Naim Frasheri

Toka dhe njeriu

Kjo tokė qė aq baltė ka rrufitur.
Njė yll ėshtė nga tė qiellit yj tė ndritur.
Nėpėr qiej udhėton ajo aq mirė,
Posi zogu fluturon nė hapėsirė.
S`ėshtė veē njė copėzė e diell fenerit
Dhe njė yllth si gjithė bijtė e eterit.
Diellin zjarrpėrhapės ka ajo si nėnė
Dhe si bijė kėmbėlehtn`bukur Hėnė.
Ka si motra: Mars, Saturn e Afėrditė;
Peshk e Dash, Binjakė: shokė I ka pėrditė.
Plot me zjarrn`e diellit mbushur e ka gjinė
Kaq tė mira nxjerr nga zemra mbi siprinė.
Nga zjarr zemr`e saj dhe sytė plot magji
Kanė dalė kėto gjėra qė sheh ti.
Bimė e xehe qė nuk numėrohen dot,
Kaqė lule dhe kaq drunj me pemė plot.
Soje duallėn frymoret farė-farė,
Mė nė fund u shfaq dhe ky njeriu I mbarė.
Pranė Tokės, rri gėzohu o njeri!
Se kjo tokė u bė, pra, pėr ty shtėpi
Meqė u vure si mėkėmbės te ky Dhe
Pra, kėtu kėrko edhe gaz edhe hare.
Dhe pse shkojnė e vdesin njerėzit e shkretė
Pėr njerinė vdekje kurrė s`do tė ketė.