I shkundëm tetorit tërë ato gjethe nga degët
Thellësinë e mesnatës
Varrosnim me to
Kujtonim se ndërruam emrat tanë me vjeshtën
Kujtuam po jo
Prapa nesh
Dhe gjurmët
Dhe emrat
Dhe gjethet
Fshinte punëtori rrugor
Nga ne të drejtuara ishin
Dhe shekujt
Dhe vitet
Dhe netët
Dhe puthja e përgjakur
Në tetor
Papritmas para nesh
Humbën copëra imazhesh të shkelura
Ca ëndrra
Ca fjalë
Një mall që vdiq kaherë
Shihnim si iknin me rërën
Dhe gjurmët
Dhe vjeshta
Dhe gjethet
Dhe emrat e përzier
Krijoni Kontakt