-
Administratore
Gatimet me birrė
Rastėsisht, pasi lexova disa diskutime tek tema "Mirėsevini nė kuzhinėn time" mbi pėrdorimin e birrės nė gatim, gjeta artikullin mė poshtė dhe mendova ta ndaja me ata qė e pėrdorin, dhe ata qė nuk e pėrdorin birrėn si pjesė e gatimeve tė tyre.
Gatimet me birrė
Shkroi: Kevin D. Weeks pėr NPR
Pėrktheu: Fiori
Sipas njė mbishkrimi hieroglif tė lashtė egjiptian -“Goja e njė njeriu tė lumtur, ėshtė e mbushur me birrė”. Shumė prej nesh pajtohen me mendimin se pas njė loje tė vėshtirė tenisi apo pas punėve tė mbasdites, nuk ka gje mė tė kėnaqshme se sa njė gotė e ftohtė me birre. Kėnaqsia ėshtė e dyfishte kur je duke pirre njė gotė te madhe me birre, ndėrsa ushqimi qė je duke ngrėnė ėshtė gatuar me birrė, gjithashtu.Nė fakt, mjekėt e lashte egjiptianė dhe sumerianė e konsideronin gatimin me birrė njė praktikė tė shėndetshme.
Nuk me kujtohet kur kam gatuar pėr herė tė parė me birrė, por mbaj mėnd qė kam gatuar: lepur Uellsi. Pėr vite me radhė kjo ishte e vetmja gjė qė gatuaja me birrė, ndėrsa kohėt e fundit kam filluar tė eksperimentoj me receta tė tjera. Me verė gatuaj rregullisht, kėshtu mendova pėrse jo me birrė? E perdora fillimisht ne ushqime djegėse si dhe pėrdorja birrė nė salcat barbecue qė bėja pėr gatimin e filetove tė gjoksit tė viēit.
Edhe pse gjermanėt gatuajnė ndonjėherė me birrė (biersuppe - supė me birrė - ėshtė njė shembull i njohur), kuzhinat irlandeze dhe belge janė mė tė njohura pėr pėrdorimin e birrės si njė pėrbėrės nė gatimet e kuzhinės.
Birra nė vetvete ėshtė e lehtė pėr tė bėrė:Ziej njė pėrzierje me ujė, grurė dhe ndoshta hops (lloj bime). Lėre tė ftohet. Filtro grurin dhe shtoni maja. Lėreni mėnjanė derisa tė ndalojnė flluskat dhe pijeni.Ky ėshtė nė thelb procesi i bėrjes sė birres. Ashtu si me gatimin e bukės, kur bėni birrė jeni duke krijuar njė microfarm pėr majanė, dhe mė pas majaja e bėn tė gjithė punėn vetė. Me pak fjalė, ju vetėm sa i hiqni tė rrėndin (5 gallona birrė peshojnė rreth 42 pounds).
Birra ka tre karakteristika qė influencojnė gatimet e ndryshme. Hops shton hidhėrimin, i cili kompensohet nga ėmbėlsira e maltit tė grurit dhe plotėsohet nga aroma e majasė. Birrat e errėta gjithashtu ofrojnė njė aromė tė dallueshme.
Gjallėria e birrės e bėn atė njė shtesė te shkėlqyer pėr pėrzjerjet e brrumta pėrdorur pėr tiganisje, i ben korret mė tė shijshme. Gjithashtu disa nga biskotat mė tė lehta qė kam ngrėnė ndonjėherė kanė pasur birrė si njė nga pėrbėrėsit. Pėr shkak tė hops, nq se gjatė zierjes e lini qė birra tė valojė dhe avulloje deri nė fund, ushqimet mund tė marrin shijė tė hidhur. Pra, nėse pėrdorni birrė gjatė gatimeve nė zjarr tė ngadaltė, pėrdorni birrė tė lehtė dhe tė holluar me ujė ose lėng nėse ėshtė e nevojshme. Zakonisht shmangni birrat indiane pėr gatim sepse ato kanė njė pėrmbajtje tė lartė hops.
Pėr shkak tė hidhėrimit, birra nė gatim shkon me perime tė ėmbla si misri, karrotat, dhe qepėt e karamelizuara. Birra, mund tė pėrdoret ashtu si vera gjatė marinimeve tė ndryshme. Unė mendoj se birra shkon shumė veēanėrisht pėr marinimin e mishit tė drerit. Gjithashtu birra mund tė pėrdoret dhe pėr gatimin e ėmbėlsirave sic do shikoni dhe mė poshtė.
Pra, hidh pak birrė nė njė tenxhere me mish ose pėrdor pak gjatė gatimit tė njė keku dhe pjesėn tjetėr pijeni vetė. Nė fund faleminderoni Zotin pėr egzistencėn e majasė.
Carbonadė viēi
Kjo lloj pjate vuan nga njė krizė identiteti. Sepse receta nė fakt ėshtė belge, ndėrsa carbonade ėshtė njė fjalė spanjolle. E pėr t’i komplikuar gjėrat akoma mė shumė, carbonade do tė thotė "i pjekur nė skarė," ndėrsa kjo lloj recete duhet tė zihet me lėng nė zjarr tė ngadaltė. Pavarėsisht nga ēėshtjet e gjuhės, carbonade ėshtė njė nga recetat mė tė mirra me birrė. Belgėt e njohin mirė birrėn. Ndaj pėr mendimin tim birra belge ėshtė mė e mira pėr kėtė lloj recete. Gjithashtu gjatė gatimit, patatet i shtyp nga pak zakonisht nė mėnyrė qė ta thithin mirė lėngun.
Pėr 8 racione
3 deri nė 4 pounds viēi fileto gjoksi (hiqni yndyrėn e jashtme)
Kripe dhe piper pėr shije
6 fije proshutė
3 qepė, tė prera hollė
1 1 / 2 shishe birrė (18 ounces)
1 filxhan me lėng nga mishi i viēit
1 lugė gjelle kokra dėllinje, tė grira
1 lugė gjelle salcė domate
3 deri nė 4 karrota, dhe tė prera
4 deri nė 6 patate tė ziera e tė prera
1 fije dafinė
Ngrohni furrėn ne 275 grade ferenheight. Filetove tė mishit hidhjuni kripė dhe piper. Mė pas gatuani proshutėn nė furrė deri sa t’i shkrijė shumica e dhjamit. Skuqini filetot e mishit nė lyren qė nxorri proshuta e mė pas vendosini nė anė pėr mė vonė.
Skuq qepėt ne nje tigan balti dhe kur tė fillojnė tė karamelizohen shto birrėn. Ne tigan shto filetot e mishit qė skuqėt mė lart dhe shtoni pak lėng mishi, manaferrat e dėllinjės, fletėn e dafinės, proshutėn dhe salcėn e domates. Mbulojeni tiganin dhe vendoseni ne furre. Gatuani pėr gati katėr orė, duke pasur parasysh qė cdo gjysėm orė t’i ktheni copat e mishit nga ana tjetėr si dhe shtoni ujė/lėng mishi nė mėnyrė qė perimet tė jenė gjithmonė tė mbuluara.
Guinness dhe tortė me ēokollatė
Birra dhe ēokollata mund tė duken si pėrbėrės qė nuk shkojnė me njėri tjetrin dhe ndoshta ndonjė lloj tjetėr birre dhe nuk do shkonte aq shumė nė kek me ēokollatė, sa shkon Guinnes. Por kjo birrė ėshtė e trashė dhe bėhet me elb tė pjekur, ndaj shton dhe e komplimenton shijen e ēokollatės nė kek.
Ka shumė receta tė ngjashme me kėtė tortė por unė recetėn mė poshtė e kam pėrshtatur tek receta e publikuar nga King Arthur Flower.
Pėr kekun
1 filxhan Guinness
1 filxhan (2 shkopinj) gjalpė pa kripė
3 / 4 filxhan kakao pluhur pa sheqer (kakao si Dutch-process, janė mė naturale se kakao tė tjera tė procesuara tė cilat kanė pėrbėrje acide dhe shpesh nuk e lejojnė kekun tė fryhet).
2 1 / 4 gota miell
2 gota sheqer
1 1 / 2 lugė sodė buke (sigurohuni qė kjo ėshtė jo mė shumė se 6 muaj e vjetėr)
3 / 4 lugė ēaji kripė
2 vezė tė mėdha
2 / 3 filxhan krem kosi
Pėr kremin e ėmbėlsirės
8 ounces krem djathi, nė temperaturėn e dhomės
1 filxhan sheqer pluhur
1 / 2 filxhan krem tė trashė
1 / 2 lugė ēaji lėng vanilje
Nxeh furrėn nė 350 gradė fereinheght. Lyeni nje 9-inch tigan me gjalpė, vendos mbi tė njė letėr pergamenė, mė pas lyeni letrėn me gjalpė dhe pudroseni sipėr me miell.
Torta
Nė njė tigan hidhni birrėn dhe gjalpin dhe ziejeni nė zjarr tė mesėm. Hidh pluhurin e kakaos pak nga pak duke pėrzier masėn lehtė.
Nė njė tas tė madh pėrzieni miellin, sheqerin, sodėn e bukės dhe kripėn. Nė njė tas tjetėr, rrihni sė bashku vezėt dhe salcėn/kremin e kosit. Kėsaj mase shtojini masėn e birrės dhe pluhuri tė kakaos dhe pėrziejini. Nė fund shtoni dhe masėn e miellit dukė i rrahur nė shpejtėsi tė ngadaltė.
Hidh gjithė masėn nė tavė/tigan dhe vendos tė piqet pėr rreth 40min. Pasi tė piqet lėreni tė ftohet para se ta lėvizni nga tava.
Krem ėmbėlsirash
Rrihni sė bashku kremin e djathit dhe sheqerin. Shtoni mė pas kremin dhe vaniljen dhe vazhdoni pėrzierjen deri sa masa tė jetėn e njė trajtshme. Kremin shtrojani pėrsipėr kekut te ftohur.
.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt