JANË ARRESTUAR 4 PJESËMARRËS NË PROTESTË
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar 4 persona, që ishin pjesëmarrës në protestën e djeshme të organizuar nga Lëvizja ‘Vetëvendosje’. ...
Postuar: 06:49:50 / 23.01.2012
Sipas policisë, 3 persona janë arrestuar për rastin e therjes me thikë në autobusin që po barte protestuesit e Vetëvendosjes e të cilët ishin duke u kthyer për Prizren- Dragash.
“Njësiti policor nga stacioni policor i Vitisë ka ndaluar autobusin dhe gjatë kontrollit në të ka gjetur dy thika me njolla gjaku, të cilat dyshohet të jenë përdorur në këtë rast, si dhe ka ndaluar tre persona në cilësi të të dyshuarve. Në konsultim me prokurorin është hapur rasti “Lëndim i lehtë trupor” dhe tre të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën e policisë.
Ndërsa një person është arrestuar në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë me dyshim se i njëjti ka kryer veprën penale “Dëmtim i pronës se luajtshme” pasi që i njëjti ka dëmtuar një veturë qe ishte në qarkullim rrugor.
Personi i arrestuar është G. K viti i lindjes (1990). Sipas PK-së i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Kamenicë dhe ne konsultim me prokurorin përkatës i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Krijoni Kontakt