Close
Faqja 100 prej 127 FillimFillim ... 50909899100101102110 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 991 deri 1,000 prej 1268
  1. #991
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Live Merdare, Policia krenohet: U futën 5 kamionë nga Serbia !!!


    http://www.lajmeshqip.com/kombetare/...one-nga-serbia
    po normal se eshte per tu krenue
    sepse kryerrugaqi albin kurti genjeu se kinse nuk ka kalue asnji kamion apo vetur tjeter
    kinse ja kan arritur qellimin me bllokade te rruges hahaha



    15:40 Policia ka përgënjeshtruar deklaratat e përfaqësuesve të Vetëvendosjes, se sot në Mërdar nuk ka kaluar asnjë kamionë nga Serbia dhe te Dheu i Bardhë ka hyrë vetëm një maune.

    Sipas policisë, gjate ditës se sotme ne pike kalimin kufitare Merdare kane kaluar pese kamion me mallra te ndryshëm si dhe tre kamion te tjerë kane kaluar ne pike kalimin kufitare Dheu i Bardhe. Sipas policisë qarkullimi është duke u zhvilluar ne dy pike kalimet kufitare.

  2. #992
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    po normal se eshte per tu krenue
    sepse kryerrugaqi albin kurti genjeu se kinse nuk ka kalue asnji kamion apo vetur tjeter
    kinse ja kan arritur qellimin me bllokade te rruges hahaha



    15:40 Policia ka përgënjeshtruar deklaratat e përfaqësuesve të Vetëvendosjes, se sot në Mërdar nuk ka kaluar asnjë kamionë nga Serbia dhe te Dheu i Bardhë ka hyrë vetëm një maune.

    Sipas policisë, gjate ditës se sotme ne pike kalimin kufitare Merdare kane kaluar pese kamion me mallra te ndryshëm si dhe tre kamion te tjerë kane kaluar ne pike kalimin kufitare Dheu i Bardhe. Sipas policisë qarkullimi është duke u zhvilluar ne dy pike kalimet kufitare.

    ...ahahahahahahahaha...

    i paska leshu vet albin tadiqi se kukan kan kamionat biznisit te vet ...sikur aj biznismeni nga Kamenica ...
    e sa jan te lidht ket vetfundosja me shki as shkit ne mes veti sjan aq te lidht.

  3. #993
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516

    POLICIA: QARKULLIMI ËSHTË DUKE U ZHVILLUAR NË DY PIKAT KUFITARE

    1Protesta e sotme ne Merdare.

    Nga Nexhmije Ahmeti 22 Janar 2012 15:50
    (E plotësuar) Zyra për informim e Policisë së Kosovës ka lëshuar një komunikatë për media, ku jepen detaje mbi zhvillimet e protestave të sotme deri në ora 15.00. Sipas policisë edhe protesta e organizuar e cila është duke u mbajtur sot në dy magjistralet, atë ne drejtim të pikë kalimit kufitar Merdarë dhe Dheu i Bardhë, nuk është lajmëruar në Policinë e Kosovës, ashtu siç e parasheh ligji mbi tubimet publike.

    Sipas komunikatës së policisë, protestuesit kanë nisur tubimet duke bllokuar njërën korsi të magjistrales, tek urat në hyrje të Podujevës e cila të shpie në drejtim të pikë kalimit kufitar Merdarë, e po ashtu një bllokim i njërës korsi është duke ndodhur edhe në magjistralen, e cila shpie në drejtim të pikë kalimit kufitar Dheu i Bardhë dhe se situata në të dy lokacionet është e qetë.

    Policia po ashtu bënë të ditur, se në pikë kalimin kufitarë Vermicë, Policia e Kosovës ka ndaluar për kontroll kufitar dy autobus, të cilëve iu është ndaluar hyrja për shkaqe të mos posedimit të dokumentacionit të nevojshëm nga ana e vozitësve, të cilat kërkohen në bazë të procedurave të kalimit kufitar.

    Gjithashtu njoftohet se në ketë pikë kalim, Policia e Kosovës nuk ka ndaluar apo arrestuar asnjë person, por disa personave iu është refuzuar hyrja, pasi ndaj tyre është kryer procedura e refuzimit te hyrjes dhe pas përfundimit te procedurës policore, janë liruar dhe se këto janë procedura të rregullta policore.

    Në komunikatë po ashtu thuhet se gjatë ditës se sotme, në pikë kalimin kufitar Merdarë kanë kaluar pesë kamion me mallra te ndryshëm, si dhe tre kamion të tjerë, kanë kaluar në pikë kalimin kufitarë Dheu i Bardhë. Sipas policisë, qarkullimi është duke u zhvilluar në dy pikë kalimet kufitare.

