INTERVISTA/ Flet piktori Edmond Tullumani: Ngjyra jeshile, njė ngjyrė qė mė mbėrthen

“Motive Shqiptare”, njė ekspozitė pėr Pavarėsinė

Albert ZHOLI

Dje nė ambientet e Muzeut Historik Kombėtar u hap ekspozita vetjake e piktorit tė talentuar Edmond Tullumani “Motive Shqiptare”. Brenda njė harku kohor shtatė mujor piktori Tullumani hap ekspozitėn e tij tė dytė. Kjo ekspozitė, e cila hapet me rastin e 100-vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė pėrbėn njė risi nė rrugėtimin e Tullumanit pėr vetė stilin e pikturės dhe ngjyrės sė veēantė qė pėrdor autori, ku mbizotėron jeshilja e mbyllur. Nė kėtė ekspozitė harmonike janė vendosur 58 piktura nė vaj ku mbizotėrojnė portrete por dhe peizazhet. Nė fillim tė ekspozitės tė bien nė sy portretet “Baca” “Ēeēo labi” valltari i valles “Osman Taka” etj.
Z. Tullumani pėr shtatė muaj dy ekspozita, nuk janė shumė?
Piktura ėshtė si poezia, si librat qė bėni ju shkrimtarėt, qė kur ke motivin, fabulėn, ndjenjėn, s’tė lė peneli ta lėshosh nga dora. Ishte njė frymėzim i brendshėm qė mė mbėrtheu nė telajo pavarėsisht se, doja apo s’doja unė tė pikturoja. Pa kėtė frymėzim ndoshta s’do ta kisha gjetur kėtė rrugė pėr ēeljen e ekspozitės “Motive Shqiptare”.
Kjo ekspozitė hapet me rastin e 100-vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė?
Po, kjo ekspozitė hapet me kėtė rast. Ky ishte motivi i frymėzimit tim, qė erdha deri nė kėtė ēast. Ky 100-vjetor ėshtė njė shtysė pėr tė gjithė krijuesit, pasi ka se si gjendet fabula, ideja, mendimi. Ka si gjendet justifikimet brenda vetes pėr tė paraqitur diēka ndryshe dhe me ndjesi.
Nė fillim tė ekspozitės tė bien nė sy portretet “Baca” “Ēeēo labi” valltari i valles “Osman Taka”, portreti i burrit krutan, apo veshjet karakteristike tė disa krahinave. Ēfarė do tė pėrcjellėsh me kėto piktura?
Ato piktura flasin vetė. Janė portrete burrash tė ashpėr, tė vuajtur por krenarė. Burra qė jetėn e tyre e kanė kaluar maleve pėr tė shpėtuar atdheun nga pushtuesit. Ata janė sa tė sertė po aq dhe tė dashur, sa tė ftohtė po aq tė dhembshur, sa krenarė po aq dialogues, sa indiferentė po aq dhe masovik. Brenda tyre gėlon jeta me tė gjitha ngjyrat e saj. Por mbi tė gjitha ato janė njerėz tė vetėsakrifikuar nė emėr tė lirisė sė kombit. Ata janė kthyer nė legjendė tė lirisė, si kreshnik qė duan vetėm hapėsirė.
Nė piktura ka shumė elementė tė veshjeve popullore karakteristike nga tė gjitha trevat. Pse kjo shtysė?
Mė pėlqejnė veshjet popullore tradicionale shqiptare. Jemi njė popull mė kolorit veshjesh tė jashtėzakonshme. Psh, veshja e burrave tė Labėrisė dhe atyre tė veriut kanė diēka epike, qė si gjen nė asnjė vend tjetėr tė botės. Psh, veshja tek “Vallja e shpatave” apo tek vallja “Osman Takės” gjen elementė popullor tė pakonceptueshėm. Larmia e ngjyrave forma e veshjes, mė ngjyra e dizajnit tė mbėrthejnė. Apo po tė marrim papuēet e valltarėve tė kthyera me xhufkė qė ngjajnė edhe si varkė edhe si krahė fluture qė e japin valltarin nė fluturim
Shihet se nė ekspozitėn tuaj mbizotėron ngjyra jeshile e mbyllur. Pėrse kjo ngjyrė?
Ėshtė ngjyra ime e preferuar. Ngjyra qė unė e kam gjithmonė me vete. Ėshtė njė ngjyrė jo e drejtpėrdrejtė por e pėrgatitur sipas mėnyrės dhe idesė sime. Se ē’mė pėrcjell kjo ngjyrė, mė duket se e kam timen, tė ngulitur nė dorė dhe nė mendje. Secili piktor ka ngjyrėn e vet, individualitetin e vetė dhe nė ngjyra, kėshtu dhe jeshilja e mbyllur mė duket sikur ka lindur tek unė rastėsisht pėr tė mbetur pėrjetėsisht.