Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Asgjë e jashtëzakontë!........

    Asgjë e jashtëzakonëshme!…..

    Nëse nga malli që ndjej për ty
    më duket vehtja bosh
    dhe ndonji psherëtimë e thellë
    më del nga shpirti im
    Në kam përtesë të flas me njerzit
    dhe këmbët i heq osh
    Asgjë nuk është e jashtëzakontë
    Mos shihni me dyshim!

    Nëse lexoni diku një varg
    dhe u pëlqen pa masë
    a rastësisht dikush ju thotë:
    sa mall që kam për Ty!
    E lini zemrën të rrahë e lirë
    ajo duhet të flasë !
    se dashurija të vjen një herë
    siç vjen drita në sy.

    Po kush e tha në botë i pari
    “Të dua, të kam shpirt!”
    ma thoni ju, ti çoj një letër
    një varg, a poezi!
    Dhe nëse mumje apo fosile
    ka mbetur natyrisht...
    do më përgjigjet nga lashtësia:
    „E thashë se jam Njeri!“

    Pra pse t’a zgjas, t’i bëj komente
    Se kush e tha i pari?!
    Tek çdo njeri, ku zemra rreh
    strehohet aq madhështore.
    asgjë nuk është e jashtëzakontë
    ndaj vuan dhe nga malli
    se dashurija është magji
    është ndjenja më njerzore!

    Ndaj mos u tremb nga dashurija
    Ajo të fisnikron!
    Se lart në qiell kur Perëndija
    të merr në përjetsi
    tek derë e Hadit në Purgator
    kur zemrat i peshon
    të buzëqesh dhe tok me engjejt
    të falë veç Dashuri !

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-01-2003
    Vendndodhja
    durres
    Postime
    11

    Wink uau

    shume bukur vjersha.komplimente
    JETA ESHTE NJE VRAPIM ME PENGESA NGA MARTENITETI E GJER NE VARREZA

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Wawwwww

    Ah ajo EVA jote, eshte perendeshe... te mbush me frymezime.

  4. #4
    Agim,
    Shume e bukur. Sikur gjithe historine e tij njerezimi te shkruante vetem per dashurine...nuk ka thene mjaftueshem...Urime!
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Shigjeta
    kur më falënderon ti dhe zemra më gëzon, sepse jeni udhëheqja de (LOL)
    Të përqafoj me respekt
    Gimi

  6. #6
    Fragile Maska e Alesia
    Anëtarësuar
    17-07-2002
    Vendndodhja
    Nder njerez
    Postime
    79
    Vertet mi, Estella ajo qe ia zgjoi muzen Gimit ,vertet gezoka te qenurit PERENDESHE!!!!!!!

    sIKUR TE NDODHTE AJO QE PO KALON TI AGIM, DO TE THOSHA ME BINDJE SE ENDERR ME TE MREKULLUESHME, JO VETEM QE NUK DO TE KISHA PARE, POR AS QE KISHA PER TE PARE NDONJEHERE......
    Te mesosh dicka eshte gje e mrekullueshme, sepse sa here qe meson dicka,SHNDERROHESH NE DICKA TE RE.
    Leo BUSCAGLIA

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    E vetmja kënaqësi që na ka mbetur
    janë endrrat...kur di se si... i shikon.
    "Fletë - Hyrjen" para meje, të tjerët e kanë gjetur!!!
    se vetëm endrrat, nuk jepen me tallon! (Lol)...

    Ju kam xhan!
    G.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •