Close
Faqja 4 prej 127 FillimFillim ... 234561454104 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 1268
  1. #31
    Për reciprocitetin
    28 DHJETOR 2011 - E Mërkurë 06:13

    Kur filloi ky raund i ri i negociatave me Serbinë, që vazhdimisht po quhet dialog teknik, Qeveria e Kosovës premtonte njohjen nga Serbia si kulmim i negociatave. Rrjedhimisht, dhe në udhëtim e sipër, thoshin ata, do të shpërbëhen strukturat ilegale të Serbisë. Pra, që përmes negociatave në njërën anë do të normalizohen marrëdhëniet Kosovë – Serbi si dy vende të pavarura dhe sovrane me njohje dhe respektim reciprok të njëra tjetrës, ndërsa në anën tjetër normalizim të shtetit të Kosovës me integritet territorial dhe sovranitet institucional të shtrirë në tërë këtë territor.



    Pas 7 marrëveshjeve të arritura këto dy gjëra kurrë nuk duket të ketë qenë më larg. Pas zmbrapsjes së 26 korrikut, qeveria e Kosovës praktikisht dhe përfundimisht hoqi dorë nga shtrirja e sovranitetit në veri të Kosovës. Ndërkohë që marrëveshjet në formë konkluzionesh nga negociatat e qeverisë së Kosovës me Serbinë po e definojnë një marrëdhënie të veçantë mes Kosovës dhe Serbisë. Edhe pse e veçantë, kjo marrëdhënie është gjithsesi marrëdhënie nënshtrimi, e jo marrëdhënie barazie.



    Parimi bazë i marrëdhënieve ndërkombëtare është reciprociteti. Secila marrëdhënie mes shteteve është e bazuar në reciprocitet. Dhe natyrisht që kulmi, por edhe baza e këtij reciprociteti është njohja dhe respektimi reciprok i së drejtës së tjetrit për vetëvendosje dhe vetëqeverisje. Pika 2 e Nenit të Kapitullit I-rë të Kartës së Kombeve të Bashkuara thotë se qëllimi i Kartës së OKB-së është “të zhvillojë marrëdhënie miqësore mes kombeve të bazuara në respektimin e parimit të të drejtave të barabarta dhe vetëvendosjes së popujve, …” Ky tekst dhe kjo frymë e ligjit ndërkombëtar përmbajnë në vete aspektin pozitiv por edhe atë negativ të zbatimit të tij. Pra, obligon që t’i njohësh kur të njohin, dhe të mos i njohësh kur nuk të njohin.



    Qeveria e Kosovës e bën pikërisht të kundërtën – e njeh Serbinë kur ajo nuk na njeh dhe nuk na e respekton të drejtën e vetëvendosjes, si dhe synon marrëdhënie miqësore me Serbinë në këto kushte. Synon miqësi me Serbinë, e cila në kushtet e njëanshmërisë, pa reciprocitet me të, domosdoshmërisht është miqësi ndaj armiqësisë së Serbisë, njohje e mosnjohjes nga Serbia, dashamirësi për luftën e Serbisë kundër nesh.



    Ky parim sui generis i marrëdhënieve ndërkombëtare që po e zbaton qeveria e Kosovës karshi Serbisë është i përkthyer në të gjitha marrëveshjet e deritashme. Te ajo për kufirin njihet, pranohet dhe madje mirëkuptohet mosnjohja që Serbia ia bën kufirit tonë shtetëror me të; me marrëveshjen për librat kadastral dhe atë për regjistrin civil i pranohet dhe njihet Serbisë vjedhja dhe uzurpimi i këtyre dokumenteve të rëndësishme për shtetin e Kosovës (regjistri i qytetarëve dhe pronës së tyre), si dhe pronësimi i tyre nga Serbia; me marrëveshjen për vulat doganore dhe atë për tabelat e regjistrimit te veturave pranohet heqja dorë nga Republika sipas kërkesës së Serbisë. Këto marrëveshje nuk janë marrëveshje reciprociteti e barazie, meqenëse janë marrëveshje mes një shteti që njihet dhe tjetrit që nuk njihet, si dhe për shkak se janë marrëveshje që obligojnë vetëm njërën palë.



    Njohja e një shteti nuk mund të jetë e pjesshme e as të bëhet me faza. Ajo nuk është njohje dhe nuk mund të jetë njohje as praktike, përderisa nuk është njohje politike dhe juridike sipas parimit të së drejtës ndërkombëtare të reciprocitetit. Një njohje të tillë nga Serbia nuk e kemi. Prandaj sot kemi zbatim të marrëveshjeve të cilat i detyrojnë qytetarët e Kosovës t’i ndërrojnë tabelat e makinave dhe të nxjerrin dokumente tjera në kufi me Serbinë në emër të lëvizjes së lirë, dhe që i detyrojnë prodhuesit e Kosovës të marrin dokumente të mallit nga strukturat ilegale të Serbisë në emër të tregtisë së lirë. Nënshtrimi institucional ndaj mosnjohjes nga Serbia po e kushtëzon mosnjohjen e Kosovës nga vetë qytetarët e saj.



    Kosova duhet të mos e njoh Serbinë. Ne nuk duam, sikur se që bën Serbia me ne, që kurrë të mos e njohim atë. Ne nuk e njohim atë që të na njohë. Kurse Serbia nuk na njeh që të mos na njohë.



    Me këtë mosnjohje Kosova nuk duhet të negociojë e as tregtojë me Serbinë, sikur që nuk duhet të ketë kurrfarë marrëdhëniesh me të. Vetëm në këtë mënyrë ne do të vendoseshim në pozitë avantazhi ndaj Serbisë. Kosova nuk e ka marrëdhënien me Serbinë të domosdoshme. Por as nuk duhet ta kundërshtojmë që një gjë e tillë të ndodh. Mirëpo normalizimi i marrëdhënieve dhe miqësia shtetërore e fqinjësore mund të ndodhin vetëm pasi që Serbia ta fitojë denjësinë për një gjë të tillë.



    Aktualisht në marrëdhëniet Kosovë – Serbi ekzistojnë dy fakte për të cilat ka pajtueshmëri të plotë: në njërën anën Serbia nuk e njeh Kosovën, dhe në anën tjetër kemi një vendim të Kuvendit të Kosovës që kërkon reciprocitet politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë. Në fakt ky i fundit, pra vendimi i Kuvendit të Kosovës shpreh aspiratën politike të një shteti e të një populli për një marrëdhënie që për bazë do të duhet të ketë vetëm barazinë. Zhvillimet aktuale të raporteve Kosovë – Serbi nuk janë në kuadrin e zhvillimeve normale mes shteteve, siç janë p.sh. ato Kosovë – Maqedoni. Po të mbahet parasysh mosnjohja absolute që Serbia ushtron ndaj Kosovës, ajo çka prodhon dialogu i deritashëm dhe koncepti politik i negociuesve nuk po na bën të vendosim marrëdhënie të pavarësuara kundrejt Serbisë përkundrazi po thellojnë varësinë. Kosova sot nuk ka nevojë t’i tregojë Shqipërisë se sa shtet është por sigurisht që një gjë të tillë duhet ta bëjë në vazhdimësi me Serbinë deri sa kjo e fundit ta njohë si të tillë.



    Vendimi i Kuvendit për reciprocitet politik, ekonomik dhe tregtar pos të tjerash nënkupton:



    1. Mosnjohjen e Serbisë deri sa kjo e fundit ta njohë Kosovën,



    2. Të gjitha marrëveshjet me Serbinë duhet të shpallen të pavlefshme



    3. Mallrat e Serbisë duhet të bllokohen prej tregtimit apo transportit në territorin e Kosovës



    4. Mosnjohja e dokumenteve të Serbisë



    5. Ndalimi i mallrave dhe të gjitha transaksioneve financiare me Serbinë.



    Këto janë disa nga hapat që e vendosin Kosovën në raport të reciprocitetit me Serbinë.






    Lëvizja VETËVENDOSJE!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    Per çfare interpelance e ke fjalen( ne theksimin e pare)..?
    dhe..
    Per cilin mocion te votuar, VV po ben kete manipulim(ne theksimin e dyte)..?

    Se po me duket e ke pshtjelle pak.. behu me i qarte.
    Fjala eshte per mocionin e Vetevendosje per resiprocitet me Serbine te dates 07.12.2011, i cili u propozua nga Vetevendosje ne nje interpelance ndaj Qeverise resp. Ministres se Tregtise dhe u miratua me shumice nga kourumi i Kuvendit te Kosoves...

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga prishtina2010 Lexo Postimin
    O trimat e vv letrat e vendosura se nuk jan ato bin rruges oooo te pa diture,,po sot jane qytetaret e kosves qe kan udhtuar ne serbi per shtetet tjera me letrnjoftim te RKS dhe qka tjeter ne Letrnjoftim shkruan Republika e Kosoves e jo e serbis siq ju peretendoni oooo te mejr.......
    E pasakte.

    Leternjoftimet dhe cdo dokument, targe apo simbol tjeter Republikes se Kosoves (RKS etj.) eshte i pavlefshem dhe i ndaluar te perdoret per identifikim brenda territorit te Republikes se Serbise, pervec ne kufi/dogane.
    Te gjitha dokumentet, targat apo simbolet e tilla mbulohen ose zevendesohen ne kufi/dogane. Prej aty e tutje vlene dokumenti apo " nje cope leter" e leshuar nga dogana Serbe.
    Fakti qe pronari i atomjetit nuk obligohet ti lere targat RKS prapa, ne Kosove, para se te futet ne territorin e Republikes se Serbise, por vetem ti mbuloje apo ti zevendesoje ato me te Serbise, nuk mund te intepretohet si udhetim neper Serbi me targa RKS. Ngjashem ndodhe edhe me leternjoftimet. Edhe ato zevendesohen me " nje cope leter" (me vone me kartela te posaqme te identitetit, sipas marreveshjes), e cila prej kufirit e tutje eshte i vetmi dokument i vlefshem ne territorin e Serbise.
    Sa leternjoftime, pasaporta, flamuj shqiptare etj. mban ne xhepa, brenda ne veture, cfare kengesh kendon dhe cka mendon per serbet dhe Serbine gjate udhetimit neper territorin e Serbise, nuk i intereson askujt.
    I vetmi ndryshim qendron ne faktin se me ane te asja "copez leter" te doganes se Republikes se Serbise je i siguruar nga ndjekje penale ne Serbi, per bartjen me vete te leternjoftimit ose per mbulimin e targave RKS me targa letre te Serbise, apo bartjen e tyre ne veture.
    Pra, Serbia eshte pajtur qe ti dhe automjeti yte mund te levizni neper territorin e Serbise, nese ti pranon qe neper territorin e Serbise te perdoresh targa te Republikes Serbe dhe te identifikohesh me "copen e letres" nga dogana Serbe ne kufi me Kosoven.
    Per Serbine apo shtetin e Serbise ti ne keto momente konsiderohesh si shtetas i Serbise me te drejta te te posaqme, te bazuara ne Rez. 1244 te OKBS, marreveshjen ne dialogun me Kosoven dhe vecanarisht ne dekretin e Qeverise se Serbise per trajtim te vecante te qytetareve te Kosoves sa i perket levizjes se tyre neper territorin e Republikes se Serbise.

    Pakica absolute e kosovareve do te ishte kunder kesaj forme te mardhenjeve me Serbine, nese edhe Serbia apo shtetasit e Serbise do te udhetonin ne Kosove dhe neper Kosove nen kushte te njejta. Atehere do te behej fjale per marreveshje dhe mardhenje ne mes te "shteteve" apo paleve te barabarta. Dhe jo sikur tani, per kushte te njeanshme te Serbise per Kosoven, ne menyre qe qytetaret e saj te mund te levizin neper territorin e Republikes se Serbise.
    Kur kemi parasyesh pretendimet e njohura te Serbise, Kushtetuten e Serbise, Rez. 1244 te OKB-se, mosnjohjen nderkombetare te Kosoves, Historine tone te perbashket etj., atehere keto kushte absolutisht te njeanshme dhe, bazuar ne formatin e realizimit te tyre, plotesisht ne favor te Serbise, behen edhe shume me te papranueshme. Sepse fjala nuk eshte per mardhenje mes Kosoves dhe cfardo shtetit qe (ende) nuk e ka njohur Kosoven, i cili nuk ka asnje pretendim territorial etj., por ne mes te Kosoves dhe Serbise, e cila Kosoven ende e quan dhe trajton pjese integrale te saj. Gje qe eshte theksuar edhe ne Kushtetuten e ketij Shteti dhe se paku nuk kundershtohet as nga Rez. 1244 e OKB-se ne fuqi.

    Nese kosovaret pajtohen me nje casje te tille te padrejte, te pabarabarte, te rrezikshme dhe me pasoja per te ardhmen e tyre afatgjate, atehere ata mund te pajtohen edhe me cfardo autonomia apo veteqeverisja afatgjate nen mbikqyrjen nderkombetare. Dhe nuk kane nevoje fare per shtet, simbole shteterore, institucione shteterore dhe trajtim nderkombetar si shtet. Sepse, nese vazhdohet me leshime te tilla (te panevojshme) ndaj pothuajse te vetmit shtet(armik), i cili e pengon dhe e pamundeson shtetformimin e Kosoves qe nga Jugosllavia e Titos e deri sot, atehere Kosova edhe ne terme afatgjate do te mbetet territor autonom me veteqeverisje te mbikqyrur nga SHBA-Be dhe OKB. Do te trajtohet si rast i vecante, pa shume te drejta dhe obligime si shtetet tjera. Gje qe do te ndikoje drejtpersedrjeti negativisht edhe ne jeten e perditshme te qytetareve te saj ne cfardo aspekti te mundshem. Mosliberalizimi i vizave per Kosoven eshte vetem nje shembull i thjeshte dhe tipik per pasojat negative te nje casje te tille...

    Eshte krejtesisht dicka tjeter qe pushteti aktual, pavaresisht partive ne pushtet, gjithmone ka tentuar dhe do te tentonte tia paraqes popullit gjendjen me ndryshe se ne realitet. Pushtetit nuk i kushton shume, nese p.sh. "marreveshjet teknike" mes Serbise, Kosoves dhe BE-se i paraqet si marreveshje ne mes te Republikes (shtetit) te Kosoves, shtetit te Serbise dhe BE-se si pale te barabarta. Sepse shumica e popullit e ka te veshtire ta bej dallimin mes Institucioneve Veteqeverisese te Kosoves sipas Rez. 1244 te OKB-se dhe Institucioneve te Republikes se Kosoves, te cilat perbehen nga te njejtit njerez. Kur keto institucione deklarojne se kane vepruar apo vendosur ne emer te Republikes se Kosoves, atehere shumica e besojne dhe nuk ju interesojne te gjitha hollesite, p.sh. per ta vertetuar se ato ne nje rast te caktuar nuk kane vepruar ne baze te Kushtetutes se R. Kosoves, por te Rez. 1244 te OKB-se. Dallimet ne shikim te pare nuk duken te medha, por konsekuencat reale dhe te mundshme te veprimeve dhe vendimeve si organe te Republikes se Kosoves dhe si organe te institucioneve te Kosoves ne baze te Rez. 1244 te OKB-se mund te jene teper te medha. Edhe pse ato konsekuenca shpesh verehen, vetem kur pas disa muajsh apo vitesh na paraqiten ne forme te konflikteve me Serbine, me bashkesine nderkombetare, apo ne forme te problematikave dhe konflikteve te ndryshme brenda Kosoves...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 29-12-2011 më 06:15

  4. #34
    Me shume keq ardhej se vertet jeni shume te dopet ne politk dhe kudo jo

    vv eshte kapitullimi i saj keto gjerat te cilat po i bejen tani edhe me heret ,,,dhe zgjedhjet e vitit 2013 nuk do te mundet as te hy ma ne parlament ,,,vv,,po shume ka gjasa qe edhe LDK,,te bjere edhe me poshte me veprimet e saj patriotike,,ma at komunista,,edhe ata aq paster e len veten thuti se bajagi as buk nuk kan me ngren ata sa kqe i kane punet se bashku ma hajnat e aak-se

  5. #35
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Fjala eshte per mocionin e Vetevendosje per resiprocitet me Serbine te dates 07.12.2011, i cili u propozua nga Vetevendosje ne nje interpelance ndaj Qeverise resp. Ministres se Tregtise dhe u miratua me shumice nga kourumi i Kuvendit te Kosoves...
    dmth per ty:
    "behet fjale per nje mocion, i cili nuk eshte obligues"

    pse nuk eshte obligues?
    çfare force legjislative kane mocionet?
    Ne çka po mbeshtetesh kur po pohon kete.. ne ndonje amandament kushtetues a çfare?

    Mendoj se je gabim.. dhe jo te vogel. Vendimet e Kuvendit jane obliguese per organet e saj dhe qeveria eshte vetem organ qe egzekuton ato qe i miraton Kuvendi. Perndryshe edhe mocioni i mosbesimit kundrejt qeverise mund te interpretohet jo obligativ.. Jo pa arsye mimoza pat reaguar menjehere se kete mocion(te VV per reciprocitet) veq jemi duke e zbatuar.. duke aluduar ne 5 kamionat qe nga kosova hyne çdo muaj ne serbi me dokumentacion nga strukturat paralele.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    dmth per ty:
    "behet fjale per nje mocion, i cili nuk eshte obligues"

    pse nuk eshte obligues?
    çfare force legjislative kane mocionet?
    Ne çka po mbeshtetesh kur po pohon kete.. ne ndonje amandament kushtetues a çfare?

    Mendoj se je gabim.. dhe jo te vogel. Vendimet e Kuvendit jane obliguese per organet e saj dhe qeveria eshte vetem organ qe egzekuton ato qe i miraton Kuvendi. Perndryshe edhe mocioni i mosbesimit kundrejt qeverise mund te interpretohet jo obligativ.. Jo pa arsye mimoza pat reaguar menjehere se kete mocion(te VV per reciprocitet) veq jemi duke e zbatuar.. duke aluduar ne 5 kamionat qe nga kosova hyne çdo muaj ne serbi me dokumentacion nga strukturat paralele.
    Ne sistemet demokratike pushteti eshte i ndare ne mes te organeve te ndryshme te shtetit, ne menyre qe ato te mund te veproje dhe funksionoje sa me te pavarura nga njera tjetra, dhe te mund ta kontrollojne dhe eventualisht korrigjojne njera tjeteren. Ndarja klasike e pushtetit eshte ajo ne mes te legjislatives (Parlamentit) ekzekutives (Qeverise) dhe judikatives (Gjyqesise). Sipas disa kendveshtrimeve mediat (tv, shtypi, interneti) llogariten si pushteti i katert, edhe pse nuk behet fjale per pushtet te vertete.
    Ne menyre qe te permbushen kriteret per funksionimin sa me te pavarur dhe te barabarte te secilit pushtet, pa i dhene asnjerit pushtet absolut, behet ndarja dhe perkufizimi i kompetencave si dhe percaktohen mekanizmat dhe rregullat e kontrollit, ndikimit dhe bashkepunimit te ndersjellte. Keto mekanizma dhe rregulla zakonisht percaktohen ne Kushtetute dhe ne Kodet apo Rregulloret e Punes te secilit organ perkates. Ne raste te vecanta mund te mos kete pajtueshmeri per interpretimin e sakte dhe te drejte te ndonje rregulle te percaktuar ne Kushtetute etj. lidhur me kompetencat, perkufizimet, detyrimet etj. te secilit organ. Per kete arsye themelohen Gjykatat Kushtetuese, te cilave ju besohet interpretimi perfundimtar dhe i obligueshem per te gjithe.

    Per ta mundesuar qeverisjen sa me efikase, efektive, te suksesshme... dhe per ta bere te mundur zbatimin e planeve, programeve, zotimeve dhe premtimeve te partive, koalicioneve partiake apo parlamentare, kandidateve dhe politikaneve, eshte i domosdosshem perkufizimi i detyrave, kompetencave dhe mekanizmave te kontrollit te Kuvendit. Qeveria e zgjedhur nga Kuvendi, pas momentit qe eshte votuar me shumice ne Parlament, parimisht ka mundesi te veproje dhe vendose edhe ne kundershtim me ligjin dhe Kushtetuten e vendit, pa konsekuenca te menjehershme. Sepse, per shkarkimin e nje Qeverie te tille nevojitet zakonisht shumica absolute (2/3) e votave te Kuvendit. Shkarkimi i Qeverise gjate nje mandati te vlefshem mund te behet vetem permes votebersimit (duhet te kerkohet nga Kryeministri) ose mosbesimit (duhet te propozohet nga 1/3 e parlamentareve). Varesisht nga sistemi dhe interpretimi i kompetencave sipas Kushtetutes dhe Rregulloreve tjera, mund te gjenden edhe modele tjera te shkarkimit te Qeverise. Por, ne keso raste zakonisht kemi te bejme me kriza shume te renda apo mosfunksionim te pjesshem ose total te organeve kryesore te shtetit.
    Arsyet kryesore dhe relativisht te kuptushme, se pse nuk eshte e mundur qe mocionet e ndryshme gjate nje interpelance te jene obliguese per Qeverine, eshte fakti se ne te kunderten asnje Qeveri nuk do te mund ti zbatonte planet, programet dhe premtimet elektorale, cdo Qeveri do te ishte e varur teper nga vullneti i opozites parlamentare, pavaresia edhe ashtu relativisht e vogel e mandatareve ne Kuvend nuk do te ishte fare e garantuar apo nuk do te kishte asnje kuptim dhe funksion, fraksionet parlamentare te koalicionit qeveritar do te ishin nen presion per discipline absolute gjate votimeve, opozita do ta shfrytezonte pothuajse cdo seance parlamentare per mocione te ndryshme, per ta detyruar Qeverine ti zbatoje agjendat politike te opozites, qeveria do ta shfrytezonte opoziten per ti disciplinuar fraksionet e veta parlamentare, ose edhe per te zbatuar plane dhe agjenda, te cilat nuk jane te parapara ne programet e partive qeveritare dhe kontratat per koalicion etj...
    Prandaj, shumica e Kushtetutave te vendeve demokratike, per te garantuar funksionimin sa me te pavarur, sa me efikas dhe efektiv, sa me te barabarte dhe te drejte, dhe per te mundesuar jetesimin e agjendave te caktuara politike te partive te ndryshme, kane perkufizuar kompetencat e parlamentit ne ate menyre qe vetem 2/3 mund ta shkarkojne Qeverine, vetem 1/3 (ne rastin e Kosoves) mund te propozoje mosbesim ndaj Qeverise, vetem Kryeministri mund ta kerkoje votebesimin per Qeverine.
    Ndersa Interpelanca per te shqyrtuar tema te ndryshme, pavaresisht rendesise se tyre dhe si ato interpretohen nga palet e ndryshme, mund te kerkohen nga vetem 6 deputete. Interpelanca zakonisht shfrytezohet per te kerkuar llogari nga Qeveria per ceshtje apo vendime te caktuara dhe per lufte politike. Votimi i nje mocioni te propozuar ne nje interpelance te tille nuk eshte me shume sesa shprehje e vullnetit (propozim) te opozites ose edhe e shumices se kuorumit (ne raste te rralle te shumices se Kuvendit) per casje te caktuar ndaj nje ceshtje te caktuar. Kjo shprehje e vullnetit nuk e obligon Qeverine formalisht, por, ne raste te zakonshme, eshte presion ndaj Qeverise (varesisht prej rastit dhe rendesise se temes) per ta korrigjuar apo ndryshuar qendrimin e saj aktual lidhur me temen. Ne raste te rralla, pas nje mocioni te tille, opozita mund te konsideroj se Qeveria nuk ka mbeshtetjen e shumices absolute ne Kuvend dhe parashtron mocion te mosbesimit, duke shpresuar se e gjithe opozita dhe nje pjese e mire e deputeteve te koalicionit qeveritar do te votojne kunder Qeverise apo pro mocionit per mosbesim.
    Pervec interpelances, nje forme tjeter e zbatimit te funksionit kontrollues jane edhe pyetjet palamentare per Qeverine, shqyrtimi i ceshtjeve urgjente, mbledhjet e jashtezakonshme, rezolutat etj...
    Per Qeverine vetem ligjet e votuara nga Kuvendi, te cilat kane hyre ne fuqi, jane obliguese. Duke mos harruar edhe obligimet tjera formale ne mardhenjet Qeveri-Kuvend dhe rregullat qe duhet ti respektoje Qeveria ne seancat plenare etj...
    Kushtetuta dhe ligjet e Kosoves nuk i parashikojne si obliguese per Qeverine, mocionet qe mund te parashtrohen gjate nje interpelance. Interpelanca nuk eshte parapare as si instrument per rrezimin e vendimeve te Qeverise, as si mundesi per te anashkaluar p.sh. mocionin e mosbesimit, i cili paraprakisht kerkon propozimin nga se paku 40 deputete dhe plotesimin e kushteve tjera...

    Interpelanca apo (Interpellation) definohet keshtu:
    "Interpellation is the formal right of a parliament to submit formal questions to the government. In many parliaments, each individual member of parliament has the right to formally submit questions (possibly a limited amount during a certain period of time) to a member of government. The respective minister or secretary is then required to respond and to justify government policy. Interpellation thus allows the parliament to supervise the government's activity...."

    In some countries, for example Finland, interpellations are more or less synonymous with a motion of no confidence because they are automatically connected with a vote of confidence and their express purpose is to determine the confidence enjoyed by the government or a minister. In Finland, the government must reply to an interpellation in a plenary session within 15 days. After receiving the reply to the interpellation, parliament debates the matter and proceeds to vote on whether the government or a particular minister enjoys the confidence of Parliament (vote of confidence)....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 30-12-2011 më 07:03

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Në rrugë dhe i pashkolluar

    Albin Kurti

    Kjo Qeveri iu shtroi rrugë dhe iu ndërtoi shkolla. Pse ankoheni e kritikoni kështu dhe bëheni mosmirënjohës? Këto dy fjali, pra njëra dëftore e tjetra pyetësore, e përshkruajnë më së miri qëndrimin e Qeverisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Në fakt, është fjalia e parë ajo që bën pyetje, kurse e dyta ajo që dëfton.

    Kur na tregojnë se kjo Qeveri shtroi rrugë e ndërtoi shkolla, qeveritarët dhe analistët e tyre, në të vërtetë, na pyesin, disi në mënyrë kërcënuese, se mos rastësisht po mendojmë se nuk është kështu. Ndërsa, kur pyetemi pse ankohemi a kritikojmë duke u bërë kësisoj mosmirënjohës, ata nuk janë duke na pyetur nëse përnjëmend është kështu, por duke konstatuar se veçse ashtu është.

    Demokracia nënkupton sundimin e popullit. Në Kosovë, askush nuk sundohet sikurse populli. Sepse, asgjë nuk shpërdorohet sikurse qeverisja. Përfytyrimet e Qeverisë së Kosovës për buxhetin e shtetin dhe pasuritë kombëtare e kanë për figurë shpërblimin e fituar në garë. Ata konsiderojnë që bënë gara me partitë e tjera në zgjedhje dhe e fituan trofeun, e fituan shpërblimin kryesor, dhe tash iu takon atyre që ta shfrytëzojnë atë. Pas garës së fituar dhe marrjes së çmimit, pason harxhimi i vlerës së çmimit. Nis materializimi në mallra dhe shërbime i parave të fituara si shpërblim. Nis shndërrimi i vlerës së këmbimit në vlerë të përdorimit.

    Ata që fituan dolën fitues sepse fituan. Dhe, ata fituan sepse ishin më të shkathët. Madje edhe hilet e shumta që i kanë bërë, madje edhe këto hilet e vazhdueshme që i bëjnë, janë vetëm konfirmim i po asaj shkathtësie. Nuk është e rëndësishme për çka dhe si ishin të shkathët. Ishin të shkathët, prandaj fituan. Fituan sepse ishin të shkathët. Kaq.

    Pikë. Efikasiteti është çështja. E vetmja çështje. Sepse, gjithçka është lojë, me fitues e humbës, ku duhet fituar që të mos humbësh. Kush fiton, e gëzon. Kush humb, e pëson. Lojë është kjo. Garë. Po qytetarët? Ku janë ata? Çka janë e çka bëjnë ata? Qytetarët janë spektatorë me të drejtën për të bërë tifozllëk, në lojën ku fituesi e merr shpërblimin, çmimin e së cilit e paguajnë, natyrisht, vetë spektatorët.

    Qeveria e Kosovës thjesht nuk e përjeton buxhetin e shtetit dhe pasuritë kombëtare si kapital që i takon popullit, kurse asaj i përket ta menaxhojë atë për hir të popullit. Qeveria e Kosovës e trajton buxhetin e shtetit dhe pasuritë kombëtare si kapital që ajo e ka fituar, e posedon dhe prej të cilit e organizon përfitimin vetjak. Më të merituarit e marrin pjesën më të madhe dhe varësisht sa ke kontribuar për këtë fitore aq edhe përfiton mandej. Ata që nuk e ndihmuan fitoren e Qeverisë i pret indiferenca e Qeverisë, ndërsa ata që ishin kundër i pret ndëshkimi i Qeverisë. Me fjalë të tjera, Qeveria e Kosovës konsideron se i ka ardhur dita.

    Pushteti i këtillë nuk është marrje e përgjegjësisë për interesin a të mirën e përgjithshme, por shans për të qenë të papërgjegjshëm për hir të levërdisë personale a klanore. Funksioni politik nuk përbëhet prej detyrave dhe obligimeve ndaj qytetarëve, por prej privilegjeve ndaj tyre dhe dominimit mbi ta. Prandaj, derisa qytetarët duan të besojnë që është racionale të jesh i moralshëm, qeveritarët e këtillë sillen thua se besojnë që të jesh i moralshëm është gjithsesi irracionale.

    Në emër të rrugës së kombit po vidhet kombi. Në emër të shkollimit të kombit sërish po vidhet kombi. Trefishi i çmimit të tregut për njësi po i paguhet korporatës Bechtel-Enka. Nëse mbesin pa para të buxhetit për të paguar do të shikohen cilat pasuri kombëtare kanë mbetur pa u shitur. Në anën tjetër, godina të shtrenjta pa fund e pa plan për shkolla fillore e të mesme pa reforma. Vazhdimisht na i kanë çarë veshët me 'ekonominë e tregut', 'tregun e lirë' e dogma të ngjashme.

    Dhe, kur duhet ta konkretizojnë këtë doktrinë të tyre, atëherë bëjnë kontrata me korporatat e fuqishme dhe kompanitë e ndryshme të ekonomisë së tregut të lirë ku, çmimi nuk përcaktohet lirisht prej tregut, por dhunshëm prej kontratës. Japin tenderë për shkolla të reja pa ngrohje, pa salla fiskulture, pa energji elektrike ama me kabllo interneti gjithandej. Ja pra ku përfundon neoliberalizmi: te liria e Qeverisë për buxhetin e shtetit dhe te shtrëngesat e korporatave për Qeverinë.

    Në këtë mënyrë, nuk po përdoret neoliberalizmi për kombin, por kombi për neoliberalizmin. Nëse ia ndërton një përmendore dëshmorit të kombit, por duke e vjedhur buxhetin në blerjen e mermerit për atë përmendore, në sigurimin e hapësirës për vendosjen e përmendores dhe në punën e skulptorit dhe mjeshtërve të tjerë për atë përmendore, atëherë qytetarëve përmendorja ua përkujton më shumë vjedhjen në emër të dëshmorit sesa emrin e dëshmorit.

    Në Kosovë, nuk po bëhet asfalti komb, por kombi asfalt. Dhe, nuk po bëhet ndërtesa shkollë, por shkolla ndërtesë. Populli po varfërohet e papunësia po shtohet. Analfabetizmi po rritet dhe studimi po bie. Gjithnjë e më pak do të mund të udhëtohet në rrugët që po shtrohen gjithnjë e më shumë. Gjithnjë e më pak po mësohet në shkollat që po mbijnë përherë e më shumë. Mbase rruga e kombit po na e nxjerr kombin në rrugë. Ashtu qysh shkollat e Qeverisë po na i lënë qytetarët të pashkolluar.

    Në rrugë dhe i pashkollë. I tillë është qytetari i Kosovës, ku Qeveria i shtron rrugë e i ndërton shkolla.

    Zëri
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #38
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Ne baze te asaj qka po thu ti Kuvendi te vetmen mundesi kontrolli ndaj qeveris e ka shprehjen e mosbesimit.. dhe shkarkimin.
    Pak a shume edhe Feithi shprehet keshtu:

    “Mocioni nuk ka efekt detyrues për qeverinë. Nuk është e obliguar ta zbatoj mocionin e Kuvendit. Politika e jashtme është në duart e ekzekutivit dhe jo të legjislativit. Në shumë demokraci, kuvendi bën rekomandime, sugjerime e rezoluta. Qeveria shprehet varësisht prej interesave. Qeveria ka vepruar mirë që nuk e ka zbatuar” ka thënë Faith për KTV-në

    Po habitem pse po ben dallim mes nje interpelance parlamentare e seancave tjera. S'kane asnje lidhje ato arsyetimet qe i ke fut. Mocioni eshte votuar ne nje mbledhje te Kuvendit dhe kjo eshte kryesorja.

    Në bazë të nenit 44, paragrafi 4, pika (d), të Rregullores së Kuvendit, Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! fton deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës të votojnë mocionin me rekomandimet në vijim:
    1.
    2.
    3
    Deputeti i LDK-se Ismet Beqiri:
    “Sa i përket çështjes së mocionit, kjo është çështje e mbyllur, është votim i rregullt, i ka respektuar të gjitha procedurat dhe çështjet tjera nuk janë që të paragjykojë se cka do të ketë më vonë.. Ismet Beqiri ka thënë se me këtë deklaratë Feith nuk e di cfarë dëshiron të arrij. Të thuhet se nuk bën të zbatohen vendimet e Kuvendit, sipas Beqirit, janë nonsens.

    Rregullorja e Kuvendit:
    Rregulla 25, interpelanca
    1
    2
    3
    4.
    Kerkesa per interpelance parashtrohet ne forme te shkruar dhe permban:

    a) Formulimin e sakte te çeshtjes qe eshte lende e interpelances
    b)arsyetimin per kerkesen
    c)emrin dhe nenshkrimin e autorizuar nga grupi parlamentar
    .
    .
    9. Grupi parlamentar i cili ka kerkuar interpelanc mund te kerkoj qe te votohet nje mocion ne fund te debatit per interpelanc, me kusht qe mocioni te kete qene i perfshire ne kerkesen fillestare per interpelanc.
    Ne baze te Kushtetutes:
    "Kuvendi miraton ligje, rezoluta dhe akte tjera te pergjithshme".. ndersa
    "Qeveria zbaton ligjet dhe aktet tjera te miratuara nga Kuvendi dhe ushtron veprimtari tjera branda pergjegjesive te percaktuara me kushtetut".
    Kushtetuta nuk po cek asgje ne çfare tipi te seances duhet te miratohet vendimi, dmth te gjitha jane te vlefshme nese miratohen. Vendimi i Kuvendit eshte akt qe duhet zbatuar nga qeveria. Mocioni i miratuar eshte vendim, nuk eshte presion i kote.

    "Vendimet qe merren ne mbledhjet e Kuvendit jane te vlefshme nese ne kohen kur merren kane qene te pranishem me shume se gjysma e deputeteve(kuorumi). Ligjet, vendimet dhe aktet tjera te Kuvendit konsiderohen te miratuara kur per to votojne shumica e deputeteve te pranishem dhe qe votojne, me perjashtim kur me Kushtetut dhe me rregullore parashihet ndryshe."
    Natyrisht nje qeveri qe mbijeton me ndiihme direkt te serbeve, perpos qe miraton ligje te demshme dhe antishqiptare mund edhe te mos i zbatoje vendimet e Kuvendit. Kjo bie ne kundershtim edhe me kushtetuten.. dmth kemi edhe shkelje te rregullave kryesore baze, te cilave ju eshte besuar organizimi e funksionimi i shtetit.
    Eshte e qarte qe Vetevendosja e vetme sot nuk e ka forcen parlamentare te ndermerr edhe hapa tjere per ta detyruar qeverine ta zbatoje kushtetuten. Prandaj Kosova eshte ne gjendje te mjere.. ne duart te pakicave serbo gabele.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  9. #39
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Urime Viti i Ri 2012!



    Në këtë ndërrim motmotesh Lëvizja VETËVENDOSJE! ua uron Vitin e Ri 2012 të gjithë shqiptarëve.

    Shqiptarët si komb lanë pas një vit aspak të lehtë, të mbushur me plot halle e probleme si dhe me pak arsye për gëzime e urime. Ishte ky një vit pa përparime të ndjeshme ekonomike dhe me shumë ngecje politike.

    Pakënaqësia e vitit 2011 vjen nga shpërputhja e patolerueshme mes gjendjes në të cilën ndodhemi si dhe mundësive tona natyrore dhe njerëzore si komb. Kombi shqiptar ka gjithçka i duhet . E, megjithatë, në aspektin ekonomik, shkollor, kulturor dhe publik në përgjithësi mbetemi larg madje edhe nga disa shtete të rajonit. Ku është problemi?

    Në vitin 2012 shqiptarët hyjnë në 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë shqiptare, por goxha larg kurorëzimit politik të kësaj pavarësie. Duket sikur shqiptarët kurrë nuk kanë pas më shumë liri, por në të njëjtën kohë kurrë nuk kemi jetuar në hapësirë më të pakët se sot.

    Prandaj ky vit le të jetë ai në të cilin shqiptarët ta gjejnë forcën dhe guximin, përpjekjen dhe angazhimin për t’u fuqizuar karshi politikës së vet zyrtare e cila po i përfaqëson ambiciet shqiptare gjithnjë e më pak.

    Në vitin 2012 do të kemi aq sa do të bëjmë vetë ne, dhe do të punojmë në masën që do ta kuptojmë se faktori kryesor i ndryshimit jemi ne. Te tjerët do të na ndihmojnë por ndryshimi i gjendjes kurrë nuk do të vijë pa qenë ne të parët.

    Me besimin që ky bashkim do të arrihet, dhe duke u angazhuar vazhdimisht që kjo të ndodh, ua urojmë Vitin e Ri 2012!

    Lëvizja VETËVENDOSJE!
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  10. #40
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Personazh 2011, fiton Albin Kurti
    31/12/2011

    Eshte Albin Kurti personazhi i vitit, i perzgjedhur nga populli i internetit ne sondazhin e organizuar nga faqja e Top Channel. Kryetari i levizjes “Vetevendosje” ka marre numrin me te madh te votive ne nje gare qe si rraalle here ka qene shume e ngushte, sidomos gjate votimit javen e fundit.

    Albin Kurti behet ne kete menyre i pari personazh nga viset shqiptare, jashte kufijve zyrtar te Shqiperise, qe e fiton kete ankete te Top Channel. Natyrisht qe nje arsye e votimi per Albin Kurtin ka qene personaliteti ne rritje i tij ne vitet e fundit, duke u ktheyer ne nje figure te njohur jo vetem ne Kosove, por edhe ne Shqiperi, Maqedoni dhe diaspore. Levizja qe ai kryeson ka qene zeri me i fuqishem kete vit kunder negociatave te Kosoves me Serbine, madje duke zbritur edhe me aksione simbolike ne terren kundra qeverise, por Albin Kurti pati edhe meriten qe te ktheje ne kete vit Vetëvendosje nga nje aksion dhe mosbindje civile ne nje parti parlamentare, duke mos ia zbehur asaj profilin prej te cilit u krijua, u rrit dhe u materializua ne parti politike, e rendesishme ne jeten politike te Kosoves. Nje tjeter lider levizjeje eshte votuar ne kete ankete, duke zene vendin e dyte. Ai eshte Kreshnik Spahiu i Aleances Kuq e Zi, e cila synon te mbroje shtetin ligjor, si dhe harmonine fetare dhe etnike ne Shqiperi. Nje vleresim per nje kontribut jo te vogel, qe levizja e ideuar prej zotit Spahiu ka dhene ne ndergjegjegjesimin e shqiptareve, kudo ku flitet shqip dhe kudo ku shqiptaret jetojne.

    Ne vend te trete jane te vraret e 21 janarit, kater personat qe humben jeten ne protesten e opozites para kryeministrise. Edhe votimi per ta ka qene nje tjeter simbolike e rendesishme, per nje ngjarje e cila do te mbetet gjate ne kujtesen e shqiptareve, e qe shenoi shume vitin 2011.

    Kryesocialisti Edi Rama ne vend te katert. Ne te pestin historiani Kristo Frasheri. Ne vend te gjashte kreu i bashkise se Tiranes Lulzim Basha. Futbollisti Lorik Cana renditet ne vend te shtate. Presidenti i Republikes Bamir Topi ne te tetin. Artisti Saimir Strati, qe pak kohe me pare theu te gjashtin rekord 'Guinness' personal ne vend te nente. Sopranoja Ermonela Jaho, qe po kendon ne skenat me te mira boterore, ne vend te dhjete.

    Ky eshte viti i shtate i organizimit te sondazhit “Personazhi i Vitit”.

    Top Channel
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

Faqja 4 prej 127 FillimFillim ... 234561454104 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •