Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 26
  1. #11
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga Endri_ Lexo Postimin
    Si s'u lodhe o burri dheut ,tu i bo biografine cdo njeriu anti-qeveri lol

    E di kush aplikonte te njejten menyre si puna jote? Enveri. Ai ta vendoste dhe ta hiqte njollen ne biografi pa pas as me te voglen ide.

    Lat nom lat. Skeni asnji ndryshim me klysht e kuq ,vetem se fshiheni nen petkun blu te pd si minj.
    mos mer yahoo!, se nxenet ene shaqo bregu, si te dush brari, kinse gim dobiēi!

  2. #12
    Veliaj dhe Millosheviē, te njejtat argumente kunder pavaresise se Kosoves

    Shkrimi i Erion Veliajt, i cili i konsideron shqiptaret si njerez fisesh e te pacivilizuar, ka gjetur hapesire ne shume faqe proserbe si nje model i opinionit te pavarur te nje intelektuali shqiptar, i cili ka guximin te dale mbi te verteten zyrtare dhe paraqet nje opinion te pavarur te shqiptareve ndaj politikes amerikane ne rajon. Faqja me e rendesishme e lobit serb ne Amerike www.serbiana. com me qender ne Michigan, eshte nje faqe e hapur ne SHBA nga serbet pas nderhyrjes amerikane ne Kosove ne 1999. Sipas kesaj faqeje, serbiana.com eshte nje website i medias dhe lajmeve te pavarura qe i dedikohet studimeve dhe analizave te shtypit per Ballkanin. Ne kete faqe shkrimi i Velise eshte publikuar i plote dhe eshte i vetmi shkrim me autor shqiptar. Por vete Julia Gorin e ka publikuar shkrimin e Velise si dhe reagimin e tij ndaj kritikes qe shpertheu online ne Amerike kunder shkrimit te tij nga studentet shqiptare atje, pasi ishin te vetmit qe u njohen me kete fakt qe ne 2007. Lutjet e Julia Gorin drejtuar Zotit per te mbrojtur Veline dhe grupin e tij qe po ben nje pune te rendesishme ne Shqiperi ngrejne pikepyetje se ēfare pune te rendesishme qe iu pelqeka serbeve dhe proserbeve kunder pavaresise se Kosoves ben Veliaj me grupin e vet? A ka lidhje kjo me historine e Erion Veliajt me organizaten e tij te pare Balkan Youth Link, zyra kryesore e te ciles ishte ne Beograd ne 2001? Ne fakt, puna e rendesishme e Veliajt ne syte e lobit serb ne SHBA lexohet qartas ne shkrimin e tij. Ne ēdo rresht te ketij shkrimi ka paragrafe te plote qe ēdo analist serb apo antishqiptar tjeter mund t’i marre dhe t’i perdore per qellimet e veta si reference nga Shqiperia, pasi tashme Veliaj eshte njeriu i tyre ne Shqiperi. Shkrimi i famshem i Velise godet viziten e Presidentit Bush dhe pritjen euforike te shqiptareve servile, siē i quan ai, qe po genjejne Ameriken. Gjithashtu, shkrimi eshte nje sulm i paster ndaj politikes se Klinton per bombardimet ne ish-Jugosllavi, i cili sipas Veliajt, eshte armiku kryesor i shqiptareve se mbeshteti renien e komunizmit dhe ardhjen e Berishes ne pushtet ne vitet ’90, ndersa detyroi taksapaguesit e vendeve te NATO-s te harxhojne 45 milione dollare per luften ne Kosove, te cilen Veliaj e konsideron si te panevojshme. Ky eshte nje nga argumentet kryesore me te cilat u mbrojt edhe kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviē ne Hage, i cili pretendoi se nderhyrja e Serbise ne Kosove kishte lidhje me trafikun e armeve nga Shqiperia. Me nje durim te zellshem antishqiptar, Veliaj nuk harron te skalise me te zeze edhe situaten ekonomike ne Shqiperi, duke pretenduar se kompanite e medha nderkombetare ngurojne te investojne ne ekonomine e vendit per shkak te presionit qe qeveria ushtron ndaj biznesit. Ky artikull perforcon edhe me tej faktin se interesat e kujt perfaqeson Erion Veliaj ne Shqiperi.

    Beqir SINA/Fjalaelire.com

  3. #13
    Rrena e madhe e Erjon Veliajt pėr “rrėmbimin” e Griseldės


    Publikuar: 16.06.2011 - 22:19

    Tiranė, 16 qershor - Rasti i Griselda Zaimit u trajtua edhe nė takimin e dy delegacioneve shqiptare nė Parlamentin Evropian, duke e trajtuar si njė rast makabėr dhe shkelje e tė drejtave tė njeriut. Eurodeputetja Tania Fajon e ngriti rastin e Griseldės nisur nga e-maili qė kishte marrė nga sekretari organizativ i PS-sė, Erion Veliaj.

    “Gjendja e tė drejtave tė njeriut nė Shqipėri ėshtė shumė e rėndė. Kėtu nuk mund tė lė pa pėrmendur rastin e kryetarit tė sapozgjedhur tė Bashkisė sė Kavajės, gruaja e tė cilit u rrėmbye nga persona ende tė paidentifikuar. Unė kėto qė po them i kam me fakte dhe po tė doni ju citoj e-mailin e socialistit Erion Veliaj lidhur me kėtė ngjarje, qė ka informuar jo vetėm vendet e BE-sė”, mėsohet tė jetė shprehur Fajon para deputetėve shqiptarė, transmeton Panorama TV TCH.

    Deputetja demokrate, Mesila Doda, nė pėrgjigje tė kėsaj deklarate, i ka sqaruar eurodeputetes se kjo histori ka qenė njė sajesė e vetė Griseldės dhe se kėtė e ka pranuar edhe vetė Griselda, si dhe kryetari i Bashkisė sė Kavajės.

    “E nderuara, zonja Fajon, Erion Veliaj ka bėrė shumė mirė qė jua ka dėrguar e-mailin e parė, por mendoj se duhet t’ju kishte dėrguar dhjetėra e-maile tė tjera, ku t’ju bėnte tė ditur se kjo ngjarje ishte e sajuar”, ka thėnė deputetja demokrate nė Parlamentin Evropian, Mesila Dode.

    http://www.koha.net/index.php?page=1,14,59071

  4. #14
    Islami: Shkrirja me G99, pėr tė promovuar shpejt Erion Veliajn nė drejtimin e PS-sė

    Si ndikon "shkrirja" PS-G99 nė suksesin e sė majtės... ?

    Kėto ditė ėshtė hedhur nė tregun politik ideja e "shkrirjes" sė G99 nė PSSH. A ėshtė efikase nga kėndvėshtrimi elektoral kjo "shkrirje", sepse kjo do tė thotė qė nuk do tė ketė mė njė "mekanizėm special" pėr tė tėrhequr votuesit e rinj? Rezulton nga analiza "Jo". A ėshtė kjo "shkrirje" efikase pėrballė tendencės sė kundėrshtarit pėr tė rritur numrin e aleatėve qė grumbullojnė modestisht vota nė "trenin e gjatė elektoral" tė koalicionit tė djathtė? Rezulton nga analiza, "Jo". A ėshtė kjo njė lėvizje politiko-elektorale pėr tė maksimalizuar suksesin elektoral tė koalicionit tė majtė? Nga analiza rezulton "Jo". Apo njė zgjidhje pragmatiste individėsh, e thėnė mė shkoqur pėr tė futur nė listėn e PS dhe promovuar politikisht drejtuesin e G99? Mesa duket, "Po".

    Nga tė gjitha kėto rezulton se kjo ėshtė njė lėvizje jo efikase dhe nė drejtim tė papėrshtatshėm nga kėndvėshtrimi i suksesit elektoral tė koalicionit tė majtė. Por ky do tė ishte njėkohėsisht njė model dėshtimi total, nėse shtrihet pėr aleatėt e tjerė dhe njė mollė sherri nėse i ofrohet ekskluzivisht vetėm G99. Analiza e mėposhtme dhe pėrfundimet pėrkatėse do tė ishin jo vetėm pėr G99, por edhe pėr tė gjithė drejtuesit e partive tė vogla tė majta e tė djathta, apo individėt e larguar nga partitė e tyre, qė janė apo mund tė jenė nė koalicion me PS. Nėse me "trenin e gjatė elektoral" tė drejtuar nga "lokomotiva" PD do tė pėrballet "lokomotiva socialiste pa vagonė" ku do tė uleshin (kjo praktikisht nuk ėshtė ēėshtje e mbyllur dhe e sigurt, dhe pa asnjė dyshim mund ta fitonin si bonus 7-10 prej drejtuesve tė partive aleate) nė vendet e para "tė gjithė ose disa nga ish-kryetarėt e partive aleate" dėshtimi i koalicionit tė majtė do tė ishte i garantuar; ky do tė ishte njė skenar i gabuar dhe i dėshtuar pėr koalicionin e majtė, sepse do tė ēonte nė "vdekjen" pėrfundimtare tė partive tė vogla, aleate tė PS dhe rrudhjen e votave tė ekipit tė majtė.

    Kjo mund tė ishte normale, nėse e njėjta gjė do tė ndodhte djathtas, ndėrkohė qė djathtas ka ndodhur dhe do tė ndodhė krejtėsisht e kundėrta, duke u mbajtur gjallė 15 "vagonė" tė vegjėl qė mbushen modestisht me vota. Ka dy opsione zgjidhjesh tė tjera pėr tė ndėrtuar njė koalicion tė majtė tė suksesshėm nga pikėpamja elektorale...


    Tipare tė sjelljes sė "zgjedhėsve tė rinj"...

    Fillimisht lehtė vėrejmė se cila ka qenė sjellja e zgjedhėsve tė rinj nė zgjedhjet e 28 qershorit 2009, sidomos e atyre qė votojnė pėr herė tė parė? Votuesit e rinj nė ēdo zgjedhje pėrbėjnė njė potencial deri nė 10 pėr qind tė listės sė votuesve. Partitė e mėdha tentojnė t'i tėrheqin me mekanizmat e tyre rinorė klasikė (FRESH, FRPD apo LRI) por mesa duket sjellja e tyre ka mbetur tradicionale duke iu konfirmuar mė shumė "votimit tė familjes" por jo nė kuptimin klasik tė "votės familjare" kur tė gjithė "votuesit e familjes nė rresht votojnė sipas vendimit tė tė parit tė shtėpisė qė ka dhėnė besėn". Por nė kuptimin qė "sjellja elektorale" e tė rinjve ndjek pėrgjithėsisht "sjellje elektorale" tė prindėrve pėr shkak tė efekteve tė politikės nė tė ardhurat ekonomike tė familjeve tė tyre.

    E vetmja parti qė tentoi tė tėrhiqte "agresivisht" e nė mėnyrė ekskluzive kėtė grupim ishte G99. G99 ishte pjesė e koalicionit tė drejtuar nga PS. Edhe LSI ka disa vite qė tenton tė njėjtėn gjė, tė tėrheqė mė shumė se partitė e tjera votuesit e rinj. Njė vlerėsim i rezultateve nga zgjedhjet e 28 qershorit 2009 lejon tė nxirren disa pėrfundime empirike, natyrisht jo tė plota lidhur me sjelljen e "zgjedhėsve qė kanė votuar pėr herė tė parė".



    Rritja e votuesve 2009/2005 nga "zgjedhėsit qė kanė votuar pėr herė tė parė"...
    Nga tė dhėnat e Institutit tė Statistikave rezulton rreth 300 mijė numri shtetasve me moshė 18-22 vjeē kanė qenė nė listėn e votuesve tė zgjedhjeve tė 28 qershorit 2009. Nėse bėhet supozimi se pjesėmarrja e kėtij grupi moshor nė zgjedhje ka qenė afėrsisht e barabartė me atė tė pjesės tjetėr tė votuesve, rezulton se kanė votuar pėr herė tė parė nė zgjedhjet e 28 qershorit 2009 mbi 150 mijė votues. Ndėrkohė nga tė dhėnat e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve rezulton se nė vitin 2005 kanė votuar 1.366.266 zgjedhės dhe nė vitin 2009 kanė votuar 1.519.176 zgjedhės ose 152.910 zgjedhės mė shumė nė vitin 2009 nė krahasim me vitin 2005 qė koincidon me shifrėn e votuesve qė kanė votuar pėr herė tė parė. Pra mund tė nxirret nė mėnyrė empirike pėrfundimi i pėrafėrt se rritja e pjesėmarrjes nė zgjedhjet e 28 qershorit 2009 krahasuar me atė tė vitit 2005 ka ardhur kryesisht nga "futja" nė sistem e zgjedhėsve qė votojnė pėr herė tė parė.


    Ende 97 pėr qind e zgjedhėsve tė rinj votojnė tradicionalisht...

    Nė zgjedhjet e 28 qershorit 2009 partia kryesore qė kishte njė objektiv tė qartė tė tėrhiqte zgjedhėsit qė votonin pėr herė tė parė ishte G99. G99 grumbulloi vetėm 12.989 vota, ose 0.86 pėr qind tė votave nė shkallė kombėtare, duke mos mundur tė siguronte asnjė deputet. Nėse bėhet supozimi se kanė votuar pėr G99 vetėm ata qė kanė votuar pėr herė tė parė rezulton se G99 ka mundur tė grumbullojė vetėm rreth 4.2 pėr qind tė numrit tė votuesve potenciale qė mund tė votonin pėr herė tė parė ose afėrsisht njė tė njėzetepestėn e kėtyre votuesve. Ky natyrisht ėshtė tavani nė pėrqindje sepse mundet qė pėr G99 tė kenė votuar edhe votues tė tjerė, tė rinj ose jo, me moshė mė tė lartė sesa 21 vjeē, pra qė kanė qenė nė listat e votuesve tė zgjedhjeve tė mėparshme tė pėrgjithshme. Po tė kihet parasysh se votat e fituara nė Berat (Kuēove) nuk kanė tė bėjnė shumė me tė rinjtė qė kanė votuar pėr herė tė parė, pėrqindja e fituar nga G99 rezulton 3.2 pėr qind e numrit tė votuesve potenciale qė mund tė votonin pėr herė tė parė ose rreth njė e tridhjeta e kėtyre votuesve. Ndėrkohė rreth 96-97 pėr qind e kėtyre votuesve tė rinj ose nuk kanė ardhur tė votojnė ose janė tėrhequr nga tė gjithė partitė "tradicionale" duke pėrbėrė njė "rezervuar" tė fuqishėm pėr partitė qė kėrkojnė tė jenė mė afėr tė rinjve.

    Zgjedhėsit qė kanė votuar pėr herė tė parė pa ndikim nė mandatet kuvendore..
    E vetmja parti qė tentoi tė kthente nė mandate kuvendore votat e zgjedhėsve qė kanė votuar pėr herė tė parė mund tė thuhet se ishte G99. Por kjo gjė nuk ndodhi sepse G99 pėrveē qarkut tė Beratit ku mori rreth 4 pėr qind tė votave nė tė 11 qarqet e tjerė nuk e kaloi kufirin e 0.9 pėr qind tė votave, sasi shumė larg pragut tė nevojshėm pėr tė siguruar tė paktėn njė mandat kuvendor.

    Natyrisht arsyet janė tė shumta. Ato lidhen kryesisht me i ) orientimin "ideologjik" tė G99 shumė tė afėrt me PSSH, ii) mungesėn e njė strategjie tė qartė pėr tė kthyer votat nė mandate kryesisht pėrmes pėrqendrimit tė vėmendjes nė qarqet kryesore, iii) mungesėn e njė programi dhe ekipi specifik e tėrheqės vetėm pėr votuesit e rinj; iv) njėsimin nė sytė e votuesve e drejtuesit tė G99 me drejtuesin e PSSH; v) me "luftėn radikale" tė G99 ndaj LSI pėr interesa elektorale jo direkte tė saj, por pėr interesa indirekte elektorale tė PSSH, vi) vėshtirėsitė e sistemit zgjedhor, vi) mungesėn e njė strukture organizative, e tjerė e tjerė.

    Rezultatet sipas qarqeve nuk ishin aspak pozitive. Konkretisht: A) kanė kontribuar me rreth 65 pėr qind tė votave tė G99 katėr qarqet e Beratit (26 % e tė gjithė votave tė G99), Tiranės (20 %), Fierit e Elbasanit (9 %); B) mė keq u paraqiten katėr qarqet nė veri, Kukėsi (102 vota ose 0.2 %), Dibra (340 vota ose 0.5 %), Lezha (368 vota ose 0.5 %) dhe Shkodra (564 vota ose 0.5 %); C) nė jug qarqet me mė pak vota ishin Gjirokastra (670 vota ose 1.3 %), Korēa (909 vota ose 0.7 %) dhe Vlora (979 vota ose 0.9 %); D) nė Durrės, G99 grumbulloi vetėm 979 vota ose 0.6 %; E) G99 grumbulloi mbi 1000 vota nė Elbasan (1173 vota ose 0.8 %), Fier (1209 vota ose 0.7 %), Tiranė (2582 vota ose 0.7 %) dhe Berat (3324 vota ose 4.1 %); F) G99 grumbulloi mė shumė vota nė qarkun e Beratit rreth 3300 vota ose rreth 4.1 %.

    Duhet shėnuar se nė krye tė listės sė G99 pėr qarkun e Beratit ka qenė njė ish deputet i PSSH me prejardhje nga biznesi, i cili rezulton tė ketė grumbulluar nė njė qark mesatar (me 8 deputet&eumlsmiley mbi njė tė katėrtėn e votave tė G99 nė tė gjithė vendin. G99 nuk ka fituar asnjė mandat dhe relativisht mė afėr pėr tė fituar njė mandat ka qenė nė qarkun e Beratit. Votat e fituara nga G99 nuk kanė ndikuar nė pothuajse asnjė nga qarqet nė rritjen e mandateve tė koalicionit BPN tė drejtuar nga PSSH. Bile nė qarkun e Beratit ku G99 ka rezultatin mė tė lartė konkurrimi me "rezonancė destruktive" midis PSSH dhe G99 mund tė interpretohet si shkak i mosfitimit tė mandatit tė pestė nga koalicioni i drejtuar nga PSSH.


    Pėrfundimi i parė pėr "shkrirjen" PS-G99...

    Nga njė vėshtrim i parė dhe i shpejtė rezulton se i ) G99 ka pasur njė strategji tė shpallur (por jo tė realizuar) pėr tė tėrhequr zgjedhėsit qė votojnė pėr herė tė parė, por kjo nuk ka qenė shumė rezultative, me shumė gjasa edhe ky grup votuesish nė masėn 96-97 pėr qind ka ndjekur nė pjesėmarrje e votim pothuajse tendencėn e grupimeve tė tjera, ii) si pjesėtare e Koalicionit Bashkimi pėr Ndryshim, G99, me 12989 vota, ėshtė renditur forca e katėrt nė kėtė koalicion me 5 parti duke lėnė pas vetėm partinė PDS qė ka fituar vetėm 10395 vota.

    Kurse nga 35 parti politike G99 ėshtė renditur nė vendin e 9 pas PSSH, PD, LSI, PR, PSD, PBDNj, PDI dhe PDK; iii) G99 nuk ka mundur tė sigurojė asnjė mandat nga votuesit e rinj. Kjo sepse G99 nuk ka pasur njė strategji elektorale pėr tė pėrqendruar nė mėnyrė selektive forcat nė ato qarqe ku shanset mund tė ishin mė tė mėdha pėr tė pėrkthyer votat nė mandate; iv) Votat e votuesve tė rinj tė grumbulluara nga G99 nė 12 qarqet nuk kanė ndikuar nė rritjen e mandateve tė koalicionit tė majtė; mund tė thuhet se vetėm nė njė rast, nė qarkun e Beratit, pėr shkak tė "konkurrimit problematik midis PS e G99" nuk ėshtė fituar mandati i pestė. G99 synoi mė shumė tė godiste LSI e cila ishte njė parti qė synonte po ashtu grumbullimin e votave nga zgjedhėsit qė votonin pėr herė tė parė dhe qė drejtonte njė koalicion nė pėrballje tė fuqishme me koalicionin e drejtuar nga PSSH sesa tė fitonte mandate.

    Duke u "shkrirė" nė PSSH performanca elektorale e G99 tė futur nėn sqetullėn e PS do tė jetė mė e ulėt dhe pėr shkak tė "shkrirjes", G99 do tė sjellė mė pak vota nga votuesit e rinj nė koalicionin e majtė sesa sillte kur konkurronte mė vete. Ky skenar i testuar pjesėrisht nė zgjedhjet e 2009 tregoi se "treni i gjatė i koalicionit tė djathtė" duhet konkurruar po me "tren tė gjatė tė koalicionit tė majtė" kurse "shkrirja" PS-G99 ėshtė njė veprim nė drejtimin e kundėrt, njė veprim qė e shkurton mė tej "trenin e shkurtėr tė koalicionit tė majtė" deri nė kufijtė e "lokomotivės sė kryetarėve pa asnjė vagon" nėse ky skenar shtrihet pėr tė gjitha partitė e majta e tė djathta, aleate tė PS.

    Tė zvogėlosh numrin e partive aleate pėrballė kundėrshtarit me shumė aleatė qė tenton ta rrisė numrin e aleatėve ėshtė vetėvrasėse. Arsyeja e vetme ėshtė garantimi i plotė i individėve-kryetarė pėr t'u zgjedhur deputetė me koston e i ) vdekjes sė partive aleate dhe ii) uljes sė mėtejshme tė sasisė sė votave tė koalicionit tė majtė. Nė rastin e G99 "shkrirja" ka realisht pėr synim kryesor promovimin e shpejtė tė Erjon Veliajt nga Edi Rama brenda hierarkisė sė PSSH.


    Pėrfundimi i dytė pėr strategjinė e koalicionit tė majtė...

    Nėse modeli i "shkrirjes" PS-G99 do tė shtrihet edhe pėr PSD, PDS, PBDNj, PLD, PDK dhe disa individė tė tjerė (pra nė total rreth 7-10 drejtues aleatė/individė do tė futen nė listėn e PS nė pjesėn e sigurt pėr tė fituar) atėherė mundet qė dizavantazhet qė vijnė nga "shkrirja PS-G99" tė shumėfishohen progresivisht. Aleatėt e vegjėl tė PS ndodhen midis dy dilemave 1) ose tė kėrkojnė ndryshimin e sistemit zgjedhor pėr tė pasur garanci tė plotė pėr fitimin e mandateve prej tyre (kėtė garanci do t'ia jepte ligji) ose 2) tė kėrkojnė njė marrėveshje me Ramėn pėr tu futur nė pjesėn e sigurt tė listės sė PS me koston e "vdekjes" sė partive tė tyre (kjo lloj "marrėveshje" nuk ka shumė garanci tė mbahet).

    Disa pėrfundime do tė nxirreshin nėse do tė shtrihej modeli i "shkrirjes PS-G99" pėr aleatėt e tjerė: i ) zvogėlimi i numrit tė aleatėve ėshtė njė taktikė e gabuar dhe me pasoja elektorale negative pėr ekipin e majtė pėrballė taktikės sė PD pėr tė rritur numrin e partive aleate nė ekipin e djathtė; ii) duhet thėnė haptas se kjo taktikė e gabuar elektorale ėshtė thjesht njė lėvizje pėr tė futur nė listėn e PS njė ose disa personazhe politike me koston e eliminimit tė partisė pėrkatėse. Mė konkretisht nėse "modeli i shkrirjes PS-G99" shtrihet edhe pėr aleatėt e tjerė tė majtė atėherė a) shuma e votave tė koalicionit tė majtė do tė zvogėlohet ndjeshėm, b) partitė aleate do tė zhduken; c) grupi parlamentar i PS do tė zvogėlohet nė numėr (me aq vende sa do tu lihen drejtuesve tė aleatėve nė pjesėn e sigurt tė listės sė PS, pra me rreth 7-10 deputetësmiley; maxhoranca qeverisėse dhe ndėrtimi i Qeverisė do tė mbetej kryesisht nė dorėn e tė gjithė kėtyre drejtuesve tė partive aleate.

    Nėse modeli i "shkrirjes PS-G99" mbetet ekskluziv, pra vetėm pėr G99 atėherė a) ajo parti aleate qė kandidon e vetme nuk ka asnjė shans tė fitojė mandat pa ndryshuar sistemin; b) drejtuesit e partive aleate qė nuk futen nė listėn e PS (ashtu si drejtuesi i G99) do ta ndjenin veten tė tradhtuar (nėse njė gjė e tillė ju ėshtė premtuar) dhe mund tė reagonin shumė negativisht nė momentin kur do ta merrnin vesh njė gjė tė tillė. Ka edhe dy mundėsi qė mund dhe duhet tė elaborohen me shumė kujdes e inteligjencė pėr tė rritur votat e koalicionit tė majtė dhe rritur shanset e zgjedhjes deputet tė drejtuesve tė partive aleate.

    panorama

  5. #15
    WIKILEAKS: UIDHERS: VELIAJ, QEN SULMI I RAMĖS

    Sherri Braēe-Veliaj

    E Hėnė, 09.05.2011, 09:14am (GMT+1)

    05.09.2011 - Ora-Alb-Lajme - Ne skanerin e Ambasades se Shteteve te Bashkuara te Amerikes nuk kane kaluar vetem zhvillimet kryesore politike ne Partine Socialiste, por edhe individe, te cileve kryetari Edi Rama u ka besuar detyra te veēanta. Siē rezulton nga nje kabllogram i publikuar nga Wikileaks, kreu i G99, Erion Veliaj permendet si nje njeri i cili ka rol gjithnje e ne rritje ne seline roze. Ne vleresimin qe ambasadori ben per Velijan, e pershkruan ate si nje njeri te besuar te Rames, por edhe te perdorur per sulme ndaj kundershtareve. "Rama perdor shpesh Veliajn per te kaluar mesazhe tek ambasadat dhe Veliaj eshte pershkruar nga shume vezhgues si "qen sulmi" i Rames gjate fushates", shkruan Uidhers ne kabllogramin qe flet per situaten politike ne daten 8 korrik 2009. Me pas, ne nje tjeter kabllogram Uidhers thote se ne 5 gusht Veliaj e ka informuar ate dhe per arsyet e humbjes se partise qe drejtonte ne ate kohe G99, ku si argument kryesor ne qarkun e Beratit ben pergjegjes deputetin e Partise Socialiste, Erjon Braēe.

    Sherri Braēe-Veliaj

    Ne biseden e bere me diplomatin e SHBA-ve, Veliaj pohon se manipulimi i votave ne kete qark rezulton te jete bere nga deputetet e PS-se. "Ai gjithashtu pohoi se Erjon Brace, nje kandidat i PS-se ne Berat, "sabotoi" shume prej votave te tij gjate numerimit me komisioneret zgjedhore, duke i kaluar votat e G99 si vota te PS", shkruan Xhon Uidhers ne raportin e tij per biseden me Veliajn. Nga ana tjeter, ne kete bisede Veliaj flet edhe per sherret brenda PS-se se Beratit dhe luften qe i eshte bere partise se tij te asaj kohe G99. Sipas Veliajt, Brace ka bere nje fushate te forte personale kunder tij. "Veliaj tha se Berati ishte nje nga rajonet e forta te G99-es. Por ai tha gjithashtu se Brace kerkoi nga votuesit te mos votojne per G-99 dhe madje beri edhe fushate aktive kunder Veliajt", shkruhet ne kabllogram. Gjate bisedes, ish-kreu i G99 pranon se per kete ceshtje duhet te ishte ankuar me pare tek kreu i PS-se, Edi Rama, ne menyre qe G99 te mund te merrte nje deputet. "Ai tha se ishte nje gabim qe nuk e ngriti kete ceshtje tek Rama me pare. Ai shtoi se mijera flete votimi per G-99 jane konsideruar si te pavlefshme per arsye nga me te ndryshmet. Ai kishte vezhgues gjate numerimit, por nuk kishte numrin e mjaftueshem per t'i pare te gjitha tabelat ne te njejten kohe", shkruhet ne raportin e ambasades se SHBA. Humbjen e Partise Socialiste, Veliaj e lidh me strategjine e gabuar qe u ndoq, por nuk fajeson per kete gje Edi Ramen.

    Uidhers: Veliaj mbivlereson peshen e tij

    Ne kabllogramin per fatin e G99, ambasadori Uidhers ben dhe nje koment ne lidhje me pritshmerite. Me nje gjuhe konkrete, Uidhers shkruan se deshtimi i G99 erdhi per shkak te mbivleresimit te peshes se mesazhit qe Veliaj kujtonte se po percillte ne zgjedhjet e vitit 2009. "Veliaj duket se ka bere disa gabime duke mbivleresuar peshen e mesazhit te tij", thuhet ne raport. Por edhe me kritik eshte ambasadori per faktin se ish-anetari i shoqerise civile u bashkua me PS-ne. Sipas tij, shume persona mendojne se Veliaj humbi individualitetin me kapercimin ne PS. "Shume vezhgues mendojne se kur ai u bashkua me PS, shanset e tij per te fituar nje vend u reduktuan ne zero. Ai filloi te shihet si nje oportunist. Ai humbi gjithashtu individualitetin. Per me teper, Kodi i ri Zgjedhor nuk e ka ndihmuar kauzen e tij", thuhet ne kabllogram.

    www.voal-online.ch

  6. #16
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Mos do na benet gje edveri president, dhe behet vakant krietarlleku i selise (kuqi) roze???

  7. #17

    Sa prej ketyre personave te cituar ne shkrim, jane pjese e PS?

    Kush janė 9 spinoff-et e Soros qė krijojnė Partinė G99

    Soros krijon Partinė G99 me Milva Ekonomin dhe Erjon Velinė

    Milva Ekonomi autorja e spekulacionit Besa, themeluese e partisė sė re

    Mashtrimi, manipulimi, falsifikimi i dokumentacionit ligjor dhe financiar, si dhe ēdo lloj mjeti tjetėr pėr shmangien dhe shkeljen e ligjit ėshtė metoda bazė e ekzistencės sė spinoff-eve tė Soros nė Shqipėri. Mbi kėtė bazė ėshtė ngritur dhe funksionon edhe vetė spinoffi i Soros Grupimi Politik G99, njė spinoff i ngritur nga njerėzit kryesor tė njohur tė Soros nė Shqipėri: Milva Ekonomi, Remzi Lani, Delina Fico, Valdete Sala, Piro dhe Maklen Misha, Florian Pustina, Igli Totozani, apo njerėzit nivelit tė dytė tė Soros tė inkuadruar tė MJAFT si Klotilda Ferhati, Erion Veliaj, Arbjan Mazniku, Endri Fuga, Marinela Lika, Olta Xhaēka, Alken Myftiu, dhe njerėzit e nivelit tė tretė tė inkuadruar te spinoff-I Agenda i spinoffit MJAFT si Genci Kojdheli, Etjen Xhafaj, Gjergj Filipi, etj.
    G99 ėshtė njė emėr i ri nė njė plan tė vjetėr i Rrjetit Mafioz Soros nė Shqipėri. Ėshtė nje emėr i ri qė e polli kriza e kushteve kontraktuale financiare tė MJAFT me donatorėt e huaj, dhe ėshtė njė histori krejtėsisht e ngjashme me megaskandalin e tre Besave tė Soros, sepse ėshtė njė praktikė “normale” e spekulacioneve tė Soros.
    Dhe nė thelb tė kėtyre mekanizmave tė MJAFTG99 qėndron si gjithmonė Milva Ekonomi, njeriu qė ideoi dhe themeloi skemėn e tre Besave nė Shqipėri qė nė 1998, njė skemė financiare kriminale pėr tė grabitur paratė e shqiptarėve dhe pėr tė rikrijuar institucionin e fajdesė nė Shqipėri.
    Ashtu si skema e fajdesė sė tre Besave qė synonte grabitjen e parave tė shqiptarėve dhe pastrimin e origjinės sė tyre publike, po ashtu edhe skema 9 vjeēare e krijimit tė 9 Mjaftėve pėr tė krijuar Partinė e Soros nė Tiranė G99, nė funksion tė puēit sorosian Rama nė krye tė PSsė, loja mė e fundit e Milva Ekonomit dhe Erion Velisė bazohet nė tė njėjtėn metodologji:
    Soros krijon disa programe, i kthen nė OJF-spinoff, i prezanton si tė pavarura, ato krijojnė organizata tė tjera bija me emra tė njėjtė apo tė ndryshėm me tė njėjtėt rrogėtarė tė Soros, pėrvetėsojnė asete publike, thithin fondet e ndėrkombėtarėve pėr luftėn kundėr varfėrisė dhe zhvillimin e demokracisė, godasin dhe shkretojnė shoqėrinė civile dhe kundėrshtarėt apo konkurentėt, duke pėrdorur median sorosiane, korruptojnė zyrtarė tė huaj, dhe nė fund nė emėr tė idealeve tė mėdha mbyllin ciklin e kapjes sė shtetit duke e vėnė nė funksion tė mbrojtjes sė interesave financiare tė Soros dhe spekulacioneve tė tij financiare kriminale.
    Sot, nė 31 Janar 2009, 9 Mjaftėt e krijuara nga Soros konkludojnė nė “themelimin” e G99! Partia G99 ishte planifikuar tė krijohej 50 ditė para zgjedhjeve nė mėnyrė qė deri nė atė kohė tė thithte miliona euro nga ndėrkombėtarėt nėpėrmjet Lėvizjes MJAFT dhe spinoffet e tjera tė tyre, nė shmangie dhe shkelje tė plotė tė ligjit pėr partitė politike. Ky plan u prish nga skandali qė plasi Gazeta Sot 3 muaj mė parė kur u vėrtetua paligjshmėria e Grupimit Politik G99. Siē ka publikuar Gazeta Sot, formacioni politik i Soros i pėrfaqėsuar ashtu si edhe MJAFTĖT nga Milva Ekonomi dhe Erjon Velia, ishte regjistruar nė Gjykatėn e Tiranės nė formėn e njė OJFje nė mėnyrė qė t’i shmangej kėrkesave tė ligjit pėr partitė politike ku ndėr nevojat kryesore tė shmangies dhe shkeljes sė ligjit ishte pikėrisht detyrimi i mosfinancimit tė partive politike nga jashtė Shqipėrisė dhe shmangies sė auditimit nga Kontrolli i Lartė i Shtetit. Motivi kryesor i Milva Ekonomit dhe Erion Velisė pėr tė mosdeklaruar burimin e ēerek milioni euro tė shpenzimeve G99 ishte pikėrisht skema e manipulimit tė fondeve tė donatorėve ndėrkombėtarė pėr tė ndihmuar shoqėrinė civile nė Shqipėri tė cilat Veliaj dhe Ekonomi i kanalizuan nėpėrmjet kontrollit tė numrave bankar tė 7 mjaftėve tė krijuara nga Soros si dhe nga burimet mbėshtetėse tė direkte dhe indirekte tė Soros.


    Kush janė 9 spinoff-et e Soros qė krijojnė Partinė G99:

    1991. Spin-off i Parė: Fondacioni Soros Tiranė, i pėrfaqėsuar nga Milva Ekonomi, Remzi Lani, Valdete Sala, Piro Misha, Delina Fico, Ēapajev Gjokutaj
    2000. Spin-off i Dytė: Shoqata Kombėtare e Debatit, spinoff i Soros qė nė 1997, themelues i lėvizjes Mjaft, i pėrfaqėsuar nga Arbjan Mazniku, Marinela Lika, Endri Fuga, Floran Pustina, Valdete Sala. Ky spinoff ėshtė burim i rėndėsishėm financimit tė G99 pėr shkollat e verės
    2000. Spin-off i Tretė: Balkan Youth Link, themelues i Lėvizjes MJAFT, bashkėthemeluar nga Erjon Velia, me qendėr nė Beograd, numri i llogarisė sė saj nė SHBA kontrollohet nga Erjon Veliaj pėr kalimin e fondeve nga njėri spin-off tek tjetri.
    2002. Spin-off i Katėrt: Instituti i Lidershipit Rinor, themelues i Lėvizjes MJAFT, pėrfaqsuar nga Erjon Velia, Endri Fuga, Denis Behluli spinoff i Soros pėr tė shėndoshur financat personale tė familjes Veliaj dhe Mazniku.
    2004. Spin-off i Pestė: Fondacioni i paligjshėm MJAFT i krijuar nga spinoff-et e mėsipėrme, ka zhdukur paratė e ndėrkombėtarėve duke dhėnė kredi pa liēensė sipas modelit tė Fondacionit BESA, i themeluar nga Erion Velia dhe Endri Fuga, burim pėr 4 bizneset familjare tė Velisė, Maznikut dhe Fugės.
    2005. Spin-off i Gjashtė: Fshati Urban, themeluar nga Arbėr Veliaj, vėllai i Erjon Velisė me qėllim pėr tė kryer biznes tė paligjshėm me kompani duhani, kompani bastesh, etj dhe pėr tė falsifikuar faturat e MJAFT.
    2006. Spin-off i Shtatė: Qėndra MJAFT, themeluar nga Milva Ekonomi, Alken Myftiu, Klotilda Ferhati, Erjon Veliaj, Arbjan Mazniku, Marinela Lika, Endri Fuga, Holta Xhaēka,
    2006. Spin-off i Tetė: Instituti Agenda themeluar nga Milva Ekonomi, Arbjan Mazniku, Marinela Lika, Gjergj Filipi, Genci Kojdheli, Ajola Xoxe, Erjon Veliaj
    2008. Spin-off i Nėntė: Shoqata G99 – themeluar nga 8 spinoff-et e mėsipėrme

    Paligjshmėria e transformimit tė Shoqatws G99 nw Partinė Politike G99:

    Paligjshmėria e krijimit tė Partisė Politike G99 ėshtė sa ligjore aq edhe parimore. Sipas ligjit shqiptar tė OJFve, ėshtė e pamundur qė njė OJF tė transformohet nė njė parti politike. Sipas nenit 42 dhe 43, njė OJF nuk ka hapėsirė ligjore pėr t’u transformuar nė njė parti politike. Ndėrkohė qė veprimi likuidues i pasurisė dhe aseteve tė njė OJFje nė ēastin qė shpėrndahet (nė kėtė rast shoqata G99 duhet tė shpėrndahet meqė krijohet Partia G99) e bėn tė pamundur kalimin pasuror nė favor tė partisė politike G99.
    Kėshtu shoqata G99, ėshtė e detyruar qė ē’kanė mbetur nga tė gjitha paratė dhe asetet e dhuruara nga ndėrkombėtarėt pėr spinoff-et e mėsipėrme qė janė transferuar nė mėnyė tė paligjshme nga Lėvizja MJAFT, tė kthehen nė origjinė.
    Sipas ligjit partia G99 duhet tė fillojė ēdo veprim financiar nga e para dhe nuk mund tė trashėgojė asnjė pronė tė Lėvizjes MJAFT tė pėrvetėsuar nė mėnyrė tė paligjshme nga shoaata G99 nėpėrmjet kontrollit tė vulės nga Erjon Veliaj. Por pavarėsisht pamundėsisė ligjore qė Partia G99 tė trashėgojė kapitalet e G99 (pėrfshirė edhe “kuotizacionet” e mbledhura deri mė tani nga 99 “aksionerėt” e Velisė), dihet se Partia G99 sot kontrollon shumė burime financiare. Sot Veliaj si krahu i djathtė i Ramės, ėshtė bėrė “mik” me tė gjithė biznesmenėt e mėdhenj qė bėjnė pallate apo kanė interesa pranė Kryetarit Rama dhe ushtari i mirė politik Veliaj i ka tė gjitha premisat e njė ”sekseri tė mirė Veliaj”, kėshtu qė edhe burimet financiare tashmė nuk mungojnė sipas parimit: “japim sot qė tė bėjmė tendera tė paligjshėm sot dhe nesėr”.
    Ndėrkohė mėsohet se Milva Ekonomi si ekzekutuesja e skemės sė fajdesė sė Soros me tre Besat ėshtė nė krizė reale kėto ditė si pasojė e diskreditimit tė vperimtarisė sė financiare kriminale tė Soros dhe po pėrpiqet qė tė pėrdorė ushtarin dhe sekserin e mirė Veliaj si mbrojtės tė skemės Besa pasi edhe ai ėshtė implikuar familjarisht nė skemat e dhėnies sė kredive pa liēensė.

    Ja pjesė nga ligji pėr Partitė Politike qė tregojnė paligjshmėrinė Veliaj

    LIGJ Nr. 8580, datė 17.2.2000 PĖR PARTITĖ POLITIKE

    Neni 7
    Ndalohet regjistrimi i njė partie nė rastet kur:
    c) partia ėshtė krijuar jashtė territorit tė Republikės sė Shqipėrisė;

    Neni 9
    Deri nė datėn e regjistrimit, themeluesit e partisė mund tė kryejnė veprime qė janė tė nevojshme pėr organizimin e saj, siē janė, sidomos,thirrja e zhvillimi i mbledhjes sė themeluesve dhe zgjedhja e organeve drejtuese, por nuk mund tė kryejnė veprimtari si parti politike.

    Neni 10
    Kėrkesa pėr regjistrimin e njė partie politike duhet tė nėnshkruhet nga jo mė pak se 500 shtetas shqiptarė, anėtarė themelues tė saj, me vendbanim tė pėrhershėm nė Republikėn e Shqipėrisė.

    Neni 11
    Nė dokumentet pėr regjistrimin e partisė politike, pėrcaktohen:
    ē) burimet e financimit.

    Neni 17
    Burimet financiare dhe materiale tė partive politike pėrbėhen nga:
    b) ēdo pasuri e fituar nė mėnyrė tė ligjshme;

    Neni 20
    Ndalohet krijimi i personave juridikė tregtarė e jotregtarė, qė ushtrojnė veprimtari me qėllim fitimi, nga partitė politike apo nėpėrmjet tė tretėve.
    Partitė politike mund t’i pėrdorin pasuritė e mjediset e tyre pėr veprimtari ekonomiko-shoqėrore tė karakterit tė botimeve, shtypshkrimeve, shėrbimeve apo dhėnies me qera, sipas legjislacionit nė fuqi.

    Neni 23
    Kontrolli i Lartė i Shtetit ėshtė organi kompetent i ngarkuar me funksionin e kontrollit financiar mbi partitė. Ky kontroll nuk do tė kufizohet vetėm nė pjesėn e buxhetit tė partive qė sigurohen nga fondet publike, por do tė mbulojė edhe dhuratat dhe ndihmat e pėrfituara nė rrugė tė tjera. Kontrolli i Lartė i Shtetit ka tė drejtė tė ushtrojė kontroll financiar mbi partitė politike para dhe pas fushatave elektorale.

    Skema e krijimit tė spionffeve sorosian dhe aktivizimi i Edi Ramės si pėrfaqėsuesi politik

    George Soros ėshtė shpikėsi i modelit tė spinoffėve nė bursėn e Ėallstreett, njė instrument i lindjes dhe zhdukjes sė subjekteve tė tipit of-shore tė cilat Soros i ka pėrdorur pėr tė ngritur gracka spekulative nė lojėn e tij tė “vjedhjes” legale tė parave tė tė tjerėve. Pas njė suksesi spektakolar, pėr tė cilat janė shkruar edhe libra nė pėrdorimin e spinoffėve, Soros nė mes tė viteve 90 filloi tė aplikojė lojėn e spinoffėve edhe nė rrjetin e fondacioneve tė veta tė shtrira kryesisht nė Europėn Lindore. Spinoff-et e shoqėrisė civile janė organizata jo-qeveritare apo jo-fitimprurėse qė krijohen nga zyrat e Soros dhe shfaqen nė publik sikur janė tė pavarura pavarėsisht dokumentacionit tė drejtpėrdrejtė apo tė fshehur tė pronėsisė nė aktin e themelimit. Sipas modelit tė Soros, organizatat spinoff janė organizata qė themelohen dukshėm apo fshehur nga Soros, por nė publik shfaqen si organizata tė pavarura. Kėto organizata bija tė fondacioneve lokale Soros, kanė tė gjitha njė karakteristikė tė pėrbashkėt: nuk mund ta tradhtojnė kurrė themeluesin dhe janė bij qė nuk plangprishen dot, pėr arsye jo thjesht tė dokumentacionit por se janė “tė besueshme”. Qė tė jesh pjesė e spinoffit duhet tė kesh tė ngjashme “10 cilėsitė e komunistit”, pasi edhe personazhet qė janė rekrutuar nga SOROS vijnė nga majat e organizatave bazė tė Partisė sė Punės. Personazhet qė bėhen tė besueshėm pėr t’ju dhėnė e drejta pėr tė administruar njė spinoff sorosian, duhet tė arrijnė qė tė bėjnė njė figurė tė mirė pėrballė hierarkisė vertikale tė Soros qė nga ekzekutivi nacional, ai rajonal (Budapest), ai nė Londėr (qė e drejton Princesha e Hollandės Von Miss) e deri nė zyrat e Neė York ku ndodhen zyrat e OSI (Instituti i Shoqėrisė sė Hapur) qė ndodhet disa kate nėn njė ndėr korporatat mė famėkeqe nė botė, Soros Management Fund. Mund tė ndodhė qė vetė George Soros tė dėgjojė pėr kėtė personazh por ndonjė “fatlum” mund tė ketė dhe fatin tė takohet me vetė “Themeluesin”. Mund tė ndodhė qė edhe tė bėhet mik por ky ėshtė rast unik. Nė Shqipėri kėtė fat e kanė pasur dy vetė: Edi Rama dhe Milva Ekonomi. i pari u bė mik nė 1996, si pasojė e ironisė dhe mė pas humorit qė shkėmbyen kur dy personazhet po hanin supė nė njė drekė pune nė njė hotel luksoz tė Budapestit (Soros po prezantohej me Bordin e Fondaconit tė tij nė Shqipėri) dhe tjetra nė rrethana tė paqarta por vetėm kur demonstroi njė sukses tė paparė pėr tė inkasuar midis dy krizave tė ‘97 dhe ‘99 nė xhepat e George Soros mbi 100 milionė dollarė tė destinuara pėr Shqipėrinė nga komuniteti ndėrkombėtar por edhe nga buxheti i shtetit shqiptar. Kėta tė dy kanė qenė dy personazhet mė tė afėrt tė Soros nė Shqipėri i cili vjen vazhdimisht kėtu (mė shumė se nė ēdo vend tjetėr Ballkanik) sepse edhe ka fituar mė shumė kėtu se kudo tjetėr.

    17-03-2009

    SOT
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 14-01-2012 mė 19:16

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Veliaj: Ndėrhyrja e Klinton nė Kosovė u bė pėr trafikun e armėve tė shqiptarėve dhe jo pėr genocidin serb

    Edhe Robin Cook ka qare kur ka vizituar varrezen dhe kufomat e djegura ne Krushe te Madhe,e ky Veliaj e mohon kete gje.

    Batajnice,Serbi,viti 2001.Dora e nje femre shqiptare.


  9. #19

    Pse e shkaterroi Rama strukturen e meparshme te FRESSH?

    Pse e shkaterroi Rama strukturen e meparshme te FRESSH?

    Ku eshte sot ish-drejtuesi i saj Gjergji Koja?

  10. #20
    Koja: Afera korruptive ne Kryesine e PS

    E Hene, 16 Tetor 2006

    Kryetari i FRESSH-it Gjergji Koja nuk ka njohur punimet e konventes se Forumit si dhe perzgjedhjen e koordinatores Megi Ayteresa si pasardhese te tij. Ne nje emision televiziv ne “NTV” perballe gazetarit Clirim Peka, Koja ka theksuar se thirrja e Kongresit nuk ka zbatuar rregullat e percaktuara nga statuti i partise. Sipas tij, kongresi i vertete i FRESSH do te mblidhet ne 24 mars te vitit 2007 ne baze te vendimit te dale nga forumi me i larte drejtues sic eshte Komiteti i Pergjithshem Drejtues. “Nuk e njoh kongresin e filluar dhe te mbaruar nga Edi Rama. Aktualisht strukturat e FRESSH-it jane duke zhvilluar konferencat neper rrethe dhe eshte bere me dije dhe kryesia e PS-se per te gjitha keto aktivitete”, ka deklaruar Koja. Ai ka theksuar se konventa e FRESSH-it nuk eshte se nuk njihet nga ai personalisht, por nuk njihet nga strukturat dhe forumet e FRESSH-it. Nderkohe qe Koja e ka cilesuar si nje farse mbledhjen e konventes, e cila i ka sherbyer, sipas tij, vetem kryetarit te PS-se

    Ne te njejten kohe, Koja ka mohuar ekzistencen e nje konflikti mes FRESSH-it dhe PS-se, duke theksuar se “FRESSH nuk mund te perjashtohet nga PS, por perkundrazi vazhdon dhe do te jete nje nga pjeset me te fuqishme dhe bazamenti i PS-se.” “FRESH do te vazhdoje te mbeshtese fort PS-ne per te fituar zgjedhjet lokale, por nuk do te kemi asnje bashkepunim me te gjithe ata qe duan emblemen e PS-se per t’u ruajtur nga drejtesia, e cila pa dyshim do te veproje ndaj ketyre njerezve qe perdorin partine per te ruajtur veten”, u shpreh ish-ministri i Drejtesise.

    Gjithashtu Koja nuk ka kursyer dhe kritikat ne adrese te shume anetareve te kryesise socialiste, te cilet sipas tij duhet te ndiqnin shembullin e ish-kryetarit Fatos Nano dhe te terhiqeshin nga postet drejtuese te PS-se. Ne kete pike, ai ka permendur Gramoz Rucin dhe Fatmir Xhafen, duke bere edhe akuza per implikim ne afera korruptive te disa anetareve te kryesise se PS-se. Nderkohe qe menyren e perzgjedhjes se koordinatores se re, Koja e ka cilesuar si nje stermundim qesharak te Rames per te bere kongres te jashtezakonshem.

    M.Gj

    Gazeta Korrieri

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •