http://www.botasot.info/mesme/3ambasadoret.jpg
Ambasadorėt e quajnė 21 janarin-ditė tragjike
Pėrmes njė deklarate tė pėrbashkėt tė Ambasadorit tė SHBA-sė nė Tiranė, kreut tė Delegacionit tė Komisionit Evropian (KE) nė Tiranė, dhe kreut tė Prezencės sė OSBE-sė nė Tiranė, 21 janari 2011 cilėsohet si njė ditė e dhimbshme nė historinė e afėrt tė Shqipėrisė me demonstrata tė dhunshme nė kryeqytetin shqiptar.
Nė atė ditė tragjike, katėr protestues u vranė dhe dhjetėra tė tjerė, pėrfshirė protestues, kalimtarė dhe oficerė policie, u lėnduan, kujtojnė tre ambasadorėt, Aleksandėr Arvizu, ambasador i SHBA-ve, Etore Sekui, kreu i Delegacionit tė KE-sė, dhe Eugen Volfarth, kreu i Prezencės sė OSBE-sė, tė cilėt ambasadorė qė nė krye tė kėtij mesazhi, shprehin ngushėllimet pėr familjarėt e viktimave tė dhunės sė pakuptimtė e tė pafalshme.
Ambasadorėt tėrheqin dhe njė herė vėmendjen se hetimi duhet tė jetė gjithėpėrfshirės, kur shprehin rėndėsinė e hedhjes dritė te plotė mbi ngjarjet e 21 janarit nėpėrmjet njė procedure gjyqėsore tė besueshme, pėrfshirė njė hetim gjithėpėrfshirės, tė pavarur dhe tė lirė nga ndikimet partiake.
Sikundėr ata vėnė nė dukje - populli shqiptar me tė drejtė, pret qė tė jepet drejtėsi dhe ėshtė detyrė e Zyrės sė Prokurorisė sė Pėrgjithshme tė Shqipėrisė pėr ta kryer kėtė hetim, ndaj dhe ambasadorėt i japin asaj besimin duke apeluar jo vetėm hetimin gjithėpėrfshirės, por edhe qė sigurimi i respektit pėr shtetin ligjor ėshtė njė element thelbėsor i shoqėrive demokratike dhe njė parakusht pėr pėrparimin drejt integrimit nė BE.
Mė tej ne deklaratėn e ambasadoreve thuhet se 21 janari 2012 duhet tė jetė mė tepėr se njė ditė pėrkujtimore. Siē vlerėsojnė ata, ky njėvjetor ėshtė gjithashtu njė rast pėr tė gjithė qytetarėt shqiptarė qė tė shohin drejt sė ardhmes dhe pėr forcat politike qė tė forcojnė dialogun politik, bashkėpunimin mbi integrimin nė BE dhe procesin e reformave.
Pėr kėto arsye, ambasadoret nxisin udhėheqėsit politikė tė Shqipėrisė ti japin pėrparėsi interesave tė vendit dhe atyre tė qytetarėve para ēėshtjeve partiake dhe tė pėrqendrohen qė tė punojnė sė bashku mbi hapat konkrete qe ta ēojnė Shqipėrinė pėrpara nė rrugėn e reformave nė vitin 2012, pėrfundon deklarata e ambasadorėve.
Bota Sot
Krijoni Kontakt