  4. #994
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Kurti: Nuk jemi kundër Policisë, jemi kundër Serbisë

    ...
    zëdhënësi i Policisë Brahim Sadriu.

    Sadriu theksoi se nuk ka informata për provokime të mundshme nga ana e protestuesve.
    ...


    Wiliam Walker: Jam këtu si verifikues

    Podujevë, 22 janar (E plotësuar) Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, shefi i Misionit të OSBE së në Kosovë, William Walker është po ashtu pjesë e protestës së sotme të Vetëvendosjes. Ai po qëndron në Merdare në shoqëri të liderëve të vetëvendosjes.
    Jam këtu, ashtu sikur para 12 vjetësh, për të parë vetë dhe verifikuar se çka po ndodh me ketë protestë sot. Nuk isha këtu javën e kaluar, për te cilën kam dëgjuar versione te ndryshme, një rrëfim nga Qeveria e një tjetër nga organizatoret e protestës, prandaj erdha për te pare vete se a është një proteste paqësore dhe reagimin e policisë. Jam si verifikues, ashtu sikur isha para 12 vjetësh, me pëlqen ta quaj edhe sot veten kështu. Unë thjeshte dua ta di për veten time se çka është duke ndodhur. Deri me tash nuk kam pare dhune, natyrisht po shoh shume njerëz, te cilët besoj se kane te drejtën legjitime për te protestuar, gjithashtu police që kane te drejtën e tyre për t’i kontrolluar këto rruge. Unë sinqerisht besoj në të drejtën qytetare për të protestuar.

    http://www.kohaditore.com/?page=1,13,84942

  5. #995
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash në "kullën e fildisht".
    Postime
    623
    Citim Postuar më parë nga Hillirian-zo Lexo Postimin
    O Gameness po jemi tu e pi kete Qaj me kryp o i nderum, nuk po shkon teposht kur po i mendojm keto sene bre

    ... Jon msu shipet me hek bre vlla..
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  6. #996
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #997
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #998
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #999
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citim Postuar më parë nga Hard Lexo Postimin
    ....ahhahahaa ....po me keshet se sa te bjen terri ka me kris stupci e pendreki ....l lesh lesh kan mi bo ....pas nje dolli do ta ngrehim ,,,,do te ngrehim edhe tjera gjera po deshe vetem sjelli ti ...
    Stefanoviqi n'ua liroft bahet edhe per ngrehje edhe do l l ishe.

  10. #1000
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516



    Deklaratë për media e Qeverisë së Republikës së Kosovës

    Prishtinë, 22 janar 2012 - Qeveria e Republikës së Kosovës rithekson edhe një herë faktin se e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është e drejtë e garantuar me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Kjo e drejtë nuk do të vihet asnjë herë në pikëpyetje, mirëpo një gjë e tillë nuk mund të keqpërdorët nga askush dhe për asnjë qëllim.

    Qeveria e Republikës së Kosovës është duke ndjekur nga afër zhvillimet e sotme që ndërlidhen me protestën politike të Lëvizjës Vetëvendosje. Kjo protestë që është krejtësisht e panevojshme dhe në kundërshtim me vendimet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe mallrave, mirëpo Policia e Kosovës është përkujdesur që liria e lëvizjës të jetë e garantuar dhe që rrugët të mos bllokohen.

    Qeveria e Republikës së Kosovës i jep mbështetje të plotë Policisë së Kosovës në zbatimin e plotë të kompetencave ligjore për mos lejimin e bllokimit të rrugëve, pengimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe të mallrave, apo marrjen nën kontroll të pikave kufitare shtetërore.

    Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh konsideratën e saj të lartë për qytetarët e Kosovës, të cilët janë distancuar nga veprimet e tilla të panevojshme politike të nxitura nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilat në mënyrë serioze e dëmtojnë imazhin e shtetit tonë.

    Qeveria e Republikës së Kosovës siguron të gjithë qytetarët e saj se është shumë e përgjeshme në respektimin e vendimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilat janë në përputhje me aspiratat tona për integrime euro-atlantike. Prandaj, protestat politike të Lëvizjës Vetëvendosje nuk do të mund të lëkundin themelet e shtetit tonë demokratik, i cili është i përcaktuar për fqinjësi të mirë, për ekonomi të tregut të lirë dhe për integrime euro-atlantike.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •