Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 24
  1. #11
    kjo foto flet sa 100 mije dokumente

    ska shtetar e ska patriot shqiperia,se keto vampira duhet te ishin qelbur me kohe ne grop te hales.

    tregojne kostumet e kepucet e tyre,se paskan dal te protestojne kunder varferise,per interes te popullit-deleve.

    vec ti shofesh fetyrat e tyre dhe si jane pozicionuar,e kupton qe i ke me misione e detyra te caktuara.

    hordhiiiiiiiii horrash e plehash

  2. #12

    Gazetaret qe i paraprine dhunimit te shtetit me 21 Janar 2011

    Drejtori i gazetes Shekulli Thano, kërcënon: Hap kutitë ose këput qafën!


    Grevistët e urisë, përballë Ramës, Berishës, Ndërkombëtarëve dhe Medias

    Adrian Thano

    12/05/2010


    GREVISTËT DHE RAMA


    "Instancë më vete" e quante pardje në artikullin e tij, Preç Zogaj, çadrën e grevistëve të urisë. Preçi është si gjithmonë i qartë dhe inteligjent, por ka diçka që ai nuk e thotë akoma. Edhe të tjerë nga opozita stepen ta thonë.


    Dyshoj se do mund ta mbajnë të ndrydhur për shumë kohë, me gjasë qysh nesër ky "zbulim" mund të jetë vjetruar. Bëhet fjalë për një distancë të qartë mes lidershipit të PS-së dhe grevistëve. Distanca nuk është mbi atë që duan; ajo është e njëjtë dhe e qartë. Distanca është në mënyrën se si ajo që duan, DUHET arritur.


    Disa shenja të jashtme, ndoshta të vogla të kësaj distance të rëndësishme, mund të kapen edhe në gjuhën e parullave: "Hap kutitë ose largohu" - është "parulla zyrtare" e lidershipit të PS. "Hap kutitë ose këput qafën", - shkruanin në parullat e tyre protestuesit lezhjanë e shkodranë pak ditë më parë.


    Qëndrimi i grevistëve të urisë (sidomos i qytetarëve jo-deputetë) dhe i protestuesve jashtë çadrës, - mbi mënyrën si duhet vepruar dhe si duhet të sillen përballë shurdhërisë së qeverisë - është shumë më radikal se ai që kumton lidershipi i PS-së.


    Mjaftojnë pak orë brenda çadrës së urisë që të kuptosh se distanca mes dy kumteve jo vetëm ka marrë formë tashmë, por po bëhet e papërballueshme edhe për vetë Ramën.

    S.Berisha po e sulmon Ramën egërsisht. Ashtu siç i ka hije, në fund të fundit. Berisha nuk të zhgënjen kurrë në këtë pikë. Ka ngritur kundër Ramës, një koalicion anti-njeri të paprecedent që i ka kaluar tashmë edhe kufijtë e absurdit. Në fakt, S.Berisha bën mirë ta falënderojë Edi Ramën.


    Sepse Rama sot, si me post-Gerdecin dje, është moderuesi, madje frenuesi, i një energjie popullore antiqeveritare që është ku e ku më e fortë dhe më radikale se kumti i tij politik, kumt ky, i kompleksuar jo pak nga formimi i tij qytetar dhe nga qëndrimi i faktorit ndërkombëtar.


    Por, është e vërtetë gjithashtu që kjo distancë mes Ramës dhe qëndresës, - deri më tash shpëtimtare për Berishën - po zvogëlohet me shpejtësi. Sa më shumë kalojnë orët, aq më shumë i afrohemi asaj pikës që një pushtet i mençur do ta shmangte: pikës ku qëndresa nuk ka më asgjë për të humbur.


    GREVISTËT DHE S. BERISHA


    "...Vetëm një popull shpirtmadh do t'i jepte kaq shumë mundësi këtij burri të vogël..."- thotë një varg i një përralle të vjetër arabe. Vetëm Shqipëria mund të vazhdojë të bashkëjetojë me një politikan si kryeministri i sotëm.


    Do mjaftonte vetëm 1 maji i këtij viti që marrëdhënia të thyhej përjetë. Një kryeministër që vë gjysmën e popullit të këndojë kundër gjysmës tjetër që vuan, mund të jetë çfarë të dojë, por jo kryeministër.
    Ndoshta, kjo është disi "e hollë" për t'u vënë re në një CV politike si ajo e Berishës.


    Ai është shndërruesi i partisë së shpresës post-diktaturë në një sekt torollakësh dhe hajdutësh; është krye-shtetari i dështuar i 97-ës së tmerrshme; opozitari i papërmbajtshëm i grushteve të shtetit, klouni i "sukseseve" ku gëlojnë fantazmat e Gërdecit.


    Sot na fton t'i harrojmë këto të gjitha. Madje i kërkon popullit të tij të shkatërruar, ta trajtojë si ajatollah, duke shtuar se i dëshiron edhe 20 apo 30 vjet të tjera mundësish politike (!).


    PS e sotme kërkon ndjeshmëri dhe përgjegjësi nga njeriu i kontrastit të mësipërm. Kurse grevistët e urisë e kanë të qartë që nuk kanë ç'presin prej tij.


    Ai nuk ka asnjë përgjigje për ta.. Siç nuk ka përgjigje për izolimin që vazhdon ende pas 20 vitesh, për 97-ën, për 98-ën, për humbjen e dinjitetit, për kaosin me pronat, për shitjen e tregjeve dhe interesave shqiptare, për përçarjen e re klasore, për Gërdecin, përmbytjet, përdhunimin e Kushtetutës, tentativën për të prekur deri edhe integritetin territorial të vendit, mungesën e drejtësisë, të shanseve të barabarta, gjendjes së mjerë të arsimit, të shëndetësisë, konfliktit të ri të sotëm etj, etj - shkurt për një katrahurë ku fajtor, sipas personazhit grotesk që qeveris sot vendin, mund të jetë gjithkush e gjithçka, që nga komunistët, bijtë e komunistëve, nipat e komunisteve, CIA, Asfalia, eklipsi hënor, UFO-t, etj., por kurrë ai vetë. Sepse ai harron që është shtetar.


    Harron që paguhet, jo për të gjetur justifikime, por për ta mbrojtur popullin e tij nga këto, edhe sikur të jenë të gjitha të vërteta. Pra, nuk ka asgje te re në shurdhërinë e tij përballë grevistëve. Ai prapë nuk do sillet si shtetar. Ai do vazhdojë të tentojë të bëjë atë që ka bërë këto 20 vjet: të mbështetet tek VESET e shoqërisë, tek ngacmimi dhe aktivizimi i tyre si themel dhe kolonë pushteti.


    Shqipëria e sotme ka dy bashkautorë të njohur, dy protagonistë politikë të këtyre 15-20 viteve të fundit, ish-kryeministrin e djeshëm, mëtuesin e sotëm presidencial F. Nano dhe ish-presidentin e djeshëm, kryeministrin e sotëm S. Berisha. Në këtë thelb, të aktivizimit dhe përdorimit të VESEVE të shoqërisë për të organizuar dhe kontrolluar pushtetin dhe shoqërinë, këta të dy janë krejtësisht të njëjtë.


    Janë po kaq të ngjashëm edhe në mitomaninë që shoqëron fundin e tyre. Fatos Nano ishte kryeministri turist i një populli emigrantësh, ky i sotmi është kryeministri me Ipad i një vendi ku studentët e shkëlqyer vrasin veten.


    Shqipëria ndihet sot e lodhur përballë asaj që këta të dy kanë prodhuar. E lodhur prej atyre që i ngulen pushtetit si mizat në kakë e nuk të lenë rrugë tjetër për t'i hequr prej andej, veç t'i godasësh fort e të bësh *** dynjanë.


    GREVISTËT DHE NDËRKOMBËTARËT


    Në disa intervista në "Shekullin" e djeshëm, grevistët e urisë e artikulonin qartë atë pyetjen që e bëjmë sot të gjithë: "Si është puna me këta ndërkombëtarët ?". Vërtet si është puna me ndërkombëtarët?


    Dhe për cilët ndërkombëtarë e kemi fjalën?
    Bashkimi Europian sot është në ditë të këqija. Kriza e fortë ekonomike në përgjithësi dhe ajo greke në veçanti, kanë shkaktuar çarje të eurozonës, ngacmim të plagës së vjetër identitare, forcim të euroskepticizmit, etj.


    Sa për parantezë, në rrethanat e sotme, qeveria jonë na nxjerr ne shqiptarëve edhe pak nastradinër në këtë trokitjen tonë të nxituar e të paduruar në derën e një shtëpie të mbytur në hallet e veta. Është njësoj si të dëgjosh zhurmë, potere dhe kambana morti në vilën e fqinjit tënd dhe ti nga kasollja jote të shkosh e të trokasësh në derë me saze e me këngë e t'i thuash: "Erdha unë, të pimë nga një lëng..."


    Ka që thonë se në këto rrethana, situata në Shqipëri nuk i intereson askujt. Në fakt, jo tamam, askujt. Fqinjët tanë, i kanë kthyer sytë këtej. Shumë aktive Italia, p.sh. Të dërguarit e Berluskonit premtojnë viza, afate pas afatesh dhe flasin si zëdhënës të qeverisë së Tiranës.


    Si është e vërteta? E vërteta është që deti është bërë kos. Shqipëria ka sot një kryeministër që firmos gjithçka, në këmbim të "mbeshtetjes nderkombetare". Ardian Klosi në artikullin e djeshëm në "Shekulli" për nënshkruesit e një letre të hapur kundër grevës së urisë, shkruan: "...


    Nënshkruesit e kësaj letre të hapur janë të shqetësuar për shtyrjen e liberalizimit të vizave, por jo për legjitimitetin e pushtetit që kemi mbi kokë sot, të shqetësuar për shëndetin e grave në çadër, por jo për shëndetin e keq të Shqipërisë, të shqetësuar për nocione të përgjithshme si destini ose liria, por jo të shqetësuar se kryeministri i tyre u fal fqinjëve të jugut DET dhe fqinjëve të perëndimit TOKË nga të SHQIPËRISË që ta kthejnë në depozitë mbeturinash...". etj.


    Po, e vërtetë! Det, fqinjëve të jugut, Tokë fqinjëve të Perëndimit. Kërkesa që fqinjët tanë kanë shekuj që i bëjnë pa i arritur dot, i firmosi kryeministri i sotëm brenda pak muajsh. Këto firma jane edhe pergjigja për disa nga qendrimet e sotme "nderkombetare". Për disa, sigurisht. Në përgjithësi qëndrimi ndërkombëtar është pro transparencës.


    Se nuk ka si të jetë ndryshe. Por, mes tyre, ka nga ata që, Shqiperia u intereson vetem për aq kohë sa në pushtet është një firmosës i zellshëm si Berisha, politikani që në gjithë karrierën e tij, armikun numër 1 ka opozitën e popullit të vet.


    Meqë jemi këtu, po e ndajmë me lexuesit e Shekullit, një pyetje. Kërkoj ndjesë nëse duket pak bizarre, por më duket e drejtë. Pak javë më parë patëm një vizitë qeveritare në Beograd e më pas një lajm zyrtar për një ftesë në Tiranë për kryeministrin serb. Garnitura ishte ajo e përhershmja: shumë buzëqeshje, shumë dashuri, shumë suksese, marrëdhënie të shkëlqyera etj.


    Serbia është një vend që ende nuk ka kërkuar falje zyrtare për genocidin në Kosovë, spastrimin, vrasjet, përdhunimet, gjymtimet e atjeshme që tronditën botën. Pyetja është kjo: Si ka mundësi që kryeministri i Shqipërisë gjen forca të tejkalojë këtë dramë të madhe ende të freskët dhe të jetë i gatshëm të ftojë, të lusë, të presë, të falë kryeministrin e Serbisë dhe nuk e gjen këtë forcë për t'u ulur me shefin e opozitës së popullit të tij? As duke pasur 200 shqiptarë që po sakrifikohen përpara zyrës së vet.

    GREVISTËT DHE MEDIA


    Nëse dikush do të donte sot të ndërtonte një identikit gazetari shqiptar do ta kishte të pamundur. Por, në vend të këtij identikiti të munguar, do gjente lehtësisht një model të rremë, mjafton të kërkonte në kufijtë mes Çilit të koncerteve të majit dhe Çilit të debateve televizive. Pushtetit i duhen me aq mend sa e para ose me aq interesa biznesi sa i dyti.


    Të parët sajdisen e më pas shpërdoren si fasadë torollakësh, të dytët janë të kapur për shkak të shndërrimit në biznesmenë me nevojë të pashmangshme për të pasur akses në buxhete, licensa e shërbime të tjera të administratës shtetërore.


    Mes dy çilave të mësipërm, çilen turli tipash të tjerë, tregtarët e përhershëm të flamujve, aplikantë për maskë politikani, mitomanë me paga pornostaresh etj.
    Për publikun janë të gjithë "gazetarë".


    Në kaosin e 20 viteve të fundit, ky publik nuk pati as rastin të merrte vesh kush quhet gazetar. E jo vetëm publiku. Në këtë pikë, ka një problem të madh që nuk nisi sot. Se kush quhet gazetar në këtë vend është ende e pamundur ta thuash. Nuk ka ende një deontologji precize për të qenë "ligjërisht gazetar".


    Ka plot që e kanë vjedhur përgjatë këtyre viteve emrin "gazetar" dhe ia kanë dhënë vetes pa merak. Janë pikërisht këta në krye të sulmeve ndaj opozitës së sotme, e disa prej tyre janë ç'njerëzorë, janë skandalozë dhe të turpshëm në fyerjen që u bëjnë grevistëve të urisë.


    Nuk i njohëm sot, sepse këta kanë kohë që sillen vërdallë në një karnaval të madh të përnatshëm televiziv, ku secili ka zgjedhur maskën e vet dhe feston. Populli opozitar, grevistët e urisë, kritikët e këtij absurdi që po qeveris, kanë të drejtë që habiten e irritohen me ta.


    Por, së paku duhet bërë e qartë që ky soj nuk ka të bëjë me gazetarinë. Edhe nëse kanë ndonjë lidhje me të, ata janë tredhur tashmë në "gazetarinë" e tyre nga i njëjti sistem i vesit, që premion maskën, abuzimin, patetizmin, urrejtjen, por kurrë të vërtetën, meritën, zotësinë, bashkëjetesën.


    Kolegu B.Prifti botoi tri ditë më parë një shënim për sjelljen e mediave shqiptare këto muaj. Nuk kam çfarë të shtoj se ai i ka thënë të gjitha. Media e ka humbur edhe busullën edhe moralin. Kjo është e vërteta. Dhe ka ndodhur, sepse në media gazetarët janë racë në zhdukje.


    Këtij reparti pseudo-mediatik, që i është bashkuar ushtrisë me pagesë anti-Ramë, i mbivendoset sot për fat të keq edhe paaftësia e stafit të Ramës që merret me mediat. Ky staf dështoi fatalisht të bënte pjesën e vet në fushatën elektorale të 2005-ës dhe po dështon edhe tani në menaxhimin mediatik të protestave. Nuk e gjen dot sot një kronikë televizive apo një lajm pro opozitës në median ndërkombëtare.


    Nuk ka asnjë kundërveprim ndaj propagandës së absurdit qeverisës, që sajon përditë "letra" e "deklarata". Dhe është e pashpjegueshme gjithashtu sjellja e tyre në disa raste edhe ndaj mediave që kanë qenë historikisht mike të opozitës në këtë vend, si "Shekulli". Aftësia e tyre duhet ritestuar.

    shekulli

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    DASH-ambasadës amerikane: Përse Berisha takoi dy herë Metën para vendimit të gjyqit ?


    Departamenti Amerikan i Shtetit është vënë në alarm për lëvizjet më të fundit që po ndodhin në Shqipëri. Kur dukej se gjithçka po shkonte drejt normalitetit dhe kur thirrjet e Trojkës janë për një president konsensual, presioni që po bën mazhoranca është tejet normales duke tentuar një president partiak dhe pa pëlqimin e opozitës. Po kështu marrëdhëniet e tensionuara të presidentit aktual me ish partinë e tij dhe intimidimi i vazhdueshëm nga kryeministri janë një tjetër shqetësim për SHBA-të, por dhe BE-në.

    Kjo klimë ka sjellë jo vetëm krisjen e marrëveshjes së përkohshme PD-PS për ligjet me tre të pestat, por së fundmi dhe një aleancë krimi shtetëror për të presionuar drejtësinë dhe nxjerr ish zëvendëskryeministrin Ilir Meta, kreu i LSI-së, të pafajshëm. Meta akuzohet për korrupsion dhe prokuroria kërkon 2 vjet burg dhe 10 milionë lekë gjobë. Por trupa gjykuese duket se është ndarë që në fillim për pafajësinë, kurse javën e fundit në lojë ka dalë kryeministri Berisha, duke marrë çdo kosto përsipër për ta nxjerrë të pafajshëm aleatin e tij. Dënimi i Metës do të thotë edhe rrëzim i qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme.

    Mosdënimi mund të sjellë urrejtjen popullore në prag edhe të 21 janarit që po afron, një vjetorit të vrasjes së 4 protestuesve në bulevard nga Garda, por që në fakt nuk janë ndaluar as autorët dhe as urdhëruesit, kur është provuar fshirja nga kryeministria e të gjitha filmimeve. Ky janar duket i mbushur plot me ngjarje të pakëndshme politikisht, ekonomikisht dhe nga ana sociale. Por duket se situata po shkon drejt shpërthimit, se vetëm në katër ditë, kryeministri e takon dy herë aleatin e tij. Një herë fshehurazi në vilën në ish-Bllok për 3 orë dhe herën e dytë sot publikisht në Rogner, në prani edhe të sekserëve mediatik për të pompuar idenë e “Kubesë” së mafias që bashkëvepron. Por duket se realiteti është se dreka e Arvizusë me kryesocialistin Edi Rama ka prishur të gjithë humorin e mazhorancës që nuk po lë gur pa kthyer për të dhënë imazhin se janë të fortë. Por siçe njeh edhe diplomacia në analet e saj, kur dikush tregon dhe shtrëngon dhëmbët, do të thotë se është në ditët e veta më të këqija. Burime të sigurta i thanë sot agjencisë AMA se Departamenti Amerikan i Shtetit ka kërkuar shpjegime të hollësishme nga ambasada e Tiranës për të paktën lëvizjet e dy muajve të fundit. Në veçanti janë udhëzuar përforcime me trupa sigurie, vëzhgim i situatës, këshillim i qytetarëve amerikanë.

    Por në një prej kabllogrameve mësohet se SHBA-të i shkruajnë ambasadës një pyetje, ku të jepen sqarime përse ish zëvendëskryeministri i akuzuar për korrupsion takohet nga kryeministri Sali Berisha. Çudia për amerikanët është përse një kryeministër që publikisht hiqet si një luajal dhe me tolerancë zero ndaj korrupsionit, në 4 ditë takon dy herë zëvendësin e tij të akuzuar për korrupsion. Nuk dihet ende se çfarë përgjigje ka kthyer sot ambasada e SHBA-ve drejt Uashingtonit, por situata duket se nuk është fortë normale. Diplomacia amerikane e sheh lëvizjen e fundit të pushtetit si një shprehje force të inkriminuar dhe rreziku që nuk njeh kufijtë e njerëzores. SHBA-të e kanë dhënë po aq qartë verdiktin e tyre sikurse dhe BE, se Ilir Meta duhet të përfundojë pas hekurave të qelisë për një mijë e një arsye.

  4. #14

    Mero Baze paralajmeron nje 21 janar te dyte!

    Ilir Meta dhe 21 Janari i dytë

    14 Janar, 2012

    Nga Mero Baze

    Si për të imituar janarin e shkuar, fill pas datës 11 janar, Ilir Meta u rikthye në vëmendje të opinionit publik shqiptar duke provokuar. Janarin e shkuar në datën 11 u shfaq në video duke thyer çdo rekord historik të një zyrtari hajdut, në datën 12 u shfaq tek Fevziu duke theksuar se nuk do japë kurrë dorëheqje dhe se nuk i trembet videos, në datën 13 dha dorëheqje, në datën 14 vazhdoi të akuzonte opozitën se i ka sajuar videon e kështu me radhë derisa në datën 21 janar njerëzit u derdhën në rrugë të revoltuar dhe detyruan Sali Berishën dhe Lulëzim Bashën të vrasin për shkak të Ilir Metës. Një vit më pas Ilir Meta po e ringre skenarin e janarit që shkoi. Sërish në datë 11 del Berisha në TV e tij dhe akuzon prokurorinë se ka manipuluar provat, në datë 12 Ilir Meta thërret në shtëpi Sali Berishën për të terrorizuar Gjykatën dhe ai i shkon i bindur dhe kokulur, më datë 13 me rastin e Vitit të Ri serb, Berisha thërret gazetarët e qeverisë në pritje dhe u shpjegon se ishte kënaqur me verën e Ilir Metës, në datë 14 dy vrasësit e 21 Janarit, Sali Berisha dhe Lulëzim Basha, së bashku me shkaktarin e revoltës që çoi në vrasje, Ilir Meta, ulen publikisht në kafe Rogner për të dëshmuar se aleanca e tyre do të vazhdojë derisa drejtësia të gjunjëzohet.

    E gjitha kjo ka ngritur shumë revoltën në opinion publik. Një vit pas 21 Janarit, unë po shikoj të njëjtën ndjenjë revolte dhe zemërimi tek njerëzit, siç e kishin një vit më parë, kur përplaseshin me arrogancën për të mos pranuar faktet flagrante që dëshmonin fytyrën e një pushteti të kapur mat duke vjedhur. Sot, këto ditë, këtë javë, kam ndeshur të njëjtën revoltë dhe urrejtje që njerëzit kanë demonstruar një vit më parë ndaj këtij pushteti.

    Kësaj situate i shtohet dhe një element i ri, fakti që katër të vrarët e 21 janarit janë pjesa më e poshtëruar prej drejtësisë deri më sot. Vrasësit e tyre jo vetëm që nuk janë gjetur dhe arrestuar, por as urdhëruesit e vrasjeve, Sali Berisha dhe Lulëzim Basha, nuk janë pyetur ende. Një nga familjarët e viktimave, babai i Hekuran Dedes ka sjellë dëshmi edhe më rrëqethëse. Ai ka deklaruar se Sali Berisha ka dashur të blejë gjakun me lek, dhe më keq akoma, ka dashur të orientojë familjen drejt vrasjes në formë gjakmarrje të një oficeri të Gardës, që të shpëtonte përgjegjësia nga Berisha. Ai oficer mund të ketë qenë Arjani, Ndreu, Besniku, Agimi, apo kushdo tjetër, mjafton që të bëhej “kurban” për Sali Berishën dhe ky i fundit të lirohej nga gjaku që kish derdhë më 21 Janar. Skena që përshkruan babai i Hekuran Dedës është poshtëruese dhe e lig, pasi tregon se Sali Berisha është personalisht i shqetësuar si vrasës dhe është i gatshëm të shesë çdo roje a badigard të tij për të shpëtuar veten ose fëmijët e tij nga gjaku i pamarrë i atyre që ka vrarë.

    I gjithë ky tension që rritet dita- ditës nga gjestet provokative të Sali Berishës dhe Ilir Metës, mund të kthehet në një eksploziv në datën 16 janar kur Gjykata e Lartë e Shqipërisë, sipas gjithë pritshmërisë së opinionit publik, do të lirojë Ilir Metën nga akuza e prokurorisë dhe ai do të rikthehet në qeveri pa u dënuar, për të rikuperuar kohën që nuk ka mundur të mbledhë dot aq shumë lek sa ç’mblidhte kur ishte vetë ministër.

    Kjo e gjitha mund ta çojë Shqipërinë në një revoltë re, në një revoltë që tejkalon realisht fuqinë e opozitës zyrtare. T’i bësh karshillëk opinionit publik, duke u shfaqur bashkë si të pandëshkueshëm- kryeministri që ka mbi supe një histori të tërë të rrënimit të demokracisë, ministri i akuzuar për 220 milionë euro abuzime, për të cilat shmang gjykimin në themel dhe shpëton me procedurë dhe më pas pasuron biografin e tij me katër vrasje politike dhe një rrëmbim mandati, dhe ish- zëvendëskryeministri që u shfaq me zë dhe figurë duke bërë pazare me miliona euro për pesë minuta, do të thotë t’i vësh zjarrin zemërimit popullor.

    Trupi gjykues që pritet të lirojë nga akuzat Ilir Metën të hënën, duhet ta ketë të qartë se 16 janari është dita kur shoqëria shqiptare vendos edhe për fatin e tyre, nëse ata do të bëhen shkak me vendimin e tyre që Shqipëria të shkojë drejt krizave ekstreme. Babai i Hekuran Dedës nuk ia ka harruar Sali Berishës përpjekjen për blerje të gjakut me lek dhe shitje të gardistëve, ashtu siç nuk ia kish harruar siç dukej nga intervista as Ilir Metës fjalën kokëpalarë për djalin e tij të vrarë. As njerëzit e Aleks Nikës nuk ia kanë harruar Sali Berishës përpjekjen për të manipuluar me vdekjen e tij, ndërkohë që nga hetimet del se një bodigard i Berishës ka qëlluar mbi të. As fëmijët e Ziver Veizit nuk ia falin Sali Berishës luftën klasore pas vrasjes së babait të tyre duke e terrorizuar Anën 11 vjeçare në shkollë si vajzë armiku. As djali i mbetur i Faik Myrtajt nuk ia fal Sali Berishës jo vetëm vrasjen e babait, por dhe ikjen prej dëshpërimit të vëllait të tij. Por që zemërimi i tyre të ketë kuptim dhe të respektohet, ne si shoqëri nuk duhet t’ia falim Sali Berishës përpjekjen për të riprovokuar një 21 Janar të dytë, përpjekjen për të provokuar deri në palcë shqiptarët me shpresë që ata të mos reagojnë duke pasur parasysh 21 Janarin.

    Sali Berisha dhe Ilir Meta kërkojnë doemos të zhvlerësojnë revoltën e shqiptarëve, kërkojnë doemos të vendosin një standard përuljeje në politikën shqiptare, kërkojnë doemos të thonë, “provojeni dhe një herë po ua mbajti”. U duhet doemos të binden se nervi i shqiptarëve u vra dhe ata ulën kokën para pushtetit të tyre. Ata po përpiqen me çdo kusht të nxisin një revoltë të ngjashme, bile më të madhe se ajo para 21 Janarit të vitit të shkuar, me shpresë që shoqëria të mos protestojë si më 21 Janar dhe ata të qetësohen se tani këtë popull e kanë tredhur. Ata duan një 21 Janar të ri, por pa protestë, duan të thonë se ajo që ndodhi një vit më parë ishte artificiale, pasi sivjet kishte më shumë arsye për protestë dhe nuk ndodhi. Ata duan të rifyejnë të vrarët dhe të riposhtërojnë të gjallët. Duan të na thonë se e meritojmë t’i durojmë.

    tema

  5. #15

    Një javë para krimit të Edi Ramës

    Një javë para krimit të Edi Ramës

    15-01-2012

    Nga Kostaq Xoxa

    Mbeten pak ditë që Edi Rama të bëjë një show të ri në kryeqytet. I ka false të gjitha përbetimet se është një europianist i kulluar. Jo vetëm që janë autolëvdata, me të cilat është mësuar që në moshë puberteti, por ato janë bërë, tashmë, të pabesueshme, madje të pagëlltitshme, edhe brenda radhëve të partisë së tij. Kundërvënësit e akuzuan se kishte përdhosur nenin 28 të statutit të PS-së. Ky nen shërbeu vetëm sa për të sfiduar kryetarin e mëparshëm të PS-së. Të tjerat, janë rrjedhojë e një modifikimi në interes të tij, të një neni të statutit që do të ishte efektiv vetëm në funksion të vënies së pushtetit vetjak në dorë, paçka se dështimet e tij të njëpasnjëshme qenë më të renda se ai i F. Nanos, në vitin 2005. Pastaj ky ambcioz, që e kishte filluar karrierën me “antikomunizmin” e tij të skajshëm, kaloi në anën tjetër të polarizimit politik, duke u bërë drejtuesi i atyre të cilët i kishte mallkuar dhe dënuar me vdekje në një libër që u bë dëshmia e inkoherencës së tij skandaloze. Libri i dytë, “Kurbani”, është i hallakatur me justifikimin e një demonstrimi të forcës përmes një mitingu të përgjakshëm, me dy data të kobshme: 20 janar 2011 dhe 21 janar 2011. “21 janari“ në këtë libër nuk përmbahet në një kapitull të caktuar të librit, por është i shpërndarë në të gjithë kapitujt, sikundër edhe të gjitha temat e tjera,për të cilat shkruhet, kur autori kujtohet se ka harruar diçka, në të gjithë librin. Prandaj tipari kryesor i këtij vëllimi është përsëritja pa kriter, me po ato mllefe, me po ato sharje, me po ato lavde për vetveten. UN-i i mërzitshëm i autorit dhe fjalitë që dihet se ku fillojnë por nuk dallohen dot se kur mbarojnë, e bëjnë librin thuajse të pakuptueshëm dhe, më të shumtën e herës, të palexueshëm. Megalomania, që është tipar i një sëmundje të hershme mendore, e bën që të mburret edhe për gjuhën, “një obsesion për gjuhën e njësuar”, - siç thotë. Por ç’mund të thonë gjuhëtarët, nëse do të kenë durimin të lëxojnë ato shpikje neologjizmash të kundërstandardit, si “indiferentizuar”, “burime të aksesueshme”, “dinamitim kriminal”, e mos të themi të tjerat, se janë më shumë se 70! Kapitujt janë fiktivë dhe libri në vetvete nuk merret vesh se ç’është: një esé, një libër që i takon memorialistikës, një polemikë mllefesh, një libër vetëmburrjesh, një libër në të cilin synon të bëjë të besueshëm makthin e tij që të bardhën ta nxijë dhe të zezën ta shndërrojë në të bardhë... Këtë që kemi përmendur në fund ai e ka bërë për të përligjur 21 janarin si një demonstratë si të gjitha të tjerat, ndërsa ajo është përgatitur me synime kriminale.
    ***
    Për 21 janarin autori i këtij pështjellimi, që e ka quajtur “vepër”, kërkon që krimin e përgatitur t’ua veshë kundërshtarëve të vet politikë. Së pari le të shohim një mashtrim kapadaillëku, që s’na prish shumë punë, por që tregon “mendjen e madhe , të zezën e të zot”. Ishalla jetësohet ky lokucion edhe në këtë rast. Dhe sa më shpejt, aq më mirë për interes të vendit.
    Në “kapituj” të ndryshëm thuhet se manifestuesit e 11 janarit ishin disa qindra mijëra! Grandomania përcjell pështjellimet e këtyre shkresurinave (që përbëjnë të 442 fletët e “Kurbanit”). Sa qindra mija? 4, 7, 9, që të mos themi 20, 30, 40? Le ta nisim nga shifrat e vogla. A e ka parasysh njeriu haluçinant, që sheh ëndrra në diell, se është fjala për 400.000, 700.000, 900.000 veta?! Edhe në manifestimet e mëparshme, me kapadainjtë e paneleve të majta, Artan Hoxha, që ka pas qenë fitues olimpiadash të matematikës që kur ishte maturant, ua kishte llogaritur kolegëve përballë të bisedës televizive, me individë që mund të rrinin në 1 m², me sipërfaqen tërësore që zënë këta njerëz dhe me herësin e syprinës së kësaj të fundit me shifrën e parë (njerëz për m²), se numri mburracak i tyre ishte i shumëfishuar së tepërmi, por jo me budallallëkun e qindramijërave, amà! Kjo, sa për hyrje të kundërthënieve në të cilat mund të bjerë njeriu që mashtrimet i ka në majë të gjuhës. Aq më tepër kur thotë, në “kapituj” të tjerë, se policia kishte penguar një numër të madh demonstruesish të mbërrinin përpara kryeministrisë. Nga ana tjetër, sa vend do të kishin zënë ata qindra mijëra, që do të kishin bllokuar mjaft sehirxhinj të zakonshëm të afronin makinat e tyre e t’i vendosnin buzës së trotuareve, kur në një mjedis të tillë nuk do të kalonte dot gjilpëra, palé vetura? Vërtetësia e pranisë së këtyre makinave provohet me djegien e tyre nga njerëz të xhindosur, të porositur për ta bërë atmosferën sa më të nxehtë!
    Tani, le të vijmë te 20 janari dhe te 21-shi. Nuk mund të kontestohet se datat e këtyre mitingjeve, koha e fillimit dhe e mbarimit, parullat që do të lëshoheshin, qëndrimi që do të mbahej, e të tjera e të tjera, sakatoheshin nga E.Rama dhe nga skush tjetër! Asgjë nuk mund të bëhej pa të plotfuqishmin e opozitës, Edvin Ramën. Edhe lekët që merreshin nga protestuesit me borderotë e Fiqri Xibrit, (që i kemi parë të filmuara), nuk bëheshin me paret e të ashtuquajturit sindikalist, por me paret e fukarait Edi (Se nga i gjente ai, është për t’u menduar!). Në faqet e “kapitujve” të ndryshëm për 21 janarin, kërkohet të na hidhet hi syve se ky manifestim ishte thuajse spontan! Një mashtrim i vetëkuptueshëm. Kur thuhet nga E. Rama, që më 20 janar, se situata mund të dilte jashtë kontrollit, kjo frazë tronditëse zbërthehet me zëvendësimin e saj me “kam dhënë urdhër që situata të dalë jashtë kontrollit”. A mund ta nxirrte jashtë kontrollit një individ tjetër, përveç tij? Duke qenë titullar i vetëm i këtij operacioni (jo si në çështjen e ndërhyrjes së parkut “Rinia”, kur titullari ishte kolonel Mit’hat Havari dhe Edi ishte bira e fundit e kavallit!), pra, në këtë rast si titullar i vetëm, ai e kishte edhe mundësinë e ndërprerjes së kësaj mësymjeje kriminale të 21 janarit, kur rojat rrethuese të selisë kryeministrore nuk e kishin humbur ende durimin, domethënë kur hanin kalldrëme rrugësh, hunj dhe bomba Molotov dhe nuk luanin nga vendi! Vërtet drejtori i ministrisë së Brendshme, z. Burgaj, i ngarkuar për ruajtjen e selisë, i kishte me hak lavdet e faktorit ndërkombëtar dhe posaçërisht të ambasadorit amerikan, z. Aleksandër Arvizu. Në njërin nga “kapitujt” e “Kurbanit” përmendet ky drejtor drejtorie profesionist, ndërsa në “kapituj” të tjerë, përmendet z. Lulzim Basha. Se ishte në paragjykimin e autorit të ngjarjes pikërisht L. Basha, që duhej trajtuar si vrasës! Duket se miqtë tanë ndërkombëtarë e dinin më mirë se E. Rama se cili e kishte përgjegjësinë e trupave mbrojtës të objektit të sulmuar gjer në shpërthimin e portës së hekurt të kangjellave me një automjet mësymës! L.Basha ka të drejtë ta padisë ligjërisht si mashtrues dhe si shpifës E. Ramën se ka shkruar me shkrim, e zezë në të bardhë, një mashtrim, kur e përmend si vrasës z. Basha dhe kërkon të nxjerrë përfitime zgjedhore nga kjo rrenë, që del po nga vetvetja, kur ia nxjerr kokën gënjeshtrës me kundërthënien që del nga njohja e faktit se përgjegjësi i ruajtjes së kryeministrisë ishte z. Burgaj! Por edhe z, Burgaj përmendet me elozhet e merituara për gjakftohtësinë që ka treguar në rrethana të jashtëzakonshme. E. Rama është me imunitet si kryetar partie. Por do të mjaftonte që t’u shpjegonte organeve hetimore domethënien e asaj deklaratës mortore të 20 shtatorit dhe t’i thuhej “Përse s’e shmange? Do të mjaftonte një urdhër në celular!”. Ky është thelbi i krimit. Analiza do të çonte te autori i krimit. “Kurbani” është tepër i hallakatur dhe i pabesueshëm, që ta nxjerrë të larë e të shplarë autorin e vërtetëtë të krimit! Tani, ora 14 kur mbarova këtë shkrim, u dha lajmi se ambasadori amerikan kishte porositur personat e shtetësisë amerikane që, më 21, të jenë larg tubimeve të këtij 21 janari. Ky është premtuar si paqësor. Domethënien nuk e ka të vështirë ta nxjerrë vetë lexuesi.

    55


    Edi Rama: Sistemi politik del jashte loje!



    28 Janar 2011

    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 14-01-2012 më 18:25

  6. #16
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    dydrins, me duket se po i lexon "mbrapsht" udhezimet e shaqo bregut, alias brari, alias gim dobiçi!

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dil me emrin tend o dujruc e pastaj fyej gim docin.
    jo keshtu qe nga furriku i nickut.



    dydrins..thx per kte pamfletin e meros.. qe ke sjelle.

    pra merua si gjithmon aktiv ne pergatitje 21 janaresh.

    ai thot ato qe nuk i thot ed rucua hapur per mos te prish masken para arvizut.

    mirpo dihet se merua sben tjater vec hedh ne leter ato qe ja lexon ne sy shtabit polpotist te seli rozes.
    pra seli rozja ka plan per 21 janar te rrezikshem e gjaksor.

    duhet falenderuar merua qe i thot ne kohe platformat e selirozit.

    jo me kot e ka caktuar seli rozja pra gjiqin e metes ne 16 janar.

    qe te ket kohe 1 jav per te pergatitur e justifikuar para ambasadave barbarin qe do tregoj ne 21 janar.

    dujruc..

    je shum interesant.
    mezi cpo pret ta shohesh minister te plotfuqishem te punve te perbrendeshme ilir gjon rucin e altin arapin e gjolekmalen.. kurse ne maske mban "anti klanin gjon".

    je nje monster e papare.

    do perfundoc ne cmendine brenda vitit..te siguroj.

    nejse..

    pra o milet kini kujdes..mo shkoni .. ku ju therret mero baze e ed ruc kokodhimo ngjelo bamir nard ndoni..

    ne se shkoni.. i beni te fala ziver myrto zadrimorit.. kur tju coj saimir tahiri ne shpi me zisin e zhavorit..

    ..

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Mero Baze per turpin e tij(ne fakt ky njeri nuk ka fare turp), behet zjarrvenes i shqiptareve.
    Me maturine e nje burri te pjekur, un i them atyre qe e lexojne kete teme, qe te mos bien pre e ketyre provokimeve e te ruajne gjakftohtesine. Drejtesia nuk do vonoje, por kjo nuk behet duke sulmuar shtetin dhe institucionet.
    Mos degjoni nxitesit e dhunes, te cilet ne momentin final do ju lene vetem perballe rojeve te armatosur te shtetit, qe e kane detyre patriotike dhe kushtetuese te mbrojne personalitetet dhe institucionet e Atdheut te tyre.
    Urdheruesit dhe paguesit e turmave te nxitura dhe te zemeruara do te rine larg nga dhuna, ashtu sic e kane deshmuar perhere. Ruani jeten tuaj dhe te femijeve, sepse ne asnje rast nuk keni per te perfituar gje.
    Ata qe do perfitojne do te jene politikanet e te dy kraheve, te cilet sherrosen perpara televizjoneve , per te darkuar me pas perseri se bashku.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    landush..
    e mo e more porosine nga celula?
    shaje brarin qe ai pastaj te te shaj tyjan .. e pastaj moderatori ynë.. qe po vigjelon.. ta perjashtoj brarin e keshtu ai nuku na besdis deri ne 21 janar..

    lol

    po nuk e ha shaqo bregu ate..

    nejse..po kte 21 janar do perdoret falanga nr 2.. ajo me tesere te vjeter partije pune..qe merr vesh mire nga thejatroja..
    ata do ecin ngadale nen tingujt e marsheve funeber me fitira te pikelluara nga dhimbja per "viktimat" e ne duar do mbajne qirinj e lula.. e pastaj pas krietarit do perulen tek vendi ku qan dhe gruaja e myrtos e motrat e zadrimorit e vajza e ziverit.. e baba i hekrit.. e do shekojne me urrejtje nga penxheret e saliut e do hedhin parulla paqosore..
    hajde thejatro hajde..
    e ne fakt sejcili nga ata qelbaniker te rafinuar ne enverizem.. e di mire se si e qysh e pse shtabi desh ca zgjebarak te vrare ne 21 janarin e kaluar.. e qysh e tek i qeroj si qen rrugesh..

    mjeshtri e lart or pinxho..

    ju lumte..

    nuku jemi kondra te beni dhe her tjater nga keto filma..
    vrisni sa me shum zgjabarak tuaj.. o edvin klos ruco paskal ngjelo gjinushi..



    ..

    qe je i barabarte me gomarin me provon cdo dite,,,

    po dhe qe hane vetem prodhimet e gomarit ma ke mbush mendjen,,,

    te kam thene qe si edi si saliu e kushdo meritojne burgun

    qofshin nga ps apo pd apo kushdo

    partia ime eshte shqiperi etnike dhe e bashkur,,,

    feja ime shqipetaria,,,

    more veshte verrmje by,,,,the

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Opozita me kete rast po kerkon ti thote diktatures vrasjet jane akoma te papaguara ndaj ja ke borxh shqiptarve.
    Kelyshet e Salise kan shkuar ne shtepine e Hekuran Dedes dhe me nje cante me para dhe me nje foto te nje gardisti i kane thene na parate se ky ta ka vrare djalin dhe gjakun e ke me te.
    Imagjinoni ku shkon poshtersia e diktatures qe ta blejne gjakun me leke.
    Kurse dhjeranuket e salise ketu parturpesine me te madhe hedhin rreshta pa fund kot se koti.
    Thjesht tregojne veten qe jane plehrat e shqiptareve nga i pari te i fundit pa perjashtim.
    Zaten diktatura dulles jetoi me krimninele ska si te mos jetoje diktatura Salise pa krimnele.
    Nqs shqiperia la pa bere dekomunistizimin e dulles nuk duhet te lere pa bere debluzimin pjelles se saj qe eshte kudo evidente , qe ecen mbi krime e skandale pa fund.
    Albania Uber Alles

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •