Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Vjedhjet dhe dhunimet e Kishave Orthodhokse

    shekulli

    ----

    Vidhet baldikini i ikonostasit tė Shėn Athanasit nė Voskopojė me 17 portrete tė Krishtit dhe shenjtorėve. Edhe njė herė njė apel pėr monumentet e mbrojtuara tė kulturės nga rojtarė qė deri dje paguheshin 2 mijė lekė

    Vidhet baldakini 1 milionė euro


    Jorgjeta Gjanēi, Elsa Demo

    Voskopojė - Grabitet njė kishė e Shėn Athanasit nė Voskopojė. Persona ende tė paidentifikuar kanė hapur me lehtėsi derėn e drunjtė tė kishės postbizantine, duke vjedhur baldakinin e ikonostasit tė rrallė me 17 ikona tė shek.XVII-XVIII dhe 17 ikona tė tjera tė pa vlerė, prodhime seri tė ditėve tona. Sipas specialistėve tė monumenteve tė kulturės, mėsohet se ngjarja mund tė ketė ndodhur katėr ditė mė parė dhe vetėm dje janė njoftuar organet e policisė dhe Drejtoria Rajonale e Monumenteve tė Kulturės. Ka qenė prifti i fshatit At Thoma Samara, qė jeton e shėrben nė Voskopojė, i cili ka njoftuar Policinė dhe Mitropolinė e Korēės. “Kjo vjedhje ndodhi fill pasi filloi puna pėr restaurimin e kėtyre objekteve tė kultit nė Voskopojė. Pikėrisht pėr tė restauruar ikonat dhe afresket e kishės sė Shėn Athanasit, u ngrit aty edhe kantieri i restaurimit.” Drejtori i Qendrės Rajonale tė Monumenteve tė Kulturės, Kliti Kallamata, shpjegon: “Ėshtė vjedhur pjesa e sipėrme e Ikonostasit tė Kishės sė Shėn Athanasit, pjesa e ikonave me Krishtin dhe Apostujt. Ishte njė fragment 3-4 metra i gjatė, me 17 ikona, pikturuar nė fillimi tė shek.XVIII. Mendohet se janė punuar nga Kostandin Jeromonaku, ndėrsa ikonostasi ishte i gdhendur nė dru dhe lyer me ar. Njė vepėr e njė mjeshtėrie tė lartė artistike, humbja e tė cilit pėrbėn njė fatkeqėsi pėr trashėgiminė kombėtare.” Duke pasur parasysh tregun e zi tė shitjes sė kėtyre vlerave, njė specialist qė nuk do tė identifikohet ka bėrė tė ditur se njė prej ikonave tė vjedhura mund tė shitet 200.000-250.000 dollarė.
    Mėsohet se dje njė grup hetimi ka kryer hetimet e para nė vendngjarje. Portat e drunjta hapen dhe mbyllen me njė ēelės tė vjetėr, tė madh, e tė rėndė. Pikėrisht me njė tė tillė e kanė hapur edhe vjedhėsit, mbasi dera nuk ėshtė shqyer, ēka ka ngjallur dyshim se veprimi ėshtė menduar prej kohėsh dhe ėshtė ruajtur momenti pėr t’u ndėrmarrė. “Vjedhja ėshtė drejtuar nga njė dorė mjeshtri, -thonė njėzėri njerėzit e monumenteve.” Akti i vjedhjes ka qenė paradoksal: ėshtė grabituar njė gjė e rrallė, baldakini me 17 ikonat qė ka qenė qėllimi kryesor, “porosia e specialistit” dhe nga ana tjetėr janė marrė edhe 17 ikona pa vlerė, nga ato qė i gjen nė gjithė kishat e sotme.
    Sipas hetimeve tė para tė policisė mendohet se nė vjedhjen e kishės sė Shėn Athanasit, mund tė kenė qenė disa persona. Ata kanė pasur automjet dhe kanė punuar natėn. Thuajse tė qetė, pasi kisha e varrezave tė Voskopjės, siē quhet ndryshe kisha e Shėn Athanasit, rreth e qark sė cilės prehen ortodoksė e myslimanė, ėshtė disi e veēuar nga fshati. Dhjako Kristofori pranė Mitropolisė sė Korēės ka bėrė tė ditur se edhe para afro dy muajsh u vodh dhe u pėrdhos kisha e Ziēishtit nė rrethin e Devollit. Po brenda kėsaj periudhe janė vjedhur dhe dėmtuar edhe Kisha e Sovjanit, Kisha e Shėn Mėrisė nė Plasė, Kisha e Shėn Dhimitrit nė Fshatin Katund tė komunės Vithkuq dhe dy kisha tė tjera nė rrethin e Kolonjės.
    Voskopoja pėr pasurinė e paēmuar tė trashėgimisė kulturore, nė vitin 2002 do tė pėrfshihej nė listėn e 100 monumenteve nė rrezik, qė mbrohen nga UNESCO. Fshati ndodhet nė veriperėndim tė qytetit tė Korēės, 1200 metėr mbi nivelin e detit. Nė vitet 2000, francezėt erdhėn me njė projekt shpėtimi nė Voskopojėn e quajtur dikur “Athina e periudhės turke”, madje edhe “Parisi i Ballkanit”, pėr vlerėn jo tė zakontė tė dy institucioneve kryesore kulturore e arsimore, “Akademia e re” e themeluar mė 1744 dhe Shtypshkronja e Voskopojės e cila njihet pėr legjendat e shenjtorėve qė u botuan aty dhe shpėrndaheshin nė Evropėn Juglindore. Sot nuk ruhen gjurmė as tė njėrės, as tė tjetrės dhe nė marrėveshjen e partneritetit me “Trashėgimi pa kufi”, pėrfshihet edhe njė projekt pėr gėrmime arkeologjike qė ndoshta do tė ēojnė nė gjurmėt e dy objekteve.


    Sqarimi
    17 ikonat e Jeromonakut dhe 17 ikona riprodhime
    Ka njė keqkutim tė vogėl nė kėtė vjedhje tė madhe. Numri 17 ėshtė numri i ikonave tė baldakinit tė vjedhur tė ikonostasit, dhe po kaq numri i ikonave riprodhime tė sotme qė i shėrbejnė kishės orotodokse dhe besimtarėve pėr ceremonitė e ndryshme. Ikonat e baldikinit kanė pėrmasat 20X25 cm. “Kėtu ka njė keqkuptim-shpjegon Kliti Kallamata, drejtor i Drejtorisė Rajonale tė Monumenteve pėr Korēėn. “Vjedhėsit ordinerė, por tė drejtuar nga njė dorė specialisti, kanė grabitur, veē baldakinit me vlerė, i shek.XVIII, edhe 17 ikona pa vlerė. Tė pėrbashkėt kanė shifrėn 17.” Kallamata sqaron se ky baldakin, pra pjesa e sipėrme e ikonostasit, i larė nė ar dhe i zbukuruar me 17 ikona nga dora e Jeromonakut, ėshtė i veēantė pėr nga mjeshtėria e lartė artistike e gdhendjes dhe e pikturimit, por jo unikal. Nė kishat e Voskopojės ka tė tjerė tė ngjashėm dhe kėrcėnohen njėlloj. “Eshtė e pamundur tė hiqen prej andej pėr t’u strehuar nė fondin e Muzeut Mesjetar tė Korēės. Me pėrmasat qė kanė kėrkohet njė fond gjigant, qė tashmė ėshtė i mbushur me ikonostasė, jo tė gjithė me vlerėn e baldikinit tė vjedhur”,- pėrfundon Kallamata.



    Flet drejtori Institutit tė Monumenteve tė Kulturės, Gjerak Karaiskaj
    Rojet janė paguar me dy mijė lekė

    Nė Voskopojė, ēelėsat kishės sė Shėn Mėhillit i mban njė voskopojar qė mund tė quhet njeru i mirėmbajtjes. Pėr dyert e kishės sė Shėn Kollit, nėse prifti nuk ėshtė nė shtėpinė e tij aty pranė, ēelėsat i mban i ati, dhe kėshtu ke mundėsinė nė ēdo kohė tė shijosh freskat e piktorit tė ‘800-ės, David Selenica. Ndėrsa pėr kishėn e Shėn Athanasit, ēelėsat i mbajnė hajdutėt.


    Kur e morėt vesh lajmin pėr grabitjen e ikonostasit tė kishės sė Shėn Athanasit?
    Jam njoftuar tė premten nė mbrėmje nga drejtori i atelierit tė monumenteve tė Korēės, Kliti Kallamata. Voskopoja ėshtė njė fshat ku as me telefon nuk mund tė lidhesh dot. U njoftova pėr grabitjen e pjesės sė ikonostasit tė gdhendur me dy dragoj dhe mė pas pėr ikonat qė ndodhen sipėr tij.
    Ēfarė ėshtė bėrė deri tani pėr hetimin e vjedhjes?
    Policia ka nisur hetimet dhe Interpoli ėshtė lajmėruar.
    Ka pasur precendentė nė kėto vite?
    Eshtė e treta herė qė vidhet njė ikonostas. Kjo ka ndodhur para 4-5 vjetėsh, nė kishėn e Leuzės nė Pėrmet dhe nė njė kishė nė Myzeqe.
    Me tė njėjtėn vlerė?
    Eshtė e ēuditshme pėr arsye se edhe nė kėto kisha ėshtė vjedhur e njėjta pjesė ikonostasi.
    Si ruhen kishat e Voskopojės, ato qė janė tė shpallura prej vitesh “Monument kulture” siē ėshtė edhe Shėn Athanasi?
    Ato janė kisha qė nuk shfrytėzohen. Megjithatė secila prej tyre kėrkon nga njė kujdestar, mė saktė nga katėr roje. Imagjinoni vetėm pėr shtatė kishat e Voskopojės duhen 28 roje. Dhe pėr 1000 monumentet qė ka gjithė vendi duhen 4 mijė roje. Deri vonė kjo punė ėshtė paguar 2 mijė lekė dhe shumica e kishave kanė vetėm punėtorė mirėmbajtjeje.
    A kanė sistem sigurimi kisha me vlerė si ajo e Shėn Athanasit?
    Jo, pėr arsye se kushton dhe sepse ajo ėshtė njė kishė larg fshatit.
    Si mund tė zgjidhet problemi i ruajtjes?
    Eshtė detyrė e pushtetit vendor dhe policisė sė Korēės, tė marrė pėrsipėr ruajtjen e monumenteve tė fshatit. Voskopoja ėshtė njė fshat me 500 banorė, por njė qendėr e madhe me vlerat qė ka. Duhet njė fond i veēantė pėr ruajtjen e monumenteve. Kėtė punė nuk e zgjidhin as portat e hekurit, pasi e shėmtojnė objektin, dhe dyert e drunjta janė dyert origjinale tė kishės.


    Intervistoi E.Demo



    12/09/2004




    ........




    di llafe...

    dy njohesit e mire te tufes se tyre Tos Nano e Tak Braho u kane thene bashk-llogorasve te tyre :


    tosi edvinit.. ik more hajdut ikonash..
    taku ervinit.. ik more koleksionist veprash arti..


    ja dine kimene keta specialistat socialiste gjerave me vlere..

  2. #2
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Vjedhja e 1760-tė

    Nga tė dhėnat e kėsaj Qendre, numri i objekteve tė vjedhura me vlerė ėshtė mbi 1760. Mes tyre objekti i grabitur nė Voskopojė dhe kryqi i famshėm i Labovės i shek.VI. Kartela e kishės sė Shėn Athanasit, nuk ka asnjė tė dhėnė pėr vlerėn monetare tė baldakinit tė vjedhur. Ndėrsa njė nga ikonat e mrekullueshme tė Jeromonakut, kap vlerėn 100 mijė lekė

    Vjedhja e 1760-tė


    Elsa Demo

    “Shifrat e deklaruara nė media pėr vlerėn monetare tė baldakinit tė vjedhur nė Voskopojė nuk janė reale”,- thotė Koēo Gjipali, drejtor i Qendrės Kombėtare tė Inventarizimit tė Trashėgimisė Kulturore. As njė milion euro, as 3.6 milionė dollarė. “Vlera e objekteve tė kėtij lloji pėrcaktohen nga njė komision i veēantė specialistėsh. Ēdo shifėr ėshtė njė hamendje, sepse objekti si pasuri kombėtare as shitet, as blihet. Ajo vlerė vihet qė tė mos abuzohet dhe ēmimi i veprave tė artit e objekteve tė tjera me vlerė caktohet sa mė i madh me qėllim qė tė rritet pėrgjegjėsia e ruajtjes sė tyre. Kėshtu qė vlera monetare ėshtė deri-diku njė vlerė apriori.”
    Vonesa pėr njė deklaratė tė tillė, ka pasur si shkak verifikimin e fotografive qė Drejtoria Rajonale e Monumenteve tė Korēės ka depozituar nė kėtė Qendėr, dy ditė pas publikimit tė lajmit pėr grabitjen e njė objekti tė rrallė, siē ėshtė baldakini i larė nė ar me 17 ikona, qė mendohet tė jenė pikturuar nga ikonografi postbizantin Kostandin Jeromonaku. Nė bazė tė fotove ėshtė plotėsuar edhe kartela e kishės sė Shėn Athanasit, ku pėrbri baldakinit tani ėshtė shtuar “vjedhur”. Verifikimi lidhet edhe me pėrcaktimin e shenjave tė veēanta qė kishte objekti i vjedhur, tė dhėna kėto qė i janė bėrė tė ditur specialistėve tė Interpolit, tė cilėt prej ditės sė hėnė kanė tė dhėna tė sakta bashkė me fotografitė, pėr identifikimin e objektit nė rast trafikimi jashtė vendit.
    Shifrat e publikuara pėr tė tėrhequr vėmendjen nė vlerėn financiare tė baldakinit, pėr pasurinė qė kanė shtėnė nė dorė grabitėsit, janė sipas specialistėve tė monumenteve tė Korēės, tė cilėt pavarėsisht se nuk ishin koherentė nė deklaratat e tyre, flisnin pėr shifra qė qarkullojnė nė tregun e zi tė kėtyre objekteve. Kujtojmė se Korēa me kishat dhe objektet e saj me vlerė kombėtare ka qenė vazhdimisht objekt i dhunimeve dhe grabitjeve.
    Por nė fakt, sa ėshtė vlera monetare e baldakinit? Tė regjistruar nuk ka asnjė vlerė tė tillė. Nga drejtori Gjipali mėsojmė se ky objekt nuk ka as pasaportė tė veēantė dhe ėshtė e natyrshme. Ai ėshtė pėrfshirė nė kartelėn zyrtare tė kishės sė Shėn Athanasit. E vėrtetė ėshtė qė tė gjitha objektet me vlerė dhe qė quhen pasuri kombėtare kanė njė kosto, qė sigurisht nuk ėshtė kosto shitjeje, por dėmshpėrblimi. Shifra nė lekė, dollarė, apo euro, qė ėshtė nė njė farė kuptimi shifėr virtuale, caktohet pėr efekte sigurie. Kur katėr vjet mė parė do tė niseshin drejt Gjermanisė arti bizantin dhe ikonat mė me vlerė qė ka Shqipėria, nė ekspozitėn dinjitoze, e quajtur “Shqipėria midis kryqit dhe gjysmėhėnės”, pėrbri emrit tė secilės ikonė dhe autorit tė saj, kishte edhe njė vlerė monetare tė llogaritur nė dollarė. Mė e ulėta ishte 20 mijė dollarė. Apo rasti aktual ai i ekspozimit tė ikonave nė Moskė, nė tetor, kur vlera financiare pėr garancinė e 50 prej tyre ėshtė 20 milionė USD. “Shumica e objekteve tė kataloguara, e kanė tė rivlerėsuar vlerėn e tyre monetare. Janė shumė.
    Dhe kjo vlerė pėrcaktohet duke marrė parasysh kritere si historia, vjetėrsia, autenticiteti, teknika e punimit, autori, ngjyrat etj. Dhe janė institucionet pėrkatėse ato qė pėrcaktojnė kėtė vlerė monetare.”
    Atėherė, edhe objekte tė artit postbizantin ku bėn pjesė baldakini i vjedhur e ka njė vlerė tė tillė, por ndoshta tė parivlerėsuar. “Iu kemi dhėnė urdhėr tė gjitha institucioneve pėr tė bėrė rivlerėsimin monetar tė objekteve, pasi njė pjesė e tyre kanė ende ēmimet e dikurshme. Tė tjera objekte qė janė nė fondet e muzeve apo institucioneve kulturore e studimore, janė tė parestauruara dhe nė gjendjen qė janė, njė komision qė vlerėson objektin e ka tė vėshtirė tė pėrcaktojė edhe vlerėn monetare”, - shpjegon drejtori Koēo Gjipali.
    Procesi i katalogimit dhe inventarizimit nė kėtė Qendėr i 1100 objekteve tė paluajtshme, nė gjithė Shqipėrinė, ku pėrfshihet edhe kisha e Shėn Athanasit, ka nisur vetėm nė vitin 2003 dhe ėshtė njė proces i ngadaltė. Me fjalė tė tjera, do tė duhet edhe pak kohė qė pasuria dhe trashėgimia kombėtare tė pajiset me pasaportė e cila ėshtė edhe mė e rėndėsishme pėr objektet e luajtshme. “Pėr njė pjesė tė objekteve tė humbura Qendra nuk disponon fotografi, pasi nė kartelat e para ‘90-ės, kjo nuk ka qenė njė praktikė e rregullt. Eshtė shumė e vėshtirė, t’i gjesh objektet kur nuk ka foto. Nė bashkėpunim me Institutin e Monumenteve tė Kulturės do tė fotografojmė ēdo objekt tė paluajtshėm.” Sipas Gjipalit, pikėrisht Muzeu i Artit Mesjetar nė Korēė, ka rreth 600 objekte tė paregjistruara. Ndėrkaq drejtori na tregon fondin e veprave tė tjera tė regjistruara qė kanė pėr autor Jeromonakun, i cili mendohet tė jetė krijuesi i 17 ikonave tė baldakinit tė vjedhur. Tezė kjo e hedhur nga Pirro Thomo. Janė mbi 18 ikona tė ikonografit qė ka krijuar nė disa kisha tė rėndėsishme postbizantine, ndėrmjet shekujve 17-18. Arti i tij vlerėsohet nga studiuesit pėr gjallėrinė e mrekullueshme kromatike dhe pėr aftėsinė e interpretimit tė imazheve biblike pėrtej kanoneve tė artit bizantin. Kjo duket edhe tek ikona me titull “Shėn Mėria” ku rastėsisht mėsojmė edhe pėr vlerėn monetare tė njė krijimi tė Kostandin Jeromonakut: 100 mijė lekė. Po 17 tė tilla qė mban baldakini?
    Nuk ėshtė kjo mė e hidhura qė mėsojmė nga Qendra e Inventarizimit. Ajo ka regjistruar edhe vendet bosh tė thuajse gjithė objekteve tė vjedhura e tė humbura. Njė shifėr e errėt: mbi 1760 objekte. I fundit qė hyri nė kėtė rreth tė pambyllur ėshtė baldakini. Aty ekziston vetėm fotografia e njė tjetėr objekti unikal, kryqi i famshėm i kishės sė Labovės i shek.VI, i vjedhur pas ‘90-ės. Drejtori Koēo Gjipali, thotė se kėto vjedhje nuk pasurojnė askėnd dhe se mbi tė gjitha lufta qė i bėhet pasurisė kombėtare ėshtė e mbarsur me antikombėtaren. Jo mė kot nė mesin e viteve 2000 njė breshėri automatiku do tė shfytyronte freskat e njė prej kishave tė Voskopojės, e goditur pėr herė tė fundit njė javė mė parė.

    Kartela zyrtare tė kishės sė Shėn Athanasit pėrmban mes tė tjerash kėto tė dhėna:
    U shpall monument kulture nė 1948
    Bazilikė
    Kishė postbizantine nė Shqipėrinė e Jugut
    Janė vjedhur 17 ikona
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Hija greke pas vjedhjes se ikonave te Voskopojes

    KORĒE/ Voskopoja: Janė fotografuar nė shkurt. Mund t'i kenė ēuar nė Greqi

    "U vodhėn ikonat origjinale"
    Kreu i Shoqatės: S'janė lėvizur kurrė nga kisha


    --------------------------------------------------------------------------------

    Roland Beqiraj


    KORĒE

    Ikonat e vjedhura nė Voskopojė nė 11 shtator nė kishėn e Shėn Thanasit kanė qenė origjinale. Ka qenė kryetari i shoqatės "Rilindja e Voskopojės" Anesti Voskopoja qė i ka vendosur policisė nė dispozicion prova fotografike dhe filmike tė ikonave tė vjedhura. Gjithashtu, kanė dhėnė dėshmitė e tyre edhe specialisti ikonograf Kristofor Naslazi, i cili citohet nga policia se ikonat nuk kanė qenė tė riprodhuara. Tė njėjtin mendim ka dhėnė edhe historiani Dhori Falo, qė vazhdon tė jetojė nė Voskopojė. 17 ikonat e vjedhura ishin jo vetėm autentike, por edhe me vlera tė papėrsėritshme dhe unikale. Kryetari i shoqatės "Rilindja e Voskopojės", nė njė intervistė, sqaron pėr "Gazetėn":

    Ju keni thėnė nė Drejtorinė e Policisė sė Qarkut se ikonat e vjedhura janė tėrėsisht origjinale. Ku bazoheni?
    Me cilėsinė e kryetarit tė shoqatės "Rilindja e Voskopojės" deklaroj se vjedhja e ikonave ėshtė njė tragjedi e vėrtetė kulturore dhe historike. Gjithashtu, kam deklaruar se ikonat e vjedhura ishin tė vėrteta dhe origjinale. Ishin ikona tė vitit 1724, me vlerė kombėtare tė jashtėzakonshme, qė nė shtetet fqinje dhe nė Shqipėri rrallė gjenden. Mė vjen keq qė ky akt u tjetėrsua.

    Kur i keni parė ikonat pėr herė tė fundit?
    Tė gjitha aktivitetet e trashėgimisė kulturore shoqata jonė i zhvillon nė Voskopojė, pasi aty gjenden edhe bazilikat. Dhe Shėn Thanasi, duke pasur njė vlerė tė rrallė, ishte bazilika ku ne si shoqatė zhvillonim aktivitetet tona. Unė po them se ikonat i kam parė mė datėn 18 janar tė kėtij viti, qė ėshtė edhe dita e kėsaj kishe, por edhe mė 10 shkurt po tė kėtij viti. Ne e kemi edhe nė kasetė filmike bakalinin me 17 ikonat origjinale, qė u filmua krejt rastėsisht; i kemi edhe fotografitė. Por unė i kam parė kėto ikona edhe ditėn kur u bė pėrurimi i punimeve nga shoqata franceze "Trashėgimi pa kufi". Ishte ikonostasi me 17 ikonat.

    Ku mendoni se mund tė jenė dėrguar?
    Jam i sigurt qė destinacioni i tyre ėshtė vendi fqinj, qė ėshtė deficitar me kėto vlera tė kėsaj periudhe.


    Specialisti i Muzeumit: Policia ka keqpėrdorur emrin tim

    Specialisti i ikonografisė nė Muzeumin e Artit Mesjetar, Kristofor Naslazi, tė cilin e citon policia nė komunikatėn e saj, ku shprehet se ikonat e vjedhura kanė qenė tė riprodhuara, thotė se policia e ka keqpėrdorur deklarimin e tij. Naslazi thotė se gjatė deklarimit nė cilėsinė e ekspertit, tė kėrkuar nga blutė, ai ka theksuar se "nėse kanė vjedhur ikonat e dhuruara nga besimtarėt, nuk ka ndonjė vlerė, por nėse ėshtė trazuar ikonostasi, ėshtė bėrė dėm shumė i madh". "Bakalinit dėm i shkaktohet po tė vjedhėsh njė pjesė tė tij, dhe jo tė tėrė", shprehet Naslazi. "Por, dukej se edhe oficeri i policisė nuk ishte i saktė se ēfarė kėrkonte prej meje".


    Shoqata franceze kėrkon ndihmė

    Shoqata franceze "Patrimoine sans frontičres (PSF)", e cila bėri gjatė muajit korrik restaurimin e kishės sė Shėn Thanasit , nė njė komunikatė dėrguar tė gjitha institucioneve tė huaja ka kėrkuar ndihmė pėr ruajtjen e vlerave nė Voskopojė. Madje, pėrfaqėsuesit e PSF-sė kanė kėrkuar edhe mbledhjen e fondeve, nė mėnyrė qė nė kishat e Voskopojės tė vendoset edhe sistemi i alarmit dhe tė paguhet njė roje qė tė bėjė shėrbim 24-orėsh.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    si dreqin mund te vidhet dicka qe eshte 12 metra katror pa e marre vesh askush ne katund, nuk e di ku gjindet kisha apo si eshte plani hapsinor i katundit por po me duket disi absurde... ishalla vjedhsit kane qene shqiptar e e kane mare nje cmim te mire... dihet se eshte tradhti e popullit kjo pune po cka me bo..
    moj e mira bash kurkun hiq

  5. #5
    po me vjen qudi si asnje ortodoks (seminarsiti dhe shoket e ti) nuk po shkruan ne kete teme.
    kur vjen puna te shkijet e grekt menjeher qohen ne kembe dhe i mborjn por per shqypnin nuk po interesohen aspak... TURP
    moj e mira bash kurkun hiq

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    As mos te te vije cudi hic... akoma nuk je mesuar ti me stilin helen ? U be nami se u shpuan dy mure ne Serbi, dha dhe 600.000 dollar fortlumteria e tij, dhe ketu as qe e can menderen njeri per vjedhjen e ikonave.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #7
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga Doktorr Sakica
    po me vjen qudi si asnje ortodoks (seminarsiti dhe shoket e ti) nuk po shkruan ne kete teme.
    Shqiptari Ortodoks eshte bizantin ne thelb, ashtu si Shkijet dhe Greqerit. Natyra Ortodokse nuk te le te qortosh Ortodokset e tjere sidomos kur ata perballen me Myslimane apo Katolike sic jane Shqiptaret e Kosoves.

  8. #8
    I shkreti Mahmut Jihadi Maska e LONDON-TIRONC
    Anėtarėsuar
    08-12-2002
    Postime
    279
    Citim Postuar mė parė nga Qafir Arnaut
    Shqiptari Ortodoks eshte bizantin ne thelb
    Ahhhhh c'ja bone mir.Ashtu e meritojn.S'ka turp me t'modh.Kushedi se sa jan ofendu me kte t'shame kta shqiptaret ortodokse !!!

    Lene mo masanaj kur meno qe vidhen Kisha,thyhen Altare,nuk lejohet vendosja e Kryqeve neper vende te shenjta Kristiane etj etj e keta shqiptaret ortodokse tolerojne ''tolerancen fetare'' ne Shqiperi sepse akoma d'hiten nga Aziatomanet nga te cilet jan 'rraf'' per 500 vjet.Ca tipash qe jon huh?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga LONDON-TIRONC : 10-04-2005 mė 12:11
    Kur ne niseshim per marrshim,zuzkat qanit me ngasherim.
    Ne Jarovesh ne po vemi,kush nuk beson borxh nuk ja kemi.

  9. #9
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga London-Tironc5
    Ahhhhh c'ja bone mir.Ashtu e meritojn.S'ka turp me t'modh.Kushedi se sa jan ofendu me kte t'shame kta shqiptaret ortodokse !!!

    Lene mo masanaj kur meno qe vidhen Kisha,thyhen Altare,nuk lejohet vendosja e Kryqeve neper vende te shenjta Kristiane etj etj e keta shqiptaret ortodokse tolerojne ''tolerancen fetare'' ne Shqiperi sepse akoma d'hiten nga Aziatomanet nga te cilet jan 'rraf'' per 500 vjet.Ca tipash qe jon huh?
    Si shqiptare orthodokse, as nuk prekem fare nga keto parrulla. Por prekem, si shqiptare nga injoranca dhe anadolleku juaj.
    London-Tironc, po mire mor anadollak, ty te beri nder Turqia qe u ul kembkryq ne Shqiperi per 500 vjet? Mos ua qaj hallin te tjereve nese dh***n apo jo.

    Persa i perket vjedhjeve te ikonave, jam shume e indinjuar. Sa per info, kjo dukuri ndodh fatkeqesisht edhe ne "Byzantine." Feja e hajduteve kudo ne bote eshte paraja, perfitimi. Ashtu si dhe ne Egjipt, (apo ne vende te tjera) qe pasuria antike vidhet perdite (duke nisur qe nga egjiptianet, qe e bejne te mundshme) dhe perfundojne ne koleksionet perendimore.
    Kush i vodhi muzete pas 90's ne Shqiperi? E di qe ju "pikon" ne shpirt juve per nje ikone, por personalisht, si shqiptare, per mua eshte me e dhimbshme zhdukja e gjithe atyre veprave aq te rendesishme te historise dhe kultures kombetare.

  10. #10
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    E pra eeeee

    Kush i vodhi megjithmend keto muzete ?
    Kush e dogji biblioteken e Sarandes ?
    C'duan kokat e perendive pellazge te Butrintit ne muzeun e Pierut ?
    etj etj pyetje pa fund si keto. Apo na e ka fajin Turku. Vallaj per ner te rregjistrave Turk na dalin gjith herojte e luftrave te FushKosoves Shqiptar... megjithate nuk duhet t'i besojme atyre rregjistrave duke qene se Ballaban Pasha qysh ne kohen e Skenderbeut kishte kalu matane... si i thone kendeja... biased reports me demek.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Perandoria Bizantine dhe Kalendari i Mesjetes- kronikografi:
    Nga Kryeplaku nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 13-09-2007, 04:40
  3. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  4. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  5. Kisha e Perandorise Bizantine
    Nga Seminarist nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 01:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •