-
Hashim Thaçi, tash e sa kohë ka filluar ta spastrojë partinë nga të vjetrit.
Betejë në PDK
Selvije Bajrami | 11-01-2012 00:15 CET
Partia Demokratike e Kosovës gjendet para një sprove të vështirë. Afrimi i kohës së mbajtjes së kuvendit zgjedhor, ka filluar ta dridhë partinë më të madhe në vend dhe lidershipin e saj.
Rreziku i një përçarjeje të PDK-së nga fakti i anashkalimit të strukturës së vjetër të njerëzve dhe tendencat e sjelljes së kuadrove të reja në parti, është më se evidente. Madje qysh tash ka filluar një luftë e ashpër ndërmjet gjeneratave se kush do të mbetet në parti e kush do të shkojë. Kështu të paktën thonë burime të “Zërit” brenda kryesisë së PDK-së, sipas të cilave kreu i partisë, Hashim Thaçi, tash e sa kohë ka filluar ta spastrojë partinë nga të vjetrit.
“Ky veprim i Thaçit është dëshmuar edhe me rastin e zgjedhjeve të fundit, ku shumë nga të vjetrit janë lënë jashtë listës zgjedhore. Po ashtu pas zgjedhjeve ata janë lënë jashtë qeverisjes”, ka thënë ky burim, duke paralajmëruar një rrezik të madh për PDK-në. Ky zyrtarë i lartë i PDK-së, i cili ka folur në kushte anonimiteti, ka thënë se kuvendi zgjedhor, i cili pritet të mbahet kah mesi i këtij viti mund ta përçajë keq partinë si dhe të krijojë fraksione brenda saj.
“Nga ky reformim, të cilin po pretendon ta bëjë Hashim Thaçi, shumë njerëz që kanë dhënë një kontribut të madh për partinë, do të mbesin jashtë organeve më të larta”, tha burimi, duke mos përjashtuar kështu edhe lënien jashtë të emrave shumë të rëndësishëm të PDK-së.
Ai ka thënë se është duke u zhvilluar një betejë e ashpër qysh tani se kush ku do të mbetet pas kuvendit zgjedhor.
Mirëpo, zyrtarë të PDK-së thonë se kjo parti është duke funksionuar si është më së miri. Anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike, Rexhep Hoti, thotë se edhe ata që flasin apo kritikojnë në këtë kohë Thaçin janë vetëm kritika kozmetike. Thaçin ai e sheh si normalizues të situatës aktuale brenda Partisë Demokratike ngase vlerëson se Thaçi “i ka blerë të gjithë” dhe se mund të bëjë çfarëdo përbrenda partisë.
Hoti e di se brenda pak kohësh partia që përfaqëson do të mbajë kuvendin e saj zgjedhor, por nuk e di se ku do të jetë vendi i tij, siç e quan veten një ndër të paktit që e kritikojnë publikisht kryetarin e partisë.
“As që e di ku do të jem në këtë kuvend. Unë kam pohuar gjithmonë se potencialet e mia intelektuale, familjare dhe më gjerë i kam vënë në shërbim të Partisë Demokratike të Kosovës, por se si do të rrjedhë procesi këtë mund ta dijë vetëm një perëndi dhe Hashim Thaçi”, thotë Hoti.
Kuvendi i PDK-së, sipas tij, do të shkojë ashtu siç do të dojë vetë Hashim Thaçi. Ky i fundit, sipas Hotit, “ka blerë” njerëz të partisë së tij e jashtë saj, i ka blerë njerëzit e OJQ-ve, ata që përpilojnë raporte, të heshturit, patriotët e të tjerë.
“I ka blerë të gjithë, pos meje dhe Xhevat Bislimit (nga dega e PDK-së në Viti)”.
“Hashim Thaçin nuk e shpëtojnë fitoret, Hashim Thaçin do ta shpëtonin humbjet të themi kushtimisht politike e jo fitoret politike. Ai fitoret mund t’i fitojë ende. Ai nuk mund ta fitojë humbjen e tij të fundit e cila mund të jetë shumë fatale për të”, thotë Hoti.
Por, ndryshe mendon anëtari tjetër i kryesisë së PDK-së, Nait Hasani. Ai thotë se për kuvendin e partisë është diskutuar javën e fundit gjatë një mbledhjeje të mbajtur. Por në këtë mbledhje të kryesisë së PDK-së ai thotë se nuk është diskutuar se a do të inkuadrohen të rinjtë apo të vjetrit
“PDK duhet të ecë drejt zhvillimit të vet- zhvillimit të brendshëm dhe të jashtëm. Zhvillimi i brendshëm është përbrenda partisë, ndërsa zhvillimi i jashtëm është udhëheqja e qeverisë. Në zhvillimin e brendshëm ajo duhet të zhvillohet, të pasurohet me njerëz të rinj dhe këtu mund të rrezikohen vetëm njerëzit që nuk punojnë dhe nuk ka rëndësi këtu a i takojnë të vjetërve apo janë anëtarë të rinj”, thotë Hasani.
Në anën tjetër, analisti Shkelzen Gashi thotë se zhvillimet përbrenda PDK-së, por edhe të subjekteve tjera politike është problem të analizohen.
“Është problem t’i komentosh politikanët kosovarë dhe partitë politike kosovare për shkak se nuk kanë program e parime dhe krejt çka ndjekin është pozita”, thotë ai.
Si njëra nga partitë pa program, PDK-ja, sipas Gashit, ka gjasë edhe të mos përçahet pavarësisht çfarë qëndrimesh mund të dalin nga grupi i atyre të vjetërve që kanë qenë në parti dhe grupi i anëtarëve të rinj që janë kyçur së fundi.
“Nëse grupi i vjetër nuk ndihet mirë me kyçjen e të rinjve dhe nuk ndihet mirë me anashkalimin që ua bën Hashim Thaçi, ndihet që grupi i ri po i zë pozitat kyçe, atëherë grupi i ri mund të dalë dhe kjo varet nga dinjiteti i tyre. Problemi është që Hashimi mund t’i poshtërojë shumë e këta prapë të mbeten aty se thonë “hajt se s’i dihet”, ndryshon situata, ma gjen edhe mua një vend diku”, vlerëson ai.
zeri info
-
-
Eurodeputetja gjermane Doris Pack ka deklaruar se aksioni i Vetëvendosjes “Serbia nuk kalon”, është çmenduri dhe se Albin Kurti me lëvizjen e tij duhet të sillen ndryshe e jo t’i emitojnë serbët e veriut.
Sipas eurodeputetes, kjo formë e veprimit nuk i ndihmon në asnjë mënyrë zgjidhjes së problemeve në Kosovë.
“Unë mendoj që kjo është një çmenduri, është çmenduri dhe duhet parandaluar.
Ata duhet të sillen ndryshe dhe jo siç sillen serbët në veriun e Kosovës.
Për mua është e pa pranueshme ,e gjitha kjo nuk i ndihmon në asnjë mënyrë zgjidhjes së problemeve në Kosovë.
Ky aksion e kthen prapa Kosovën”, ka thënë Pack për Radio Dukagjinin.
Ajo ka shtuar se aksioni “Serbia nuk kalon“, dëshmon mos respektimin për ligjeve dhe Kushtetutën e Kosovës.
“Ndihem e turpëruar si deputete, kur deputetët në Kosovë marrin nisma të tilla.
Nuk mund ta pranojë që Albin Kurti bënë gjëra të tilla.
Kjo dëshmon mos respektimin e Kushtetutës dhe të ardhmes së Kosovës”, ka përfunduar Pack.
-
-
Po nuk u pastrua PDK nga "ilegalet" e vjeter, qe dite e nate rrijne mbi dosjet e arkives se LPK-se, nuk ka gje ne vije Thaçi e Kosova!
Thaçi e te gjithe moshataret e tij ne PDK e kudo, duhet ta mundin te kaluaren, jo per hir te karrikes se tyre, por per hir te se ardhmes se Kosoves.
Nuk jetohet nje jete me friken e dosjeve te fshehta te LPK-se!
Ose dimijat e defin e n'kanaxheq!
Ciles parti politike shqiptare i duhen keto lloj anetaresh?
Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 11-01-2012 më 18:10
-
-
disa gazeta bejn zhurme per asgje,te vjetrit e PDK (LPKISTET)Thaci i mban ne parti dhe ju jep pushtet per aresye morale,miqesise qe ka me ta nga koha e ilegales,lpkistet nuk jan te zot te bejn asgje,ata kurre nuk mund te fitoin me shume se 1% te votave,prezenca e tyre ne PDK vetem e demton PDK eshte koha qe keta patriot anarkist te pensionohen o te shkoin ne vetfundosje.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt