Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516

    “Shkrihet” shërbimi diplomatik mes Shqipërisë e Kosovës

    “Shkrihet” shërbimi diplomatik

    Shqipëria do të ndihmojë Republikën e Kosovën me përfaqësim diplomatik në ato vende ku diplomacia kosovare nuk është ende prezente.
    Marrëveshjen per kete bashkëpunim e kanë firmosur dy ministrat e Jashtëm të Shqipërisë e Kosovës, Edmond Haxhinasto dhe Enver Hoxhaj. Kjo marreveshje do të shtrihet në ato vende ku njëra prej palëve nuk ka përfaqësi konsullore, përfaqësia e palës tjetër do të marrë përsipër përfaqësimin konsullor.
    "Kjo është marrëveshja e 75-të, - tha ministri Haxhinasto,- që Shqipëria firmos me qerverinë kosovare pas shpalljes së pavarësisë të Kosovës".

    "Kemi rënë dakord të mbledhim sa më shpejt komisionin e përbashkët të bashkëpunimit ekonomik,iI cili do të shqyrtojë dhe trajtojë të gjitha ato çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me integrimin më të madh ekonomik të dy vendeve në funksion të një tregtie të mirë, në funksion të përdorimit të resurseve, të infrastrukturës së përbashkët, për të zgjeruar tregun, i cili është gjithashtu i shumë i rëndësishëm dhe i hapur për integrime të mëtejshme dhe me vende të tjera të rajonit", tha Haxhinasto.
    Ndërsa homologu nga Kosova, Hoxhaj u shpreh: Për ne është shumë kyç që ky vit fillon me Shqipërinë dhe aktivitetet tona në rajon,më qëllim që të përcjellim mesazhin që dy vendet tona kanë një bashkëpunim të shkëlqyer edhe politik edhe ekonomik edhe kuturor. Për ne është shumë kyç që ky bashkëpunim gjatë këtij viti të jetë edhe me i koordinuar, është jubileu i pavarësisë së Shqipërisë. Dhe padyshim që kur je në përvjetor të pavarësisë kjo flet për atë që të kemi mundësi të shtrojmë një pyetje se sa rrugë të gjatë kemi bërë, që të jemi këtu ku jemi, progresin që kemi arritur këto 100 vitet e fundit".
    Në këtë vizitë të parë për 2012-tën në Shqipëri, shefit të diplomacisë kosovare i është rezevuar një pritje edhe nga kryeministri Sali Berisha.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pun e mire kjo..

    pun te mbare diplomacise shqiptare..

  3. #3
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    fare normale

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    duhet te kete nje ambasde perfaqesuese bravo

  5. #5
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Deri nashi, te gjitha perpjekjet e gimit per ta derguar konsull a sekretar "artistik" ne ndonje ambasade kane deshtuar ne menire te palavdishme. Siç duket, veprimtaria e tij ne kete forum eshte ende e pa-arrire "artistikisht" ...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •