Asgjë e jashtëzakonëshme!…..
Nëse nga malli që ndjej për ty
më duket vehtja bosh
dhe ndonji psherëtimë e thellë
më del nga shpirti im
Në kam përtesë të flas me njerzit
dhe këmbët i heq osh
Asgjë nuk është e jashtëzakontë
Mos shihni me dyshim!
Nëse lexoni diku një varg
dhe u pëlqen pa masë
a rastësisht dikush ju thotë:
sa mall që kam për Ty!
E lini zemrën të rrahë e lirë
ajo duhet të flasë !
se dashurija të vjen një herë
siç vjen drita në sy.
Po kush e tha në botë i pari
“Të dua, të kam shpirt!”
ma thoni ju, ti çoj një letër
një varg, a poezi!
Dhe nëse mumje apo fosile
ka mbetur natyrisht...
do më përgjigjet nga lashtësia:
„E thashë se jam Njeri!“
Pra pse t’a zgjas, t’i bëj komente
Se kush e tha i pari?!
Tek çdo njeri, ku zemra rreh
strehohet aq madhështore.
asgjë nuk është e jashtëzakontë
ndaj vuan dhe nga malli
se dashurija është magji
është ndjenja më njerzore!
Ndaj mos u tremb nga dashurija
Ajo të fisnikron!
Se lart në qiell kur Perëndija
të merr në përjetsi
tek derë e Hadit në Purgator
kur zemrat i peshon
të buzëqesh dhe tok me engjejt
të falë veç Dashuri !
Krijoni Kontakt