Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1

    Lightbulb Futet në bazën ajrore luftarake greke, arrestohet shqiptari

    ATHINE - Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia greke, pas një alarmi të dhënë sot në mëngjes nga oficerët e repartit ushtarak 112 në Elefsina, në Athinë.



    Rreth orës 04.00 të mëngjesit të sotëm, ushtarët roje të bazës panë një person civil brenda repartit dhe e kanë ndaluar.

    Menjëherë u dha alarmi dhe forca të shumta ushtarake rrethuan civilin, i cili pas hetimeve të para rezultoi se ishte një shtetas shqiptar.

    Policia e Athinës po kryen veprimet për zbardhjen e arsyeve që çuan këtë person të futet brenda një reparti ushtarak.

    Reparti ushtarak 112 në Elefsina, Athinë, është një bazë ajrore luftarake greke.

    balkanweb
    Revolution 1848

  2. #2
    Ishalla po del ndonje terrorist qe i ve bomba ushtrise greke, se deri tani vetem ushtrine amerikane kemi sulmuar.

  3. #3
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Me siguri ka hy per skrap......

  4. #4
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Menjëherë u dha alarmi dhe forca të shumta ushtarake rrethuan civilin, i cili pas hetimeve të para rezultoi se ishte një shtetas shqiptar.
    Te shohim si do dalin hetimet e dyta .
    Se emrin shqiptar sikur e shohin dhe ne enderr me duket lol
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  5. #5
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Sa të madhe që e bëni more njerëz..
    Ai i shkreti e dinte se ishte në Gjadër se aty do nxjeri qeveria 18 avionë në shitje.
    Ai donte të blente një AN-2 për të vajtur në plazh.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •