janë kthyer në pikën kufitare në Glloboqicë, pjesa tjetër e tyre tashmë kanë kaluar pikën kufitare në Han të Elezit dhe janë duke shkuar për t’iu bashkangjitur protestës te Dheu i Bardhë.

    Në Vërmicë, Policia e Kosovës ka ndërhyrë dhunshëm, duke arrestuar dy prej mbështetësve të protestës, të cilëve përfundimisht iu është ndaluar hyrja në Kosovë.

    “Ata janë duke qëndruar në zonën neutrale në shenjë proteste, duke u solidarizuar me protestuesit në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje. /Telegrafi/



    E plotësuar - Policia e Kosovë nuk po arrin t’i shpërndajë protestuesit e Vetëvendosjes.

    Policia është duke përdorur kundër tyre gaz lotsjellës dhe po i ndjek rrugicave të Besianës. Por, aktivistët po rigrupohen.

    Reporteri i Telegrafit raporton se Albin kurti nuk është arrestuar. /Telegrafi/



    E plotësuar - Lider i Lëvizjes vetëvendosje është arrestuar para pak çastesh nga Njësia Speciale e Kosovës.

    Policia e Kosovës ka filluar që të largoj nga rruga protestuesit duke përdorur edhe gaz lotsjellës.

    Gjendja është nën kontroll, por ende nuk dihet se si do të reagojnë protestuesit përballë kësaj, raporton Express. /Telegrafi/



    E plotësuar - Pas një ultimatumi pesëminutësh që policia u kishte dhënë qytetarëve të shpërndahen, policia ka ndërhyrë me forcë ndaj qytetarëve.

    Ndërhyrjes së policisë, protestuesit iu kanë përgjigjur me hedhje të gurëve dhe gjësendeve tjera, raporton KosovaPress.

    Aktivistët e Vetëvendosjes janë duke tentuar që të riorganizohen dhe të shkojnë drejt pikës kufitare Merdare. /Telegrafi/



    E plotësuar - Policia e Kosovës ka intervenuar dhe gjatë intervenimit të saj ka arrestuar 10 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje,.

    Reporteri i Express ka thënë se pos Fisnik Ismajlit janë arrestuar edhe arkivistë të tjerë të Lëvizjes.

    Nga ana tjetër Ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi ka bërë thirrje që të lirohen të gjitha rrugët.

    Këtë e ka konfirmuar Rexhepi për ABC News, përderisa të njëjtën e ka thënë edhe një komunikatë për shtyp edhe Policia e Kosovës. /Telegrafi/



    E plotësuar - Policia e Kosovës ka ndërmarr aksionin për lirimin e rrugës në Podujevë. Me këtë rast ata kanë përdorë gaz lotsjellës si dhe kanë arrestuar disa persona.

    Në mesin e të arrestuarve është edhe aktivisti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismajli.

    Ndërkaq, protestuesit janë shpërndarë në pjesë të ndryshme, duke u strehuar nëpër oborre të shtëpive përreth për shkak të gazit lotsjellës, raporton Zëri. /Telegrafi/



    E plotësuar - Policia është duke marrë masa kundër protestuesve të Lëvizjes Vetëvendosje. Reporteri i Telegrafit raporton për akte dhune kundër aktivistëve të Lëvizjes.

    Protestuesit janë duke hedhur gurë, ndërsa policia është duke ngre zvarrë shumë pjesëtarë të aksionit të Lëvizjes Vetëvendosje. /Telegrafi/



    E plotësuar - Policia ju ka dhënë pesë minuta afat aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, që të largohen nga Besiana, përndryshe Njësia Speciale ka paralajmëruar që të ndërmarrë masa.

    Një nga udhëheqësit e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, ka biseduar me udhëheqësit e Vetëvendosjes, duke kërkuar nga që ta përfillin urdhrin e policisë, raporton Telegrafi.

    Por, Vetëvendosja nuk është pe, ndaj policia po pret urdhrin për ndërhyrje. /Telegrafi/



    E plotësuar - Qindra protestues janë mbledhur në udhëkryqin Karaqevë - Dheu i Bardhë, i cili gjendet 200 metra larg pikës kufitare. Protestuesit po brohorasin “UÇK – UÇK”.

    Veturat janë duke kaluar pa u penguar, ndërsa asnjë kamion me mallra serbe nuk ka hyrë në territorin e Kosovës nga kjo pikë kufitare që nga fillimi i protestës, raporton KosovaPress.

    Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka thënë se qëllimi i protestës së tyre deri me tani është arritur pasi që asnjë kamion nga Serbia nuk ka kaluar.

    ”Derisa Serbia nuk kalon dhe asnjë kamion serb nuk kalon nëpër këtë pikë atëherë Serbia nuk ka kalua”, ka thënë Ahmeti.

    Reporter i Express ka thënë se gjendja është e qetë dhe se liderët e Vetëvendosjes vazhdimisht bëjnë thirrje që qytetarët me targa të Kosovës të kalojnë lirshëm pa u penguar.

    Lideri i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka mbajtur një fjalim para protestuesve në Besianë, ku ka thënë se asnjë polic mos të preket, sepse ata arritën qëllimin e tyre, masat e reciprocitetit me Serbinë, meqë asnjë kamion serb nuk është hyrë në Kosovë dh se ky ka qenë qëllimi i tyre.

    Sipas reporterit të Expressit Policia është duke hedhur sprej drejt protestuesve tek udhëkryqi i Besianës.

    Ndërkohë, raportohet se një policë është lënduar, ndërsa sipas Vetëvendosjes, pasi njëri prej protestuesve të Shqipërisë ka nxjerrë flamurin kombëtar, Policia e Kosovës ka filluar t’i rrahë përkrahësit e ardhur nga Shqipëria. /Telegrafi/



    E plotësuar - Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë bllokuar në hyrje të Besianës.

    Sipas reporterit të Telegrafit, ata momentalisht nuk po lejohen të kalojnë në drejtim të pikës kufitare në Merdare.

    Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka folur para aktivistëve të mbledhur në Besianë, që të jenë të qetë. Ai u shpreh i vendosur për të realizuar qëllimin që ia ka vënë Lëvizja vetes.

    Banorët e fshatrave të Merdares , kanë dalë skaj rrugëve, për t’iu bashkuar Lëvizjes. Deri tash, sipas reporterit të Telegrafit, nuk ka pasur aksidente e as eksese.

    Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje, përmes një komunikate për shtyp, thotë se autobusët e organizuar janë nisur nga çdo qytet i Kosovës, nga Tirana, nga Shkupi, Tetova, Gostivari, Kërcova dhe Struga. Gjithashtu, shumë qytetarë janë nisur me makinat e veta.

    “Aktivistët janë ende duke kaluar kontrollet e mëdha të Policisë së Kosovës në magjistralen Prishtinë-Besianë, pika kufitare e Merdares”.

    Ndërkohë, duke filluar nga ora 11.30, Policia e Kosovës ka filluar të ndalojë qytetarët, thuhet në komunikatë.

    “Në magjistralen Prishtinë-Besianë, drejtë pikës së Merdares, aktivistët tanë janë ndaluar për legjitimim nga punktet e shumta të Policisë së Kosovës. Qëllimi i ndaljeve është që ta vështirësoj udhëtimin dhe t’i vonojë aktivistët në protestën e paraparë nga ora 13”.

    Mbështetësit e Lëvizjes nga Shqipëria, janë ndaluar në kufirin e Morinës nga Dogana e Kosovës, me pretekst se është prishur sistemi.

    “Mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje, duke ardhur nga Tetova janë ndaluar në kufi, tek pika e Glloboqicës, nga autoritet e Maqedonisë. Presim që autoritetet kufitare t’i lëshojnë qytetarët duke respektuar të drejtën e tyre legjitime për të marrë pjesë në protestën paqësore ‘Serbia nuk kalon!’”.

    Lëvizja Vetëvendosje e dënon cenimin e të drejtës së lirisë për të protestuar nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

    “U bëjmë thirrje Policisë që të mbrojë vendimin e Kuvendit të Kosovës për reciprocitet”. /Telegrafi/



    E plotësuar - Rreth 500 protestues të Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur te Dheu i Bardhë, përderisa Njësia Speciale e Policisë së Kosovës i ka bllokuara ata 300 metra larg piks kufitare.

    Dardan Mulliqaj ka thënë për InfoGlobin se tashmë anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, së bashku me deputet, janë nisur për në pikat kufitare te Dheu i Bardh dhe Merdare.

    “Ne tanimë jemi rrugës për në pikat kufitare te Dheu i Bardhë dhe në Merdare jemi nisur rreth orës 11:30 min. Tani jemi në dalje të qytetit të Gjilanit” ka konfirmuar Dardan Mulliqaj nga lëvizja Vetëvendosje.

    Në rrugë kontrollimin janë duke e bërë Policia e Trafikut, kurse pas tyre janë barrikaduar Njësia Speciale.

    Reporteri i gazetës Express thotë se deri me tani situata është e qetë dhe nuk është shënuar ndonjë incident.

    Nga ana tjetër, në Merdare Policia e Kosovës ka vënë dy postblloqe me një largësi pesëkilometërshe njëra me tjetrën dhe nuk po lejon kalimin e asnjë qytetar, me përjashtim të gazetarëve dhe KFOR-it.

    Policia në një postbllok tjetër afër kufirit po bën kontrollimin e qytetarëve me letërnjoftime.

    Express raporton se rruga deri në kufij është pothuajse e zbraztë, derisa në pikën kufitare vërehen forca të mëdha policore. Njësitë elite janë të pajisura edhe me makineri të rëndë.

    Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë bërë të ditur për Kosovapress se në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, përkatësisht në Morinë, Policia e Kosovës po pengon qëllimisht kalimin e dy autobusëve me përkrahës të Vetëvendosjes që kanë ardhur nga Shqipëria.
    Xhelal Sfeçla, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se përkrahës të kësaj lëvizjeje, të cilët janë duke ardhur nga Shqipëria për në Kosovë për të përkrahur Vetëvendosjen në protestën e saj, janë duke u penguar qëllimisht nga Policia e Kosovës që të hynë në Kosovë.

    Ai thotë se rrugëtimi, përbrenda territorit të Kosovës në drejtim të Mendarës dhe Dheut të Bardhë, është duke ecur pa ndonjë pengesë.

    “Deri më tani nuk vërejmë ndonjë pengës serioze përpos vonesave. Te pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, autobusi jonë me qëllim është duke u vonuar nga Policia e Kosovës, me arsyen se sistemi ju ka dështuar, mirëpo për neve këto janë çështje burokratike. Aktualisht dy autobus janë të bllokuar në këtë pikë kufitare”, ka thënë Sfeçla.

    Express raporton se Policia e Kosovës është duke bërë edhe kontroll të rreptë të udhëtarëve që hynë në Prishtinë nga qytetet e tjera të Kosovës. Ndërsa, siç raporton Zëri, mësohet se edhe gjatë rrugës Prishtinë-Merdarë ka numër të shtuar të forcave policore, ndërsa numri më i madh i tyre është i përqendruar në hyrje të qytetit të Podujevës.

    Nga ana tjetër, Albin Kurti, në nisjen nga Prishtina ka thënë se protesta do të jetë paqësore. Ai ka shtuar se prezenca e shtuar e forcave policore nuk do ta zmbrapsë atë dhe lëvizjen nga aksioni i paralajmëruar dhe se nuk do të pengohet lëvizja e lirë e njerëzve por vetëm e mallrave serbe.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  6. #446
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #447
    Citim Postuar më parë nga Endless Lexo Postimin
    ore nje gje s'marr vesh une, si ka mundesi qe keta te tanet e kane kaq te lehte per te vene dore te qytetaret e vet, po para serbeve rrine si te permjere? ah i shkreti shqiptar, mbeti nje jete te tere duke vuajt nga kompleksi inferioritetit, dhe duke ngrene kopace vences.
    Ja edhe ca video kur Policia e Kosoves dhe ajo e EULEXIT reagojne ndaj bandave kriminele e okupuese te Shtetit Serb me 24 Korrik 2011!













    Dhe ja tani ketu poshte pamjet nga reagimi i policise se Kosoves dhe asaj te EULEXIT ndaj protestuesve e demonstruesve Shqiptare ne Merdare 14 Janar 2012












    E Ketu me poshte ke videon kur Policia e Kosoves respekton levizjen e lire te qytetareve






    Mund te vlersoni vet se qfare Shteti, dhe qfare Policie ka Kosova.

    Mund te analizoni ate se qka ju sqarova me heret.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #448
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Ja edhe ca video kur Policia e Kosoves dhe ajo e EULEXIT reagojne ndaj bandave kriminele e okupuese te Shtetit Serb me 24 Korrik 2011!

    http://www.youtube.com/watch?v=cUJsqXAp8jE

    http://www.youtube.com/watch?v=yM1ly...eature=related

    http://www.youtube.com/watch?v=t0hx6...eature=related

    http://www.youtube.com/watch?v=qL1mo...eature=related

    http://www.youtube.com/watch?v=643Hb...eature=related



    Dhe ja tani ketu poshte pamjet nga reagimi i policise se Kosoves dhe asaj te EULEXIT ndaj protestuesve e demonstruesve Shqiptare ne Merdare 14 Janar 2012

    http://www.youtube.com/watch?v=tUQl7f0CQ_w

    http://www.youtube.com/watch?v=y_kFXTIkOWw

    http://www.youtube.com/watch?v=mPJ9cDhfuCQ

    http://www.youtube.com/watch?v=soZTjkXzzjk

    http://www.youtube.com/watch?v=2TxVyS7mdvE


    E Ketu me poshte ke videon kur Policia e Kosoves respekton levizjen e lire te qytetareve

    http://www.youtube.com/watch?v=6RxmjUVl9YQ




    Mund te vlersoni vet se qfare Shteti, dhe qfare Policie ka Kosova.

    Mund te analizoni ate se qka ju sqarova me heret.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #449
    Nese me te vertete Populli, nese me te vertete Shqiptaret duan te vetedisohen, nese duan te shohin realitetin e hidhur qe eshte ne Kosove. Atehere kjo ngjarje e sodshme me 14 Janar 2012 duhet te jete realiteti i hidhur.

    Me sod eshte vertetuar se Policia e Kosoves, ne fakt policia e Hashim Thaqit eshte kryekput ne dispozicion te Shtetit serb.

    Duke u nisur nga negociatat e bisedimet qe kryekput jane politike dhe ne dem te Kosoves e Shqiptareve.

    Marketingu i 24 Korrikut 2011 ne Veri kinse po vendos rendin e ligjin, si dhe po siguron levizjen e lire te qytetareve te Kosoves. Por qe nga 25 Korriku 2011 e gjer me sod 14 Janar 2012 ende jane rruget e barikaduara e bllokuara nga strukturat kriminele e okupuese te Shtetit SERB, dhe qe nga data 25 Korrik 2011 e gjer me sod kemba e policise se Kosoves nuk shkel atje.

    Me sod eshte vertetuar dhe qartazi eshte pa se Policia e Kosoves me urdher te Hahsim Thaqit e Bajram rexhepit jane ne dispozicion te Serbise.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #450
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    Policia konfirmon, kamionët nga Serbia hyjnë në Kosovë
    14-01-2012 15:45 CET

    Megjithë protestën e aktivistëve të Vetëvendosjes për mos-lejimin e hyrjes së kamionëve nga Serbia për në Kosovë, një gjë e tillë tashmë ka ndodhur.

    Siç raporton reporterja e “Zërit”, deri më tani në territorin e Kosovës kanë hyrë disa kamionë me përcjellje të policisë së Kosovës. Ata kanë përdorë rrugë tjera përmes qytetit të Podujevës për të kaluar më pastaj në rrugën kryesore magjistrale Podujevë-Prishtinë.

    Këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes një njoftimi për medie.

    “Ju informojmë se gjatë ditës së sotme lëvizja e lirë e qytetarëve, edhe përkundër protestës, ka vazhduar në dy vendkalimet kufitare si në Merdarë dhe tek Dheu i Bardhë. Gjatë ditës kanë hyrë automjete të ndryshme udhëtaresh dhe disa kamionë me mallra të cilat kanë kaluar duke iu nënshtruar procedurave kufitare dhe doganore sipas procedurës ligjore për kalimin e kufirit”, njofton policia e Kosovës.

    Megjithëkëtë, rruga për në Merdarë qëndron e bllokuar, edhe pse protestuesit, së bashku me kordonin e policisë, janë tërhequr disa qindra metra prapa.

Faqja 45 prej 127 FillimFillim ... 3543444546475595 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •