Një anija krocierë me 4231 persona në bord, është përplasur pasi ndeshi në një cektinë tek vendi i quajtur Punta Gabbianara. Anija po përshkonte zonën detare pranë Isolla del Giglio, ishulli në afërsi të Toscana, Itali. Anija Costa Concordia ishte nisur nga porti i Civitavecchia në kryeqytetin italian Romë, për një tur në vendet e Mesdheut. Mes turistëve shumë gjermanë, francezë.Gjithçka ka ndodhur brenda pak minutash, pak pas mesnatës së mbrëmshme, kur komandanti i anijes urdhëroi që pasagjerët të vishin jelekët e shpëtimit dhe të niste evakuimi dhe anijua u batua në një anë. Skena që të kujtojnë historinë e Titanikut.
SI TITANIKU
Mediat italiane bëjnë të ditur se pasagjerët ishin duke ngrënë darkën kur kanë dëgjuar një goditje të fortë dhe menjëherë janë ndërprerë ndritat. Anija ndeshi në një pengesë e cila hapi një të çarë të gjatë në boshtin e saj pas kësaj “Costa Concordia” ishte anuar në anën e djathtë dhe ngadalë ishte mbushur me ujë. Brenda dy orësh u fundos në det Bilanci i fundit flet për 3 të vdekur dhe 14 të plagosur por ka rreth 50 persona që rezultojnë ende të humbur, bën të ditur komanda e përgjithshme e portit, Santo Stefano e cila ka regjistruar 4 179 persona.
ANIJA MODERNE
Sipas të dhënave të shoqërisë detare “Costa Cruises” krociera “Costa Concordia” po kryente një udhëtim nga Civitavecchia italiane në Savona, Marsejë, Barcelonë, Palma de Mallorca, për në Cagliari të Palermos. Në bord ndodheshin rreth 1000 pasagjerë italianë, mbi 500 gjermanë dhe rreth 160 francezë. Sipas të dhënave të pronarit anija “Costa Concordia” është një nga krocieret më të rinj dhe të mëdhenj, që udhëtojnë aktualisht në detërat e botës. Ajo është ndërtuar në vitin 2006 dhe ka rreth 1500 kabina për 3780 pasagjerë. Operatore është sipërmarrja italiane “Costa Crociere” me qendër në Genova. Anija është rreth 290 metra e gjatë dhe 40 metra e gjerë. Ajo arrin një shpejtësi maksimale prej 23 nyjesh detare (ose 43 kilometra në orë). Rreth 1100 pjesëtarë ekuipazhi kujdesen për pasagjerët.
Krijoni Kontakt