Kryesisht tiparet karakteriale të një mashkulli lidhen me atë të qenurit më të llogjikshëm në situata të ndryshme, të matur, objektiv, bashkëpunues, aktiv - shumë të vullnetshëm, fjalëpak (konçiz), të vendosur, mbi të gjitha janë të fjalës në kuptimin që i japin rëndësi mbajtjes së fjalës - premtimeve, familjarë, të durueshëm, më besnikë se femrat, mirëkuptues, nuk mbajnë aq mëri sa femrat etj etj të kësaj natyre.
Tani a kanë meshkujt shqiptarë këto karakteristika? Kryesisht PO!
Gjithashtu kanë një veçanti, që edhe pse nuk e humbasin atë stilin e tyre autoritar dinë në të njëjtën kohë të jenë edhe shumë të ëmbël, shumë të dashur...Dinë të jenë një port i sigurt për femrën të cilën e zgjedhin si partneren e tyre duke e konsideruar të veçantë dhe e bëjnë të ndihet e tillë.
Aq sa janë edhe acarues në kulm, dinë në të njëjtën kohë të të falin qetësi si askush tjetër...
Krijoni Kontakt