Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 26
  1. #11
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar më parë nga Mexhid Yvejsi Lexo Postimin
    Selam alejkum, Ramazan,
    I keni përmbledhur për bukuri, unë të gjitha këto i di, madje pa lindur ti, por shënimi im ishte vetëm një rikujtim, për atë që nuk e din...!
    Me selame,
    Mexhid Yvejsi, Gjakovë


    Alejkum selam.

    - A ka mundësi me qenë ma i kjartë në fjalë?
    - Mbasi i din të gjitha, pse e përmend varrin e të Dërguarit të All-llahut ( sal-lall-llahu 'alejhi ve sel-lem )?
    - Pse nuk the nji fjalë tjetër por vetëm se përmend diçka që as shpjegim s'ke dhënë dhe as që e ke treguar qëlimin tënd Mexhid Yvejsi?


    Feja Islame kërkon sqarime dhe jo fjalë të pasqaruara dhe bëru i sinqertë mos e dredho fjalën, thuaje atë ashtu siç duhet dhe me argumente dhe mos fol si të pëlqen ti.

    Sa për njohurinë tënde e ke dimostruar këtu dhe andej se sa ke arritur me të, atje ku ke filluar-atje ke mbetur ( tek sekti i juaj i bektashizmit, tek sufistët e devijuar që ju i përkrahni dhe dhe për këtë gjë nji njeri që është në gjendje mendore në rregull e kupton këtë dhe nuk i duhet aq kohë sa që mendon ti Mexhid! Ju këdo mund që të thoni se ndjekni, por Pejgamberin ( sal-lall-llahu 'alejhi ve sel-lem ), jo.

    Jeni larg asaj që ka thënë Pejgamberi:
    - ai ju ndalon shumë gjëra që janë bidat dhe ju po i vazhdoni me inat se gjëja është në rregull.
    - ai ju kërkon që të ndjekni Sunnetin, kurse ju e përkrahni sektet e devijuara.
    - ai ju ndalon dhe bile ju mallkon që të mos faleni dhe luteni tek varret, kurse ju nuk ndaleni nga ky veprim.

    Dhe vjen e na thotë zotnija se i dij këta gjëra para se të lej unë?
    Pastaj na thue se i din të gjitha?

    Ku së fundi ja ke vurë kapakun, duke thënë se e ke cekë vetëm për RIKUJTIM?
    Po nëse mundesh me na e sqaruar, se çfarë na ke rikujtuar, apo ndoshta që ti të duket se ne kemi lemun dje dhe nuk dim asgjë nga Islami.

    Ndigjo se ka dijetraë edhe ma të ri se mua dhe janë n[ rrugën e drejtë, por kjo ideja e mendimit tënd bije posht, Mexhid Yvejsi.

    Unë asgjë nuk kam thënë jashtë asaj që kanë thanë All-llahu, Pejgamberi i Tij, Sahabët dhe Dijetarët e Hakut ( dhe nuk marr asgjë nga të devijuarit si Sufistët ).

    Ti po pate diçka në kundërshtim me këtë temë, urdhëro po presim argumentet dhe jo të thuash nji fjalë që i len të gjithë të tjerët për të menduar se Çka deshti Mexhidi me thanë me këtë fjalë.

    Islamin në kohën tënde Mexhid ka qenë formal dhe asgjë ska pasur nga e vërteta.

    Pse kështu?

    Sepse ju e keni kapur Islamin në degë dhe jo në rrënjë.

    Prandaj, kthehuni prej villimit, mësoheni njiherë Teuhidin siç kanë filluar edhe ata më të dashurit të All-lahut ( Pejgamberët ), që ta njihni Islamin siç duhet Mexhid Yvejsi dhe jo të flasësh ajo që të vjen ti në mend.

    Në nji temë ke thënë se në Islam ka Fillozofi dhe unë të kam kërkuar argumente dhe nuk mu sole!!!

    "Erdhi e vërteta e u zhduk e kota". Vërtet, e kota gjithnjë ka qenë e zhdukur."

    Mua nuk më ofendon aspak me fjalët e tua, por edhe nëse më ofendon nuk më bëhet vonë aspak, por kur vjen fjala për Islamin dhe të vërtetën e Saj atëherë prit pak se këtu duhet marrun ma ngadalë punën.

    Besoj se nuk e mer për keq këtë që ta kam thënë, se mendimi im nuk është për të kumdërshtuar ti pesronalisht, por unë mendoj për të gjithë ata që janë në atë gjendje që janë duke bërë shirk dhe nuk e hetojnë atë.

    Së fundi do kisha nji pyetje për ty Mexhid?

    A i lutesh ti varrit?
    A fal namaz ku ka varre?
    A bëni vepra që nuk i përkasin Fesë Islame?
    A bëni gjëra të ndaluara sipas Islamit?

    Nërastëse përgjigja jote është po, atëherë i përket asaj që kam shkruar më sipër, nëse je nga ata që nuk i bën këta gjëra dhe i vërteton me argumente, atëherë unë jam ai që e kam mendimin të njejtë dhe të dua për hir të All-llahut si vëlla musliman.

    Esselamun alejkum,

    nga Ramazani.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ramazan_it : 17-01-2012 më 09:52
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    615
    Selam alejkum, Ramazan,
    Kërkon nga unë që të rrëfehem tek ti siç rrëfehen tek prifti në kishë...
    Nuk jam ai siç më përshkrueni...Kush jam? Flasin veprat...
    Ne do të shpërblehemi apo gjykohemi sipas veprave, jo sipas fjalëve, prandaj flasë pak...Kush është bektesh e merr vesh...!
    E paramendoj se kjo përgjigje nuk është e mjaftueshme, por nëse keni dëshirë mund të takohemi, të bisedojmë, jam i sigurtë që edhe përftyrimet ndaj meje do të ndryshojnë...Amin! Me selame dhe dua,
    Mexhidi nga Gjakova

  3. #13
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar më parë nga Mexhid Yvejsi Lexo Postimin
    Selam alejkum, Ramazan,
    Kërkon nga unë që të rrëfehem tek ti siç rrëfehen tek prifti në kishë...
    Nuk jam ai siç më përshkrueni...Kush jam? Flasin veprat...
    Ne do të shpërblehemi apo gjykohemi sipas veprave, jo sipas fjalëve, prandaj flasë pak...Kush është bektesh e merr vesh...!
    E paramendoj se kjo përgjigje nuk është e mjaftueshme, por nëse keni dëshirë mund të takohemi, të bisedojmë, jam i sigurtë që edhe përftyrimet ndaj meje do të ndryshojnë...Amin! Me selame dhe dua,
    Mexhidi nga Gjakova
    Alejkum selam Mexhid, unë nga ti nuk kërkoj asgjë, por fatkeqësisht që ti po e mendon ashtu.

    Unë kam pruar argumente për atë që ju e quani si të gabuar. Kam këshilluar ata që pranojnë këshilla dhe jo ata që i urrejnë këshillat, vetëm se për arsye të mos u bije hunda për toke.

    Sipas veprave të të tua që i kam lexuar, të jam riferuar me këshilla, por ja që ju jeni nga ata që ndjeni vehten të ditur dhe është e vështirë që ju ti pranoni këshillat edhe pse ata janë të agrumentuara qartë.

    Ajo që thua se do të shpërblehemi sipas veprave është e qartë dhe se luan topi.

    Por edhe asaj që flitet, mos harro, mjafton të ketë hajr aty. Kryesorja është se kush punon dhe vepron me argumente ashtu siç jemi të urdhëruar dhe jo sipas asaj që ne na duket e mirë ose për tu lavdëruar se ja unë kam vepra. Nuk ka lidhje kuantiteti Mexhid, por kualiteti.

    Po ato, që ti i quan vepra, më kan shtuar bindjen se ti nuk je në Menhexh Të Muhammedit ( sal-lall-llahu 'alejhi ve sel-lem ), por je në menhexhin e dervishëve të devijuar.

    Dhe pikërisht për këtë nuk të marr vesht ti Mexhid kur më përgjigjesh apo replikon, sepse unë nuk jam bekteshi i devijuar si ju.

    Unë me ti për tu takuar mund që të them se " po ", vetëm kur ti të pranosh Islamin pa shtesa dhe pa mangesa të asaj që jemi të urdhëruar për të qenë të shpëtuar, përndryshe asnjëherë s'do të kem dëshirë të jam në prani të fjalëve devijuese dhe fillozofinë e tyre që nuk është prej Islamit. Gjithashtu mund të them se vetëm atrëherë mund që të ndroj mendimin që kam ndaj teje.

    Mexhid dituria nuk mirret nga baba ki, baba ai, teqja e këtij, teqja e atij, e keni bërë fenë lamsh me baba dhe me teqe. Ku i keni marrë këta gjëra, a mos vallë për ju, këta janë prej Islamit?

    O All-llahu udhëzomë mua dhe këta bekatshitë e devijuar në rrugën e drejtë dhe largoj ata nga ajo e e bëjnë jashtë Islamit. Amin.

    Esselamun alejkum.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  4. #14
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar më parë nga Mexhid Yvejsi Lexo Postimin
    Varri i Muhammedit (a.s.) ndodhët në Xhaminë e Medinës së Ndritëshme...
    Jo vetëm varri i Muhammedit gjindet aty, por edhe varri i Ebu Bekrit dhe varri i Omer Hattabit. Apo nuk duhet të ceket kjo?
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  5. #15
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774

    Arsyeja pse varri i pejgamberit (salallahu alejhi ue selam) u përfshi në xhami?

    Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu.

    1. Arsyeja pse varri i pejgamberit (salallahu alejhi ue selam) u përfshi në xhami

    Shejh bin Baz

    Mexhmu Fetaua ue Mekalat Mutenewwi’eh, pjesa 4, f.337

    Pyetje: Është e mirënjohur që s’është e lejueshme të varroset i vdekuri në xhami dhe s’është e lejueshme të falemi në xhaminë ku ka varr. Atëherë, pse varri i të Dërguarit (salallahu alejhi ue selam) dhe i disa sahabëve të tjerë u përshi në xhaminë e pejgamberit?

    Përgjigje: Qe transmetuar se i Dërguari (salallahu alejhi ue selam) kishte thënë:
    Allahu i mallkoftë çifutët e të krishterët për atë se i morën varret e pejgamberëve të tyre si vende adhurimi”. (Sahi. El-Buhari, el-Xhena’iz 1330. Muslim, el-Mesaxhid 529)

    Qe transmetuar nga Aisha (radi Allahu anha) se Umm Selemeh apo Umm Habibeh i kishte treguar pejgamberit (salallahu alejhi ue selam) rreth një kishe që kishin parë në Abisini (Etiopi) dhe brenda në të kishte imazhe. Ai (salallahu alejhi ue selam) kishte thënë:
    “Ata janë një popull që, kur të vdesë ndonjë i drejtë prej tyre, ata ndërtojnë një vend adhurimi mbi varrin e tij dhe i vendosin imazhet aty. Ata janë qeniet më të këqija te Allahu”. (Mutefekun alejhi. El-Buhari, es-Salah 434. Muslim, el-Mesaxhid 528)

    Muslim shënoi në Sahi-në e tij se Xhundub ibn Abdullah el-Bexheli kishte thënë:
    “Dëgjova të Dërguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selam) të thotë:
    ‘Allahu më mori për mik (khalil) ashtu siç e mori Ibrahimin për mik. Sikur ta merrja për mik dikë nga umeti im, do ta merrja Ebu Bekrin. Ata që erdhën para jush, i morën varret e pejgamberëve dhe e të drejtëve prej tyre për vende adhurimi. Mos i merrni varret për vend adhurimi, sepse unë ju ndaloj nga kjo’. (Muslim, el-Xhena’iz, 970)

    Muslim transmetoi se Xhabir (radi Allahu anhu) kishte thënë:
    “I Dërguari i Allahut e ndaloi suvatimin mbi varre, uljen në to dhe ndërtimin mbi to’”. (Muslim, el-Xhena’iz 970)

    Këto hadithe dhe të tjera tregojnë se është haram të ndërtohen xhamitë mbi varre dhe se ata që veprojnë kësisoj, janë të mallkuar.

    Këto, gjithashtu, tregojnë se është haram të ndërtohet mbi varre, të ngrehen kube mbi to apo të suvatohen, sepse këto veprime çojnë në shirk, ku përfshihen varret dhe adhurimi it ë varrosurve në vend të Allahut, siç ka ndodhur në kohët e lashta dhe siç po ndodh edhe sot.

    Kështu, Muslimanët, pavarësisht se ku gjenden, duhet të ruhen të mos bëjnë atë që i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) e ndaloi dhe të mos mashtrohen nga ajo çka bëjnë shumica e njerëzve.

    Besimtari duhet ta pasojë të vërtetën dhe e vërteta mund të njihet nëpërmjet dëshmive nga Kurani dhe nga Suneti, jo nga mendimet e njerëzve apo ajo çka bëjnë ata.

    I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) dhe dy shokët e tij (Ebu Bekr dhe Umer, radi Allahu anhuma) nuk qenë varrosur në xhami, por qenë varrosur në shtëpinë e Aishes. Dhe, kur u zgjerua xhamia gjatë kohës së el-Uelid ibn AbdulMalik, nga fundi i shekullit të parë hixhri, dhoma qe përfshirë brenda xhamisë,. Ky veprim nuk hyn në vendimin e varrosjes në xhami, sepse varri it ë Dërguarit (salallahu alejhi ue selam) dhe i dy shokëve të tij nuk u zhvendos në tokën e xhamisë, por dhoma ku ata qenë varrosur u përfshi në xhami, për shkak të zgjerimit.

    Kërrkush s’mund ta përdorë këtë si dëshmi për të ndërtuar struktura mbi varre apo për të marrë varret si vend adhurimi, apo për të varrosur njerëz brenda xhamisë, për shkak të haditheve të vërteta që u cituan më lart. Ajo çka bëri el-Uelid, nuk është dëshmi për të shkuar kundër Sunetit të vërtetuar të pejgamberit (salallahu alejhi ue selam).

    Dhe Allahu është burim i forcës.

    Besoj se jemi të kuptueshëm për atë sa i përket se pse gjindet varri i Muhammedit (salallahu alejhi ue selam) në brendinë e xhamisë së tij?

    Esselamun alejkum.

    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  6. #16
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Të shkruarit e emrit të të vdekurit në varr


    Shejh ibn Uthejmin (Allahu e pastë mëshiruar) thotë:


    "Të shkruarit në varr kërkon shqyrtim të hollësishëm. S'ka gjë të keqe në shkrimin me të cilin nuk synohet tjetër veçse verifikim i emrit dhe si shenjë dalluese për varrin. Sa i përket të shkruarit e asaj që i përngjan asaj që është shkruar në kohën e injorancës para-islamike, ku shkruhej emri i personit dhe lavdërime për të, duke thënë se ai ka bërë këtë e këtë dhe të tjera lavde veç kësaj, si dhe të shkruarit e vargjeve poetike ... këto janë haram. Nga këto janë ajo çfarë bëjnë disa të paditur, të cilët shkruajnë vargje në gurin e varrit, si psh suren Fatiha apo ajete tjera, dhe e gjithë kjo është haram..." (Sherh Rijãdus-Salihîn)
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  7. #17
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Fyerja e fesë dhe varrezat në xhami


    Fetuaja me numër 7353, f.21, vëllimi 2 i Fetuave të Komisionit të Përhershëm.


    Pyetja: Cila është gjendja e një populli, të cilët e fyejnë fenë, dhe cili është gjykimi i islamit për ta, kur ata janë nga njerëzit më të afërt, si babai, vëllai, etj? Cili është vendimi i islamit për varrezat që kemi: varri i Ibrahim ed-Desuki, es-Sejid el-Bedevi, el-Husejn dhe të ngjashëm me këta? Cili është gjykimi për xhamitë, në të cilat ndodhen këto varre, dhe a u përgjigjet atyre hadithi i pejgamberit:"Allahu i ka mallkuar Çifutët dhe të Krishterët, të cilët i morën varrezat e pejgamberëve për xhami?


    Përgjigja: E para: Fyerja e fesë është ride (përjashtim nga feja) e madhe, nëse fyesi pretendon se është musliman. Atij që bie në këtë mëkat, duhet t'i tërhiqet vërejtja dhe të këshillohet, me shpresë se do ta marrë këshillën dhe do të pendohet tek Allahu. Këshilla është më parësore, kur kryerësi i mëkatit është nga të afërmit, për shkak të fjalëve të pejgamberit:"Ai që e sheh ndonjë mëkat nga ju, le ta ndërrojë me dorën e vet. Nëse nuk ka mundësi (me dorën e vet), atëherë me gjuhën e vet. Në qoftë se as me gjuhën e vet nuk ka mundësi, atëherë (le ta urrejë) me zemrën e vet, (mirëpo) kjo është (shkalla) më e ulët e imanit".
    E dyta: Nuk lejohet ndërtimi i xhamive mbi varreza, e as varrosja e të vdekurve në to dhe, njashtu, nuk lejohet falja e namazit në këto xhami, për shkak të fjalëve të pejgamberit:''Vërtet, ata që ishin para jush i merrnin varret e pejgamberëve dhe njerëzve të mirë të tyre për xhami. Pra, mos i merrni varret për xhami. Unë ju ndaloj nga kjo''. (Transmeton Muslimi në Sahihun e vet.)

    Me (ndihmën) Allahun vjen suksesi. Paqja dhe bekimet qofshin mbi pejgamberin tonë Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi shoqëruesit e tij.

    Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetua: Shejh Abdul Aziz bin Baz, Shejh Abdu Rrezak el-Afif, Shejh Abdullah el-Gudejan, Shejh Abdullah el-Gu-ud.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  8. #18
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Mos u falë në xhami në të cilën ka varre!


    Shkruar nga Shejkh Feuzan
    E Marte 30 Gusht 2011 22:35


    Pyetësi: Në qytetin tonë, kemi xhami në të cilat ka varre. Por ato nuk janë në drejtim të kibles. Xhamitë të cilat nuk ka varre në to, janë shumë larg prej nesh. A duhet të fali namazin në shtëpi dhe ti braktisi këto xhami në të cilat ka varre?

    Shejkh Feuzan: Mos u fal në xhami në të cilat ka varre, pavarësisht nëse varret janë në drejtim të Kibles apo pas xhamive, përderisa ato janë brenda oborrit të xhamisë. Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka ndaluar faljen e namazit në vendet ku ka varre.

    Ai gjithashtu, e ndaloi marrjen e varreve si vend adhurimi. Ndalesa tregon se vepra e cila kryhet në të është e pavlefshme, gjë të cilën dijetarët e kanë sqaruar.

    Gjithashtu, kjo vepër shpie në idhujtari. Unë mendoj se ti dhe vëllezërit e tu duhet të rregulloni një vend ku do falni namazin. Ose ndërtoni xhaminë tuaj apo rregulloni një vend të veçantë për namaz ku do falni namazin. Shmanguni nga këto xhami me varre.


    Ligjerata: Lika Maftuh bi ¦Afif (59)
    Burimi: http://alfawzan.ws/allmohadrat?page=2
    Data: 9/8-1428
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  9. #19
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    A pranohet namazi në xhamitë ku ka varre


    Fetava Shejh bin Baz 5/338
    Perktheu: Unejs Murati

    Nuk lejohet të falemi në xhamitë në të cilat ka varre dhe është obligim të nxirret varri dhe të bartet në varret e përgjithshme: çdo varr në gropë të veçantë dhe nuk lejohet të mbetet në të ( xhami ) varr as i ndonjë veliu apo i dikujt tjetër, për atë se ka ndaluar një gjë të tillë Muhamedi, alejhi selam, dhe na ka këshilluar që të ruhemi nga ajo, duke i mallkuar All-llahu çifutët dhe të krishterët për veprimet e tyre.

    Është transmetuar nga Pejgamberi, alejhi selam, të ketë thënë:

    “Allahu i ka mallkuar çifutët dhe të krishterët që i kanë marrë varret e pejgamberëve të tyre për faltore (xhami).” ( Buhari & Muslim )

    Transmeton Aishja se kur ka qenë Pejgamberi, alejhi selam, i sëmurë, ia kanë kujtuar disa nga gratë e tij një kishë në tokat e Habeshit, të quajtur Marie, duke e ditur se Ummu Seleme dhe Ummu Habibete kanë kaluar nëpër tokat e Habeshit. Ia kanë përmendur bukurinë dhe fotografitë e saj. Ka thënë Aishja ( radijAllahu anha ):

    “E ka ngritur kokën Pejgamberi, alejhi selam, dhe ka thënë: “Ata janë që kur të vdesë ndër ta një njeri i sinqertë, ndërtojnë mbi varrin e tij xhami dhe pikturojnë piktura të tilla. Ato janë krijesat më të urryera (këqija) tek All-llahu.” ( Buhari, Muslim, Nesa'i )

    Na ka ndaluar që të marrim varret për xhamia dhe e ka mallkuar kryesin e një vepre të tillë, dhe ka treguar se janë krijesat më të këqija dhe është obligim që t’i këshillojmë njerëzit që të largohen nga kjo, dhe është e ditur se ai që falet te varret vetëm se i ka bërë varret faltore, dhe kush ndërton mbi to vetëm se ka bërë faltore, andaj është obligim që të largohen varret nga xhamia dhe mos të mbeten varret në të, duke praktikuar urdhërin e Muhamedit, alejhi selam, dhe duke u ruajtur nga mallkimi i All-llahut për ata që ndërtojnë xhami mbi varre, për arsye se nëse falet në xhami me varre, shejtani ia zbukuron atij edhe thirrjen që më pas të bëjë për të namazin, sexhden dhe si i tillë të zhytet në shirkun e madh për atë se kjo është nga punët, veprimet e çifutëve dhe të krishterëve, e që ne jemi të obliguar t’i kundërshtojmë dhe të largohemi nga pasimi i rrugëve të tyre dhe nga veprimet e tyre të urryera. Mirëpo, nëse kanë qenë varret e vjetra e pastaj është ndërtuar xhamia, duhet të prishet xhamia, e nëse jo, atëherë duhet të ndodhë e kundërta.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  10. #20
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar më parë nga dielli1 Lexo Postimin
    Thjesht dhe vetem thjesht per te thjeshtit:
    .................................................. .................................................. .................................................. .................................................. .................................................. .................................................. .................................................. .................................................. .................................................. ......................
    Dielli1, kisha disa këshilla për ty, shpresoj se do të bëjnë dobi:

    - të këshilloj që të mos miresh me nji punë që nuk ke njohsi,
    - të këshilloj që të mos flasësh përmendësh,
    - të këshilloj që ta shkurtosh gjuhën pakës, se e ke pak si të gjatë,
    - të këshilloj që nëse për ty është e besditshme Feja Islame, atëherë mjafton që të mos hysh fare këtu dhe u zgjodh problemi yt që e ke,
    - të këshilloj që të pendohesh për atë që ke thënë më sipërm, se nuk i bën dëm askujt përpos vetes tënde,
    - të këshilloj që të mësosh pakës për atë që ke thënë se je në rangun e atyre që ofendojnë të Dërguarin e All-llahut dhe nuk është gjë e vogël, për më tepër mundesh me lexuar këtë: http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=130904


    Shpresoj që të pendohesh për ato fjalë të rënda që i ke thënë dhe lus All-llahu e Madhërueshëm që të udhëzojë në rrugën e drejtë, kështu për ta kuptuar të vërtetën, sepse ndryshe për ty do mbetet përherë nji errësirë.

    Përshëndetje për ty dielli1.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •