Xhevat BISLIMI
ATA QË I PRITËN 12 VITE SERBËT NË VERI, SHQIPTARËVE UA DHANË VETËM PESË MINUTA
Qeveria (urdhërdhënësit) nuk u tregua e mençur sot, bëri një marrezi, budallallek dhe ra në kurthin e ngritur nga ata (qarqe ndërkombëtare, haxhinasto-berishët) që e nxiten me deklarata për dhunë kundër protestuesve të qet...ë...
Asnjë shqiptar nuk mund ta kuptojë durimin dhe tolerimin 12 vjeçar (kush e di edhe sa do të vazhdojë) të serbëve, që kane bllokuar tërësisht lëvizjën dhe qarkullimin e lirë në atë pjesë të Kosovës, madje kanë spastruar gjysmën e Mitrovicës dhe të atij rajoni nga popullsia shqiptare edhe pas Luftës Antipushtuese Çlirimtare të UÇK-së, kanë "fituar" komuna dhe zona të mbrojtura serbe... Kurse, ata që nuk kanë shkelur që 12 vjet e gjysmë në Veri (klasa politike dhe institucionet e vakëta të Ko...sovës, Qeveria...) dhe ata që janë në gjendje të ulën dhe të kuvendojnë (dialogojnë) shtruar e buzagaz, të shtrengojnë dorën e shkaut dhe të përqafohen me vrasësit e djeshëm dhe të sotem nuk mundën, nuk dashtën t'i dëgjojnë dhe tolerojnë qytetarët - bashkëkombësit e tyre paqësor më shumë se pesë minuta...!!
Një ndërhyrje e këtillë brutale dhe krejtë e paarsyeshme, një tregim i muskujve në këtë mënyrë mund të arsyetoheje vetëm nëse Qeveria ka vendosur të ndërhyjë me forcën dhe brutalitetin e këtillë edhe në Veri dhe në çdo cepë të Kosovës për të garantuar lirinë e qarkullimit dhe të lëvizjës së qytetarëve të Kosovës pa dallim... Ndryshe, nuk ka Zot qe do t'i lajë nga kjo marre (si shumë tjera) dhe faqe e zezë...
(p.s. po e futi Xhevatin sepse po flet prej se mrenshmi.. si antar i PDK-se.)
Krijoni Kontakt