Alejkum selam.
- A ka mundësi me qenë ma i kjartë në fjalë?
- Mbasi i din të gjitha, pse e përmend varrin e të Dërguarit të All-llahut ( sal-lall-llahu 'alejhi ve sel-lem )?
- Pse nuk the nji fjalë tjetër por vetëm se përmend diçka që as shpjegim s'ke dhënë dhe as që e ke treguar qëlimin tënd Mexhid Yvejsi?
Feja Islame kërkon sqarime dhe jo fjalë të pasqaruara dhe bëru i sinqertë mos e dredho fjalën, thuaje atë ashtu siç duhet dhe me argumente dhe mos fol si të pëlqen ti.
Sa për njohurinë tënde e ke dimostruar këtu dhe andej se sa ke arritur me të, atje ku ke filluar-atje ke mbetur ( tek sekti i juaj i bektashizmit, tek sufistët e devijuar që ju i përkrahni dhe dhe për këtë gjë nji njeri që është në gjendje mendore në rregull e kupton këtë dhe nuk i duhet aq kohë sa që mendon ti Mexhid! Ju këdo mund që të thoni se ndjekni, por Pejgamberin ( sal-lall-llahu 'alejhi ve sel-lem ), jo.
Jeni larg asaj që ka thënë Pejgamberi:
- ai ju ndalon shumë gjëra që janë bidat dhe ju po i vazhdoni me inat se gjëja është në rregull.
- ai ju kërkon që të ndjekni Sunnetin, kurse ju e përkrahni sektet e devijuara.
- ai ju ndalon dhe bile ju mallkon që të mos faleni dhe luteni tek varret, kurse ju nuk ndaleni nga ky veprim.
Dhe vjen e na thotë zotnija se i dij këta gjëra para se të lej unë?
Pastaj na thue se i din të gjitha?
Ku së fundi ja ke vurë kapakun, duke thënë se e ke cekë vetëm për RIKUJTIM?
Po nëse mundesh me na e sqaruar, se çfarë na ke rikujtuar, apo ndoshta që ti të duket se ne kemi lemun dje dhe nuk dim asgjë nga Islami.
Ndigjo se ka dijetraë edhe ma të ri se mua dhe janë n[ rrugën e drejtë, por kjo ideja e mendimit tënd bije posht, Mexhid Yvejsi.
Unë asgjë nuk kam thënë jashtë asaj që kanë thanë All-llahu, Pejgamberi i Tij, Sahabët dhe Dijetarët e Hakut ( dhe nuk marr asgjë nga të devijuarit si Sufistët ).
Ti po pate diçka në kundërshtim me këtë temë, urdhëro po presim argumentet dhe jo të thuash nji fjalë që i len të gjithë të tjerët për të menduar se Çka deshti Mexhidi me thanë me këtë fjalë.
Islamin në kohën tënde Mexhid ka qenë formal dhe asgjë ska pasur nga e vërteta.
Pse kështu?
Sepse ju e keni kapur Islamin në degë dhe jo në rrënjë.
Prandaj, kthehuni prej villimit, mësoheni njiherë Teuhidin siç kanë filluar edhe ata më të dashurit të All-lahut ( Pejgamberët ), që ta njihni Islamin siç duhet Mexhid Yvejsi dhe jo të flasësh ajo që të vjen ti në mend.
Në nji temë ke thënë se në Islam ka Fillozofi dhe unë të kam kërkuar argumente dhe nuk mu sole!!!
"Erdhi e vërteta e u zhduk e kota". Vërtet, e kota gjithnjë ka qenë e zhdukur."
Mua nuk më ofendon aspak me fjalët e tua, por edhe nëse më ofendon nuk më bëhet vonë aspak, por kur vjen fjala për Islamin dhe të vërtetën e Saj atëherë prit pak se këtu duhet marrun ma ngadalë punën.
Besoj se nuk e mer për keq këtë që ta kam thënë, se mendimi im nuk është për të kumdërshtuar ti pesronalisht, por unë mendoj për të gjithë ata që janë në atë gjendje që janë duke bërë shirk dhe nuk e hetojnë atë.
Së fundi do kisha nji pyetje për ty Mexhid?
A i lutesh ti varrit?
A fal namaz ku ka varre?
A bëni vepra që nuk i përkasin Fesë Islame?
A bëni gjëra të ndaluara sipas Islamit?
Nërastëse përgjigja jote është po, atëherë i përket asaj që kam shkruar më sipër, nëse je nga ata që nuk i bën këta gjëra dhe i vërteton me argumente, atëherë unë jam ai që e kam mendimin të njejtë dhe të dua për hir të All-llahut si vëlla musliman.
Esselamun alejkum,
nga Ramazani.
Krijoni Kontakt