Bandat e armatosura terrorizojnė Luzin e Madh
14/01/2012
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=226907&ref=fp
Vetėm pak kilometra larg metropolit shqiptar, nė Luz tė Madh tė Kavajės banorėt pėrvec halleve tė pėrditshme pėrballen me njė situatė tė pazakontė.
Grupe hajdutėsh tė armatosur e tė maskuar veprojnė nė zonė gjatė orėve tė natės duke sulmuar stallat dhe vjedhin gjėnė e gjallė. Pasiguria pėr pronėn dhe jetėn ulet kėmbėkryq nė fshat sapo bie nata, ndėrsa gjatė ditės tė gjithė flasin si ti bėjnė ballė situatės.
Banori Tahir Haka na tregoi ngjarjen e dy netėve mė parė dhe si i mblodhi gėzhojat pėr tia dorėzuar inspektorit tė policisė sė zonės.
Shumica e familjeve nė fshatin Luz i Madh sigurojnė jetesėn nga blegtoria. Frika i ka pushtuar edhe ata qė kanė vetėm njė lopė, qumėshtin e sė cilės e pėrdorin pėr konsum tė pėrditshėm. I madh e i vogėl bėjnė roje natėn nė mbrojtje tė pronės qė pėr ta ėshtė vetė jeta.
Mė tė moshuarit e fshatit thonė se situatė tė ngjashme fshati nuk ka kaluar kurrė, madje as nė 1997-n. Tė gjithė ankohen, ngrenė zėrin me shpresėn se policia dhe prokuroria do tė vihen nė lėvizje dhe ti shpėtojnė nga makthi qė po kalojnė, nė tė kundėrtėn kėrkojnė qė vetė shteti ti pajisė me armė dhe ata qė nuk e kanė pėr tė mbrojtur pronėn dhe jetėn.
top-channel
Krijoni Kontakt