-
Kosovë: Dialogu për liberalizim të vizave këtë muaj
Dialogu për liberalizim të vizave këtë muaj
Këtë muaj pritët të fillojë dialogu për liberalizim të vizave mes Kosovës dhe Bashkimit Evropianë. Analistja e Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Verena Knaus në një intervistë për Radio Kosovën, thotë se tani është koha e përshtatshme për fillimin e një procesi të gjatë të dialogut për liberalizim të vizave mes Kosovës dhe BE-së.
Vizita e Komisioneres për Çështjet e Brendshme të Bashkimit Evropian, Sesilia Mallstrom, në Kosovë, e cila pritet të qëndrojë në vendin tonë me 19 dhe 20 janar, shënon fillimin e këtij procesit të dialogut për liberalizim të vizave mes Kosovës dhe BE-së.
Analistja e Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Verena Knaus thotë se tani është momenti i duhur për fillimit të këtij dialogu, cili sipas saj do të jetë një proces i gjatë.
“Tani mendoj se është koha e duhur për fillimin e këtij dialogu dhe shpresoj se në fund të këtij muaji dialogu për liberalizim të vizave po fillon. Ky është vetëm fillimi, është një proces i gjatë, i cili do të merr kohë, por sa më herët që fillon aq më mirë“, thotë Knaus.
Verena Knaus thotë se Qeveria e Kosovës duhet të bëjë më shumë për zhvillimin ekonomik dhe ngritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve në mënyrë që Kosova të përfitojë sa më shpejt në liberalizimit të vizave.
“Qeveria e shoqëria civile në Kosovë duke të kenë diskutime të sinqerta rreth mundësive që mund të ndodhin për azilkërkim, abuzim me imigrim ilegal, dhe duhet të adresojë se pse njerëzit duan të largohen nga Kosova. Natyrisht, kjo lidhet me zhvillimin ekonomik dhe mundësitë e punësimi të cilat janë lidhura ngushtë me çështjen e liberalizimit të vizave”, shtoi ajo.
Kosova është vendi i vetëm në Evropë, qytetarët e së cilës nuk mund të udhëtojnë pa viza.
/rtk/
-
-
Gjermania përkrah lëvizjen pa viza në Evropë
Në ditën e dytë të vizitës në Gjermani, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të kabinetit të Kancelares gjermane, Angela Merkel, me deputetë të Bundestagut gjerman, klerik fetar dhe personalitete të tjera publike në Berlin.
Ministri Hoxhaj në takimin me Këshilltarin e Kancelares Merkel për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Christoph Heusgen ka marrë mbështetje të fuqishme për proceset në Kosovë.
Me këtë rast, Ministri Hoxhaj ka përsëritur se Gjermania mbetet adresë e rëndësishme për Kosovën dhe roli i saj ka rëndësi të veçantë në proceset shtetndërtuese të shtetit tonë.
Në takim është diskutuar për thëllimin e marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe Gjermanisë, për perspektivën evropiane të Kosovës si dhe për situatën në veri.
Në një tjetër takim, Ministri Hoxhaj ka takuar dhjetëra deputetë të Bundestagut gjerman, që i takojnë partive të ndryshme politike. Me këtë rast, Hoxhaj i ka informuar ata me zhvillimet dhe reformat që janë duke u bërë në Republikën e Kosovës.
Ministri Hoxhaj ka kërkuar nga deputetët gjermanë që edhe më tutje ta mbështesin popullin e Kosovës dhe aspiratën e tyre për t’u integruar në Bashkimin Evropian.
Ashtu si edhe një ditë më parë në takimin e Ministrin e Jashtëm Westerwelle, edhe sot Ministri Hoxhaj ka kërkuar ndihmën e Bundestagut gjerman për perspektivën evropiane të Kosovës.
“Është koha e fundit që Republika e Kosovës të ketë marrëdhënie kontraktuale me institucionet e Bashkimit Evropian dhe të nënshkruaj marrëveshjen e Stabilizim- Asocimit, si parakusht për një të ardhme të sigurt në Bashkimin Evropian”, ka theksuar Ministri Hoxhaj.
Ai ka thënë se Evropa duhet të përçoj sinjale të qarta tek qytetarët e Kosovës, që rruga e tyre drejt BE-së është e sigurt.
Në emër të deputetëve të Bundestagut gjerman, në këtë takim ka folur Michael Brand. Ai ka siguruar Ministrin Hoxhaj se të gjitha partitë e përfaqësuar në Bundestagun gjerman përkrahin Kosovën, shtetndërtimin e saj dhe perspektivën e saj evropiane.
“Ne edhe më tutje do të jemi zë i fuqishëm në Bundestagun gjerman për Kosovën”, ka shtuar Brand.
Ministri Hoxhaj i ka informuar deputetët gjerman edhe për situatën në tri komunat e veriut të Kosovës.
Hoxhaj ka thënë se pa shpërbërjen e strukturave ilegale, kriminale dhe paramilitare nuk mund të ketë paqe, siguri dhe stabilitet në Ballkan.
“Largimi i këtyre strukturave paralele dhe implementimi i plotë i Pakos së Ahtisaarit është i vetmi parakusht për paqe, siguri dhe stabilitet në Ballkan”, ka theksuar Ministri.
Ministri Hoxhaj gjatë ditës ka mbajtur edhe një ligjëratë para 200 diplomatëve, përfaqësuesve të partive politike, ambasadorëve, profesorëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile e medieve në Berlin, me temën: “Kosova dhe e ardhmja e saj Evropiane”.
Në të njëjtën panel, ka qenë Denis MacShane, deputet nga Parlamenti Britanik dhe Deputeti i Bundestagut gjerman, Roderich Kiesewetter.
Ministri Hoxhaj ka zhvilluar takime edhe me shumë përfaqësues të tjerë politik dhe publik në Berlin, në përpjekje për të marrë mbështetje nga shteti gjerman për procesin integrues të Kosovës në BE, për shtimin e njohjeve dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve.
bota sot
-
-
Vizat, Malmstrom e di datën!
17-01-2012 15:51 CET
Më 19 janar në Kosovë do të qëndrojë Komesionerja për punë të brendshme e Bashkimit Evropian Cecilia Malmstrom, konfirmohet nga zyra e BE në Prishtinë.
Në takime me zyrtarët më të lartë vendorë ajo pritet ta publikojë edhe fillimin e bisedimeve për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Këtë njoftim e komentoi edhe ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, cili tha se “edhe pse është një proces i gjatë i vështirë, institucionet e Kosovës do të angazhohen maksimalisht përmbushje e kritereve nga ky proces”. /qik/
zeri info
-
-
Kryetari i Partisë Socialiste të V.V, Albin Kurti konsideron se partia e tij mund t'u kërkojë falje qytetarëve për problemet e viteve të ’2006-2012-ta, sepse për të ajo është pjesërisht përgjegjëse, raporton REL.“Kur është fjala për partinë, në të cilën jam kryetar, konsideroj se duhet ta vështrojmë atë që është bërë para vitit 2011 dhe të nxjerrim porosinë që ajo të mos përsëritet kurrë. Në këtë kuptim, do të mund t’u kërkojmë falje, qytetarëve për problemet e asaj kohe”, ka thënë KURTI. KURTI është në krye të partisë,VV të cilën e E drejton me Glauk Konjufecen,Visar Imerin dhe .Rexhep Selim , i cili sa ishte në pushtet nisi luftën me ish AAK,,LDK-en dhe tani me PDK,, për të përfunduar ku jemi sot.
Albin kurti dhe rexhep selimi me te zotet se gjithe bota demokratike ,,i degjuat edhe sante ata deshirojen ta digjin kosoven edhe nje here
-
-
Moti esht dashte mej hjeke keto viza se di pse nuk i ka hjek Evropa ma perpara edhe ashtu gjysa e Kosoves jashte jane masi 20.milion magjupt te rumanis nuk ken problem per evropen ku mujna me kane na problem kur edhe ashtu gjysa jashte jetojne. edhe ate kur magjupt e rumunis nuk e kane dite ase ku i bjen Evropa se kane qen te Izolume ndersa na Kosovaret kemi nje tradite me Evropen po njese ma mir vine se kurre edhe pse kjo nuk esht drejtesi
-
-
Perjashtuar

Kryeministri Thaçi: Nga nesër fillon një kapitull i ri historik i evropianizimit të Kosovës, fillon zyrtarisht dialogu për liberalizimin e vizave për shtetin e Kosovës, për qytetarët e saj
Prishtinë, 18 janar 2012
Nën drejtimin e kryeministrit Hashim Thaçi Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e 57-të ka miratuar heqjen e TVSH-së për Mediet, Universitetet private dhe Shërbimet spitalore, Udhëzimin për auditimin e energjisë elektrike dhe Rregulloren për Kodin Etik për zyrtarët e komunikimit me publikun.
Në hapje të mbledhjes kryeministri Hashim Thaçi ka njoftuar kabinetin e tij qeveritar me disa nga zhvillimet e fundit politike në shtetin e Kosovës. “Nesër edhe fillon zyrtarisht dialogu për liberalizimin e vizave për shtetin e Kosovës, për qytetarët e saj. Pas një pune kolosale që kanë bërë institucionet qendrore, Qeveria e Kosovës, komunat, komisionet parlamentare, me përkrahjen gjithëpërfshirëse të tërë spektrit politik kosovar, ne po i hyjmë një procesi, i cili në fund do të rezultojë me qarkullimin e lirë dhe pa viza të qytetarëve të Republikës së Kosovës në Evropë. Pra, nga nesër fillon një kapitull i ri historik i evropianizimit të Kosovës”, theksoi z. Thaçi, duke shtuar se ky proces është i merituar dhe jo i dhuruar. Në fakt, dialogu për liberalizimin e vizave është dashur të nis edhe më herët, sepse Kosova kishte plotësuar të gjitha kriteret në mënyrë të njëanshme.
Më tutje kryeministri Thaçi pohoi se një e treta e qytetarëve të Republikës së Kosovës tashmë jetojnë në Evropë dhe jam i vetëdijshëm për dimensionin emocional dhe human që bart ky proces në Republikën e Kosovës.
“Unë dhe Qeveria që përfaqësoj do të punojmë natë e ditë me përkushtimin e plotë që, nënat, baballarët dhe familjarët të munden që sa më shpejt dhe pa viza të udhëtojnë në Evropë për t’i vizituar të afërmit e tyre, studentët për të marrë përvoja të reja, bizneset për të gjetur partnerë të rinj në Bashkimin Evropian.
Kosova evropiane është ajo për të cilën kemi luftuar me gjenerata. Vlerat evropiane janë ato për të cilat kemi derdhur gjak. Ndërtimi i rrugëve dhe hapja e kufijve, janë udhërrëfyes për ne, jo mbyllja e tyre dhe jo bllokada. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me respektimin e ligjit, me respektimin e Kushtetutës. Kjo ka të bëjë mbi të gjitha me vlerat, vizionin dhe Kosovën që duam të ndërtojmë, Kosovën e re, Kosovën evropiane”pohoi z. Thaçi, duke shtuar se vizioni për Kosovë evropiane nuk ndërtohet mes bllokadave, nuk ndërtohet duke e definuar veten dhe të ardhmen tonë me urrejtje me të tjerët. Ai vizion nuk ndërtohet duke e definuar veten kundër të tjerëve.
Dilemat, por edhe dallimet mes nesh, nuk zgjidhen në rrugë, por në institucione.
Kryeministri Thaçi ftoi Lëvizjen Vetëvendosje që të vijë në Parlament dhe aty të bashkëbisedojmë, të zhvillojmë debatin për dilemat dhe dallimet që mund t’i ketë spektri politik kosovar.
“Unë gjithmonë kam qenë i hapur dhe çdoherë kam ftuar në takime liderët opozitarë, kam ftuar më herët edhe krerët e Vetëvendosjes, por oferta për të komunikuar çdoherë ka qenë e refuzuar, prandaj dilemat dhe dallimet zgjidhen vetëm në institucione, në Parlament, Qeveri gjithashtu dhe e ftoj Lëvizjen Vetëvendosje mos ta bart politikën në rrugë. Edhe për krerët e Vetëvendosjes zyra ime ka qenë dhe është e hapur. Ne kemi luftuar për të pasur Parlament, institucione, Qeveri dhe tani duhet t’i ruajmë dhe respektojmë ato. E ftoj, që t’i shmangen rrugës, të shmanget dhuna, e ftoj që të bisedojmë, në institucione të zhvillojmë debatin dhe në asnjë rrethanë në rrugë. Kjo nuk është as në traditën e politikës kosovare, as në traditë të popullit të saj, as në vizionin tonë për të ardhmen evropiane. Po ashtu, ne të gjithë duhet ta dimë se nuk mund të bëjmë kompromis me ligjin, Kushtetutën dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Debati politik nuk nënkupton debat për Kushtetutën, për ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare”, theksoi. Thaçi .
Kryeministri Thaçi ka kritikuar tentimin për demonizimin që po synohet t’i bëhet policisë së Kosovës. “Ata e kanë ligjin dhe kushtetutën Zot, ata janë mbi çdo politikë. Është e turpshme analogjia që po i bëhet policisë së Kosovës, është e papranueshme për institucionet dhe popullin e Kosovës. Ecja përpara nënkupton zhvillim të demokracisë dhe të vlerave perëndimore dhe ndërtimin e Kosovës evropiane ”, pohoi z. Thaçi.
Në vazhdim Qeveria ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar me të cilin do të hiqet TVSH për Mediet, Universitetet private dhe Shërbimet spitalore dhe kujdesit mjekësor. Qeveria me këtë dëshiron të ndihmojë zhvillimin dhe përparimin e biznesit në vend dhe veçmas për të ndihmuar zhvillimin e medieve të lira në Kosovë”, theksoi kryeministri Thaçi.
Po sot Qeveria ka miratuar Udhëzimin administrativ për auditimin e energjisë elektrike propozuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik. Me këtë udhëzim plotësohet mekanizmi për implementimin e plot të Ligjit për efiçencën e energjisë elektrike në Republikën e Kosovës.
Po ashtu është miratuar Rregullorja për Kodin Etik për zyrtarët e komunikimit me publikun. Sipas zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi miratimi i kësaj rregulloreje ka për qëllim përcaktimin e parimeve dhe rregullave mbi bazën e të cilave veprojnë zyrtarët e komunikimit me publikun. Ky Kod do të lehtësojë edhe qasjen e publikut në dokumentet publike të Qeverisë së Kosovës.
Ministri i Financave Bedri Hamza ka njoftuar sot kabinetin qeveritar lidhur me fillimin e emetimit të letrave me vlerë që është një mundësi e mirë për financimin e projekteve kapitale dhe të infrastrukturës. Ky është një sukses i Qeverisë së Kosovës në zhvillimin e tregjeve të kapitalit , pohoi ministri Hamza.
Qeveria në bazë të kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme ka dhënë miratimin për një avans për blerjen e pajisjeve për nevoja të Policisë së Kosovës.
-
-
Kosovaret duhet nje here per nje here ti heqin te kqijat siq po pretendojen disa te vv...qe ta stopojen kosoven nga ecja para per be,,dhe ne jemi te gjithe deshmitare se evropa nuk na deshiron shume neve po ne duhet te ju antaresohemi me zore atyre se po kjo evrope eshte kur e ka shkatrruar ksoven qe prej luftes se par botraor edhe sot,,shume me nglizhence eshte ka e pranon kosoven po nuk ka qare se e ka rrok para i forti amerika
-
-
Brenda vitit 2012 qytetaret e Kosoves, qe do te jene te pajisur me pasaporta biometrike, do te levizin pa vize ne zonen Shengen.
-
-
Perjashtuar
Çitaku: Brenda këtij viti do të udhëtojmë pa viza

18-01-2012 17:09 CET
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Komisionit Evropian për liberalizmin e vizave, pritet të fillojë këtë javë, gjatë një vizite që planifikon të bëjë në Kosovë komisionerja për çështje të brendshme të BE-së, Cecilia Malstrom.
Malstrom të enjten do të qëndrojë në Kosovë, ku edhe zyrtarisht pritet t’ua dorëzojë autoriteteve kosovare udhërrëfyesin për nisjen e dialogut për liberalizimin e vizave.
Qeveria e Kosovës ka kohë që njëanshëm ka miratuar një udhërrëfyes të saj për të përmbushur kriteret që kërkohen për këtë proces dhe, sipas ministres së Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, Kosova do të nisë këtë proces, megjithëse të vonuar, më e përgatitur se vendet tjera të rajonit.
“Ne jemi të vetëdijshme që kriteret që i janë imponuar Kosovës janë më të rënda sesa ato të vendeve të rajonit. Por rregullat e lojës nuk i përcaktojmë ne ato i përcakton Komisioni Evropian dhe unë jam e bindur se ne nëse mbajmë këtë tempo në një afat rekord do të bëjmë përmbushjen e kritereve”, thotë ministrja Vlora Çitaku.
Ministrja Çitaku, thotë se në afat rekord Kosova do të arrijë të përmbushë kriteret e kërkuara nga KE. Nuk është në gjendje të thotë një datë, por beson se deri në fund të vitit 2012, Kosova do të arrijë të heqë vizat për qytetarët e saj.
Ndërkaq, analistja e organizatës Iniciativa Evropiane për Stabilitet Verena Knaus, thotë se qeveria e Kosovës në radhë të parë duhet të bëjë më shumë për zhvillimin ekonomik dhe ngritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve në mënyrë që ata të mos kërkojnë azil në vendet e BE-së.
Knaus thotë se Komisioni Evropian i ka bërë të qartë Kosovës në fillim të vitit 2012 se njëri prej kritereve kryesore për fillimin e dialogut për liberalizim të vizave është që Kosova duhet të vendosë një sistem efektiv lidhur me riatdhesimin e personave.
Sidoqoftë, Kosova është vendi i vetëm në rajon qytetarët e së cilit, akoma nuk mund të udhëtojnë pa viza në vendet e bashkimit evropian. Njohësit e integrimeve evropiane, thonë se tash është koha e fundit dhe koha e duhur që vendi të fillojë dialogun për liberalizimin e vizave. Sipas tyre ky proces do të jetë i gjatë ndoshta dy vjet por sa më herët që të fillon do të jetë më mirë dhe me lehtë edhe për Komisionin Evropian. /dw/
-
-
Kosova nis këtë javë dialogun për liberalizimin e vizave
18-01-2012
Qeveria e Kosovës, thotë se në afat rekord do të përmbushë kriteret që kërkohen nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Komisionit Evropian për liberalizmin e vizave, pritet të fillojë këtë javë, gjatë një vizite që planifikon të bëjë në Kosovë, komisionerja për çështje të brendshme të BE-së, Sesilia Malstrom. Zonja Malstrom, të enjtën do të qëndrojë në Kosovë, ku edhe zyrtarisht pritet t'ua dorëzojë autoriteteve kosovare, udhërrëfyesin për nisjen e dialogut për liberalizimin e vizave. Qeveria e Kosovës, ka kohë që njëanshëm ka miratuar një udhërrëfyes të saj, për të përmbushur kriteret që kërkohen për këtë proces dhe sipas ministres së Integrimeve Evropiane, Vlora Qitaku, Kosova do të nisë këtë proces megjithëse të vonuar, më e përgatitur se vendet tjera të rajonit.
Do të përmbushim kriteret në afat rekord
“Ne jemi të vetëdijshme që kriteret që i janë imponuar Kosovës janë më të rënda sesa ato të vendeve të rajonit. Por rregullat e lojës nuk i përcaktojmë ne ato i përcakton Komisioni Evropian dhe unë jam e bindur se ne nëse mbajmë këtë tempo në një afat rekord do të bëjmë përmbushjen e kritereve”, thotë ministrja Vlora Qitaku.
Ministrja Qitaku, thotë se në afat rekord Kosova do të arrijë të përmbushë kriteret e kërkuara nga KE. Nuk është në gjendje të thotë një datë, por beson se deri në fund të vitit 2012, Kosova do të arrijë të heqë vizat për qytetarët e saj.
Zëra kundër
Njohësit e integrimeve evropiane, nuk janë të bindur se Kosova do të arrijë të përmbushë kriteret e kërkuara nga KE në afat rekord. Avni Mazreku, profesor dhe njohës i integrimeve evropiane, thotë se një nga problemet me të cilat do të ballafaqohet Kosova në përmbushjen e kritereve që kërkohen për këtë proces, është mungesa kuadrove brenda administratës shtetërore të Kosovës.
“Nëse qeveria e vendit përkatësisht ata që janë duke e drejtuar vendin kanë politika më racionale kadrovike mendoj që kjo është e arritshme. Nëse këta mendojnë me këtë logjikë të cilën janë duke e aplikuar momentalisht, që nga pas lufta, mendoj që kjo do të jetë pothuajse e paarritshme gjatë viti 2012”, thotë Avni Mazreku.
Një nga çështjet që më së shumti e brengos qeverinë e Kosovës, është se si t'i bindë qytetarët e Kosovës për të mos kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian, në momentin që Kosova futet në Shengenin e bardhë. Këtë qeveria e cilëson një sfidë në të cilën duhet punuar shumë. Analistja e organizatës Iniciativa Evropiane për Stabilitet Verena Knaus, thotë se qeveria e Kosovës në radhë të parë duhet të bëjë më shumë për zhvillimin ekonomik dhe ngritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve në mënyrë që ata të mos kërkojnë azil në vendet e BE-së.
Sfidë për Kosovën do të jetë ndalimi i imigrimit ilegal
“Qeveria e shoqëria civile në Kosovë duhet të kenë diskutime të sinqerta rreth mundësive që mund të ndodhin për azilkërkim, abuzim me imigrim ilegal dhe duhet të adresojë se pse njerëzi duan të largohen nga Kosova. Natyrisht kjo lidhet me zhvillimin ekonomik dhe mundësitë e punësimit të cilat janë lidhura ngushtë me çështjen e liberalizimit të vizave”, thotë Verena Knaus.
Knaus thotë se Komisioni Evropian i ka bërë të qartë Kosovës në fillim të vitit 2012 se njëri prej kritereve kryesore për fillimin e dialogut për liberalizim të vizave është që Kosova duhet të vendosë një sistem efektiv lidhur me riatdhesimin e personave. Sipas saj Kosova pjesërisht e ka përmbushur këtë kriter, megjithëse ka nënshkruar disa marëveshje për riatdhesim. Por, akoma nuk e ka bërë të qartë ndihmën që duhet dhënë personave të riatdhesuar.
Sidoqoftë, Kosova është vendi i vetëm në rajon qytetarët e së cilit, akoma nuk mund të udhëtojnë pa viza në vendet e bashkimit evropian. Njohësit e integrimeve evropiane, thonë se tash është koha e fundit dhe koha e duhur që vendi të fillojë dialogun për liberalizimin e vizave. Sipas tyre ky proces do të jetë i gjatë ndoshta dy vjet por sa më herët që të fillon do të jetë më mirë dhe me lehtë edhe për Komisionin Evropian.
Autor: Bekim Shehu
Redaktor: Pandeli Pani
dw
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt