Miratohet logoja e 100 vjetorit të Pavarësisë!
Komiteti Ndërministror i 100 vjetorit të Pavarësisë miratoi sot logon e kremtimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë.
Fitues u shpall kuratori dhe dizajneri nga Kosova, Zeni Ballazhi, i cili sjell një stilizim të shqiponjës dy krenare, në formën e një flake jubilare e cila i përngjan një trofeu. Logoja është gjithashtu edhe kremtuese.
Në mbledhjen e Komitetit u bënë disa ndërhyrje, lidhur me tekstin që shoqëron logon në pjesën e poshtme.
Teksti mbeti ende i papërcaktur. Kryeministri tha se do të vendoset nëse do të jetë thjeshtë “Pavarësi” ose “ 100 vjet Pavarësi e Shqipërisë”. Sipas tij, kjo do të vendoset në vazhdim.
Ne konkursin e hapur te zhvilluar nga Ministria e Kultures kane marre pjese 24 artiste.
Gjate takimit te Komitetit Nderministror u bene shume propozime lidhur me aktivitet qe do te mbahen, ndersa brenda janarit pritet miratimi i plotë i listes se aktiviteteve.
Panorama
Krijoni Kontakt