Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1

    Zbulohen fotot: Kryeministri Berisha, dy orë në shtëpinë e Ilir Metës

    Kryeministri fiksohet nga kamerat pas daljes nga vila e liderit të LSI në Bllok. Takimi, 3 ditë para vendimit të Gjykatës.





    Kryeministri Sali Berisha ka vizituar dje në mbrëmje në shtëpinë e tij kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Shefi i qeverisë ka qëndruar rreth dy orë në banesën e Metës, një vilë trekatëshe që ndodhet në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Burime pranë dy krerëve të koalicionit të maxhorancës nuk bëjnë të ditur detaje nga takimi, por kanë konfirmuar vizitën e pazakontë të Kryeministrit në shtëpinë e aleatit të tij. Kryeministri Berisha është fiksuar nga kamerat duke dalë nga banesa e Metës rreth orës 22:35 të mbrëmjes së djeshme, teksa i ka përshëndetur gazetarët e pranishëm, pa pranuar të bëjë komente.
    Dy ditë më parë, Kryeministri Berisha deklaroi gjatë një interviste në “Abc News” se Prokuroria kishte mashtruar Parlamentin në kërkesën për heqjen e imunitetit të Ilir Metës, pas publikimit të videopërgjimit në zyrën e ish-ministrit Dritan Prifti. Berisha mbështeti Metën, duke deklaruar se kërkesa e tij për t’u gjykuar me themel e nderonte atë si politikan, ndërsa e quajti të drejtë dhe ligjore procedurën e ndjekur nga Gjykata e Lartë. Kreu i qeverisë la të hapur edhe mundësinë e rikthimit në qeveri të Ilir Metës pas mbylljes së gjyqit, duke deklaruar se një vendim i tillë ishte në tagrin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
    Në datën 16 janar, Gjykata e Lartë do të japë vendimin për gjyqin e Ilir




    Shtepia e Metes ne bllok
    Metës me Dritan Priftin. Prokuroria kërkoi shpalljen fajtor të Ilir Metës për akuzën e korrupsionit dhe dënimin e tij me 2 vjet burg dhe një milion lekë gjobë. Po në atë seancë, avokatët e Metës iu kundërvunë paditësit Dritan Priftit, duke kërkuar pafajësinë e klientit të tyre. Gjatë procesit gjyqësor, ekspertët e caktuar nga Gjykata e Lartë rrëzuan provën kryesore të Prokurorisë, videon ku Prifti kishte përgjuar Metën.






    panorama
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    hajde keshtjell hajde

    qeveria e durve te pastra lol
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  3. #3
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Shpia Metes nga foto duket me shume se 3-katshe !!! Nga stili me ngjan me ndertesat e vjetra te bllokut ...


    Ky Sala eshte qyp fare. Imagjino t'a kete videorregjistruar edhe Meta. Do ishte KULMI ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Shpis i shifen 4 kate ne foto. Minimumi dhe dy te tjer i ka poshte

    6 kat vile

    padyshim qe me djersen e bythes e ka maru at shpi
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  5. #5
    Novus Ordo Seclorum Maska e Exxon
    Anëtarësuar
    27-12-2011
    Vendndodhja
    Kra.Vin.
    Postime
    158
    Me rafte pika e shtepise....i ka bo me kredi katet shtese se dhome e kuzhine ka qene projekti!
    ...nuk ka komunist me te keq se komunisti antikomunist!!!

  6. #6
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar më parë nga Exxon Lexo Postimin
    Me rafte pika e shtepise....i ka bo me kredi katet shtese se dhome e kuzhine ka qene projekti!
    Kredi jepet ne baze te ardhurave edhe assets. keta politikanet tane thone qe kane nga $3K edhe marrin rreth $1K ne muaj pagese but yet kredit i marrin nga $500K lol. VETEM NE SHQIPERI MERREN KREDI TE TILLA
    I LOVE GOD

    j&g

  7. #7
    Novus Ordo Seclorum Maska e Exxon
    Anëtarësuar
    27-12-2011
    Vendndodhja
    Kra.Vin.
    Postime
    158
    Citim Postuar më parë nga **** Lexo Postimin
    Kredi jepet ne baze te ardhurave edhe assets. keta politikanet tane thone qe kane nga $3K edhe marrin rreth $1K ne muaj pagese but yet kredit i marrin nga $500K lol. VETEM NE SHQIPERI MERREN KREDI TE TILLA
    Te pakten do kete marre leje ma do mendja! Apo as per leje spyesin keta....keta te vrasin e spo pyesin shume xhanem, jo me per leje bashkie ....
    ...nuk ka komunist me te keq se komunisti antikomunist!!!

  8. #8
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar më parë nga Exxon Lexo Postimin
    Te pakten do kete marre leje ma do mendja! Apo as per leje spyesin keta....keta te vrasin e spo pyesin shume xhanem, jo me per leje bashkie ....
    lejen e marrin lehte ata lol jane vete ligji vete klienti. is like noterizing your own signature ahahahah sa me shume te diskutosh me shume te vjen per te qeshur me veprimet e ketyre so called politicians qe kemi.
    I LOVE GOD

    j&g

  9. #9
    Novus Ordo Seclorum Maska e Exxon
    Anëtarësuar
    27-12-2011
    Vendndodhja
    Kra.Vin.
    Postime
    158
    Citim Postuar më parë nga **** Lexo Postimin
    lejen e marrin lehte ata lol jane vete ligji vete klienti. is like noterizing your own signature ahahahah sa me shume te diskutosh me shume te vjen per te qeshur me veprimet e ketyre so called politicians qe kemi.
    POlitikane keta? NJeri komunist tjetri shtangist?! Pu pu pu pu pu
    ...nuk ka komunist me te keq se komunisti antikomunist!!!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar më parë nga Exxon Lexo Postimin
    POlitikane keta? NJeri komunist tjetri shtangist?! Pu pu pu pu pu
    Ja ca thote gazeta ACIK per kete takim

    Meta i kërkon Berishës pafajësinë në këmbim të shkrirjes së LSI me PD
    Ilir Meta është gati të ofrojë një mbështetje të pakufishme dhe me çdo lloj sakrifice për kreun e mazhorancës dhe aleatin e tij në qeveri, Sali Berishën. Darka e të enjtes nuk ishte rastësore dhe vinte menjëherë pas drekës së ambasadorit amerikan Arvizu me kryesocialistin Edi Rama. Më 16 pritet vendi i i Gjykatës së Lartë, më 21 janar është përvjetori i 4 të vrarëve në protestë nga Garda e Republikës.

    Dy ngjarje kulminante që mund të sjellin ndryshime të reja për vendin, për mirë apo për keq, sipas busullës së ndërkombëtarëve. Në këtë kuadër politik, duke parë rrezikun në rritje, Berisha ka shkuar në darkë me Ilir Metën, te vila e tij në Bllok, në mënyrë demonstrative. Një shembull që ndiqet vetëm nga organizatat kriminale mafioze në Itali kur janë në ditë të vështira. Ose siç njihen ndryshe, “Mbledhjet e Kubesë”. Por çfarë është diskutuar dhe vendosur. Po t’i referohesh nxitimit të darkës, e fundit apo e gabuar, mendohet të jetë një shqetësim shumë i madh për fatin e pushtetit. Ndërkombëtarët dhe sidomos SHBA-të (ashtu sikurse kemi publikuar në disa artikuj në agjencinë AMA), kërkojnë me çdo kusht “kokën” e Ilir Metës për të gjitha zullumet e trafiqeve që u ka bërë në kurriz në 10 vitet e fundit dhe me të cilin kanë hesape të vjetra. Meqë u erdhi momenti dhe kanë siguruar provat, pas çështjes Almir Rrapo, ky është momenti më i mirë për ta burgosur.

    Videopërgjimi me dy ekspertiza ndërkombëtare doli i saktë, kurse me ekspertizë shqiptare doli i dyshimtë. Gjithsesi prokuroria kopsiti dosjen edhe me prova të tjera, duke e vërtetuar edhe shkencërisht me metoda speciale. Pra Ilir Meta ndodhet një hap larg qelisë dhe Gjykata e Lartë është udhëzuar që të mos lëviz shumë nga pretenca e prokurorisë. Sipas eksperiencës juridike, kreu i LSI-së rrezikon 6 muaj burgim dhe të paktën 5 milionë lekë gjobë. Dhe nëse do llogaritet vënia e dorës në zemër, dënimi mund të kthehet në 2 vjet me kusht dhe 3 milionë lekë gjobë. Në të dyja rastet Ilir Meta është i djegur dhe i mbetet vetëm arratisja jashtë vendit, në një prej vilave luksoze që ka blerë. Për këtë shkak Berisha ka shkuar te vila në ish-Bllok për të treguar forcën publike në llojin e stilin e mafias, se është ende i fuqishëm. Por në të vërtetë, është duke u rrokullisur dita ditës dhe po mendon të gjitha skemat politike. Burime shumë të besueshme për agjencinë thanë për AMA se versioni i ofruar prej Berishës dhe i preferuar prej Metës është shkrirja e LSI me PD në zgjedhjet e parakohshme të befasishme që mund të shpallen për të ndaluar revanshin e presidentit Bamir Topi, duke mos e lejuar të ngrejë partinë dhe t’i dëmtojë. Në këmbim Meta merr pafajësinë e shpresuar, kurse për Berishën kostoja që mund të sjellë me një urrejtje të re popullore, do ia vlejë me faktin se do tërheq votat e LSI në PD duke minimizuar sadopak humbjen dhe me këtë sistem elektoral për të qenë sa më pranë Ramës.

    Me këtë mënyrë mund të shpresojë që brenda një apo dy vitesh ta largoje nga qeveria me skemat e tij politike. Po këto burime u shprehën se presioni ndërkombëtar, i Trojkës kryesisht, SHBA-BE është shumë i madh dhe kërkojnë vetëm dënimin e Metës si shembull. Por ka edhe një rrugë tjetër që po diskutohet, krijimi i një skandali edhe me të madh, si reprezaljet ndaj opozitës në prag të 21 janarit me ndonjë eliminim fizik, për të tërhequr vëmendjen dhe shpëtuar nga skandalet e tjera si Durrës-Kukës, Gërdeci, 21 Janari dhe videopërgjimi. Por kjo pistë mbetet e paqartë dhe e pamundur, pasi pothuajse të gjitha ambasadat po e mbajnë nën vëzhgim kryeministrin në çdo lëvizje. Për më tepër ajo e SHBA-ve që ka siguruar edhe lidhjet e dyshimta të qeverisë me Iranin….
    Albania Uber Alles

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •