Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Tiranë: Qeveria, licencë për lotarinë kombëtare

    Qeveria, licencë për lotarinë kombëtare

    TIRANE- Qeveria miratoi sot, vendimin “Për miratimin e kritereve të vlerësimit të garës, të dokumenteve standarde dhe strukturës së Komisionit të Vlerësimit të Aplikimeve, për dhënien e licencës për lotarinë kombëtare.”

    Sipas qeverise, ky vendim është hartuar pas një konsulence të gjerë, serioze e mbi standarde evropiane, me ekspertë të Shoqatës Europiane të Lotarisë Kombëtare dhe të Shoqatës Botërore të Lotarisë.

    “Ai përcakton kriteret dhe standardet më të larta në vlerësimin e aplikimeve për dhënien e licencës për lotarinë kombëtare, në përputhje me standardet për ushtrimin e lojërave të fatit, të përcaktuara nga Shoqata Botërore e Lotarisë dhe Shoqata Europiane e Lotarisë”- theksohet ne vendim.

    Sipas kreut te qeverise, një përqindje e të ardhurave nga ky aktivitet të përdoren për të siguruar fonde për të mbështetur sportet, talentet e reja dhe të sëmurët me neoplazi.

    Panorama

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Jaa shteg i ri me mledh leke.
    Prit kur ti marri dhe bastet tani qelveria.
    O do e coje ne lufte Albanin ky Saliu o dy te mira sjane.
    Ska faj jan orientimet e fundit te skupshtines : acaro Shqiperine sa te mundesh i thone qe te nxehen albanezet e ta bejne shkrumb shtepine e vet.
    Ja kete do Serbia e biri i vet Sali prandaj ben keshtu vetem per te acaruar shqiptaret
    Albania Uber Alles

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •