-
CIA: 1951, Greqi-Serbi, si do ndahej Shqipėria

TIRANE-Njė raport sekret i CIA-s, qė daton mė 8 prill 1951, nxjerr nė pah planin e Greqisė pėr ndarjen e Shqipėrisė mes saj dhe ish-Jugosllavisė. Ky plan, raportohet nga Ambasadori i SHBA-ve nė atė kohė nė Beograd, sipas tė cilit, njė anėtar i Byrosė Politike jugosllave i kishte thėnė se njė propozim grek i ishte bėrė Jugosllavisė nė nivelin mė tė lartė, pėr ndarjen e mundshme tė Shqipėrisė midis Greqisė dhe Jugosllavisė, ku pjesa jugore do ti kalonte Greqisė, ndėrsa ajo veriore, Jugosllavisė.
Raporti
Referuar raportit tė Agjencisė Inteligjente Amerikane, i cili mban nėntitullin Propozimi grek pėr ndarjen e Shqipėrisė, mėsohet se nė njė takim nė 4 prill 1951 mes Ambasadorit tė SHBA-ve nė Beograd, Allen dhe njė personi tė paidentifikuar, njė anėtar i Byrosė Politike jugosllave i kishte thėnė kėtij tė fundit se njė propozim grek i ishte bėrė Jugosllavisė nė nivelin mė tė lartė, pėr ndarjen e mundshme tė Shqipėrisė midis Greqisė dhe Jugosllavisė. Por kur Ambasadori Allen kishte shprehur mosbesimin e tij nė lidhje me kėtė bisedė, bashkėbiseduesi i tij iu pėrgjigj, se ky informacion i kish qenė besuar atij nė bisedėn mė tė sinqertė qė ai kishte pasur ndonjėherė me njė zyrtar tė Jugosllavisė qė nga viti 1941. Gjatė raportimit tė tij, Ambasadori Allen tregon se ndoshta Kryeministri grek Venizelos kundėrshtoi pėrēapjen e fundit diplomatike jugosllave nė lidhje me rrjedhėn e ngjarjeve tė Greqisė nė rast tė njė sulmi mbi Jugosllavinė, duke iu referuar tė ardhmes sė Shqipėrisė.
Ndėrkaq, nė fund tė kėtij raporti agjentėt e CIA-s, nė njė koment tė tyre shkruajnė, se grekėt kanė ushqyer tradicionalisht aspirata pėr Epirin e Veriut. Ėshtė e mundur qė ata u pėrpoqėn tė ftonin Jugosllavinė lidhur me njė ndarje tė Shqipėrisė. Njė sugjerim i tillė me siguri do tė ngjallte mė tej frikėn jugosllave tė ndėrhyrjes sė huaj nė Shqipėri dhe mund pjesėrisht tė shpjegojė raportet e fundit nė shtypin jugosllav, duke akuzuar se Greqia dhe Italia janė duke ndėrhyrė nė Shqipėri., mbyllet raporti i CIA-s.
Arkiva e CIA-s
Nė arkivat e Agjencisė Inteligjente Amerikane gjendet njė numėr i madh raportesh e dokumentesh, tė cilat flasin pėr marrėdhėniet mes Shqipėrisė dhe Greqisė, si dhe interesat e herėpashershme tė kėsaj tė fundit pėr Epirin e Veriut. Nė njė dokument tė 15 janarit 1953, raportohet pėr njė takim mes Kryeministrit grek Papagos dhe atij italian, De Gaspari, ku ky i fundit i thotė homologut tė tij, se Italia ka hequr dorė tashmė nga tė gjitha ambiciet pėr Shqipėrinė. Ndėrkaq, Kryeministri grek siguron homologun italian, se Greqia do tė ndjekė kėrkesat e saj pėr Epirin e Veriut, vetėm nėpėrmjet rrugėve diplomatike.
Nė njė tjetėr raport sekret tė datės 29 dhjetor 1955, thuhet se, sipas zėrave qė qarkullojnė nė Greqi, Bashkimi Sovjetik pėrpara zgjedhjeve tė programuara pėr tu mbajtur nė Shkurt, do tė deklarojė mbėshtetjen pėr Greqinė pėr sa i pėrket ēėshtjes sė Epirit tė Veriut tashmė pjesė e Shqipėrisė, mbyllet raporti i CIA-s.
Biseda nė Beograd mė 4 prill 1951
Nė njė bisedė nė 4 prill me Ambasadorin e SHBA-ve nė Beograd, Allen, XXX ka deklaruar se njė anėtar i Byrosė Politike jugosllave i kishte thėnė, se njė propozim grek i ishte bėrė Jugosllavisė nė nivelin mė tė lartė pėr ndarjen e mundshme tė Shqipėrisė midis Greqisė dhe Jugosllavisė. Kur Ambasadori Allen kishte shprehur mosbesim, XXX zbuloi se ky informacion i kish qenė besuar atij nė bisedėn mė tė sinqertė qė ai kishte pasur ndonjėherė me njė zyrtar tė Jugosllavisė qė nga viti 1941. Allen tregon, se ndoshta Kryeministri grek Venizelos kundėrshtoi pėrēapjen e fundit diplomatike jugosllave nė lidhje me rrjedhėn e ngjarjeve tė Greqisė, nė rast tė njė sulmi mbi Jugosllavinė, duke iu referuar tė ardhmes sė Shqipėrisė.
Koment: Grekėt kanė ushqyer tradicionalisht aspiratat pėr Epirin e Veriut (Shqipėria Jugore). Ėshtė e mundur qė ata u pėrpoqėn tė ftonin Jugosllavinė lidhur me njė ndarje tė Shqipėrisė. Njė sugjerim i tillė me siguri do tė ngjallte mė tej frikėn jugosllave tė ndėrhyrjes sė huaj nė Shqipėri dhe mund pjesėrisht tė shpjegojė raportet e fundit nė shtypin jugosllav, duke akuzuar se Greqia dhe Italia janė duke ndėrhyrė nė Shqipėri.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt