Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1

    Ish-Mjaft dhe ish-G99 te shnderruar ne FRESSH!

    Grupi i 99-shave feston sot kapjen pėr fyti tė FRESSH-it

    15-01-2012

    Nga Lavdrim Lita

    Sot nė orėn 11.00, nė Pallatin e Kongreseve do tė festohet fitorja e marrjes sė kontrollit kapilar tė forumit rinor eurosocialist nga ana 99-ve. Zaptimi i strukturave tė larta tė partisė socialiste ka qenė njė plan i hershėm i anėtarėve tė ish-organizatės “Mjaft”, e mandej shndėrrimit tė saj politik. I pranishėm sot nė kėtė zijafet publik ėshtė ideologu i 99-ve, dora vetė Edi Rama dhe krahu i tij i djathtė, Erjon Veliaj. Ky i fundit i sapo emėruar sekretar pėr rininė socialiste dhe ēėshtjeve tė diasporės. Me njė karrierė tė rrufeshme brenda PS-sė, Veliaj ka arritur majat mė shpejt se cilido tjetėr, edhe pse pa merita dhe kontribute cilėsore nė forumet dhe strukturat e kėsaj organizate politike.
    Megjithatė afėrsia me kryetarin e sotėm tė PS-sė ka qenė njė faktor determinant nė karrierėn e kėtij politikani, domethėnė nė djegien e tė gjitha etapave tė mundshme, pa fituar qoftė dhe njė herė me votė postin qė ka merituar. Sepse nė krye tė organizatės rinore “Mjaft” u komandua prej bamirėsve tė jashtėm dhe tė brendshėm. Dhe nė krye tė partiēkės politike “G99” u vetė emėrua kryetar, pasi u udhėzuar tė formėzonte lėvizjen rinore me jeniēerėt 99-sh nė njė kontenitor politik tė dukshėm mediatikisht, me synimin e interceptimit tė disa votave rrjedhėse tė PS-sė dhe tė zhvaste ca vota qė shkonin drejt Lėvizjes Socialiste pėr Integrim. Ky truk prestigjiatorėsh pėrfundoi me njė dėshtim pėr t’u mbajtur mend.
    Gjithsesi kooptimi i Erjon Velisė dhe shumė 99-shave tė tjerė (Olta Xhaēka, Endri Fuga, Arbėr Mazniku, Elisa Spiropali, etj) nė forumet e larta tė PS-sė ėshtė pėrfundimi i njė rezultanteje tė njohur: transfuzioni i gjakut tė ri brenda njė organizmi tė konsideruar i sėmurė. Kontingjenti i 99-shave feston sot kapjen pėr fyti tė njė organizate tė rėndėsishme politike qė ka nxjerrė funksionarė tė lartė shtetėrorė deri dhe kryeministra. FRESSH ėshtė themeluar mė 15 janar tė vitit 1992 nga njė grup tė rinjsh studentė dhe gjimnazistė me prindėr komunistė dhe sot drejtohet nga Elisa Spiropali, ish-drejtuese e fondacionit Mjaft.
    Mė editoralin e ditės sė djeshme, Edi Rama shkruante se: “Kundėrshtarėt sulmojnė nė kėtė pikė sepse kjo ėshtė njė pikė e forte”. Dhe nė paragrafin pasues: “Shqipėria Europiane s’ka gjasė tė ndėrtohet pa ndėrtuar rrugėn e meritės pėr tė rinjtė”. E kemi tė vėshtirė tė gjejmė qoftė dhe njė arsye pėr pėrligjur transfuzionin e gjakut tė radikalėve tė 99 nė FRESH, paēka se mund tė ketė ardhur si nevojė apo si pasojė e meritės dhe kontributeve tė kėtyre rioshėve. E vetmja betejė qė u mbahet mend kėtij grupimi prej 99-sh, qė kanė kapur sot pėr fyti Fresshin ėshtė sulmi ndaj qeverive socialiste, ndaj liderit historik tė socialistėve Fatos Nanos. Sidoqoftė Forumi Rinor Eurosocialist feston sot njėzet vjetorin e saj, pa themeluesit, por me zaptuesit e rinj: Occupy Fresh. Dy nga themeluesit, Ilir Meta dhe Pandeli Majko janė sot mė larg se kushdo tjetėr nga Partia Socialiste. Ilir Meta pėr motive tė njohura. Kurse Pandeli Majko i izoluar prej politikės radikale tė Ramės po kėrkon tė “strehohet” nė njė zyrė tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, edhe pse gjasat janė tė pakta. Pėr ironi tė fatit njėzet vjet mė parė Majko dhe Meta si dy socialist tė rinj luftoheshin ashpėr nga Edi Rama qė sulmonte verbalisht Partinė Socialiste, bile duke kėrkuar tė ajo tė deklarohej e paligjshme; kurse njėzet vite mė pas Edi Rama ėshtė kryetar i Partisė Socialiste dhe Majko dhe Meta janė shpallur “outlaw” tė paligjshėm.

    55

  2. #2
    Ish-Mjaft dhe ish-G99 - Po ne do t'ja dalim!


  3. #3
    Erion Veliaj, si zhduku me vellane, 300 mije euro kredi per biznesin rinor

    Av. Altin Goxhaj

    E Diele, 24 Maj 2009

    "Fondacioni MJAFT qenka si i Sudes? Nuk e dija qe Maarti Ahtisaari themelon te tilla fondacione, po do sigurohem qe t'ia them tani qe e kemi me shpesh ne rajon."

    Erion Veliaj (Marre nga shkrimi i Erion Velias "Mero Baze, me ne fund dhe PD-ja e ka gjetur Xhoanen e vet" botuar ne gazeten Koha Jone ne 28 Tetor 2005,)



    Erion Veliajt prej vitesh i eshte kerkuar te beje transparente parate qe ka perfituar nga donatoret nderkombetare te destinuara per shoqerine civile rinore shqiptare, por ai ka refuzuar te beje nje gje te tille. Arsyetimi i tij karakteristik sperdredhes ka qene se ai i jep llogari donatoreve te huaj dhe jo shqiptareve. Prej nje viti, kerkesa per transparence eshte perseritur me tone me te forta pas angazhimit te hapur politik te Veliajt me G99 si prove integriteti pasi ai po i kerkon shqiptareve qe te behet administrator i taksave te tyre. Si mund t'i besohet dikujt te administroje taksat e shqiptareve qe refuzon hapur te beje transparente sa para ka marre dhe si i ka harxhuar fondet qe burojne nga taksapaguesit e huaj?

    Ne fakt arsyeja pse Veliaj refuzon te tregoje sa para ka marre dhe si i ka shpenzuar ato lidhet me 3 arsye te forta:

    E para, Veliaj nuk tregon dot se ka perfituar mbi 5.4 milione euro nga komuniteti nderkombetar, kontribute keto per shoqerine civile shqiptare sepse te gjithe do te kuptonin se pse sot ne Shqiperi nuk ka me asnje qender rinore qe te ofroje sherbime per rinine.

    E dyta, Veliaj nuk tregon dot se si 5.4 milione euro jane grabitur drejtperdrejt nepermjet bizneseve familjare te klanit Veliaj (Grafik Propaganda, C&PR Production, ACG shpk, etj).

    Dhe e fundit, sepse me nje pjese te ketyre parave te dhena nga donatoret per te mbeshtetur shoqerine civile shqiptare jane kanalizuar per te financuar ne menyre te paligjshme Partine private te tipit OJF G99.

    Por nje nga rastet me te paprecedente ne shoqerine civile shqiptare eshte pikerisht menyra se si Erion Veliaj ne konflikt te paster interesi perfitoi 300 mije euro qe duhej te ofroheshin si kredi te buta per rinine shqiptare i ndau dhe zhduku me te vellane e tij Arber Veliaj dhe bashkepunetoret e tij te ngushte Mazniku dhe Fuga.

    E gjithe kjo grabitje ka ndodhur nepermjet vrimes se zeze te Fondacionit MJAFT, i cili u zhduk para 1 viti nga qarkullimi (u mbyllen dhe u zhduk kompjuteri i financave dhe te gjitha dosjet financiare) nga Erion Veliaj per te fshehur gjurmet e korrupsionit galopant me donacionet nderkombetare te destinuara per shoqerine civile shqiptare. Nje nder pikat me te erreta te ketij Fondacioni eshte "zhdukja" pa lene gjurme e vet Fondacionit bashke me qindra mije eurot e tij, te cilat mund te kene fluturuar nje dite te bukur ne numrin qe kontrollon Erion Veliaj ne San Francisko, "145 Seiss Ave., San Francisco, CA 94131 (Payable to BYL, memo Mjaft)".

    Nje nder arsyet kryesore qe ky Fondacion u zhduk nje dite te bukur pa lene gjurme, eshte edhe se Fondacioni MJAFT ka gelltitur nje shume te pallogaritshme parash (nga te dhenat paraprake rezultojne 300 mije euro) nga Balkan Children and Youth Foundation (BCYF), (fondacion i themeluar edhe me mbeshtetjen e Fondacionit Soros), International Youth Foundation (IYF), Youth Business International (YBI), The Prince of Eales International Business Leaders Forum (Fondacioni i themeluar nga familja mbreterore angleze).

    Parimi i konfliktit te interesit, si mekanizem korrupsioni per mbeshtetjen e Politikanit Erion Veliaj

    Ne 2004, Erion Veliaj zgjidhet si anetar i Bordit te Balkan Youth Children Foundation, nje Fondacion nderkombetar qe u krijua me qellim mbeshtetjen e iniciativave rinore ne Ballkanin e pasluftes se Kosoves dhe ku President Nderi u zgjodh personaliteti i shquar Maarti Ahtisaari. Propozimi per zgjedhjen e Velise si perfaqesues i Shqiperise ne krye te ketij Fondacioni, erdhi ne 2004 nga themeluesi i Fondacionit Soros ne Shqiperi, shqiptaro-amerikani Fron Nazi, i cili njihet si nje nder ekspertet kryesore te Soros-it ne Ballkan. Ky eshte njeriu qe zgjodhi celulen e pare te Soros ne Tirane ne 1992.

    Ne vitin 2004, sapo Erion Veliaj behet anetar Bordi, nje lume donacionesh te destinuara per shoqatat rinore ne Shqiperi te cilat aplikonin me kot per fonde, shkuan per MJAFTET e Velise. Per kete arsye po ate vit, u regjistrua ne Gjykaten e Tiranes Fondacioni MJAFT, nje organizate e cila kerkonte te diversifikonte politiken e fund raising (mbledhje fondesh) nga donatore te ndryshem per MJAFT, pasi shume donatore e kuptonin se po thyenin cdo barazi financimesh duke i derdhur mbi 1 milion euro ne numrin e llogarise se Levizjes MJAFT megjithese kishte vetem 1 vit jete. Fondacioni MJAFT u prezantua ne nivelin ekzekutiv me 2 emra vajzash te reja: Jona Repishti dhe Anisa Kaltanji, dy nga aktivistet kryesore te MJAFT ne ate kohe, te cilat Veliaj i kishte nen kontroll, pasi ato nenshkruan nje deklarate konfidencialiteti qe nuk i lejon te flasin per fondet e fondacionit (deklarate qe nuk njihet nga ligji shqiptar). Nderkohe sot per t'iu pergjigjur ndonje e-maili per ndonje donacion te ri pergjegjes eshte caktuar koordinatorja e MJAFT Anisa Kaltanji e cila ne fakt do te ishte edhe personi qe do te thirrej e treta si deshmitare ne gjykate per te deklaruar se ku ndodhet kompjuteri i financave por qe sic ka deklaruar dhe vete as qe e ka idene e financave te vjetra.

    Ajo qe te ben me shume pershtypje ne qarkullimin e qindra mije eurove te Fondacionit MJAFT, eshte loja e pokerit financiar te Velise me shoke e shoqe, te cilen do e kene mesuar nga Kryetarja e Bordit te Fondacionit MJAFT, Milva Ekonomi, (maestro e te gjithe parave dhe spinoffeve te George Soros qe qarkullojne ne Shqiperi dhe Kosove)

    Sipas te dhenave, rezulton se Erion Veliaj i zgjedhur ne vitin 2004 si anetar i Bordit te Balkan Children and Youth Foundation, ne krye te te cilit ishte zgjedhur personaliteti i shquar Maarti Ahtisaari, ne konflikt te paster interesi propozon, mbron dhe voton projektin e paraqitur nga Fondacioni MJAFT: "Youth Business Albania (YBA)" ("Biznesi Rinor Shqiptar"). Duke shkelur cdo parim te konkurrimit te barabarte per projektpropozime (pasi ishte jashte cdo lloj kriteri te aplikimeve), i gjithe fondi i BCYF shkretoi te gjithe buxhetin baze te ketij fondacioni per Shqiperine.

    Problemi baze i pakenaqesise ballkanike me emrin Veliaj, ishte konflikti i hapur i interesit qe kishte nje anetar Bordi me mbeshtetjen e struktures se tij. Sipas CV se Erion Velise ne Bordin e BCYF, ai prezantohet edhe si Drejtor Ekzekutiv i Balkans YouthLink, e cila kontrollon edhe numrat bankar te Fondacionit MJAFT ne San Francisko (e cila sipas te dhenave te uebsitit te zhdukur te fondacionit MJAFT eshte me e rekomandueshmja per cdo transferte donacionesh pasi eshte "pa taksa").

    Problemi me i madh qe kishte projekti i "Biznesi Rinor Shqiptar" ishte menyra e harxhimit te parave. Ky projekt synonte dhenien e mikrokredive per te rinjte, para te cilat do tu jepeshin me grante deri ne 4 000 euro per cdo biznes te ri dhe me pas me parate qe do te kthenin se bashku me perqindjet e te kredituarve te pare do te kreditoheshin te tjere te rinj dhe keshtu me radhe do te krijohej nje Banke Rinore e cila do te vazhdonte te funksiononte si subjekt i shoqerive te mikrokreditit. Kjo fushe percaktohet si dhenie kredish dhe fondacionet qe japin para me perqindje klasifikohen nga ligji shqiptar si piramida nese nuk kane nje licence te dhene nga Banka e Shqiperise.

    Parate e donatoreve me te rendesishem ne bote, perfshire Familjen Mbreterore Angleze, International Youth Foundation (IYF), Youth Business International (YBI), te cilat njihen boterisht per mbeshtetjen qe i japin bizneseve dhe vetepunesimit te te rinjve nepermjet fondeve te mikrokreditit, iu dhane nje organizate pas asnje lloj eksperience ne kete fushe, pa asnje lloj ekspertize te domosdoshme dhe te detyrueshme qe kerkon fusha e mikrokreditit. Fondacioni MJAFT rezulton nga te dhenat e dokumentuara se nuk ka plotesuar asnje kerkese per t'iu njohur e drejta e dhenies se mikrokrediteve prane Bordit Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise, as sipas ligjeve te para shkurtit 2007 dhe as ato pas shkurtit 2007. Fondacioni Mjaft nuk eshte licencuar nga Banka e Shqiperise per te dhene mikrokredi. Ndaj dhe per kete qellim keto fonde iu duheshin besuar nje institucioni te licensuar por Veliaj nuk mund te pranonte qe ti ikte nga dora qe thele kaq e majme qe me pas do ta ndante me te vellane, Maznikun dhe Fugen.

    Ne vitin e pare, shuma prej 55,800 dollaresh amerikane, iu dha 15 te rinjve, te cilat duhej ta kthenin me perqindje me te larte per te sherbyer si kreditim i besueshem dhe jashte cdo risku per te tjere te rinj. Personat qe moren shumen ishin anetaret e Levizjes MJAFT te cilet ne kundershtim me ligjin per OJF-te, e kthyen organizaten e tyre ne nje organizate qe ndan fitime. Por ajo qe percaktoi konfliktin me tipik te interesit, ishte kreditimi nga Erion Veliaj, i vellait te vet Arber Veliaj 18vjecar i cili edhe mori qe ne fillim grantin maksimal qe lejohej prej 4000 eurosh. Ky operacion i paligjshem financiar dhe i denueshem nga legjislacioni shqiptar, ndodhi nen hunden e Bankes se Shqiperise, Ministrise se Financave duke perfshire ne shkeljen e ligjit mbi piramidat e '97 edhe zyrtare te larte te kohes.

    Problemi kryesor qe pati granti i pare i mikrokreditit, ishte zhdukja pa lene gjurme nje dite te bukur e te gjithe fondit te mikrokredit rinor prej 300 mije eurosh, fakt qe ka implikuar ne kete loje te shemtuar vete zyrtaret e BCYF. Keta zyrtare jane vene ne siklet te madh keto dite se nuk po dine si te raportojne deshtimin e tyre dhe vrimen financiare me emrin Fondacioni MJAFT qe zhduku nje dite te bukur 300 mije euro te Familjes Mbreterore Angleze dhe te disa donatoreve te tjere, para qe u dhane per te mbeshtetur punesimin rinor ne Shqiperi. Ne vete faqen e tyre zyrtare rezulton paraqitja e te dhenave komprometuese se kush kontribuoi per parate e mikrokreditit te paligjshem rinor ne Shqiperi, kush i mori dhe mbi te gjitha ne forme spektakolare, tregohet Arber Veliaj duke marre parate ne nje ceremoni zyrtare nga vete i vellai Erion Veliaj (sic shihet edhe ne foton bashkengjitur).

    Qindra mije euro te kontribuara per Shqiperine nga komuniteti nderkombetar dhe te zhdukura nen hijen e rende te personalitetit Marti Ahtisaari, jane nje nga rastet qe tregon se si kane abuzuar keta pionere te politikes se re te korrupsionit galopant. Erion Veliaj tre vjet me pare i kujtoi Mero Bazes qe e kishte akuzuar Fondacionin MJAFT si Fondacioni i Sudes, se po akuzonte Fondacionin qe e paska krijuar Marti Ahtisaari. Tashme i ngelet Ahtisarit ti pergjigjet pyetjes: a eshte ai krijues i fondacionit te Sudes ne Shqiperi me emrin Fondacioni MJAFT numrin e llogarise bankare ne San Francisko te te cilit e kontrollon Erion Veliaj? Dhe Ahtisari qe nuk ka ansje dijeni per kete histori, edhe sepse nuk eshte ai qe e ka krijuar kurre Fondacionin MJAFT, eshte pikerisht modeli se si Veliaj shpik cdo lloj historie mbi mbeshtetje nderkombetare per te fshehur vjedhjet e tij mbi parate e rinise shqiptare. Menyra se si Veliaj ka keqperdorur emrin e Ahtisarit eshte tipike si perralla e Velise qe gezonte mbeshtetjen e Obames (nje perralle qe s'po permendet me prej javesh pasi i ka dale boja ne menyre qesharake).

    Ajo qe ka rendesi sot eshte pikerisht qe nje nga elementet baze te gjoja programit te G99 bazohet te punesimi i rinise nepermjet fondeve te mikrokreditit. Pyetjeve qe duhet tiu pergjigjet Veliaj tashme eshte se para se te perrallise mbi punesimin e te rinjve shqiptare nepermjet mikrokredive, me pare duhet te deklaroje ku jane 300 mije euro te zhdukura te Fondacionit MJAFT, nje pjese te dhuruara nga Familja Mbreterore Angleze, qe duhet te qarkullonin si mbeshtetje kreditimi per biznesin rinor shqiptar?

    Perse Fondacioni MJAFT eshte shpallur i mbyllur ne marredhenie nderkombetare dhe perse nuk raporton se ku jane 300 mije eurot e kreditimit rinor?

    Perse Fondacioni MJAFT ka fshire faqen e vet online (duhej te ishte aktiv ne faqen www.mjaftfoundation.org) dhe perse u zhduk logoja e Fondacionit MJAFT nga faqja zyrtare e Levizjes MJAFT (www.mjaft.org) kur gazeta Sot denoncoi zhdukjen e parave te Fondacionit MJAFT? Ku ndodhet kompjuteri apo beckaup-i i financave te Fondacionit MJAFT apo do te vazhdohet se qenka fshire pa dashje dhe zyrat gjoja qenkan grabitur me te gjithe dokumentacionin (nderkohe qe prane Drejtorise se Policise Tirane nuk ka ardhur kurre ndonje denoncim i tille)?

    A eshte kryer procedura ligjore e mbylljes se Fondacionit MJAFT ne Gjykate duke bere edhe likujdimet e nevojshme (kthimit te fondit prej 300 mije eurosh ne BCYF)?

    Sot 300 mije euro duhej te ishin ricikluar duke shtuar perqindjet e mikrokredive rinore duke u shperndare vazhdimisht te rinjve shqiptare. Sa eshte perqindja qe mungon?

    C'lidhje kane 300 mije euro-t e zhdukura pa lene gjurme me krijimin e biznesit te paligjshem Grafik Propaganda (biznes i paligjshem dhe pa numer licence) qe drejtohet nga vellai i Erion Velise i cili ka mbi 80 kliente duke qarkulluar deri tani mbi 500 milione leke?

    A i ka paguar ndonjehere taksat vellai i Velise per llgari te Grafik Propagandes qe u krijua me kapitale fillestare nga fondi i mikrokreditit?

    Sa qindra mijera euro te MJAFT ka faturuar vellai i Erion Velise qe ne ate kohe?

    Po Arbjan Mazniku dhe Endri Fuga ku i gjeten 111 milione leke kapital ne kohen kur zhduket fondi prej 300 mije i kreditit rinor, per te themeluar biznesin e tyre ortakeror ACG shpk (Albanian Communication Group shpk me numer nipti K62225006P ku 30% te aksioneve i ka Arbjan Mazniku dhe 70% benjamini i Rames Endri Fuga) i specializuar per import-eksport dhe publikimin e revistes MAPO e cila tashme njihet si organi zyrtar i G99?

    Perse Erion Veliaj i ka deklaruar donatoreve se ai s'ka asnje lidhje me Fondacionin MJAFT kur dihet shume mire se eshte ai nje nder themeluesit dhe drejtuesit kryesore ku dhe numri i llogarise nderkombetare te Fondacionit qe ndodhet ne San Francisko kontrollohet drejtperdrejte nga ai vete?

    Ja pra keto jane pyetjet qe Erion Veliaj duhet tiu pergjigjet ne prezantimin e sotem zyrtar te programit te G99 ne Pallatin e Sportit Asllan Rusi. Ai sot, bashke me bashkepunetoret kryesore te zhdukjes se 300 mije eurove te kreditimit te biznesit rinor do te prezantoje perballe disa dhjetera te rinjve (qe vijne per te pare Alban Skenderajn), platformen e re por njekohesisht te vjeter te punesimit te te rinjve shqiptare nepermjet kreditimit te biznesit rinor. Por ai duhet te tregoje sot se cfare beri me 300 mije eurot qe iu besuan per kreditimin e biznesit rinor ne 2004 dhe ne vazhdim. A po mos plani i Veliajt eshte qe sic i zhduku bashke me te vellane, Maznikun, Milven 300 mije eurot plus perqindjet e vetepunesimit te te rinjve do te beje edhe me dhjetera miliona eurot e Qeverise Shqiptare per punesimin e te rinjve neser ne rast se larg qofte xhepistet e shoqerise civile do te vijne ne pushtet?

    * Levizja Qytetare Zgjohu

    ("Zgjohu" eshte Levizja me e re Qytetare ne Tirane dhe drejtohet nga Avokat Altin Goxhaj)


    koha jone

  4. #4
    Agjensia e Lajmeve "SOT"

    Erion Veliaj, skemė pėr tė fshehur burimin e financimit tė forcės sė tij G99.

    Kush ėshtė biznesi qė qarkullon paratė e G99?

    Skandali i kėtyre ditėve qė ka plasur nė mėnyrė ekskluzive Gazeta Sot me Mjaftin dhe G99 e Erion Velisė ka pėrfshirė nė faqet e veta njė numėr tė padėgjuar ambasadash dhe institucionesh ndėrkombėtare duke formatuar vrimėn mė tė zezė tė parave tė shoqėrisė civile qė ka funksionuar deri mė sot. Prej ditėsh gazeta Sot paraqet se si Politikani i Politikės sė e tė korrupsionit dhe mashtrimit, Erion Veliaj dhe shokėt dhe shoqet e tij kanė abuzuar me paratė e donacioneve pėr Shqipėrinė tė destinuara pėr shoqėrinė civile nė Shqipėri.

    Nga tė dhėnat e para tė botuara kėto dy janė rezultojnė njė numėr shumė i madh donatorėsh duke pėrbėrė edhe njė rekord fundraising (thithje fondesh) si pėr nga sasia e parave ashtu edhe nga numri i donatorėve. Emra ambasadorėsh dhe drejtuesish organizatash ndėrkombėtare me shumė reputacion implikohen ēdo ditė nė faqet e gazetės sot me praktika tė paligjshme dhe korruptive si nė kontratat e donacioneve pėr OJFtė e Erion Velisė ashtu edhe pėr kontratat me bizneset e tij. Erion Veliaj sot drejton njė organizatė e cila nė kundėrshtim me ligjin shqiptar pėr Partitė Politike financohet nė mėnyrė tė paligjshme dhe krejtėsisht jotransparente nga paratė qė vijnė nga burime tė dyshimta ndėrkombėtare duke shkelur si legjislacionin shqiptar ashtu edhe atė ndėrkombėtar. Partia e re multimilionere e Erion Velisė i siguron qindra miliona lekė nėpėrmjet teknikave tė pastrimit tė parave dukė pėrdorur numra bankarė jashtė Shqipėrisė. Njė nga rastet mė tipike tė numrave jashtė Shqipėrisė ėshtė edhe numri i llogarisė bankare i dhurimeve qė G99 ka publikuar online. Sipas tė dhėnave tė faqes zyrtare tė G99 (www. Erion Veliaj me vėllain e tij ka shpikur njė teknikė tė re tė fshehjes sė burimeve financiare tė partisė sė tij milionere. Veliaj ka krijuar njė derdhje online parash per Grupimin e tij politik G99 drejt njė biznesi privat me qendėr nė SHBA Mozaik.shpk me Adresė: 3450 Acworth Due Ėest Rd, nė, Suite 150, Acworth GA 30144, USA me nr tel: (1) 404-468-8554 dhe me adresė nė Tiranė Adresa: Rr. Dervish Hima, P. Leskov 1/5, Tirane , Tel: (+355) 42227877, biznes i cili funksionon nė Shqipėri nė fusha tė shit-blerjes online dhe njė ndėr fushat e shėrbimeve tė saj ėshtė edhe realizimi i pagesave dhe transferove online. Arsyeja pse ėshtė zgjedhur nga Veliaj ky biznes pėr tė derdhur paratė e G99 ėshtė shumė e thjeshtė. Mjafton tė lexosh politikėn e privacisė sė kėtij biznesi dhe kupton shumė:
    “Tek Mozaik Sh.P.K., ne kuptojme mire ceshtjen e ruajtes se informacionit personal. Perdoruesit e internetit jane gjithmone te shqetesuar me te drejte se si apo ku do perfundoje informacioni i tyre.
    Ne respektojme informacionin tuaj personal dhe e trajtojme ate me nje rendesi te veante. Ne nuk japim informacion mbi klientet tane asnje pale te trete per asnje arsye, perve ne rastet ku bashkepunojme me organet e ligjit kur eshte kryer nje shkelje ligjore kunder kompanise sone.
    Informacioni juaj personal eshte i sigurt me ne. Ky eshte premtimi yne per ju.
    Informacioni personal i klienteve ruhet i kriptuar per siguri maksimale.”
    Arsyeja pse Veliaj ka zgjedhur kėtė kompani pėr tė derdhur paratė e G99 online ėshtė pikėrisht garancia qė ka ai pėr tė ruajtur nė mėnyrė sekrete llogarinė bankare tė G99, e cila nė mėnyrė krejtėsisht jo transparente nuk tregon destinacionin. Nė asnjė tė dhėnė nuk jepet njė numėr bankar se ku pėrfundojnė paratė e G99. Nuk tregohet asnjė bankė apo nr bankar brenda apo jashtė Shqipėrisė se ku depozitohen kėto para. Por ajo qė ėshtė mė kryesorja ėshtė se burimet nga mund tė financohet G99 mund tė jenė edhe jashtė Shqipėrisė dhe kjo ėshtė njė shkelja e hapur e ligjit shqiptar pėr mbėshtetjen e forcave politike. Burime nga mbi 150 shtete mund tė kontribuojnė pėr forcėn politike tė Erion Veliajt dhe Ligji Shqiptar pėr partitė politike ėshtė shumė i qartė: nuk lejohet asnjė mbėshtetje nga jashtė. Ndaj dhe Veliaj me njė gur ka vrarė 3 zogj. Duke zgjedhur njė biznes amerikan qė ruan me pėrpikmėri privacinė e klientit (G99 sė Velisė), nuk lejon asnjė informacion mbi sasinė dhe kontribuuesin e transfertave financiare tė klientit dhe aq mė pak destinacionin e tyre. Kėshtu nuk prezantohet as minimumi i transparencės financiare, qė ėshtė numri bankar ku depozitohen kėto para. Veliaj ka krijuar kėshtu partneritet me njė biznes i cili kryen transferuat e G99 por nuk mund tė tregojė se ku i dėrgon sepse ka kontratė privacie me maestron Veliaj. Siē shihet edhe nga faqja e internetit tė Mozaik.shpk, ky biznes qė ėshtė krijuar nė Shqipėri, njė vit pas krijimit tė MJAFT, drejtohet nga njė biznesmen amerikan dhe ėshtė i fokusuar nė shėrbime shit-blerjesh online. Klienti mė i ri i tij ėshtė Erion Veliaj dhe G99, tė cilėt pėrdorin Mozaik.sh.p.k pėr tė kryer transferta financiare tė cilave nuk u gjendet as nami dhe as nishani.
    Tashmė ėshtė e qartė se si funksionon gjithė mekanizmi i financimeve tė G99, financime tė padeklaruara deri mė sot, tė fshehura pas komedisė sė Erion Velisė nė Hotel Tirana nė njė asamble, ku sipas Velisė u bė transparencė financiare. Erion Veliaj u mbėshtet te transparenca e 1mijė lekėve tė reja qė kishin paguar 99 anėtarėt ku vetėm salla (dhe shpenzimet e saj) e prenotuar nga G99, kushton mė shumė se vetė kontributi i pjesėmarrėsve. Veliaj, nuk tregoi kur bėri “transparencėn” se ku i ka gjetur rreth ēerek milioni euro kosto tė G99. Veliaj as atėherė dhe as tani, nuk tregon se nga financohet Partia e tij e paligjshme e regjistruar si OJF nė Gjykatėn e Tiranės, njė teknikė kjo pėr tė siguruar financime nga burime qė i ndalon legjislacioni shqiptar pėr forcat politike dhe sidomos legjislacioni pėr pastrimin e parave. Kjo forcė politike e paligjshme, e regjistruar si OJF, i shmanget kėshtu fuqisė sė veprimit tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit, i cili ėshtė edhe organi kompetent qė kontrollon financat e forcave politike. Po kėshtu duke i kryer transfertat me njė biznes tė shitjeve online, qė ka detyrim tė fshehė ēdo tė dhėnė mbi G99, Velija kėrkon tė manipulojė ēdo raport financiar si tė dėshirojė ai. Duke mos treguar numrin e llogarisė bankare tė G99, ku duhet tė pėrfundojnė kėto para, ėshtė e pamundur tė bėhet transparencė ligjore. Duke futur nė lojė forcėn e tij politike G99 si OJF, Veliaj siguron transferta financiare nga tė gjitha vendet e botės, duke shkelur ēdo parim ligjor, si nė fushėn e partive politike ashtu edhe nė atė tė pastrimit tė parave. Kėshtu Veliaj, mund tė shpikė ēdo lloj kontributi mbi burimet e ēerek milioni eurosh duke shpikur burime online. Tė gjitha opsionet e transparencės “Made in Veliaj” janė njė hapėsirė e paparė korrupsioni dhe pastrimi tė parave.

    Ėshtė e qartė se kush janė teknikat e Veliajt & Co:
    - numra llogarish bankare nė Amerikė ku fluturojnė qindra miliona lekė tė Fondacionit tė Sudes me emrin Fondacioni MJAFT duke pėrfshirė tė gjithė detyrimet financiare tė mikrokrediteve qė Veliaj i fsheh nė mėnyrė mashtruese pas emrit tė nobelit tė paqes Maarti Ahtisaari.
    - krijim biznesesh tė posaēme pėr faturime tė parave tė OJFve tė tij nėpėrmjet njerėzve tė tij tė afėrt, biznese tė regjistruara si persona fizikė apo tė paregjistruara fare duke qarkulluar nė mėnyrė tė dyshimtė qindra miliona lekė tė donacioneve tė huaja pėr shoqėrinė civile apo edhe kontrata biznesi tė dyshimta me vetė ambasadat
    - shpenzime fiktive pėr aktivitetet e donatorėve tė huaj dhe zhdukje tė parave tė donatorėve tė huaj, nė mėnyrė tė hapur duke implikuar vetė donatorėt nė lojėn e tij tė shėmtuar.

    Sot forca politike G99 pėrcakton njė model tė qartė tė politikės sė re pėrtej tė majtės dhe tė djathtės, tė fshehjes sė financimeve multimilionere qė kanė implikuar vetė ambasadorėt e huaj.
    Sot Erion Veliaj, Arbian Mazniku, Marinela Lika, etj, brenda njė periudhe rekord qė ēdo amerikan do ta kishte zili, kanė blerė superapartamente dupleks nė qendėr tė Tiranės, me pishina nė tarracė, kanė supermakina, kalojnė pushimet nė plazhet mė tė shtrenjta tė Mesdheut, bėjnė njė jetė luksi qė vetėm multimilionerėt mund ta arrijnė.

  5. #5
    Erion Veliaj - ne Shqiperine komuniste ishim te varfer dinjitoze!

    Erjon, si e kujton fėmijėrinė tėnde?

    Mbaj mend grimca gri nga ato kohė, mesi i viteve ‘80. Mė kujtohen bisedat e trishta pėr radhėt e qumėshtit e vezėve, konservat me qepujka, tollonat, shėrbimet e stėrzgjatura tė punės sė prindėrve, grupin-antenė tė pare tė televizorit, mezipritjen e latės sė druve, pullat e rralla, ēelėsin lidhur tek rripi i kanatjeres e lojėrat me mjete rrethanore. Dera s’pushonte kurrė, herė pėr farė kosi, herė pėr pak gjalpė apo niseshte. Ishim tė varfėr atėherė, por ajo ishte njė varfėri dinjitoze. Rrinim nė lagje tė pastra, bėnim shumė pėr fqinjėt, gėzonim e hidhėronim bashkė. Mė kujtohet se si prindėrit kishin shkruar inicialet e tyre poshtė karrigeve, sa herė kishte dasma apo vdekje, ato ishin karrige ambulante nė tė gjithė lagjen. S’di sa e kemi ruajtur sot kėtė ndjenjė komuniteti, druaj qė stofi qė na mbante bashkė nė ato kohė tė vėshtirė sot ėshtė shpėrbėrė, por jam optimist se herėt a vonė do ta rigjejmė kėtė solidaritetin e humbur.

    Pjese nga intervista dhene Gazete Shqiptare ne mars 2008

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 14-01-2012 mė 18:41

  6. #6
    Erion Veliaj ne Puke, gjate fushates zgjedhore te vitit 2009:


    “Kemi 18 vjet qe jemi rrezuar dhe nese ne 28 qershor na jepni nje dore neve, do ta ngrini Shqiperine”.

  7. #7
    Pas deshtimit ne zgjedhjet e vitit 2009.


    Veliaj lė drejtim e G99-ės, sot bėn kalimin tek PS

    Shekulli Online

    24/09/2010

    Pritjet pėr bashkimin e kryetarit tė G99-ės, Erion Veliaj, me Partinė Socialiste marrin fund. Ditėn e sotme, kreu i G99-ės do tė bėjė publike pėr mediat largimin nga partia qė ai drejton. Mėsohet se partia do tė vijojė punėn e saj dhe nuk do tė shkrihet. Ndėrsa Veliaj do tė fillojė bashkėpunimin e tij me Partinė Socialiste.
    Por pėr tė marrė "mandatin" pėrfundimtar, Veliaj do tė presė asamblenė e socialistėve. Paraprakisht atij do t'i caktohet detyra pėr t'u marrė me koordinimin e opozitės dhe zhvillimin e konsultimeve tė ndryshme me ta. Nė kėtė mėnyrė, kreu i G99-ės do tė jetė njė ndėrlidhės midis partive opozitare dhe selisė rozė.
    Por, detajet mbi organizimin e ri tė opozitės qė po bėhet nė prag tė nisjes sė protestave dhe zgjedhjeve tė ardhshme vendore, do tė bėhen tė ditura nė ditėt nė vijim. Burime opozitare bėjnė tė ditur se me lėvizjen e re nė kampin opozitar, ėshtė hedhur ideja se krijimi i zyrės sė pėrbashkėt tė opozitės tė mund tė bėhet nė ambientet e G99-ės. Megjithėkėtė, ende nuk ka njė vendim zyrtar se ku do tė jetė selia e pėrbashkėt e partive opozitare.

    Selia e pėrbashkėt ėshtė njė projekt i hedhur prej kohėsh nga opozita. Me afrimin e zgjedhjeve tė ardhshme vendore dhe me situatėn e krizės politike qė nuk po gjen zgjidhjen, partitė opozitare do tė bashkėpunojnė edhe mė shumė pėr t'u koordinuar sė bashku. Duke parė nevojėn e njė bashkėpunimi mė tė madh dhe takimeve mė tė shpeshta, krerė tė opozitės kanė propozuar qė tė ketė njė zyrė, nė tė cilėn tė takohen dhe tė jetė nė njė vend neutral. Ky propozim ėshtė arsyetuar me mendimin qė tashmė krerėt e partive kanė shumė gjėra pėr tė diskutuar dhe mbledhja e tyre nė kėtė zyrė do tė mėnjanonte takimet nėpėr ambientet publike. Lidhur me kėtė projekt, krerėt e opozitės janė shprehur parimisht dakord, por qė kurrsesi nuk do tė ndėrhyhet nė identitetin politik tė partive pėrkatėse.


  8. #8

    Kur "Mjaft" proteston kundėr Fratinit, por jo kundėr Bakoyannis

    Kur "Mjaft" proteston kundėr Fratinit, por jo kundėr Bakoyannis

    09-02-09 22:05

    Kur "Mjaft" proteston kundėr vizitės sė Fratinit, por jo kundėr
    vizitės sė homologes greke Bakoyannis.

    Nga Kastriot MYFTARAJ

    Kur ministri i jashtėm Italian Franco Fratini vizitoi Tiranėn nė
    tetor tė vitit tė kaluar, Lėvizja "Mjaft" organizoi ndaj tij njė
    protestė arrogante nė kulm. Pikėrisht nė kohėn kur Fratini ndodhej nė
    selinė e kryeministrisė , nė Bulevardin "Dėshmorėt e Kombit" kaluan
    makina tė drejtuara nga aktivistė tė lėvizjes, nė tė cilat makina
    qenė vendosur altoparlantė tė ngritur nė kulm nga ku buēitnin kėngė
    fashiste.
    Lėvizja "Mjaft" pretendoi se me kėtė protestė denoncohej
    politika raciste e ndjekur nga qeveria italiane ndaj emigrantėve
    shqiptarė nė Itali. Nė fakt, trajtimi qė Italia, ashtu dhe u bėn
    shqiptarėve emigrantė nė Itali, si dhe atyre shqiptarėve qė kėrkojnė
    tė vizitojnė Italinė, si kur nė Romė janė nė pushtet qeveritė e
    majta, ashtu dhe kur janė nė pushtet qeveritė e djathta ėshtė
    krahasimisht shumė mė i mirė se ai qė Greqia u bėn shqiptarėve. Nė
    Itali sot janė legalizuar dhe jetojnė e punojnė me dokumente tė
    rregullta rreth gjysmė milioni shtetas shqiptarė, ndėrsa rreth 200
    mijė tė tjerė janė nė procesin e legalizimit. Edhe kur nė pushtet
    janė qeveritė e djathta, tė cilat ndjekin njė politikė shtrėnguese nė
    ēėshtjen e emigracionit, pėr shqiptarėt realisht bėhet njė
    diskriminim pozitiv nė krahasim me emigrantėt nga vendet e tjera.
    Italia i ka legalizuar emigrantėt shqiptarė pa u kėrkuar qė tė
    ndryshojnė kombėsinė, siē bėn Greqia.
    Ėshtė Greqia ajo qė zbaton njė politikė raciste, asimiluese, derisa
    autoritetet greke ngjitin nė faqet e pasaportave shqiptare tė
    shtetasve shqiptarė, me kombėsi greke, tė ashtuquajturė n "Adhio
    dhiamoni" (leje qėndrimi me afat dhjetėvjeēar), pėr tė cilėn shkruhet
    se u jepet shtetasve tė huaj me origjinė greke (homogjenėt) dhe
    funksionon edhe si njė vizė me afat dhjetėvjeēar. Adhio dhiamoni
    vuloset dhe firmoset nga shefi i policisė greke tė qytetit nė Greqi
    ku lėshohet ajo, dhe kjo vulė dhe firmė vendoset nė pasaportėn
    shqiptare. Ky ėshtė njė dhunim i tė gjitha ligjeve ndėrkombėtare,
    pasi nė pasaportėn e njė vendi kanė tė drejtė tė vulosin dhe firmosin
    vetėm zyrat konsullore tė vendit tjetėr, kur venė vizėn, si dhe
    zyrtarėt doganorė pėr hyrje-daljet. Por nuk duhet qė njė zyrtar i
    policisė greke tė bėjė veprime me pasaportėn shqiptare, qė e
    shndėrrojnė atė praktikisht nė njė dokument tė lėshuar nga policia
    greke. Kėtė gjė mund ta bėjnė vetėm zyrtarėt e njė vendi okupator, nė
    njė vend tė okupuar. Tė gjithė shtetasit shqiptarė qė kanė kombėsinė
    greke, si minoritarėt, ashtu dhe ata qė e kanė marrė pas vitit 1990,
    me deklarime fiktive, kanė marrė dhe vazhdojnė tė marrin adhio
    dhiamoni, qė u vendosen nė pasaportat shqiptare. E megjithatė
    Lėvizja "Mjaft" nuk protestuan pėr kėtė ēėshtje kur ministrja e
    jashtme greke Bakoyannis vizitoi Tiranėn vitin e kaluar, dhe nuk kanė
    ndėrmend tė protestojnė as nesėr kur Bakoyannis do tė vizitojė
    pėrsėri Tiranėn.
    Lėvizja "Mjaft" nuk protestoi gjatė vizitės sė kaluar tė zonjės
    Bakoyannis dhe nuk ka ndėrmend qė tė protestojė as nesėr, pėr
    politikėn raciste qė ndjek Greqia ndaj shqiptarėve, sipas vendimit tė
    qeverisė greke, tė publikuar nė 8 nėntor 2006, pėr t' u dhėnė nė
    mėnyrė masive shtetėsinė greke shtetasve shqiptarė tė cilėt do tė
    deklarojnė para autoriteteve greke se kanė nacionalitet grek. Sipas
    mėnyrės se si ėshtė konceptuar ky vendim i qeverisė greke, ēdo
    shtetas shqiptar me nacionalitet shqiptar, pavarėsisht nėse ėshtė
    emigrant nė Greqi, ose banon nė Shqipėri, mjaft qė tė deklarojė se ka
    nacionalitetin grek dhe tė fitojė kartėn e homogjenit, ēka pastaj i
    mundėson qė tė aplikojė pėr tė fituar nėnshtetėsinė greke. Dhe ajo qė
    nuk thuhet por zbatohet nė praktikė, ėshtė se kėrkohet si kusht dhe
    marrja e fesė ortodokse nga ana e joortodoksėve.
    Qeveria greke pėrsėrit vazhdimisht se nė Greqi ka njė milion
    emigrantė shqiptarė, gjė qė e bėn pėr tė potencuar tek shqiptarėt
    mitin se "Greqia po na mban me bukė!", tė pėrhapur nga njerėzit e
    Greqisė nė Shqipėri, si dhe pėr tė pėrhapur idenė disfatiste se
    Shqipėria duhet tė pranojė dominimin grek, ekonomik dhe politik,
    ndryshe pasojat do t' i kenė kėta shqiptarė tė Greqisė. E vėrteta
    ėshtė se numri i emigrantėve shqiptarė nė Greqi nuk ėshtė mė ai i
    fillimit tė viteve nėntėdhjetė. Emigrantėt shqiptarė tė Greqisė, prej
    vitesh janė duke u larguar nga ky vend ku paguhen mė pak se kudo,
    duke shkuar drejt vendeve tė tjera europiane dhe SHBA-ve e Kanadasė,
    siē na ėshtė treguar dhe nė njė emision "Fiks fare" ku minoritari
    grek Filip Ēakuli, nė rolin e gazetarit investigues zbuloi njė rrjet
    trafikimi grek qė u shiste emigrantėve shqiptarė pasaporta pėr tė
    shkuar nė vendet perėndimore. Qeveritė greke kanė prirjen qė ta
    paraqesin trefish mė tė lartė shifrėn e shqiptarėve qė gjenden sot nė
    Greqi dhe kėtė e bėjnė pėr expedient politik, pėr tė rritur
    artificialisht peshėn e Greqisė ndaj Shqipėrisė, nė sytė e
    shqiptarėve dhe kancelarive perėndimore.


    Sot realisht ėshtė Italia vendi qė ka numrin mė tė madh tė
    emigrantėve shqiptarė, me rreth gjysmė milioni emigrantė shqiptarė tė
    legalizuar dhe me rreth gjysmėn e kėtij numri emigrantė klandestinė,
    tė cilėt pritet qė tė legalizohen sipas ligjit tė ri italian pėr kėtė
    ēėshtje. Madje sot Italia ėshtė vendi ku ka mė shumė shqiptarė, po tė
    mendosh se nė Itali ka edhe mbi treqind mijė shqiptarė tė tjerė nga
    trojet shqiptare tej kufirit shtetėror, ēka do tė thotė se nė Itali
    ka mbi njė milion shqiptarė. Italia nuk kėrkon qė t' i italianizojė
    me dhunė shqiptarėt, siē kėrkon t' i helenizojė me dhunė Greqia.
    Italia historikisht ka lejuar qė komuniteti i hershėm shqiptar nė
    Itali, arbėreshėt, tė kultivojnė gjuhėn e tyre, madje tė kenė dhe
    katedra universitare nė shqip, si dhe tabelat e rrugėve nė kėtė gjuhė
    nė vendet ku pėrbėjnė shumėsinė e popullsisė. Ndėrsa nė Greqia as qė
    bėhet fjalė qė shqiptarėve t' u njihen tė drejta tė tilla, madje
    Greqia nuk pranon as t' u kthejė pronat ēamėve tė dėbuar. Sot ka
    linjė ajrore mes Tiranės dhe nėntėmbėdhjetė qyteteve italiane, me
    gjysmėn e tė cilėve linja ėshtė e pėrditshme.
    Cila ėshtė arsyeja qė "Mjaft" ndjek njė standard tė dyfishtė nė
    raport me Italinė dhe Greqinė. Kjo ka vetėm njė shpjegim, atė
    se "Mjaft" ėshtė njė vegėl e shėrbimit sekret grek, i cili e
    kontrollon me anė tė influencės sė qarqeve tė biznesit grek nė
    Perėndim dhe e pėrdor pėr tė bėrė subversion nė marrėdhėniet e
    Shqipėrisė me Italinė. Kjo kuptohet dhe nga "Mjaft" ka bėrė protesta
    ndaj projekteve pėr biznesin italian nė Shqipėri, duke i cilėsuar si
    tė rrezikshme nga ana mjedisore, por nuk e ka bėrė njė gjė tė tillė
    p.sh. ndaj depozitave greke tė naftės nė portin e Durrėsit, qė nė ēdo
    moment mund tė shkaktojnė jo mė njė katastrofė mjedisore, por qė mund
    ta bėjnė Durrėsin Hiroshimėn shqiptare.
    Nė ēdo vend sadopak serioz tė botės, duke pėrfshirė dhe shumicėn e
    vendeve afrikane, nė rast se njė OJF si "Mjaft", e cila financohet
    nga ambasada tė huaja, do tė bėnte atė akt banditesk qė bėri gjatė
    vizitės sė Fratinit nė Tiranė, nė tetor, ambasadorėt qė e financojnė
    atė do tė qenė dėbuar nga vendi brenda natės. Nė protestėn e "Mjaft"
    ndaj Fratinit ishte njėlloj sikur tė ishte ambasadori holandez,
    protektori i "Mjaft". Nė rast se shteti shqiptar nuk ka vullnet qė tė
    zbatojė detyrimet e tij, atėherė shqiptarėt e pėrgjegjshėm kanė tė
    drejtė qė ta marrin nė dorė kėtė ēėshtje dhe t' i dėbojnė nga Tirana
    horrat si ambasadori holandez dhe protektorėt e tjerė tė huaj
    tė "Mjaft". Tashmė ėshtė e qartė se "Mjaft" po pėrdoret pėr tė
    ndaluar orientimin e ekonomisė sė Shqipėrisė drejt Italisė, ēka po
    ndodh sot, ndėrsa deri para disa vitesh ekonomia e Shqipėrisė ishte e
    orientuar drejt Greqisė, gjė qė u bė pas vitit 1997.
    Pse nuk proteston "Mjaft" ndaj zonjės Bakoyannis pėr faktin se Greqia
    e kushtėzoi ratifikimin e MSA tė Shqipėrisė me Bashkimin Europian, me
    ndėrtimin e varrezave pėr ushtarėt grekė nė territorin shqiptar.
    Ditėn e enjtė, nė emisionin "Opinion" tė Blendi Fevziut, Panajot
    Barka tha me sinqeritet se ushtria greke qė hyri nė Shqipėri nė vitin
    1940, duke ndjekur ushtritė italiane, ishte njė ushtri pushtuese, gjė
    pėr tė cilėn Barka u kundėrshtua nga Sabri Godo. Barka tha tė
    vėrtetėn se ēdo ushtri qė hyn nė territorin e njė shteti tjetėr quhet
    pushtuese, aq mė tepėr kur shteti, ushtria e tė cilit kapėrcen
    kufirin, ka pretendime territoriale ndaj shtetit tjetėr. Ndoshta
    Barka u tregua kaq i sinqertė pėr faktin se ish-ambasadori grek nė
    Shqipėri, Karkabasis, nė njė takim minoritarėsh para disa vitesh nė
    Derviēian i ka thėnė Barkės se ti je jevg dhe jo grek. Kėtė histori e
    dijnė tė gjithė nė Dropull. Atėherė Barka rrėmbeu karrigen ta
    qėllonte ambasadorin, por e mbajti ish-konsulli grek nė Gjirokastėr,
    Janis Xhovas. Kėto janė punėt e grekėve nė Shqipėri.
    Nė 11 shtator 2008, gjatė takimit tė zonjės Bakoyannis me ministrin e
    jashtėm tė Serbisė, Jeremic, tė dy palėt u shprehėn nė njė deklaratė
    tė pėrbashkėt: "Prioritet do t' i jepet Korridorit Paneuropian
    Dhjetė, njė autostradė qė do tė lidhė Selanikun e Beogradin me
    Europėn Qendrore. Njė autostradė me rėndėsi tė madhe pėr zhvillimin
    ekonomik tė rajonit. Ėshtė nė interesin tonė tė ndėrsjelltė tė
    pėrshpejtojmė procesin e ndėrtimit tė Korridorit Dhjetė". Greqia dhe
    Serbia, duke pasur si prioritet Korridorin dhjetė janė kundėr
    korridoreve tė tjerė qė i bėjnė fqinjėt, Shqipėrinė, Kosovėn,
    Maqedoninė, tė pavarur prej tyre, sic ėshtė Korridori Durrės-Kukės-
    Prishtinė, apo edhe Korridori Tetė. Edhe nė kėtė ēėshtje "Mjaft"
    vepron nė pajtim me interesat greke dhe serbe, duke kundėrshtuar
    ndėrtimin e Rrugės Durrės-Kukės-Prishtinė , pavarėsisht nga argumentet
    qė pėrdor. Argumentet e luftės kundėr korrupsionit duken tė
    pabesueshme kur ka njė standard tė dyfishtė nė trajtimin e Fratinit
    dhe Bakoyannis.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anėtarėsuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Si s'u lodhe o burri dheut ,tu i bo biografine cdo njeriu anti-qeveri lol

    E di kush aplikonte te njejten menyre si puna jote? Enveri. Ai ta vendoste dhe ta hiqte njollen ne biografi pa pas as me te voglen ide.

    Lat nom lat. Skeni asnji ndryshim me klysht e kuq ,vetem se fshiheni nen petkun blu te pd si minj.
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  10. #10
    Citim Postuar mė parė nga Endri_ Lexo Postimin
    Si s'u lodhe o burri dheut ,tu i bo biografine cdo njeriu anti-qeveri lol

    E di kush aplikonte te njejten menyre si puna jote? Enveri. Ai ta vendoste dhe ta hiqte njollen ne biografi pa pas as me te voglen ide.

    Lat nom lat. Skeni asnji ndryshim me klysht e kuq qe i shani po vete.
    Veliaj: Ndėrhyrja e Klinton nė Kosovė u bė pėr trafikun e armėve tė shqiptarėve dhe jo pėr genocidin serb

    Ekskluzive, cfarė deklaroi Veliaj nė Amerikė pėr ardhjen e Bush nė Shqipėri nė 2007.

    “Nė vitin 1996-97, rrėzimi i skemave piramidale nė tė cilat shqiptarėt kishin investuar kursimet e tyre, solli qė dhjetėra-mijėra njerėz tė humbisnin tė gjitha kursimet e tyre. Ato dolėn nė rrugė duke kėrkuar dorėheqjen e tij, por ai nuk e dha dorėheqjen pėrpara se armėt tė dilnin nė rrugė. Shumė nga kėto armė nė njė farė mėnyre gjetėn rrugėn pėr tė kaluar nė Kosovė, duke provokuar njė tjetėr luftė nė ish-Jugosllavi, e cila u detyrua tė ndalohet nga 45 miliardat e ndėrhyrjes sė NATO, e cila ishte pikėrisht ajo qė SHBA dėshironin tė evitonin.”
    Ja ēfarė antishqiptarizmi i Erion Velisė i cili nė mėnyrė, mė tė pacipė dhe tė paturp, genocidin e Serbisė kundėr shqiptarėve tė Kosovės me qėllim spastrimin etnik e konsideron si njė luftė tė Shtetit ish-Jugosllav tė shkaktuar nga trafiku i armėve nga Shqipėria. E njėjta teori e mbrojtjes serbe tė Miloshevicit nė Gjyqin e Hagės. Nėpėrmjet kėtij veprimi tė Erion Velisė nė median mė tė famshme progreke amerikane “HUFFINGTONPOST.COM” e cila u amplifikuara nga media serbe dhe nė mėnyrė tė veēantė nga serbiana.com, ndėrhyrja amerikane dhe e Natos nė Kosovė na del si njė luftė ku shkaktar ishin shqiptarėt e Kosovės dhe tė Shqipėrisė dhe jo regjimi kriminal serb.

    Pėrcaktimi qė Erion Veliaj i bėn luftės amerikane nė Kosovė ėshtė e para herė qė bėhet nga njė shqiptar nė 10 vitet e fundit. Linja antiluftė e shumė rrymave dhe qarqeve antishqiptare qė u trumbetua shumė fort nė 1999, kurrė nuk gjeti pėrkrahės shqiptarė. Nė vitin 1999, u bė i famshėm nė SHBA reagimi i drejtueses se “HUFFINGTONPOST.COM”, grekes Arianna Stassinopoulos Huffington, ku urrejtja antishqiptare dhe mungesa e ndjeshmėrisė njerėzore pėr viktimat e gjenocidit serb u publikuan nė tė gjithė shtypin amerikan duke e pėrcaktuar kėtė njeri si avokate tė krimeve serbe nė Kosovė.
    Arianna Stassinopoulos Huffington ėshtė njė ndėr personat mė tė famshėm tė lobit grek amerikan, dhe pėrkrahėse e intreresave serbe, sot drejton njė ndėr mediat online mė tė famshme nė Amerikė pėr linjėn e saj anti Bush dhe anti Klinton.
    Erion Veliaj ėshtė i vetmi shqiptar qė shkruan nė kėtė media dhe shkrimi pėr Bush ėshtė shkruar nga Erion Veliaj nė Qershor 2007, si njė lėpirje tipike e Velisė ndaj armikut tė Bush, George Soros.
    Ja ēfarė shrkuan Veliaj pėr ardhjen e Bush:

    “Kur Presidenti amerikan George Bush vizitoi Shqipėrinė nė fillim tė kėtij muaji, vendi mė i vogėl qė ndodhet nė Ballkan bėri titull kryesor nė gazetat ndėrkombėtare, pėr herė tė parė nė njė kohė tė gjatė dhe nuk ėshtė e vėshtirė qė ta kuptojmė pėrse. Nė momentin qė popullariteti i presidentit amerikan ėshtė nė pikėn e tij mė tė ulėt ndonjėherė nė Amerikė dhe kur zakonisht vizitat e tij jashtė Amerikės priten me protesta, vendi im i cili predominohet nga myslimanėt mbushi rrugėt me banera qė paraqesnin yjet nė flamurin amerikan dhe u hodhėn me mijėra nėpėr rrugė duke e mbushur atė me lėvdata. “
    Diku mė poshtė Veliaj shkruan pėr realitetin e Shqipėrisė dhe imazhit e Shqipėrisė:
    Porse ajo qė shtypi nuk pėrcaktoi nė raportet e veta, ėshtė se: qeveria jonė e udhėhequr nga Kryeministri Sali Berisha, ka abuzuar ne kėtė marrėdhėnie me Uashingtonin duke i pėrdorur si mbulesė pėr tė kamufluar atė drejtimin tiranik ne rritje tė Shqipėrisė. Sot, Shqipėria ėshtė vendi mė i mbyllur i Europės i ngjashem me atė tė Hugo Chavezit, nė Venezuelė. Duke abuzuar me mbėshtetjen e pakondicionueshme ndaj SHBA, Berisha dalėngadalė po shvlerėson respektin pėr tė drejtat e njeriut dhe demokracinė.
    Nėn maskėn e Anti-Berishizmit, Veliaj hedh helm pėr shqiptarėt dhe mbėshtetjes amerikane ndaj shqiptarėve. Pikėrisht pėr t’i bėrė pėlqyer padronit tė tij Soros, pjesė e baltės qė u hodh nė Tiranė ndaj ardhjes sė Presidentit Bush nė Shqipėri, ėshtė investuar shumė nga Soros nė Shqipėri. Pėrhapja e lajmit tė sajuar tė orės sė vjedhur tė Bush, dhe goditja e imazhit tė mirė tė Shqipėrisė si njė vend i sigurtė pėrderisa vetė Presidenti Amerikan lėvizte i lirshėm nga nėri qytet nė tjetrin nė brohoritjet entuziaste tė shqiptarėve, ishte njė dhuratė qė kėlyshėt e Soros nė Tiranė i dhanė padronit tė tyre. Ėshtė njė fakt i njohur nė botė armiqėsia e Soros ndaj Xhorxh Ė. Bush. Po aq sa edhe preferenca e tij pėr Obamėn dhe jo pėr Klintonėt. Dhe kjo tendencė personale e Soros nė Amerikė reflektohet si njė lėpirje e njerėzve tė tij nė Shqipėri e cila ėshtė reflektuar hapur nė deklaratat e Edi Ramės dhe Lej Fenit Velaij.

    Diku mė tej nė shkrim Veliaj thotė:
    “Nė Shqipėri nuk kemi McDonalds dhe ClubMeds, jo sepse ne opozojmė globalizmin, nė tė kundėrtėn ne e duam atė, por qė tė bėsh biznes kėtu ėshtė njė presion, njė shantazh i vazhdueshėm dhe nėse nuk je nė favor tė qeverisė, atėherė je gjatė gjithė kohės nė shantazh dhe nuk ke avantazhe. Rezortet turistike, importuesit e gazit, operatorėt telefonikė, prodhuesit e detergjentėve janė nėn shtrengimin e presionit te mbylljes sė biznesit tė tyre dhe nėn presionin e politikave financiare. “
    Veliaj vazhdimisht ka marrė fonde nga ndėrkombėtarėt gjoja nė emėr tė pėrmirėsimit tė imazhit tė Shqipėrisė nė botė, dhe siē dihet kėto para janė pėrdorur pėr tė prodhuar filma dokumentarė qė glorifikojnė Edi Ramėn, ish-spiunin Remzi Lani dhe atė vet bashkė me mercenarėt e tjerė qė e rrethojnė. Por ky shkrim qė bėri bujė nė 2007 pėr hir tė “sė vėrtetės” sė shqiptarėve ndaj pritjes “euforike” ndaj Bush, ėshtė njė baltė e jashtėzakonshme kundėr mundėsisė pėr tė investuar nė Shqipėri dhe e gjitha kjo nė emėr tė maskės antiberishiane.
    E vėrteta e kėtij shkrimi ėshtė nėn maskėn antiberishė, u hodh baltė pėr bombardimet e Administratės Klinton nė ish-Jugosllavi dhe ndaj perceptimit pozitiv amerikan tė mikpritjes shqiptare ndaj Presidentit Bush. Veliaj nėn konsulencėn e Remzi Lanit me tė cilin Veliaj shoqėrohej me paratė e Soros gjatė vizitės qė bėri nė Amerikė, i bėri kėshtu qejfin dhe forcoi lidhjet me pėrfaqėsues me emėr tė lobit grek, fitoi simpatinė serbe tė shprehur nė shumė media online serbe, por mbi tė gjitha “i pėlqeu” dhe lėpirjet e veta padronit tė tij Soros. Dhe tė gjitha kėto kishin si pagesė baltėn e hedhur mbi Shqipėrinė, Kosovėn dhe shqiptarėt, pagesė qė Veliaj e kryen prej vitesh nė mėnyrė qė tė ngjisė shkallėt e karrierės nė krah tė djathtė tė Edi Ramės.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •