-
Perjashtuar
FILLON DIALOGU PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE

Nga Express 19 Janar 2012 15:05
Ka përfunduar takimi ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Komisionares Evropiane për Çështje të Brendshme, Cecilia Malmström, ku edhe zyrtarisht është konfirmuar fillimi i dialogut për liberalizimin e vizave.
Kryeministri Thaçi me këtë rast theksoi se Kosova është në rrugë të sigurt drejt Bashkimit Evropian.
Për këtë garanci ka dhënë edhe Komisionarja Malmstrom, e cila tha se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për nisur dialogun për liberalizimin e vizave.
Mirëpo, ajo nuk ka dhënë ndonjë datë se kur do të jepet udhërrëfyesi meqë, sipas saj, duhen plotësuar edhe disa kritere të BE’së.
“Ajo që sot po bëjmë është të jemi këtu dhe të konfirmojmë se kushtet për nisjen e dialogut janë përmbushur”, ka thënë Malmstrom, duke potencuar sidomos çështjen e riatdhesimit dhe riintegrimit të personave të kthyer nga vendet e BE-së për në Kosovë. Nisja e dialogut nënkupton vendim politik, kurse kushtet tjera ndërlidhen edhe me çështje tjera teknike dhe ato të legjislacionit", ka thënë Malmstrom.
-
-
Perjashtuar

Kryeministri Thaçi: Sot ishte një lajm i gëzuar për Kosovën Evropiane, një ditë e bekuar për të gjithë qytetarët e saj
Prishtinë, 19 janar 2012
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaci priti sot në takim Komisioneren Evropiane për Çështje të Brendshme, Cecilia Malmström, e cila po qëndron për vizitë dyditore në Republikën e Kosovës
Pas takimit kryeministri Thaçi dhe Malmström në një konferencë të përbashkët shtypi kanë shënuar fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Në vazhdim po e japim të plot fjalën e kryeministrit Thaçi dhe komisioneres Malmström në konferencën e shtypit.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi:
E nderuara komisionere Malmström,
Edhe njëherë u falënderoj për vizitën në Kosovë, për kontributin tuaj dhe ekipit tuaj në bashkëpunimin e ngushtë me të gjitha institucionet e Kosovës në procesin e perspektivës evropiane të Kosovës.
Ju falënderoj për takimin jashtëzakonisht dobiprurës dhe të shkëlqyeshëm që e kishim.
Definitivisht, sot ishte për Kosovën një lajm i gëzuar, lajmi për Kosovën evropiane, është një ditë e bekuar për Kosovën dhe të gjithë qytetarët e saj.
Qeveria e Kosovës e mirëpret fillimin e dialogut të shumëpritur për liberalizimin e vizave.
Kjo dëshmon se Kosova është në rrugë të mbarë drejt integrimit të Bashkimit Evropian.
Sot fillon një kapitull i ri për Kosovën, kapitull historik, ai i evropianizimit të Kosovës.
Është me rëndësi të ceket se ky proces është i merituar me punën, këmbëngulësinë të të gjithë njerëzve në Kosovë, Qeverisë së Kosovës, parlamentit, presidencës, të gjitha partive politike, shoqërisë civile, mediave, ky ka qenë një angazhim i përbashkët, i shumanshëm apo edhe i gjithanshëm.
Me këtë akt vërtetohet dhe vlerësohet puna e bërë e të gjitha institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës.
Kosova më nuk është vend i izoluar, Kosova tashmë po lëviz drejt integrimit evropian, është në rrugë të mbarë të lëvizjes së lirë edhe të qytetarëve të saj në Bashkimin Evropian.
Qasja proaktive që ka pasur Qeveria në promovimet e njëanshme të politikave për të avancuar agjendën për liberalizimin e vizave, na ka sjellë tek ky lajm i gëzuar për Kosovën, edhe pse ende kemi shumë punë për të bërë, ku barra kryesore bie mbi institucionet e Kosovës, por të gjithë kemi obligime.
Të gjithë duhet bërë punën e vet, duke shmangur veprime negative të cilat rëndojnë imazhin e vendit.
Është obligim i të gjithë spektrit dhe shoqërisë kosovare që të punojmë për të arritur objektivat më shpejt dhe më mirë.
E nderuara komisionere,
Ne do të jemi të përkushtuar plotësisht për zbatimin e të gjitha kritereve, posaçërisht në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar, emigrimit ilegal, sigurimin e dokumenteve, lëvizjen e lirë, menaxhimin e kufijve dhe kritereve të tjera të nevojshme dhe të domosdoshme.
Po ashtu, zhvillimi ekonomik dhe përmirësimi i mirëqenies sociale do të trajtohen si prioritet i lartë.
Ne premtojmë se të gjitha kriteret e nevojshme teknike për liberalizimin e vizave, do t’i përmbushim në një afat rekord.
Shpresoj se pas përmbushjes së këtyre kritereve, Bashkimi Evropian, do ta respektoj vendimin po aq shpejtë me heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.
Komisionerja Evropiane për Çështje të Brendshme, Cecilia Malmström:
Faleminderit shumë zoti Kryeministër. Është kënaqësi dhe gëzim që jam këtu në Prishtinë që të nisim dialogun për viza.
E di se për qytetarët e Kosovës kjo ka rëndësi të madhe, kështu është edhe për mua si komisionere.
Duke u munduar të ndihmojmë qytetarët e zakonshëm, studentët, biznesmenët tuaj, që të takojnë njëri-tjetrin, dhe të udhëtojnë pa burokraci, dhe kjo është një e mirë që do ta sjellim së bashku, që të njohin më mirë njëri-tjetrin, që të heqim paragjykimet, të merremi me kulturat e ndryshme.
Ajo që po bëjmë ne është që po e nisim dialogun teknik.
Është përkushtim politik që Komisioni Evropian po hyn së bashku me qytetarët e Kosovës, dhe Qeverinë e Kosovës për të hyrë në dialog që ka për synim heqjen e vizave të kosovarëve drejt BE-së.
Kjo nuk do të ishte e mundshme pa punën e madhe dhe zotimin e Qeverisë, unë e di se shumë ministra kanë qenë pjesëmarrës, në mënyrë që të zotojnë kushtet për nisjen e këtij dialogu, ministrja e integrimeve evropiane, ministri i drejtësisë, ministri i punëve të brendshme, kryeministri, dhe koleget tuaj, por po ashtu edhe puna e bërë në komuna dhe të gjithë tjerët që kanë qenë të përfshirë.
Ne mund të nisim këtë dialog sot. Qëllimi politik është që të hartojmë një udhërrëfyes që do të tregoj saktësisht se çfarë duhet të bërë, sa i përket sigurisë së kufijve, emigrimit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe shumica e këtyre çështjeve janë në programin e punës së Qeverisë.
Ne do të punojmë në këtë udhërrëfyes që do ti prezantohet së shpejti Qeverisë, pastaj do të punojmë së bashku me të gjithë qytetarët e Kosovës që atë ta realizojmë.
Shumë reforma janë zhvilluar, shumë reforma janë në planifikim e sipër, dhe të tjera mbesin të kryhen.
Por unë jam e bindur se entuziazmi dhe përkushtimi i Qeverisë dhe i tërë shoqërisë kosovare do të vazhdoj të mbetet po ky, ashtu që ne të mund të vazhdojmë së bashku në këtë rrugë.
Unë jam e lumtur që të bëjë çfarëdo që është e mundur nga ana e Komisionit por edhe të institucioneve tjera, Këshillit Evropian, Parlamentit, EULEX-it, të gjithë të tjerët që janë të pranishëm në Kosovë e që janë të gatshëm për të ndihmuar me ndihmën financiare dhe ekspertizën teknike, si dhe me përvojën që e kanë arritur, që liberalizimi i vizave të bëhet shumë shpejt realitet.
Falënderimit shumë për mikpritjen e ngrohtë dhe punën që e keni bërë. Mezi presim që të punojmë së bashku.
-
-
Fajon: Vizat, lajm i madh për Kosovën
Nisja e dialogut për liberalizimin vizave për Kosovën është përshëndetur sot dhe nga deputetja e Parlamentit Evropian dhe ish-raportuesja për liberalizimin e vizave, Tanja Fajon. Ajo e ka cilësuar këtë si një lajm të madh.
“Ky është një lajm i madh për qytetarët e Kosovës, të cilët janë të vetmit në Ballkanin perëndimor edhe më tutje, të mbyllur prapa murit të vizave. Populli meriton privilegjin e regjimit pa viza për udhëtime kur qeveria t`i plotësojë kriteret e domosdoshme, kurse tashti është koha që të shfrytëzohet rasti për këtë”, tha Fajon.
Ndër të tjera, Fajon citon se shpejtësia e këtij procesi, do të varet vetëm nga qeveria e Kosovës.
“Është me rëndësi të madhe për të gjithë qytetarët e Kosovës që politikanët t`i bashkojnë përpjekjet në mënyrë që të bëjnë hapa konkretë në reforma për sigurimin e pasaportave të sigurta, kufijve të sigurt, rendit publik dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Shpejtësia e këtij procesi varet nga qeveria e Kosovës”, përfundon Fajon.
shekulli
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt