Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034

    Si vodhën mbesat dajën e tyre



    Ishte padyshim lajmi më sensacional i javës që lamë pas. Dy vajza adoleshente, 18 dhe 19 vjeç, kanë vjedhur rreth 15 milionë lekë të reja në shtëpinë e dajës së tyre.

    Oligerta Agushi dhe Laureta Komaku, kushërira të para, në periudhën prej tetorit të vitit të kaluar deri në muajin dhjetor vidhnin Abdyl Projkun rregullisht në banesë. Ndërkohë që njëra prej tyre tërhiqte vëmendjen e gjyshërve duke biseduar, tjetra merrte paratë që ndodheshin në një valixhe sipër dollapit.

    Policia ka arritur të zbardhë ngjarjen pak ditë pas denoncimit të tregtarit, i cili ka vërejtur mungesën e theksuar të parave. Adoleshentet u vunë nën pranga e më pas u lanë të lira për shkak se policia s’e kishte kryer arrestimin në mënyrë të ligjshme.

    Vetëm 1 milionë lekë të vjetra i kanë mbetur pa shpenzuar vajzave nga shuma prej 150 milionë lekëve që kishin vjedhur nga daja e tyre. Sipas deklaratave të tyre në polici, dy vajzat në bashkëpunim me shoqen e tyre si dhe një djalë të mitur kanë marrë me qera dy dyqane parukerie, kanë blerë një apartament si dhe kanë sponsorizuar festa dhe dhurata për shoqërinë.

    Një nga dyqanet e marra me qera nga adoleshentet ndodhet në rrugën “Hoxha Tahsim”, në kryeqytet. Pronari Lirim Ceçja, tregon se qeramarrësit ishin treguar të rregullt në pagesë: “Më erdhën dy vajza dhe një djalë që kërkonin dyqan me qera. Më 25 dhjetor njëra nga vajzat më vjen dhe më thotë që të paguanin qeranë edhe për tre muaj të tjera. Unë nuk pranova.”

    Atij i ka bërë përshtypje mosha e të rinjve të cilët kishin gati edhe përgjigjet për të shuar kuriozitetin e tij.

    “Djali më tha që kishin marrë kredi dhe do të punonin. Unë kisha dyshime sepse ishin shumë të rinj, por mendova se kishin punuar jashtë shtetit”, shton pronari.

    Megjithatë, biznesi nuk ka rezultuar i suksesshëm: “Ato e mbanin hapur 2-3 orë sepse nuk i linte Policia Tatimore. Ditët e fundit kam parë policë në dyqan.”

    “Na ka rënë si bombë të gjithëve. Ka një shprehje të vjetër që thotë “Atë që ta bën fëmija nuk ta bën as Perëndia”! Jemi të tronditur dhe nënat e vajzave janë të shkatërruara”, thekson xhaxhai i njërës nga vajzave.

    Nusja e dajës shprehet: “Po më ikën truri sepse i kam mbajtur në pëllëmbë të dorës. Nuk gjej fjalë. Akoma nuk më besohet që e kanë bërë ato. I kam rritur vetë, kudo që shkoja i merrja me vete. Për çdo gjë që kishin nevojë ia blija sepse ishin më dobët ekonomikisht. I kisha si shoqe, flisnim për gjithçka. Pikërisht se jam tip shumë i afrueshëm ato përfituan dhe kjo më vret më shumë.
    Shtet është ky që i nxjerr nga burgu? Kush i kthen paratë? Nuk mund t’i takoj dot më familjet e tyre sepse do bëja skandal. Më përpara kishim marrëdhënie shumë të mira prandaj na ka rënë si bombë. Unë jam nga Kavaja dhe sa herë që unë ikja në vendlindje ato përfitonin: njëra mbante me muhabet gjyshërit dhe tjetra vidhte lekët .”

    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  2. #2
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Sa para paska pasur daja qe mbas nje viti arriti te kuptoje se i mungonin 15 milion te reja ?


    Ka edhe kushurira te paftyre qe mos te ti zent dera .
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776
    Nuk e di pse po me qeshet me kete lajmin.
    AUTOCHTHONOUS

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    E po kjo pike e zeze ore
    Hajde mbesa hajde
    po Dajen gjetet ju mi dreq
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  5. #5
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Po mir mor po familjet a si kan vu re kto vajza milionere


    kur tha Izi sa lek paska pas ne at valixhe ky dajoku qe se ka vu re se po ja vjedhin se valla mu ni cent me ma mor kush e kuptoj direkt
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Etna Etna
    Anëtarësuar
    22-06-2011
    Postime
    2,265
    E para nuk i tregohet askujt se ke lek ne shtepi ( smund ti besosh askujt )
    E dyta me sa mend i mban gjithe ato lek ne shtepi ?????
    E treta nje vit nuk eshte shume vone per te pare qe te mungojne leket ??

    Ti gezojne dhuratat dhe festat qe kane marre shoket e ketyre dy adoleshenteve
    I like it when you smile, but I love it when I'm the reason. :)

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Citim Postuar më parë nga stern Lexo Postimin
    E po kjo pike e zeze ore
    Hajde mbesa hajde
    po Dajen gjetet ju mi dreq
    Me afer e kane pasur dajen

    Sa per temen,me duket e babesueshme si nuk i ka verejtur me heret qe po i shmangen parat,apo paska pasur me shumice deri ia ka verejtur mungesen e tyre !!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    Po mir mor po familjet a si kan vu re kto vajza milionere


    kur tha Izi sa lek paska pas ne at valixhe ky dajoku qe se ka vu re se po ja vjedhin se valla mu ni cent me ma mor kush e kuptoj direkt
    Ah more vella
    po ai Dajua i shkrete ndoshta ate valizhen e kishte fshehur dhe i numeronte parate nje here ne vit i shkreti
    Gjynah te kursesh gjith jeten tende dhe ato lek ti kesh fituar me djerse te bie pika te bie dhe sidomos akoma me e rende eshte kur ti marin njerezit e familjes tende

    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  9. #9
    i/e regjistruar Maska e lisa12
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    2,624
    eh te shkretit ato gjasme i paskan lene ne vend te sigurt...........por ai/ajo qe e ka zanot i gjen me ere se ku jane fshehur.........aq me teper qe ato ishin si me thene pjestare te families se atje qenkan rritur..........harram i qofte buka qe i paskan dhene daja e nusja si ja paskan shperblyer
    Ti me sjell gjithmone fat dhe lumturi

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-06-2007
    Postime
    173
    bej nder e gjej qeder, i thone kesaj!

    lajmi ne vetvete eshte tondites, dhe per sa i perket atyre vajzave eshte me i vra me buke ne goje. e tmerrshme dhe per prinderit. konsumizmi e ka verbuar fare kete brezin e ri.

    nuk e di pse, po ne komentet e ketij lajmi, dhe jo vetem ketu, ndiej nje lloj cinizmi te njerezve qe ne thelb eshte "ua, kish gjithe keto leke ai, epo mire ia kane bere!". as u ben pershtypje fare xhesti i ketyre vajzave.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •