Grupi i 99-shave feston sot kapjen pėr fyti tė FRESSH-it
15-01-2012
Nga Lavdrim Lita
Sot nė orėn 11.00, nė Pallatin e Kongreseve do tė festohet fitorja e marrjes sė kontrollit kapilar tė forumit rinor eurosocialist nga ana 99-ve. Zaptimi i strukturave tė larta tė partisė socialiste ka qenė njė plan i hershėm i anėtarėve tė ish-organizatės Mjaft, e mandej shndėrrimit tė saj politik. I pranishėm sot nė kėtė zijafet publik ėshtė ideologu i 99-ve, dora vetė Edi Rama dhe krahu i tij i djathtė, Erjon Veliaj. Ky i fundit i sapo emėruar sekretar pėr rininė socialiste dhe ēėshtjeve tė diasporės. Me njė karrierė tė rrufeshme brenda PS-sė, Veliaj ka arritur majat mė shpejt se cilido tjetėr, edhe pse pa merita dhe kontribute cilėsore nė forumet dhe strukturat e kėsaj organizate politike.
Megjithatė afėrsia me kryetarin e sotėm tė PS-sė ka qenė njė faktor determinant nė karrierėn e kėtij politikani, domethėnė nė djegien e tė gjitha etapave tė mundshme, pa fituar qoftė dhe njė herė me votė postin qė ka merituar. Sepse nė krye tė organizatės rinore Mjaft u komandua prej bamirėsve tė jashtėm dhe tė brendshėm. Dhe nė krye tė partiēkės politike G99 u vetė emėrua kryetar, pasi u udhėzuar tė formėzonte lėvizjen rinore me jeniēerėt 99-sh nė njė kontenitor politik tė dukshėm mediatikisht, me synimin e interceptimit tė disa votave rrjedhėse tė PS-sė dhe tė zhvaste ca vota qė shkonin drejt Lėvizjes Socialiste pėr Integrim. Ky truk prestigjiatorėsh pėrfundoi me njė dėshtim pėr tu mbajtur mend.
Gjithsesi kooptimi i Erjon Velisė dhe shumė 99-shave tė tjerė (Olta Xhaēka, Endri Fuga, Arbėr Mazniku, Elisa Spiropali, etj) nė forumet e larta tė PS-sė ėshtė pėrfundimi i njė rezultanteje tė njohur: transfuzioni i gjakut tė ri brenda njė organizmi tė konsideruar i sėmurė. Kontingjenti i 99-shave feston sot kapjen pėr fyti tė njė organizate tė rėndėsishme politike qė ka nxjerrė funksionarė tė lartė shtetėrorė deri dhe kryeministra. FRESSH ėshtė themeluar mė 15 janar tė vitit 1992 nga njė grup tė rinjsh studentė dhe gjimnazistė me prindėr komunistė dhe sot drejtohet nga Elisa Spiropali, ish-drejtuese e fondacionit Mjaft.
Mė editoralin e ditės sė djeshme, Edi Rama shkruante se: Kundėrshtarėt sulmojnė nė kėtė pikė sepse kjo ėshtė njė pikė e forte. Dhe nė paragrafin pasues: Shqipėria Europiane ska gjasė tė ndėrtohet pa ndėrtuar rrugėn e meritės pėr tė rinjtė. E kemi tė vėshtirė tė gjejmė qoftė dhe njė arsye pėr pėrligjur transfuzionin e gjakut tė radikalėve tė 99 nė FRESH, paēka se mund tė ketė ardhur si nevojė apo si pasojė e meritės dhe kontributeve tė kėtyre rioshėve. E vetmja betejė qė u mbahet mend kėtij grupimi prej 99-sh, qė kanė kapur sot pėr fyti Fresshin ėshtė sulmi ndaj qeverive socialiste, ndaj liderit historik tė socialistėve Fatos Nanos. Sidoqoftė Forumi Rinor Eurosocialist feston sot njėzet vjetorin e saj, pa themeluesit, por me zaptuesit e rinj: Occupy Fresh. Dy nga themeluesit, Ilir Meta dhe Pandeli Majko janė sot mė larg se kushdo tjetėr nga Partia Socialiste. Ilir Meta pėr motive tė njohura. Kurse Pandeli Majko i izoluar prej politikės radikale tė Ramės po kėrkon tė strehohet nė njė zyrė tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, edhe pse gjasat janė tė pakta. Pėr ironi tė fatit njėzet vjet mė parė Majko dhe Meta si dy socialist tė rinj luftoheshin ashpėr nga Edi Rama qė sulmonte verbalisht Partinė Socialiste, bile duke kėrkuar tė ajo tė deklarohej e paligjshme; kurse njėzet vite mė pas Edi Rama ėshtė kryetar i Partisė Socialiste dhe Majko dhe Meta janė shpallur outlaw tė paligjshėm.
55
Krijoni Kontakt