-
Pėr: Robert Ndrenika
Aktori Robert Ndrenika feston sot ditėlindjen e 80-tė
Robert Ndrenika feston sot ditėlindjen e 80-tė. Vitet kalojnė, por aktori i madh vetėm sa fiton gjithnjė e mė tepėr dashurinė e publikut shqiptar. Pa tė, arti do tė ishte mė i paplotė, shpirtrat mė tė varfėr.
Aktori tejet i dashur pėr tė gjithė brezat, sjell gjithnjė mesazhe me peshė dhe aktuale me rolet e tij. Tė gjithė e duan dhe e admirojnė thjeshtėsinė e tij. Tė gjithė e vlerėsojnė pėr sjelljen nė jetėn reale, por edhe pėr personazhet qė tashmė i pėrkasin. Askush si harron batutat e tij nė teatėr apo filma, dy botė qė Ndrenika si ndau kurrė.
Robert Ndrenika lindi nė Tiranė, nė vitin 1942. Talenti i tij spikati qė nė vitet e para tė jetės, kur ai kultivonte pasionin e tij pėr teatrin nė Shtėpinė e Pionerit nė Tiranė. Pas pėrfundimit tė gjimnazit Qemal Stafa, nė vitet ai 1960-1964 nis studimet pėr aktor nė Shkollėn e Lartė Aleksandėr Moisiu.
Nga ky vit, deri mė 1970, punon si aktor nė Teatrin Skampa tė Elbasanit. Nė vitet 1970-1974 punon si aktor nė Teatrin e Institutit tė Lartė tė Arteve (sot Akademia e Arteve), mė pas nė Teatrin Kombėtar, deri sa doli nė pension.
Pėr shumė vite punoi si aktor i lirė (pas pensionit). Midis tė tjerash, ka interpretuar: Besa e Sami Frashėrit, Ura e Minush Jeros, Prefekti i Besim Levonjės, Familja e peshkatarit e Sulejman Pitarkės, Bashkė me agimin e Kolė Jakovės, Midis dy njerėzve e Kiēo Blushit, Skėnderbeu i Lec Shllakut, Gjenerali i ushtrisė sė vdekur dhe Stinė e mėrzitshme nė Olimp tė Ismail Kadaresė, Lumi i vdekur i Jakov Xoxės, Fytyra e dytė dhe Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo tė Dritėro Agollit, Shkallėt dhe Shtėpia me dy porta tė Ruzhdi Pulahės, Shumė zhurme pėr asgjė, Nata e dymbėdhjetė dhe Zbutja e kryeneēes tė Shekspirit, I sėmuri pėr mend dhe Kopraci tė Molierit, Udha e largėt e Arbuzovit, Luiza Miler e Shilerit, Prometeu dhe Njeriu qė pa vdekjen me sy tė Viktor Eftimiut, Dashuri e tillė e Kohoutit, Banja e Majakovskit, Arturo Ui e Brehtit, Vdekja e njė komisioneri e Millerit, Vizita e damės plake e Dyrrenmatit, Magjia e madhe dhe Cilindri tė De Filipos, Darka e tė marrėve e Veberit, 6 vjet shtatzėnė e Cikliropulosit, Pulėbardha e Anton Ēehovit, Histori zooparku e Ollbit, etj.
Nė vitin 1979, Ndrenikės iu akordua titulli Artist i Merituar dhe nė vitin 1988 titulli Artist i Popullit.
Ėshtė nderuar me Kupėn pėr Aktorin mė tė Mirė nė Festivalin Kombėtar tė Teatrit, mė 1994, pėr rolin e Di Spetes nė shfaqjen Magjia e Madhe, te De Filipos dhe nė Festivalin e Filmit te vitit 1979, pėr rolin e Prefektit nė filmin Koncert nė vitin 1936.
Pėr disa vite, punoi si pedagog i mjeshtėrisė sė aktorit dhe fjalės artistike, nė degėn e aktrimit, nė Institutin e Lartė te Arteve.
Robert Ndrenika ka dy vajza. Ai kishte njė histori mjaft tė bukur dashurie me gruan e tij, Polikseni. Ai e adhuronte bashkėshorten e tij. Por edhe ajo e adhuronte tė shoqin, dhe e shoqėronte gjithmonė nė prova. Por pasi Polikseni u sėmur dhe vdiq, Robert Ndrenika e vuajti shumė largimin nga jeta tė bashkėshortes sė tij. Aq sa pėr katėr vite nuk shkeli mė nė teatėr.
Por nė prill tė vitit 2012 ai fitoi mbi vuajtjen dhe iu rikthye fuqishėm teatrit me rolin e doktor Shuster.
Ai nderohet nga presidenti i asaj kohe, Bamir Topi me titullin Nder i Kombit ( ne 2012).
Ne 2014 ai futet nė botėn e njė personazhi kapriēoz pėrmes premieres Djemtė gazmore, pjesė e shkruar nga shkrimtari amerikan Neil Simon.
Nė 2015, u shpall Aktori i Vitit dhe gjatė marrjes sė ēmimit, publiku u ngrit nė kėmbė dhe duartrokiti gjatė nė nder dhe respekt tė tij.
Robert Ndrenika, Artist i Popullit meritoi ēmimin vjetor nga Akademia e Artit dhe Kulturės Kult.
Robert Ndrenika pėrfaqėson jo vetėm nderin e dhe krenarinė e kombit por historinė e jashtėzakonshme tė njė njeriu tė madh, qė ka bėrė histori pėrmes thjeshtėsisė sė madhėshtisė sė tij.
Filmat :
Kronikė provinciale (2009)
Tifozėt (2004) komedi
Njerėz dhe fate (2002-2
Tirana, viti zero
Parullat (2001), Lleshi
Bolero (1997)
Nata e dymbėdhjetė
Edhe kėshtu edhe ashtu
Botė e padukshme -azi
Pėrrallė nga e kaluara (1987), Vangjeli
Vrasje nė gjueti
Dhe vjen njė ditė (1986) si vėllai i Llano Bletės
Gurėt e shtėpisė sime (1985)
Tre njerėz me guna (1985)
Shi nė plazh (1984) teater-komedi
Shirat e vjeshtės (1984) , Sotiri
Nxėnėsit e klasės sime (1984), Kristofori
Kohė e largėt (1983), Anastas Grigori
Besa e kuqe (1982), Gjoni
Era e ngrohtė e thellėsive (1982) (TV)
Nėntori i dytė (1982), karrrocieri i Ismail Qemalit
Prefekti, komedi, Qazim Mulleti
Vėllezėr dhe shokė (1982), Sokrati
Njė shoqe nga fshati (1980) Agushi
Ditėt qė sollėn pranverėn (1979) (TV)
Mėsonjėtorja (1979), kocka
Nė shtėpinė tonė (1979), Stefi
Koncert nė vitin 1936 (1978), Fotaqi (n/prefekti)
Shembja e idhujve (1977), kapteri
Emblema e dikurėshme (1976) (TV)
Duke kėrkuar 5-orėshin (1974) Zeqo
Rrugė tė bardha (1974), Ganiu
Shtigje tė luftės (1974), Shabani
Kryengritje nė pallat (1972)
Odiseja e tifozave (1972)
Kapedani (1972), i biri i xha Sulos
I teti nė bronx (1970), Xhemali
Horizonte tė hapura (1968), Azemi
Oshėtimė nė bregdet (1966), Gjergjiekti komedi , Qazim Mulleti
/ KultPlus.com
https://www.kultplus.com/filmi/aktor...ndjen-e-80-te/
-
-
Pėr: Robert Ndrenika
Sot, kur edhe ti, Bert, mbush 80!
Nga Pėllumb Kulla
TI, Robert Ndrenika, duhet ta ndjesh qė kjo ėshtė njė ditė e lumtur pėr njerėzit e tu tė afėrt, por edhe mė shumė: ėshtė njė ditė e bukur pėr admiruesit e tu tė panumėrt nė hapėsirat qė zenė shqiptarėt
Dhe duhet thėnė akoma se ėshtė njė ditė feste edhe pėr ne, shokėt e paktė tė tu, qė kemi statusin e rrallė si bashkėstudentė tė Shkollės sė Lartė Teatrore Aleksandėr Mojsiu, kolegė flokėbardhė, qė paēka se tė shpėrndarė mbi glob, do tė hapim shishe tona tė verės pėr tė tė thėnė:
GĖZUAR! U BĖFSH EDHE 100, BERT!
Vjet po nė kėtė datė tė shkroi dhe uroi Ditlindjen, Viktor Zhusti.
Teksa sot po tė shkruaj unė. Tė Tetėdhjetat meritojnė njė pėrgjithėsim mė tė madh. Dhe unė vetautorizohem. Dhe e dij se do tė kem edhe pėlqimin e tyre, tė Viktorit, Vladimir Priftit, Bukuroshe Kokalarit, Ali Begės, Vera Zheit, Mithat Fagut, Vasil Kokosharit, pėr tia bėrė kėtė urim bashkėstudentit nga i cili ne si shokė prisnim mė shumė dhe qė nuk zhgėnjeu, por arriti majat mė tė larta tė aktrimit dhe u bė njė nga artistėt mė tė shquar tė skenės dhe ekranit, nė historinė e artit kombėtar.
Qė nga thellėsia e qiejve ku prehen e ndjej se urimit tonė i bashkohen dhe ata, Thomai, Shpėtimi, Antoneta, Sandri, Ademi, Ibrahimi, Xhelali, Kristoja, Tonini.
Kėndi mė i ndritur i urimeve tona mbaron kėtu dhe ky 80 vjetori yt ma bėn mė tė shpenguar vijimin. Dhe me lejėn e tė gjithėve ftoj tė endemi nė lėndinat e blerta, ku kujtimet tona bėhen tė tėra tok.
Nuk dij sa tė pėrshkėnditura i kanė ėndrrat tė rinjtė e sotėm, kur shkelin pėr herė tė parė prakun e shkollės sė artit, por kujtoj se nė vitin e parė ne ecnim pėrmbi ré. Bile, vlen tė thuhet, se ne kurrė nuk kemi qenė artistė mė tė lavdishėm se nė muajt e parė tė vitit tė parė! Ne nuk rrinim dot pa vėnė re zilinė, me tė cilėn na vėshtronin bashkėmoshatarėt, bile qoftė edhe ata qė ndiqnin degė tė tjera tė universitetit. Aq mė tepėr kur ata mbushnin sallėn e teatrit dhe na shquanin neve, edhe mė me zili akoma, nė skenė, bri aktorėve tanė tė famshėm, nė episode dramatike tė Hamletit, ku ne na angazhonin si figurantė, tė veshur me kostume fisnikėsh tė mesjetės, pėr tė bėrė njė korale oooooh! kur heronjtė ndesheshin me shpata, apo pėr ti sjellė me pėrulėsi njė gotė ujė Mbretit Klaud.
Natėn tjetėr moshatarėt tanė shquanin me zili kostumet e bukura tė malėsorėve tė veriut dhe brenda atyre kostumeve, ne, djemtė e kursit, qė po nisnim rrugėn e pėrjetėsisė, si pjesėtarė tė gardės sė Skėnderbeut tek drama e Pitarkės. Paēka se nuk kishim asnjė fjalė mė shumė se pėrsėritja tri herė nė kor na pri, o Gjergj, na pri!.
Dhe siē e do jeta reale njerėzore, pas vitit tė parė, nė vitet e mėvonshėm ne shfryheshim dalėngadalė, zbrisnim nga retė, lodheshim me provat, dėshpėroheshim nga qortimet dhe vite mė vonė akoma shfrynim, kur na pyesnin me kėrshėri, nėse do tu jepnim profesionin tonė ndonjėrit prej fėmijėve.
Bah, kurrė! Ta dinim kėshtu
!
Nė kėtė lloj shkolle studentėt vuajnė qė nė muajt e parė nga plagėt e egra shpirtėrore tė xhelozisė, vuajnė suksesin e tjetrit, bukurinė e tij fizike, zėrin, sharmin. Tė gjithė i patėm kėto vuajtje, por mund tė them pa lėkundje qė grupi ynė pati njė shoqėri tė shėndetshme, njė miqėsi tė frytshme. Unė nuk di tė kem parė dhe dėgjuar mes nesh zėnka, grindje, pėrleshje, shkėmbime fjalėsh tė ashpra. Edhe kėtė mund ta shtrij deri nė ditėn e sotme, teksa po shkruaj kėta rreshta. Ne vėrtet nuk u bėmė tė gjithė aktorė kopertinash, por teatrit dhe filmave u kushtuam tėrė zjarrin e pasioneve tona.
Ishte ky njė lloj kameratizmi njė nga vetitė mė tė ēmuara qė prodhuam dhe gėzuam ne, shokėt e kursit tė Robert Ndrenikės.
Por shoku i klasės, sado shok, nuk mund tė mos kishte cmirė zėrin e bukur tė Zhustit, shqiptimin e tij tė pastėr e tė kthjelltė, gjallėrinė e syve tė tij, bukurinė mashkullore, qė Viktori e ka tė patrazuar edhe tani, kur i ka kaluar tė shtatėdhjetepesat e jep shėnja se do tė ruajė jetėgjatėsisht pamjen e njė plaku tė bukur. Ai atėherė ishte mė i preferuari i pedagogėve, vajzat kishin dėshirė ta kishin nė skenat e tyre tė provimeve tė fundvitit. Krahasoni se sa pak rėndėsi ka kush ėshtė mė i pashėm dhe flet mė rrjedhshėm, pėrshembull, nė fakultetin e inxhinjerisė! Janė cilėsi qė nuk hyjnė nė punė nė karrjerėn e inxhinjerit, mjekut, apo juristit.
Ndėrsa rekuizitat fizike tė mashkullit, apo tė femrės tek ata qė i kushtohen skenės, janė lėnda bazė pėr ndėrtimin e jetės, rangut artistik, popullaritetit, magjisė. Ato prodhojnė thirrje admirimi, duartrokitje. Do tė pajtoheshe se sbėn me plastikėn e mrekullueshme tė Shpėtimit Shmilit, me fytyrėn ėngjėllore tė Bukuroshes, me devotshmėrinė studentore tė Bėrdakut, me zėrin e ngjeshur solemn tė Verės, e cila ishte folėsja kryesore e Radio-Tiranės, me kulturėn muzikore tė Ali Begės, me temperamentin e Gjyzelit
Qė kėtej, qė nga kėto cilėsi niste ndarja e roleve tė heronjve dhe heroinave.
Kush nuk i ka pėrpara syve tiparet e bukura tė Robert Ndrenikės tek Koncerti 36 tek muzikanti Miller nė Intrigė e Dashuri tė Shilerit, apo qoftė edhe tek Prefekti!
Mua me ty, Bert, mė bashkonin shumė gjėra: tė dy ishim banorė tė Tiranės, tė dy ishim me pėrbėrje politike jo fort tė pėrshtatshme dhe pėr kėtė arsye, qė tė dy vazhdonim studimet me shpenzimet e prindėrve dhe, megjithė trokitjet tona tė panumėrta nėpėr zyra, nė katėr vitet universitarė, ne mbetėm pa bursė nga shteti. Ne rrinim tok gjithė ditėn duke sajuar shaka dhelpėrore, por rolet mė tė mira natyrisht do tė shkonin tek ty.
Mua mė duhej tė zhvilloja zotėsi tė tjera.
Ne tė dy patėm rastėsisht edhe njė lloj baxhanakėrie, se nė mbyllje tė vitit tė fundit i zgjodhėm shoqet e zemrės, nga i njėjti kurs, nga ai mė i riu, me dy vajza qė sapo kishin filluar tek ne vitin e parė. Dhe lidhėm vėrtet jetėt tona me to. (Pas vitesh, e ndjera Polikseni, iku e goditur nga njė sėmundje e rėndė, qė e bėri tė vuajė gjatė. Tok me tė vuajte dhe ti, shoku ynė i vyer, qė edhe nė lėngatėn e shoqes sė shtrenjtė, dhe njė shėmbull tė rrallė pėrkushtimi bashkėshortor, duke braktisur pėr afro tre vjet angazhimet aktoriale).
Po le ta lemė kėtė notė tė trishtė dhe tė rikthehemi aty nė vitet e shkollės.
Dhe tė nėnvizojmė se humori, ishte gjėndja jonė e avulluar.
Ti, pėrshėmbull pate mjaft komedi nė repertorin personal, nė pėrputhje tė plotė me parapėlqimet e tua. Nga goja jote rridhnin jo vetėm fraza autorėsh, por edhe batuta tė mprehta tė humorit vetjak. Mė kujtohet ajo ditė, kur dekani na mblodhi dhe kėrcėnoi se do tu pritej bursa atyre qė do tė mungonin nė mėsim, siē ndodhte, kur nga radioja shtetėrore, apo nga kinostudioja, vinte ndonjė ofertė joshėse dhe ne braktisnim mėsimin. Unė u kujtova dhe nė heshtjen e pėrgjithėshme lėshova njė batutė naļve:
Ne
jemi nja dy vetė, qė
nuk kemi bursa!
Qė tė na priten
Ēfarė the ti, Kulla? pyeti dekani.
Thashė qė mua dhe Bert Ndrenikės, nuk na ėshtė dhėnė bursė
Po i bėjmė pėrpjekjet, por
E kam fjalėn qė tė
Dekani u pėrtyp si i zėnė gafil. Ti nuk e humbe rastin dhe i dhe fund mendimit qė nisa unė.
Ja pėr kėtė ia vlen tė pėrpiqeni dhe ju si dekanat, profesor. Tė na jepet bursa edhe ne tė dyve. Qė tė na pritet edhe neve, po tė
I bėn mirė disiplinės sė shkollės, pa jo pėr gjė!
Aty, sikundėr thashė, jeta e pėrditshme, daē mėsimi, apo daē edhe mbrėmjet nė skenė, kur ne pėrdoreshim nė tablotė masive, dukej si e pėrshkėnditur nga humori. Ne na mrekullonin aktorėt e vjetėr, jo vetėm me rolet para publikut, por edhe me jetėn e tyre tė dytė, atė tė padukshmen. Njė herė Prokop Mima pat harruar nė kabinė ēadrėn e shiut dhe tė nesėrmen e gjeti qė komisioni i inventarit ia kishte regjistruar si pronė tė teatrit. Dhe pėr shkaqe burokratike nuk e rimerrte dot ēadrėn. Kjo u bė gazi i oborrit, aq sa aktorėt qė pas mbarimit tė shfaqjeve, vonoheshin mė shumė se tė tjerėt duke e zgjatur fshirjen e makiazhit, Besim Levonja i kėshilloi tė shpejtonin se mund tė pėrfshiheshin nė inventar dhe nuk do tu ktheheshin mė grave tė tyre!
Edhe Bexhet Nelku sillte me bollėk gaz teksa imitonte nė mėnyrė tė pėrkryer artistėt e teatrit. Atij iu dha rasti nga krijimi i njė rrethane tė artė pėr njė shakaxhi: dy kabinat e nevojtoreve tė vetme nė korridorin lart, ndodheshin shpesh tė zėna nga studentėt qė ishin shtuar sė tepėrmi. Kėshtuqė dekani urdhėroi vajzat dhe djemtė e shkollės tė pėrdornin vetėm kabinat poshtė, nė fund tė oborrit. Ato lart duhet tu liheshin vetėm aktorėve dhe administratės. Pėr kėtė u vunė tualeteve kyēet dhe brėnda zyrės sė dekanit, brenda derės, u var ēelėsi i WC-sė.
I mbani mend aktorėt e shquar dhe autoritarė, tė imituar nga Bexheti, teksa vinin nė zyrėn e dekanit e pėrshėndesnin me buzėqeshje, apo me seriozitet tė zotin e zyrės zgjasnin dorėn dhe merrnin ēelėsin qė do ta kthenin pas disa minutash. Nganjėherė komizmi i Nelkut merrte zhvillime marramendėse, sidomos kur fuste nė lojė ngutjen e hallexhinjve. Ose, ca mė tepėr, kur sajonte brenda zyrės sė dekanit praninė e ministrit, apo tė ndonjė anėtari tė Komitetit Qendror. Pastaj, zgjidhte tė imitonte Mihal Popin, apo Kadri Roshin, qė vinin me ngut pėr ēelėsin dhe pėrshėndesnin me nxitim titullarin e lartė, i cili i vononte me komplimenta dhe lavdėrime e ata nuk i priste halli tė dėgjonin lavdėrimet edhe sikur tua dėrgonte i madhi i vendit!
Vetė natyra e lėndėve tė mjeshtėrisė tek ne ishte interesante dhe sillte ēaste tė gėzueshme, tė paharruara. Aq mė tepėr qė ne kishim rast tė shijonim edhe sensin e humorit tė pedagogėve tanė tė rrallė. Ishte pėrditė e pranishme e qeshura e zhurmshme e Kujtim Spahivoglit, ironia e mprehtė e Mihal Luarasit dhe humori i shtruar i Andon Panos.
Njė ditė teksa zhvillonim provat e dramės sė Naum Priftit, Rrethimi i bardhė me ngjarje tė vendosura mes malesh, pedagogu Spahivogli i bėnte vėrejtje Ibrahim Bėrdakut qė ulej pranė tė fejuarės tė trishtuar, tė cilėn e luante Antoneta Papapavli. Djali nuk e sillte dot vajzėn e tij nė gaz dhe nuk ia pėrzente dot trishtimin. E pėrsėritėn disa herė skenėn. I pakėnaqur pedagogu na dha pak pushim. Pas pushimit Spahivogli u muar pėrsėri me atė skenė.
Dėgjo, djalė, i tha Ibrahimit. Ajo ėshtė e fejuara jote. Ti nuk je fare aktiv. Ėshtė njeriu yt mė i dashur
Kupton? Afroje nė krahėt e tua. Pa droje, siē ndodh nė jetė. Pėrkėdhele, more djalė! More, puthe, e kupton? Puthe!
Ibrahimi i gjorė, njė nga djemtė tanė mė simpatikė, ishte dhe nga mė tė drojturit qė kishim nė kurs. Nė atė kohė puthja nė skenat dhe filmat tanė nuk e kishte fituar qytetarinė. Ishte, si tė thuash, njė tabu. Dhe kėtė tabu duhej ta thyente djali mė namuzqar i klasės!
Natyrisht, Neta, nuk do tė tė lejojė ta puthėsh, nuk do tė tė lerė deri aty, nxitoi tė saktėsonte tek e kuptoi drojėn Kujtim Spahivogli. Por ti nuk ke arsye tė mos shkosh drejt buzėve tė saj. Hajdeni pra, hypni tė dy nė skenė!
Ibrahimi shkoi kokėulur drejt skenės. Neta qė ishte ulur pranė nesh vuri shallin nė qafė. ti i pėshpėrite shoqes tonė: pėr hatrin tim, lere tė tė puthė, Neta! Ajo qeshi dhe mė pa mua. Dėgjo Bertin! tė mbėshteta edhe unė ty, me zė tė ulėt. Buzėqeshur, Antoneta u ngjit nė skenė. U ul nė stolin para dekorit qė sillte idenė e fjetores sė punėtorėve dhe priti tė fejuarin. Bimi erdhi, u ul pranė saj dhe i pėrkėdheli flokėt.
Ēėshtė ky trishtim, e dashur?! e pyeti me qortim, sipas tekstit tė dramės.
E ngjeshi pranė vetes dhe afroi buzėt tek buzėt e saj.
Kėtė ēast po e prisnim tė gjithė. Dhe tė gjithė neve nuk na u duk aspak ēudi, qė Ibrahimi ynė e ndėrpreu lojėn dhe u kthye nga ne qė ishim rreth profesorit. Dhe u ankua i zemėruar:
Po kjo po mė le, o profesor!
E qeshura e Kujtimit buēiti gjatė. Kur e mori vesh intrigėn tėnde,
tė hodhi krahun nė qafė dhe gazi i tij u ngrit nė kupė tė qiellit.
Nuk e fshihte ngrohtėsinė pėr studentėt, Kujtimi. Veēanėrisht pėr ty, pėr talentin mė tė spikatur qė premtonte njė tė ardhme tė ndritur.
Dhe qė ti ia mbajte premtimin pedagogut tė paharruar.
Edhe njė herė, GĖZUAR DITLINDJEN BERT NDRENIKA!
Paē shėndet e jetė tė gjatė pėr njerėzit e dashur dhe pėr skenėn dhe ekranin qė kanė nevojė pėr artin tėnd!
Gazeta Shqip
https://www.gazeta-shqip.com/arti/so...sh-80-i1165865
-
-
Pėr: Robert Ndrenika
Robert Ndrenika: Jeta ime me fat (deri diku)
"Zė me Mirėn" - Qershor 2023
Nė kėtė intervistė, Robert Ndrenika qė konsiderohet njė figurė pėrbashkuese e shqiptarėve, flet pėr ditėt e mira dhe tė vėshtira, pėr kryqėzime fatesh, rastėsish. Dashurinė me Poliksenin, por edhe njė sinqeritet pėr martesėn qė do ju bėjė buzagaz. Filmin qė zbuti Enver Hoxhėn, rolet negative qė ia jepnin si “ndėshkim”, por qė i rezultuan bekim dhe pėrcaktuan famėn e tij dhe suksesin me publikun shqiptar.
Hyrja dhe dalja nga politika nė vitet `90, dhe sė fundmi edhe debati pėr Teatrin Kombėtar.
Ēfarė bėn ai sot? Si ndjehet njė njeri qė ka bėrė jetėn qė ka dashur qė fėmijė dhe qė jeton nė njė vend ku tė gjithė e duan pa kushte? A do donte dhe a do ishte mė mirė sikur tė kishte lindur nė epokėn e internetit?
-
-
Pėr: Robert Ndrenika
http://www.panorama.com.al/nga-xhelo...e-ckane-hequr/
Nga xhelozitė te zėnkat nė martesė - Robert Ndrenika zbulon historinė e tij tė dashurisė " Grate e aktorėve e dinė se ē'kanė hequr "
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt